Belinda Balluku është paraqitur në SPAK. Ajo nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat.
Më herët gjatë ditës ka mbërritur në ambientet e SPAK, Pamela Qirko, e cila është motra, por edhe avokatja e Belinda Ballukut
Pamela Qirko ka qenë kryetare Komisionit te Pavarur te Kualifikimit
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë u paraqit pak më parë në ambientet e SPAK-ut, ku ishte thirrur për t’u njohur me akuzën zyrtare ndaj saj.
Belinda Balluku është nën hetim për akuzën e “Shkeljes së barazisë në tenderat publikë”. Ky zhvillim vjen në kuadër të hetimeve të nisura nga SPAK mbi procedurat e tenderimeve në institucionet që ajo ka drejtuar, pas arrestimit të disa ish-vartësve të saj në ministri dhe në Entin Kombëtar të Rrugëve.
Kreu i opozitës, Sali Berisha, ka denoncuar se Kryeministri Rama i ka bërë prokurorit të SPAKut, Dritan Premçi, që heton zëvendëskryeministren Belinda Balluku.