Bashkimi Evropian ka pezulluar mbështetjen financiare për Serbinë për shkak të shqetësimeve mbi zhvillimet në sistemin e drejtësisë. Lajmi është konfirmuar nga komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, raportojnë mediat në Beograd.
“Për momentin kemi pezulluar të gjitha pagesat për Serbinë në kuadër të planit të zhvillimit, pasi po shohim sërish regres në sistemin e drejtësisë. Derisa kjo të korrigjohet, vendi nuk do të mund të përfitojë mbështetje financiare nga BE”, deklaroi ajo gjatë një konference për shtyp.
Marta Koss shprehu shqetësim për miratimin e ligjeve që minojnë pavarësinë gjyqësore, si dhe shtypjen e protestuesve dhe presionin mbi median e pavarur. Brukseli thekson nevojën për respektim të rreptë të standardeve evropiane për të vazhduar bashkëpunimin financiar.
Sipas raportimeve të mëparshme nga Politico, Bashkimi Evropian po shqyrton edhe ndërprerjen e një pakete financimi prej rreth 1.5 miliardë eurosh për Serbinë.
Ky hap lidhet jo vetëm me çështjet e sundimit të ligjit, por edhe me marrëdhëniet e afërta të Beogradit me Rusinë. gsh