VOAL

VOAL

BE para shpërbërjes? – Nga Christoph Hasselbach, dw

November 10, 2015

Komentet

Skandali i SHISH- ‘U përgjua Berisha dhe Këlliçi’, Prençi: Rama s’flet kundër Hysenit, i përfshirë në krime të mëdha

Ish drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi u shpreh se SHISH nën drejtimin e Vlora Hysenit ka përgjuar opozitën dhe eksponentë të PS.

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Prençi tha se në ‘radarin’ e SHISH ka qenë lideri demokrat Sali Berisha në kohën e ‘arrestit në shtëpi’, sikurse edhe deputeti i PD, Belind Këlliçi në kohën kur udhëhiqte protestat përpara Bashkisë së Tiranës.

Sipas Prençit, në kohën kur SHISH nuk kshte një drejtues, institucioni u përdor për qëllime joshtetërore dhe për interesa të pista të Ramës.

Për ish zyrtarin e lartë të Policisë, Rama nuk mund të flasë pas arrestimit të Vlora Hysenit dhe kundër saj, pasi është përfshirë në krime shumë të rënda, sikurse është edhe Ergys Agasi dhe grupet kriminale, që siç theksoi Prençi mes tyre po ndodh një përplasje e ashpër.

SHISH ka përgjuar opozitën, madje edhe eksponentë të PS, qoftë Berisha në masën ‘arrest shtëpie’, qoftë Këlliçi kur udhëhiqte protestat para Bashkisë Tiranë. Kisha info që po bëhej ky skandal shtetëror nga SHISH dhe Vlora Hyseni. Ishte krijuar një nukël që menaxhonte SHISH për qëllime joshtetërore, si dhe për interesa të pista të Ramës.

Arretsimi i Hysenit s’erdhi spontanisht, ishin alarmuar shërbimet partnere, madje kisha dyshime se Hyseni s’kishte marrë pjesë në takimin e Bakusë, e ka bërë atë rrugëtim për të humbur gjurmë, përdorte 3 telefona dhe 2 s’i ka kthyer, i ka lënë në Kosovë. Vlora Hyseni është një nga zyrtarët më të lartë që shërbimin  s’e ka kryer në interes të shtetit por të grupeve kriminale, Ergys Agasit.

Në këto moment Rama shpreh mërzinë e vet por s’mund të flaës kundër saj, pasi fshihet implikimi i Ramës në shumë krime të rënda, që kanë bërë grupet kiminale të koordinuara nga Agasi. Do dalin, sepse kohët e fundit ka përplasje mes grupeve kriminale. Rama është në periudhën më të keqe pasi mund t’i plasin skandalet me krimet që ka kryer.

Janë thirrur në SPAK 2-3 biznesmenë të fqishëm që Rama ka bërë pakt edhe me grupe kriminale. Gjurmimi që ka bërë BKH se sa thellë ishte future SHISH, Hyesni e dinte ku ndodhej Agasi, dinin infor për njëri tjetrin. Ata janë shumë të trazuar në këto momente, opozita të mbajë linja bashkëpunimi me ndërkombëtarët e t’i thotë të vërtetën. Partneri më i sigurt është SPAK e BKH.

Zbulohet mashtrimi i Ramës- Shqipëria nuk ka asnjë hotel apo restorant Michelin

Në një postim në Facebook, të hënën, Edi Rama shpalli se “tani në Michelin Guide gjenden 20 sipërmarrje shqiptare”, të përzgjedhura, sipas tij, “për autenticitetin, identitetin dhe vlerat e kuzhinës”.

Ai e paraqiti lajmin si një hap të rëndësishëm për promovimin e gastronomisë shqiptare dhe të traditave tona kulinare.

Ajo që ka ndodhur në të vërtetë është shumë më modeste. Sipas portalit EXIT faqja e internetit e udhëzuesit ka shtuar një seksion ku turistët mund të rezervojnë dhoma në 20 hotele shqiptare. Asnjëri prej këtyre hoteleve nuk është përzgjedhur për kuzhinën.

EXIT raporton se Michelin nuk ka vlerësuar kurrë ndonjë kuzhinë shqiptare.

Michelin i publikon përzgjedhjet e restoranteve vend pas vendi, dhe Shqipëria nuk është ndër to.

Lista e përzgjedhjeve kombëtare të vetë udhëzuesit përfshin vende të rajonit, si Greqinë, Kroacinë, Serbinë, Slloveninë dhe Turqinë, por jo Shqipërinë.

Asnjë inspektor i Michelin nuk ka vlerësuar ndonjë restorant shqiptar deri më sot. Faqja për Shqipërinë në faqen e udhëzuesit nuk rendit as edhe një restorant të vetëm.

Qeveria nuk ka se çfarë vlerësimi për kuzhinën shqiptare të festojë.

Faqja për Shqipërinë, të cilës i referohet kryeministri, mban titullin Hotele butik dhe luksoze – Rezervime hotelesh nga Udhëzuesi Michelin (Boutique and luxury hotels – Hotel booking by Michelin Guide).

Aty renditen 20 hotele, nga Tirana dhe Durrësi deri në Vlorë, Himarë, Sarandë, Gjirokastër, Berat dhe Korçë.

Listimet duken ende në fazë fillestare. Në momentin e shkrimit, asnjë nga hotelet shqiptare nuk shfaqte çmime apo dhoma të lira; secili i ftonte vizitorët të kontaktonin shërbimin e klientit.

Seksioni i hoteleve është një biznes më vete i Udhëzuesit Michelin. Kompania e ndërtoi këtë sektor biznesi mbi Tablet Hotels, një platformë rezervimesh me qendër në Nju Jork, të cilën ajo e bleu në vitin 2018.

Michelin i vlerëson edhe hotelet, por me një shenjë dalluese të vetën: ajo përdor Çelësin Michelin (Michelin Key), që është i ngjashëm me yjet për restorantet.

Asnjë nga 20 hotelet shqiptare që mund të rezervohen nga faqja e Michelin nuk ka vlerësim me “Çelës”. Në të njëjtën faqe, hotelet e vendeve të tjera që e kanë fituar shfaqin simbolin e Çelësit; ato shqiptare nuk shfaqin asgjë.

Sipas njoftimit të Michelin për përzgjedhjen e vitit 2026, lista globale e hoteleve të udhëzuesit përfshin mbi 9 400 hotele, nga të cilat vetëm 2 832 janë vlerësuar me një Çelës.

Këtë vit, dhjetë vende morën Çelësa për herë të parë. Shqipëria nuk ishte ndër to. sn

Kush ia ka “lidhur duart” SPAKut, për Belinda Ballukun?!

Dritan Prençi ka treguar në dosje të tjera se di të kërkojë “arrest me burg”, madje dhe kur mungojnë provat. Por te dosja e Belinda Ballukut, sa më shumë rëndohet hetimi, aq më e madhe bëhet pikëpyetja se kush ia ka “lidhur duart” prokurorit të SPAK.

Prençi ishte prokurori i dosjes së inceneratorit të Fierit, ku Zv. Presidenti i FSHF, Arben Dervishaj u arrestua menjëherë dhe kaloi rreth tetë muaj në paraburgim. SPAK kërkoi arrestin, ndërsa Prençi vijoi ta mbrojë akuzën edhe pasi Dervishaj u shpall i pafajshëm në Shkallën e Parë.

 

Në dosjen Balluku, ndërkohë, një tjetër personazh i futbollit, kësaj here Igli Tare është marrë nën hetim për pastrim parash, pasi SPAK dyshon se është përdorur për të fshehur pronësinë reale të një vile që prokuroria ia atribuon Ballukut. Por ndaj tij nuk rezulton publikisht një masë arresti. Edhe biznesmeni Pandeli Carapuli është marrë nën hetim për pastrim parash në lidhje me vilën e Dhërmiut, por sërish pa masë arresti.

Por dy standardet vijojnë edhe brenda vetë dosjes Balluku. Rasti më i pastër është ai i Evis Berberi, i cili qëndron në burg që prej marsit 2024 dhe Prençi ka kërkuar për të një dënim të rëndë për korrupsion, tendera dhe pastrim parash. Në të njëjtën dosje të ARRSH-së, për Erald Elezin dhe Gentian Gjylin prokurori Prençi ka kërkuar dënime shumë më të ulëta, ndërsa masat e tyre të arrestit në shtëpi u zbutën.

Edhe Ergys Verdho është tashmë i pandehur në një tjetër procedim të SPAK për “shpërdorim detyre”, ndërsa në dosjen Balluku është thirrur disa herë për të dhënë shpjegime. Ai gjithashtu nuk ndodhet në arrest dhe deri tani është i amnistuar nga Dritan Prençi.

Por një prej rasteve më domethënëse është Viola Haxhiademi, ish-sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës. BKH i sekuestroi telefonin dhe nga ekspertimi janë dalë komunikime të frikshme korrupsioni, por sërish prokurori Dritan Prençi është treguar i butë, duke mos caktuar asnjë masë sigurie për ish numrin 2 të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.

Dhe qershia mbi tortë, është vetë Belinda Balluku.

SPAK thotë zyrtarisht se ajo është e pandehur për shkelje të barazisë në tendera dhe se ndaj saj ekzistojnë gjithashtu dyshime për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Prokuroria ka sekuestruar edhe një vilë që e konsideron pronësi indirekte të saj dhe produkt të dyshuar korrupsioni.

Dritan Prençi e kërkoi një herë heqjen e imunitetit për Belinda Ballukun. Më 16 dhjetor 2025 SPAK iu drejtua Kuvendit për autorizimin e heqjes së lirisë së saj. Kuvendi nuk ia dha autorizimin.

Por që atëherë dosja është rënduar. Janë shtuar dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash, janë sekuestruar pasuri dhe janë marrë në hetim persona të tjerë. Po të shtojmë këtu dhe faktin, se Balluku i ka bërë presion një prej dëshmitareve kryesore, Mirzeta Kashnicës, si dhe kontrollon të gjithë Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, me njerëzit e saj.

Atëherë pse nuk ka një kërkesë të re? Kjo është pyetja që Dritan Prençi duhet t’i përgjigjen.

Pse në dosje të tjera SPAK kërkon burg kur sheh rrezik procedural, ndërsa në një çështje ku vetë prokuroria flet për tendera të manipuluar, korrupsion, pastrim parash, pasuri të fshehura dhe madje presione ndaj dëshmitarëve, figura qendrore e hetimit vazhdon jashtë qelisë?

Nuk ka provë që Prençi ka bërë marrëveshje me Ballukun për ta aministuar, por kur ky prokuror ka vepruar me nxitim të jashtëzakonshëm për të arrestuar biznesmenë dhe gazetarë, me fjalë goje dhe thashetheme, në rastin e Belinda Ballukut, po e merr shtruar, aq shtruar sa zërat qarkullojnë se do ta amnistojë duke e çuar në gjykim pa masë sigurie./ Voxnews

A e meritojnë politikanët urrejtjën tonë?- Nga Skënder MULLIQI

—- Mjaftë gjatë u bë më folklorizma , e ende nuk po çlirohemi nga vallët e tilla.Politikanët po i shërbejnë më shumë  dekorit më qendrimet e tyre.Nuk ka asgjë më të keqe se sa dekorimi i  pa dobishem.Paknaqësitë dhe zhgenjimi po është i madh.Është vështirë të besosh në këtë.Politikanët dhe çdo qeveri  duhet ti respektojnë vlerat.Është gjë shumë e keqe kur njeriu mësohet më falimentime të tilla politike.Klasa sunduese  ka arritur të ruan në mënyrë legjitime  falementimin politik…
 
 
Shumica e njerëzve nuk kan mendime të mira për politikanët .Mendojnë së të gjithë janë njësoj.Dhe, ka këtu shumë të vërteta më ndonjë përjashtim.Egoja e tyre e sëmuar pas pushtetit dhe   të mirave materjale i tjetërson ata.Sodomos në këtë shekull kur po dominojnë më shumë materjalistët karshi idealistëve.Ata nuk bëjnë kurrë asgjë për të tjerët, duke pohuar së ata janë të gjithëdijshem, e në fakt politikat të cilat i praktikojnë  nuk janë të mira në të shumtën e rasteve.Ne, në Kosovën tonë të vogël tashmë sikur jemi mësuar më të bëmat e tyre të pista.Kemi mësuar për 26 vite të shtegtimit në liri , së ata janë në politikë vetëm për hir të vetes. Këto janë politika të pashembullta së janë të pashembullt edhe vetë.Dominuan për gjithë këto vite shantazhet dhe manipulimet, duke menduar së njerëzit tjerë janë budallenj.Ata thonë fraza të tilla së pak gjë marrin vesh nga politikat e mirëfillta .Me duket së është tepruar duke I portretizuar ata pa asnjë efekt për rrjedhat shoqërore dhe politike.Vendi ynë , është  kapluar nga një krizë e thellë legjitimiteti.Shumë prej nesh e kan humbur besimin  në institucionet politike.Mjaftë gjatë u bë më folklorizma , e ende nuk po çlirohemi nga vallët e tilla.Politikanët po i shërbejnë më shumë  dekorit më qendrimet e tyre.Nuk ka asgjë më të keqe se sa dekorimi i  pa dobishem.Paknaqësitë dhe zhgenjimi po është i madh.Është vështirë të besosh në këtë.Politikanët dhe çdo qeveri  duhet ti respektojnë vlerat.Është gjë shumë e keqe kur njeriu mësohet më falimentime të tilla politike.Klasa sunduese  ka arritur të ruan në mënyrë legjitime  falementimin politik.Po dominojnë stereotipet karshi kulturës së mirëfilltë politike.Një vend  qeveriset kryesisht nga ligjet, e jo duke i shkelur më të dyja këmbët ato.Grushti i hekurt karshi masave të gjera I takon sistemit të kaluar komunist, qe ende nuk është flakur nga hapësirat mbarëshqiptare.Drejtimi I gjithë forcës ndaj popullsisë do të thotë rrezikimi i një krize edhe më drastike të legjitimitetit.Në demokraci autoritetet  i bëjnë për vete qytetarët duke mos I qëlluar ata.Këta në vend që të ndërtojnë ura të mirëbesimit po  krijojnë blloqe kalldrëmi.Njerëzit gjithmonë përkunder pëngesave të shumta shpresojnë në një jetë më të mirë.Këta pamëshirshem po iu thyejnë shpresen e cila thuhet së vdes e fundit.Mendojë së gjithmonë ekziston një alternativë e realizueshme  dhe e dëshirueshme ndaj vështirësive aktuale.Askujt nuk i ipet e drejta e përvetësimit të pasurisë së popullit.Secili prej nesh ka të drejtë të kërkon standard më të lartë të jetesës.Jemi në rrezik të kthehemi në apsolutizëm.Mashtrimet e njerëzve të politikës quditërisht po bëhën legjitime.Kultura luan një rol shumë të rëndëishem në sferën e politikës?Kjo sigurisht lidhet më çështjen e identitetit.Janë të frikshme të këqijat kombëtare.Pasurimet marramendëse në njerën anë, dhe në anën tjetër mjerimi social ekonomik nuk shkojnë bashkë, në një shoqëri që pretendon të jetë demokratike. Fjalët dhe veprimet e njerëzve të politikës duhet të inkorporohen më njera- tjetrën e jo të ndahen siq  po ndodhë…

“Aksham pazar” LVV-PDK për Presidenten e Kosovës- Nga Xhafer LECI

 

Odisejada politike për ta bërë Kosovën me president, kishte një qëllim të errët. “Komandantët” pa ushtarë ngulmojnë kthimin në pushtet, edhe pse janë refuzuar për të katërtën herë radhazi nga populli i Kosovës. Sepse krimet dhe hajnitë zyrtare, tashmë, janë faktike dhe të konfirmuara ligjërisht.

Pozitive është se, më në fund, Kosova u bë me president. Populli i Kosovës po dëshmon pjekuri dhe emancipim. Brenda dy dekadave ka zgjedhur në krye të shtetit tri zonja të nderuara. Së fundi, njëra syresh e besimit katolik, dëshmi kjo e trashëgimisë, tolerancës të shkëlqyer nder fetare.

Të tria këto zonja, veç tjerash, kanë pasur specializime të ndryshme në SHBA dhe, mbi të gjitha, kanë orientim proamerikan. Zonja Atifete Jahjaga, Dr. Vjosë Osmani shkëlqyen në pozitën e kreut të shtetit.

Presidentja Justina Shiroka – Pula gjithashtu vjen nga bota akademike. Me keqardhje, ajo vjen nga një parti fort të përfolur për krime vrastare, hajni zyrtare, abuzuese e shtetit. Një lakmi-cen ky lëndues i figurës të kreut të shtetit, edhe pse nuk ka afera faktike përgjatë ushtrimit të pozitës ministrore apo të deputetes të PDK-së.

Mosha 73 vjeçare e presidentes aktuale, është përkfizim i dukshëm për atë. Ecejaket e shpeshta ndër shtete dhe kancelari botërore, do të jenë të lodhshme për moshën e saj.

Mënyra e zgjedhjes, edhe pse jo për fajin e saj, u bë në kushte të rënda, nën zhurmimin dhe kërcënimin me  mjete piroteknike dhe krisma tjera.

Njeri nga kuadrot e PDK-sä shantazhoj dhe kërcënoi deputetët në sallën kuvendore: Kuvendi dhe Prishtina janë rrethuar, ligjin për Gjykatën Speciale duhet me votuar sonte!” Kësaj atmosfere të zymtë dhe të frikshme, u paraprinë deklarime rrugaçërore: “Nëse dënohen çlirimtarët, do ta kallim Kosovën”, siç është Nait Hasani e tjerë. Kurse kreu i PDK-së, Bedri Hamza, një ditë para dhënies së verdiktit, akuzoi dhe kërcënoi Gjykatën e Hagës: “Para se të jipni dënimin, duhet t`i mendoni pasojat!”

Organizimi i protestave “në emër të popullit”, ndërkohë që ishin partiake, vetëm të partive të PAN-it, është një mashtrim dhe falsifikim grotesk, i turpshëm. Në Kosovë kanë ndodhur krime makabre. U huazuan metodat e Enver Hoxhës, gjatë Luftës së Dytë Botërore, vrasja e kundërshtarëve politikë, për ta marrë pushtetin me dhunë.

Mos përzierja e LDK-së në pazaret e zgjedhjes të presidentes dhe të votimit për zhbërjen e Gjykatës Speciale, ishte vendim i duhur. Është ironike dhe absurde që viktima ta amnistojë persekutorin, pa kërkuar kurrë falje!

Transportimi i protestuesve me autobusë të sposorizuar nga shteti, nëpër Kosovë, Evropë, është e ndershm me paratë e taksapagueseve të Kosovës.

Eksponentët e PDK-së, AAK-së, nuk e kanë hallin e të dënuarve në Hagë, por të vetes, sepse emrat e disave lakohen në ketë Gjykatë, si pjesë e  Kriminale.

Pedagogu Lush Susaj rrëfen episodin e studentit që ngelën në klasë se mori pjesë në protestat e vitit 2018: Kolegu im e ndëshkoi se më mbajti çadrën teksa lexoja një poezi

Pedagogu Lush Susaj ka rrëfyer një episod nga protestat studentore të viteve 2018-2019, duke sjellë në vëmendje rastin e studentit Selman Porja, i cili, sipas tij, u la një vit pas në studime për shkak të pjesëmarrjes së tij.

Sipas pedagogut, studenti u ngel sepse i mbajti çadrën gjatë leximit të poezisë së një studenti tjetër. Susaj thotë se kur Selman Porja u kthye në klasë, iu drejtuan me fjalët: “Çohu ti, Selman, se je i mirë për t’i mbajtur çadrën Lushit”.

Pedagogu e konsideron këtë episod si një shembull të mënyrës se si trajtoheshin studentët që ishin përfshirë në protestat e asaj periudhe.

“Është një djalë, po ia them emrin se nuk ka problem. Ai quhet Selman Porja. E kanë ngelur në klasë një vit vetëm sepse mbante çadrën kur po lexoja poezinë e një studenti tjetër. Po binte shi dhe çadrën e mbante që të mos lagej letra. Kur shkoi në klasë, i thanë: “Çohu ti, Selman, se je i mirë për t’ia mbajtur çadrën Lushit”. Po a i thuhet studentit në mes të klasës për kolegun vetë? Sepse në mendjen e tyre, gjatë vitit 2018-2019, ne që e kishim kuptuar çfarë mizorie po i përgatiste kombit shqiptar, ishim armiqtë e shtetit. Edhe sot është i papunë, ka mbaruar për inxhinieri pyjesh, ndërsa sot pyjet digjen se punësojnë patronazhistë”,- tha Susaj. Panorama

LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR: PS të tërheqë projektin e saj një partiak të ndarjes administrative

 

 

 

    Deklaratë për mediat

 

 

“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” është investuar shumë dhe me të gjitha mënyrat për Reformen Territoriale dhe Reformen Zgjedhore.

 

Meqenëse nesër diskutohet në Kuvend, Reforma Territoriale j’u rikonfirmojmë qëndrimin tonë:

  • Ndryshimin e numërit të bashkive, rikthimin e komunave dhe uljen e numërit tw Qarqeve, sipas standarteve më të mira europiane të përshtatura në traditen, llogjiken dhe specifikat e Shqipërisë.
  • Kalimin në zgjedhjet me dy raunde nëse asnjë kandidat në raundin e parë nuk fiton 50% +1 votë.
  • Pragu i vlefshmërisë së zgjedhjeve të jet me pjesmarrjen e 50% +1 votë të zgjedhësve.
  • Votimin dhe numërimin elektronik.

 

Tashmë propozimet e LZHK-s janë bërë pjesë e platformës së opozitës për t’i parqitur në Kuvendin e Shqipërisë dhe mbrojtur ato me konsekuencë, se kjo reformë është shumë e rëndësishme për të ardhmen e shqiptarëve, demokracisë dhe Shqipërisë.

 

Jo pa qëllim, sipas Nenin 81/2 të Kushtetutes, ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore, miratohet me tre të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, pra kërkohet një konsensus i gjërë i partive politike, se në rastin konkret reforma territoriale nuk i përket vetëm një mandati qeverisës të një partie por duhet të jetë shumë afatëgjatë.

 

I bëjm thirrje shumicës parlamentare të PS, që nesër të tërheq projektin e saj një partiak dhe të mos bëjë të njëjtin faji si në vitin 2014 ku e vetme bëri ndarjen administrative dhe pasojat e saj i’u kushtuan shumë shqiptarëve.

 

***

 

“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” ka shprehur në vijimësi qëndrimet dhe shqetësimet për zhvillimet politike në Kosovë dhe në trevat e tjera shqiptare, gjithnjë në raport me interesin kombëtar.

 

Sikurse dihet, brenda një periudhe prej 16 muajsh, Kosova ka kaluar nëpër tri palë zgjedhje parlamentare, për shkak të dështimit për të krijuar një shumicë të qëndrueshme dhe për të zgjidhur ngërçet institucionale.

 

Por, sidoqoftë klasa politike e Kosovës, duke vendosur interesin e shtetit mbi interesat e ngushta partiake diti të tregojë përgjegjësinë që kërkon investimi dhe besimi i shqiptarëve, i demokracive perëndimore dhe i Aleancës Euroatlantike, duke kaluar ngërçin për zgjedhjen e Presidentit.

 

Zgjedhja e akademikes Justina Shiroka Pula si Presidente e re e Republikës së Kosovës shënon një moment historik dhe kthesë vendimtare për stabilitetin politik të vendit. “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” përshëndet këtë zhvillim të shëndetshëm institucional dhe i uron punë të mbarë e suksese.

 

Po kështu vlerësojmë edhe projektligjin për ndryshimet lidhur me ligjin për Dhomat e Specializuara.

 

 

 

 

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar

 

Bashkëkryetar

 

Dashamir Shehi                                Ekrem Spahiu

Ta mbrojmë fitoren e madhe!- Nga Florim Zeqa

 

 

Për aq sa jam pro zgjedhjes së presidentes së re, Justina Shiroka-Pula, po aq jam kundër mënyrës së zgjedhjes së saj, për faktin se presidenti duhet të zgjedhet drejtëpërdrejt nga populli e jo si produkt i marrëveshjeve (pazareve) politike!

 

Zgjedhje me imazh pozitiv për vendin

 

Megjithatë kjo ishte zgjidhja më e mirë dhe më fatlume në dhjetvjetëshin e fundit, e cila e nxori vendin nga kriza e thellë politike dhe e shpëtoj republikën nga dhuna dhe kaosi qytetar si pasojë e situatës së krijuar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë!

Nuk më ka pëlqyer aspak sjellja dhe papërgjegjësia e disa partive politike në procesin e zgjedhjes së presidentes së vendit dhe të votimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë!

Me zgjedhjen e presidentes përveq shmangies së zgjedhjeve të reja dhe evitimit të dhunës qytetare u arritën edhe këto suksese të rëndësishme për vendin, siq janë: mandati katërvjeçar i ‘Qeverisë Kurti 4’, mandati pesëvjeçar i Presidentes Justina, stabiliteti politik në Kuvend dhe krijimi i imazhit pozitiv të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

 

Efekti pozitiv i një proteste trejavore

 

Protestat trejavore, edhe pse nuk do të ndikojnë në verdiktin e Gjykatës Speciale, ato ndikuan në arritjen e marrëveshjes politike për zgjedhjen e Presidentes pas votimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë!

Nuk duhet harruar, në demokraci kush i fiton zgjedhjet e merr pushtetin, bllokadat politike, protestat dhe dhuna fizike nuk kanë vend.

Siq e ceka në fillim të këtij shkrimi, edhe pse nuk më pëlqyen rrethanat e zgjedhjes, për të cilat presidentja nuk mbanë përgjegjësi, sikurse që nuk mbanë përgjegjësi për problemet e akumuluara (shkaktuara) ndër vite dhe dekada, Presidentja Justina Shiroka-Pula e meriton mbështetjen e gjerë qytetare dhe të mërgatës sonë!

Justina Shiroka-Pula ishte zgjedhje fatlume dhe e qëlluar për vendin!

Kjo fitore bëhet akoma më e madhe, pasi në çastet e fundit u evitua tendenca për ta kthyer Kosovën në kaos dhune me përmasa tragjike të vëllavrasjes për interesa meskine të politikanëve të papërgjegjshëm kosov(r)ar!

Në evitimin e skenarit tragjik të vëllavrasjes shqiptare dhe shpëtimin nga tragjedia e përgatitur nga jashtë për Kosovën, meritat u takojnë dy liderëve partiakë, Albin Kurti dhe Bedri Hamza, të cilët i thirrën zërit të arsyes për arritjen e marrëveshjes së imponuar nga protestat në rrugë!

Sikurse për meritat, të njëjtët e mbajnë edhe përgjegjësinë historike për ruajtjen e stabilitetit politik pas fitores së madhe për Kosovën në minutat e fundit të afatit kushtetuues!

Ligji i miratuar për Gjykatën Speciale në Hagë, do të kujtohet si katalizator i një marrëveshje politike që i solli institucionet e reja në Kosovë, por jo edhe lirimin e të burgosurve të dënuar në Hagë!

 

“Shkopi magjik” nuk është në dorën e Presidentes

 

Kosovës nuk i duhen më përplasjet politike, por përgjegjësia shtetërore dhe përpjekjet e përbashkëta ligjore për të kërkuar drejtësinë në Procesin e Apelit! Ne, mund të mos pajtohemi për shumë gjëra, por duhet të pajtohemi me faktin që Kosova është e të gjithëve dhe nuk mund të jetë peng i askujt!

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e re e Republikës, në njërin prej momenteve më të vështira dhe të pazakonta politike në historinë më të re të Kosovës.

Tendenca e disave, që zonjen Justina Shiroka-Pula ta portretizojnë si presidente partiake dhe më përkatësi fetare është produkt i armiqve të Kosovës, e njerëzve të ligë dhe injorant pa taban kombëtar, të cilët në secilën situatë kërkojnë t’i nxjerrin një mijë arsye për kundërshtime!

Mbetemi me shpresën që tani e tutje, Kosova do të ketë më shumë stabilitet institucional dhe politik, progres në integrimet euro-atlantike, mbi të gjitha në forcimin e partneritetit me BE-në, SHBA-në dhe NATO-n, përfshirë botën e civilizuar dhe demokratike.

 

Presidentes së re i uroj shëndet, suksese dhe mbarësi në detyrën e re. Uroj që gjatë mandatit të saj të udhëhiqet nga dashuria për vendin dhe qytetarët, e motivuar nga uniteti, drejtësia dhe barazia qytetare, zhvillimi dhe forcimi i institucioneve të Republikës së Kosovës.

 

Florim Zeqa, analist i pavarur politik

Skandali- Katër agjencitë e Ushtrisë që i hapën portat e industrisë së armëve Ron Yeffet me raporte të rreme

Strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes dyshohet se fshehën proceset gjyqësore dhe problemet financiare të biznesmenit izraelit, duke e certifikuar si partner të sigurt të shtetit shqiptar…

Sipas dokumenteve zyrtare, kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhanë urdhrin politik dhe firmosën procedurat që i hapën rrugë izraelitit Ron Yeffet të merrte kontrollin mbi industrinë e armatimeve, automjeteve dhe pajisjeve ushtarake.

 

Veprimet e para hetimore të Byrosë Kombëtare të Hetimit për çështjen “Kayo-Timak Defence” kanë zbuluar se, me urdhër të ish-ministrit Pirro Vengu, katër struktura të Ministrisë së Mbrojtjes firmosën relacionet paraprake që legjitimuan marrëveshjen. Sipas të dhënave të dosjes, këto relacione përmbajnë informacione të pavërteta ose të paplota.

Drejtuesit e strukturave nuk verifikuan të dhënat për figurën dhe aktivitetin e Ron Yeffet, garancitë e tij ekonomike dhe financiare, burimet e furnizimit me lëndë të para, si dhe shtetet apo kompanitë ndërkombëtare partnere të NATO-s nga të cilat ai do të siguronte armatimet, automjetet, dronët dhe pajisjet ushtarake.

Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, raport i rremë për figurën e Ron Yeffet

Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, shërbimi informativ i ushtrisë, hartoi raportin për figurën e Ron Yeffet. Në këtë dokument, agjencia e paraqiti atë si person pa probleme me drejtësinë në shtetet ku kishte zhvilluar kontrata shtetërore dhe private.

Raporti nuk pasqyroi të dhënat për problemet ligjore të Ron Yeffet në Senegal, ku ai është përballur me akuza për mashtrim financiar dhe falsifikim dokumentesh në kontrata investimesh shtetërore dhe private.

Agjencia nuk përfshiu as padinë e paraqitur më 6 mars 2026 nga shtetasi amerikan Mark Faist kundër Ron Yeffet. Paditësi pretendon se Yeffet e mashtroi në shumën 8.6 milionë dollarë, duke i premtuar kontrata shtetërore në Shqipëri dhe duke përdorur si garanci lidhjen e tij me kryeministrin Edi Rama.

Në vitin 2013, “Signature Bank” në New York e paditi Ron Yeffet për një detyrim që lidhej me një hua prej 250 mijë dollarësh. Palët e zgjidhën çështjen më pas. Në vitin 2025, një kantier për riparimin e anijeve në Florida ngriti një tjetër padi ndaj tij për një konflikt financiar. Kjo çështje vazhdon të shqyrtohet nga gjykata.

Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes nuk i pasqyroi këto të dhëna në relacionin e saj. Më pas, ajo firmosi procedurën për pajisjen e Ron Yeffet me “Certifikatën e Sigurisë për Aktivitetin Industrial Ushtarak”, dokument që i hapte rrugë ushtrimit të aktivitetit në Shqipëri dhe kryerjes së importeve e eksporteve në emër të ushtrisë shqiptare.

Relacione të ngjashme për figurën e Ron Yeffet dhe aktivitetin e kompanive të tij, “Timak” dhe “UNO 18”, hartuan edhe struktura të tjera të Ministrisë së Mbrojtjes, mes tyre Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes dhe Drejtoria e Përgjithshme e Politikave të Mbrojtjes, e cila ka në varësi Drejtorinë e Politikave të NATO-s dhe BE-së.

Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes ka për detyrë të rregullojë dhe mbikëqyrë prodhimin, tregtimin, transportin, magazinimin dhe zhvillimin e armatimeve ushtarake. Ajo duhet të verifikojë nëse subjektet plotësojnë kriteret e legjislacionit shqiptar për sigurinë kombëtare dhe standardet e NATO-s.

Strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes e paraqitën Ron Yeffet si person të përshtatshëm dhe të sigurt për t’u përfshirë në industrinë ushtarake shqiptare, megjithëse dokumentacioni ndërkombëtar tregonte ekzistencën e disa konflikteve dhe proceseve gjyqësore ndaj tij.

Sipas materialeve të përgjimit të administruara në dosje, Ron Yeffet dyshohet se planifikonte të sillte armatime nga Afrika në Shqipëri dhe më pas t’i dërgonte drejt Ukrainës nëpërmjet kompanisë “Timak Defence”, duke përdorur dokumente dhe etiketime të falsifikuara.

SPAK dhe BKH duhet të përcaktojnë nëse strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes dështuan të kryenin verifikimet ligjore apo fshehën qëllimisht të dhënat për Ron Yeffet, për të zbatuar urdhrin politik të Edi Ramës dhe Pirro Vengut./Pamfleti

E përqendruar te përfaqësimi politik, kostot i paguajnë qytetarët- Aritmetika elektorale e reformës së PS

Shqipërisë po i imponohet një tjetër ndryshim i hartës territoriale, me reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46, por më shumë sesa një analizë e nevojave të qytetarëve dhe e eficiencës së shërbimeve, debati deri tani është përqendruar te kufijtë administrativë dhe përfaqësimi politik.

Rreziku është që reforma, e cila duhet të përmirësojë qeverisjen vendore, po kthehet në një tjetër ushtrim të aritmetikës elektorale, ndërsa kostot e tranzicionit t’i paguajnë qytetarët.

Reforma e vitit 2014 reduktoi numrin e njësive vendore nga 373 në 61 bashki, me argumentin se njësitë më të mëdha do të kishin më shumë kapacitete financiare, administratë më profesionale, shpenzime më të ulëta dhe shërbime më cilësore.

Por përvoja tregoi se përveçse barra fiskale për qytetarët u rrit, nga ana tjetër shërbimet publike për qytetarët u përkeqësuan më tej, sidomos në zonat rurale. Problematikat e reja u bënë shkak për zhvendosje të popullsisë jashtë vendit ose drejt qendrave më të mëdha urbane.

Në vend që debati për reformën e dytë të niste nga defektet që krijoi reforma e parë, vëmendja u zhvendos te numri i bashkive që duhet të mbeten dhe ato që duhet të shkrihen.

Llogaritë politike dhe elektorale po peshojnë më shumë sesa nevoja për shërbime, pasi kufijtë administrativë përcaktojnë shpërndarjen e votave, përfaqësimin në këshillat bashkiakë dhe kontrollin politik mbi njësitë vendore.

Për këtë arsye, çdo ndryshim i hartës duhet të mbështetet në analiza transparente që provojnë përfitimin publik, jo vetëm në argumente të përgjithshme për eficiencën.

Nëse bashkimi i dy apo tri bashkive është ekonomikisht i arsyeshëm, kjo duhet të provohet me shifra, i cili mungoi nga platforma e mazhorancës.

Dokumenti i reformës që miratoi Kuvendi nuk pati të dhëna se sa do të kursehet nga administrata, sa do të përmirësohet mbledhja e të ardhurave, sa do të rriten investimet për banor dhe sa do të kushtojë ofrimi i shërbimeve në zonat më të largëta dhe mbi dhe të gjitha, për sa kohë do të përballojnë qytetarët kostot e tranzicionit!

Pikërisht ky tranzicion është një nga aspektet më pak të diskutuara të reformës. Bashkimi i bashkive nuk përfundon me ndryshimin e emrit, pasi njësitë që bashkohen kanë buxhete, detyrime financiare, kontrata, struktura administrative, tarifa vendore dhe sisteme të ndryshme të menaxhimit.

Unifikimi i tyre kërkon shumë kohë dhe para. Një tjetër problem është integrimi i sistemeve financiare, regjistrave, arkivave dhe platformave digjitale. Pa një përgatitje paraprake, ndryshimi administrativ mund të sjellë vonesa në dokumentacion, leje dhe shërbime të tjera që qytetarët dhe bizneset i marrin nga pushteti vendor.

Edhe investimet publike mund të përballen me një periudhë pasigurie, pasi bashkitë që do të shkrihen kanë projekte të miratuara, kontrata në zbatim, procedura prokurimi dhe angazhime financiare.

Transferimi i këtyre përgjegjësive kërkon koordinim institucional, pasi në të kundërt, ekziston rreziku i vonesave në realizimin e investimeve, pikërisht në territoret që kanë më shumë nevojë për infrastrukturë.

Përvoja administrative sugjeron se një tranzicion i tillë mund të kërkojë dy deri në tre vjet për t’u stabilizuar, në varësi të përgatitjes dhe burimeve të vëna në dispozicion.

Ngutja për reformën e re e vë edhe më shumë në dyshim zbatimin e saj, nisur nga fakti se ende nuk ishte zbatuar tërësisht reforma e vitit 2014. Më shumë se një dekadë më vonë, decentralizimi fiskal dhe administrativ mbetet i papërfunduar, bashkitë vazhdojnë të kenë kompetenca që nuk shoqërohen me burime të mjaftueshme financiare, ndërsa premtimi për shërbime më cilësore dhe më pranë qytetarëve nuk është realizuar.

Në mungesë të këtyre elementeve, dyshimi se reforma udhëhiqet nga llogaritë politike dhe jo nga interesat e qytetarëve bëhet i vështirë për t’u shmangur, duke rrezikuar që reforma e fundit të mbivendosë një tranzicion të ri mbi një reformë ende të pakonsoliduar dhe që, mbi të gjitha, nuk do të arrijë të përmirësojë shërbimet ndaj qytetarëve, përkundrazi mund të nxisë një valë të re largimi kryesisht nga zonat rurale./ Monitor/

BIRN – Ergys Agasi, ‘koordinatori’ me ndikim në majat e pushtetit

 

Pasditen e nxehtë të 26 gushtit, ndërsa dielli po perëndonte mbi plazhin e Durrësit, një Audi i zi u bllokua nga disa makina të pashënjuara policie në autostradë, pranë zonës së Plepave. Brenda tij ndodhej Ergys Agasi, një ish-zyrtar i Ministrisë së Mjedisit dhe biznesmen, të cilin SPAK e akuzon si drejtues të një grupi të strukturuar kriminal që përdorte çdo mjet, nga korrupsioni deri te pengmarrja, për kontrollin dhe manipulimin e tenderëve publikë të lidhur me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI.

Në pamjet e publikuara nga Policia e Shtetit, Agasi shfaqet me një bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra, i rrethuar nga policë në njërën anë të rrugës, me duart e lidhura pas shpine dhe kokën të ulur.

Më pak se një muaj më vonë, më 21 shtator, Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullimin nga detyra për Vlora Hysenin, drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, SHISH, e dyshuar se kishte ndihmuar Agasin gjatë periudhës kur ai ishte në kërkim dhe se mund t’i kishte përcjellë informacione me karakter sekret. Edhe ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, është marrë në pyetje nga SPAK dhe, sipas raportimeve mediatike, është nën hetim në lidhje me rrethanat e arratisë dhe mbrojtjes së dyshuar të Agasit.

Detajet e dosjes hetimore ndaj Vlora Hysenit, të rrjedhura në media, tregojnë se ish-drejtuesja e SHISH kishte krijuar një marrëdhënie romantike me Agasin. Hyseni i mohon akuzat dhe raportohet se i ka justifikuar komunikimet me biznemenin në kërkim me statusin e tij si informator i SHISH. Por sipas ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, ndikimi i ish-zyrtarit durrsak shkonte përtej Hysenit dhe buronte nga një miqësi shumë më e rëndësishme politike, ajo me kryeministrin Edi Rama.

Ahmetaj e ka përshkruar publikisht Agasin si një “koordinator” mes qeverisë së Ramës dhe grupeve të krimit të organizuar, një akuzë që Agasi dhe Rama e kanë mohuar. Vetë Rama nuk e ka mohuar se e njihte dhe kishte afërsi personale me Agasin, por ka këmbëngulur se një marrëdhënie njerëzore me kryeministrin nuk përbën funksion publik dhe se Agasi nuk kishte autorizim të vepronte në emër të tij.

Edhe pse pa mandat apo post zyrtar, dosja e SPAK-ut e paraqet Agasin si një njeri me ndikim të drejtpërdrejtë mbi mënyrën se si ndaheshin kontrata publike me vlerë miliona euro. Sipas prokurorisë, ky ndikim i siguroi atij përfitime të mëdha financiare.

Djali i deputetit

Ergys Agasi lindi në Durrës në mars të vitit 1987. I ati, Bardhyl Agasi, ka qenë deputet i Partisë Socialiste për Durrësin për tre mandate, ka shërbyer si zëvendëskryetar i grupit parlamentar socialist dhe sekretar i Komisionit për Mjetet e Informimit Publik.

Gjurmët e para në internet të Ergys Agasit nuk lidhen me administratën publike, por me biznesin. Në nëntor 2011, në moshën 24-vjeçare, ai shfaqet si ortak dhe për një periudhë të shkurtër, administrator i kompanisë “Agasi Markoudis Group”, një shoqëri me seli në Durrës dhe objekt aktiviteti që shtrihej nga ndërtimi e tregtia te pasuritë e paluajtshme. Kompania hyri në likuidim dy vjet më vonë.

Në tetor 2013, vetëm pak javë pasi qeveria “Rama” kishte marrë detyrën, Agasi shfaqet publikisht si kryeinspektor i Mjedisit në një aksion kundër kompanive të inerteve në Zall Herr. Të dhënat e deklarimeve pasurore e regjistrojnë zyrtarisht në funksionin e kryeinspektorit të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve nga 21 shkurti 2014, kur ishte vetëm 26 vjeç.

Ministria e Mjedisit në atë kohë drejtohej nga Lefter Koka, i cili më vonë do të arrestohej për korruspion dhe pastrim parash për rolin e tij në skandalin e inceneratorëve.

Posti i kryeinspektorit i dha Agasit kontakt të drejtpërdrejtë me bizneset, lejet, inspektimet dhe strukturat shtetërore që kontrollonin sektorë të rëndësishëm të ekonomisë. Gjatë viteve në Ministrinë e Mjedisit, Agasi krijoi lidhje me ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako, i cili në vitet 2013-2016 shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm.

Në korrik 2016, ndërsa Agasi ishte ende kryeinspektor, ai themeloi së bashku me Edmond Bllakon, babanë e Alqi Bllakos, kompaninë EA Logistics, me nga 50% të kuotave secili. Pas largimit nga administrata, Agasi u bë administrator i kompanisë dhe në korrik 2018 bleu edhe 50% të aksioneve të Edmond Bllakos, duke u bërë pronar i vetëm.

Afërsia me pushtetin

Nga fundi i vitit 2021 ose fillimi i vitit 2022, biznesmeni Orest Sota kujton se nisi ta shihte rregullisht Ergys Agasin te lokali “Chocolattini” në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Agasi hante aty mëngjesin, ndërsa Sota shkonte për kafe. Fillimisht vetëm përshëndeteshin, por me kalimin e kohës marrëdhënia u forcua. Sota i tha më vonë SPAK-ut se kishte dëgjuar se Agasi filloi të merrte shumë fuqi në treg, si “biznesmen i fuqishëm me pushtetin”.

Nga ky reputacion i shpërndarë në treg duket se buron edhe fuqizimi i bizneseve të tij. Pasi u bë pronari i vetëm i kompanisë EA Logistics, Agasi ia ndryshoi emrin në EA Tobacco në mars 2019. Xhiroja e saj u rrit nga rreth 6.2 milionë lekë në vitin 2017 në 291.5 milionë lekë në vitin 2021 dhe 470.5 milionë lekë një vit më vonë.

Zgjerimi në këtë sektor vazhdoi edhe përmes Special Tobacco, një kompani e krijuar në vitin 2018. EA Tobacco mori kontrollin e plotë të saj dhe, më 28 shkurt 2020, kuotat iu transferuan drejtpërdrejt Agasit.

Kompania merrej me tregtimin e cigareve dhe produkteve të duhanit dhe më vonë ndryshoi emrin në EA Logistic. Edhe këtu rritja ishte e shpejtë. Xhiroja vjetore arriti rreth 371 milionë lekë në vitin 2021 dhe 559 milionë lekë në vitin 2022.

Në mars 2023, Agasi hyri edhe në sektorin e teknologjisë së informacionit me krijimin e EA Solution, ku ishte pronar i vetëm dhe fillimisht administrator. Kompania kishte si objekt aktiviteti shërbime në teknologjinë e informacionit, telekomunikacion dhe sisteme IT.

Vetëm gjatë vitit të parë të aktivitetit, EA Solution raportoi xhiro prej rreth 242.4 milionë lekësh dhe fitim para tatimit prej rreth 232.1 milionë lekësh. Pikërisht kjo kompani do të shndërrohej më vonë në një nga hallkat kryesore të hetimit të SPAK-ut për tenderët e AKSHI-t.

Denoncimi i Ahmetajt

Për vite me radhë, Ergys Agasi kishte mbetur një emër relativisht pak i njohur për publikun, edhe pse bizneset dhe pasuria e tij po zgjeroheshin. Kjo ndryshoi në vitin 2024, kur ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në një intervistë për emisionin “Report” të televizionit italian RAI 3, e vendosi atë në qendër të akuzave të tij ndaj qeverisë së Edi Ramës.

Ahmetaj e përshkroi Agasin si një “koordinator” mes kryeministrit dhe grupeve të krimit të organizuar, duke pretenduar se biznesmeni shërbente si ndërmjetës mes pushtetit politik dhe eksponentëve kriminalë, përfshirë edhe gjatë proceseve zgjedhore.

“Po të jap emrin e koordinatorit, Ergys Agasi,” i tha ai gazetari Sigfriddo Ranucci, duke pretenduar se biznesmeni durrsak ishte bërë “për llogari të Ramës, koordinator i të gjithë grupeve”.

Në deklarata të mëvonshme, Ahmetaj pretendoi se marrëdhënia mes Ramës dhe Agasit ishte shumë më e afërt nga sa dukej publikisht.

Sipas tij, Agasi ishte i pranishëm në dreka dhe darka private të kryeministrit dhe kishte akses të drejtpërdrejtë në rrethin e tij të ngushtë. Ahmetaj ka pretenduar gjithashtu se Agasi kishte marrë pjesë në një darkë në rezidencën qeveritare, ku ishte i pranishëm edhe ish-kancelari austriak, Sebastian Kurz.

Vetë Rama nuk e ka mohuar njohjen apo afërsinë personale me Agasin. Pas arrestimit të biznesmenit, kryeministri e përshkroi atë si një “marrëdhënie njerëzore”, por këmbënguli se Agasi nuk kishte pasur mandat apo autorizim për të vepruar në emër të tij.

“Tani mua më kanë bërë shumë afërsira ose shumë rrëfenja me afërsitë. Afërsia me mua e një njeriu apo e një njeriu tjetër, nuk është funksion publik. As fotografia, as raportet personale dhe as pretendimi që unë e kam me atë, unë flas në emër të atij, etj. Unë nuk kam autorizuar ndonjëherë ndonjë njeri që të flasë në emrin tim apo të bëjë punët e shtetit në emrin tim,” deklaroi me 11 shtator 2026, në podkastin “Flasim”.

“Patjetër që mua më vjen keq që gjendem në situatën kur një njeri që unë kam pasur një marrëdhënie njerëzore për një arsye apo një tjetër, ekspozohet si një njeri që ka probleme me ligjin. Por nga ana tjetër jam tërësisht i çliruar sepse, përtej keqardhjes, secili atje është përballë ligjit me veten dhe avokatin e vet,” shtoi ai.

Kontrabanda e cigareve

Në fillim të vitit 2025, Agasi zgjeroi më tej interesat në industrinë e duhanit përmes blerjes së kompanisë “Albania Tabak” në Librazhd. Marrëveshja parashikonte kalimin e plotë të kuotave te EA Tobacco, pasi pronarët e mëparshëm të shlyenin detyrimet e kompanisë. Në pamje të parë, ishte një tjetër hap në zgjerimin e biznesit të tij të cigareve.

Por fabrika që Agasi po merrte kishte hyrë ndërkohë në një hetim të SPAK-ut për kontrabandë cigaresh.

Sipas hetimit, gjatë viteve të mëparshme sasi cigaresh të prodhuara apo të deklaruara për eksport dyshohej se ishin devijuar drejt tregut të paligjshëm, përmes dokumentacionit dhe destinacioneve të rreme. Një nga episodet e hetuara lidhej me një ngarkesë të ndaluar nga autoritetet greke në vitin 2023.

Episodet kryesore të kontrabandës që hetonte SPAK-u i përkisnin periudhës përpara se Agasi të merrte kontrollin e “Albania Tabak”. Në atë kohë ai nuk ishte pronar i fabrikës dhe nuk rezultonte i përfshirë në skemën e dyshuar të ngritur nga administratorët dhe pronarët e mëparshëm.

Megjithatë, blerja e kompanisë e afroi për herë të parë seriozisht Agasin me një hetim të Prokurorisë së Posaçme. Në verën e vitit 2025, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit ushtruan kontrolle në banesën dhe bizneset e tij në kuadër të procedimit për kontrabandën e cigareve.

Agasi deklaroi publikisht se nuk ishte person nën hetim në atë çështje dhe se nuk kishte dijeni për aktivitetin e dyshuar të pronarëve të mëparshëm të fabrikës. Sipas tij, marrja e “Albania Tabak” kishte qenë një vendim biznesi.

Kontrollet e BKH-së, megjithatë, shënuan një kthesë në trajektoren e tij. Për herë të parë, emri i Agasit nuk lidhej më vetëm me kompanitë, pasuritë dhe afërsinë e perceptuar me pushtetin, por edhe me një hetim penal të SPAK-ut.

Tenderat e AKSHI

Pas njohjes në ish-Bllok, Orest Sota dhe Ergys Agasi u afruan gradualisht, të ndihmuar edhe nga miqësia e përbashkët me Alqi Bllakon. Sipas dëshmisë së Sotës, me kalimin e kohës, mes tyre u krijua një miqësi e ngushtë.

Kjo miqësi do të merrte më vonë edhe një dimension praktik. Agasi i kërkoi Sotës t’i gjente një apartament me qira për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Sota i ofroi një pronë të tij pranë stadiumit “Air Albania”, ku Karçanaj u vendos më pas.

Sota u tha hetuesve se nuk e njihte Karçanajn dhe se nuk ishte takuar asnjëherë me të. Marrëveshja, sipas tij, ishte bërë përmes Agasit. Edhe çmimin e qirasë tha se e kishte vendosur në një nivel minimal “për t’i bërë nder shtetasit Ergys Agasi për shoqëri”.

Më 16 dhjetor 2025, SPAK njoftoi shpalljen në kërkim me masë “arrest në burg” të Ergys Agasit, i dyshuar si kreu i një grupi kriminal që, sipas prokurorisë, kishte manipuluar tenderët e AKSHI-t përmes favorizimit të kompanive të caktuara, faturave fiktive, presionit dhe dhunës.

Mirlinda Karçanaj dhe zëvendësdrejtoresha Hava Delibashi dyshohet se ndikonin në vendosjen e kritereve të tenderëve për të favorizuar “Soft & Solution”, “First”, “Fastech” dhe kompani të tjera të lidhura në mënyrë të tërthortë me Agasin.

Kompanitë që përfitonin tendera nga AKSHI transferonin shuma të mëdha në llogaritë e kompanisë EA Solutions të Agasit, përmes kontratave dhe faturave për shërbime që nuk ishin kryer realisht.

SPAK pretendon se Agasi përdorte presionin dhe dhunën për të kufizuar konkurrencën dhe për të mbajtur nën kontroll operatorët e tregut. Ai dyshohet se më 12 gusht 2025, urdhëroi rrëmbimin e biznesmenti Gerond Mece nga persona të maskuar për ta detyruar të tërhiqte ankimet ndaj tenderëve të AKSHI-t që cenonin interesat e kompanive të lidhura me Agasin.

Pasurimi shpejtë i Agasit

Kur u largua nga administrata shtetërore në vitin 2017, Ergys Agasi deklaronte një pasuri që përfshinte 106 mijë euro në cash, një Mercedes-Benz, një apartament me vlerë rreth 70 mijë euro, garazh dhe kuotat në EA Logistics. Nëntë vjet më vonë, SPAK evidentoi në emër të tij një portofol të gjerë pronash dhe llogarish bankare të konsiderueshme.

Një pjesë e pronave është përqendruar në zonën e Petrelës, në fshatin Qeha Shytaj, ku në emër të tij rezultojnë disa parcela pyjore me sipërfaqe prej mijëra e dhjetëra mijëra metrash katrorë, të shoqëruara me ndërtesa të mëdha.

Vetëm njëra prej pronave ka një sipërfaqe prej rreth 26.7 mijë metrash katrorë dhe një ndërtesë prej 346 metrash katrorë, ndërsa prona të tjera përfshijnë ndërtime prej 182, 350, 490 dhe 568 metrash katrorë. Një pjesë e këtyre pasurive u legalizuan në qershor 2024, mbi bazën e aplikimeve të bëra disa vite më herët.

Portofoli i pronave të Agasit nuk kufizohej vetëm te Petrela. Dosja evidenton prona dhe apartamente në Tiranë, Durrës dhe Lundër, përfshirë një garazh në kompleksin “Joy Residences”. Në bregdet, ai rezulton pronar i një vile në kompleksin “Green Coast” në Palasë, të blerë në mars 2022 për rreth 251 mijë euro. Në vitin 2025, Agasi bleu gjithashtu apartament dhe garazh në Tiranë me një vlerë totale prej 235 mijë eurosh.

Rritja e pasurisë shfaqet edhe te automjetet e shtrenjta që ai përdorte. SPAK evidenton në emër të tij një Land Rover Defender të vitit 2023, të marrë në vitin 2024 përmes shkëmbimit me një Range Rover që Agasi zotëronte më parë.

Përveç pronave dhe automjeteve, hetimi identifikoi edhe disa llogari bankare me shuma të konsiderueshme në lekë dhe euro. Vetëm një llogari në Credins Bank kishte një bilanc prej rreth 55.6 milionë lekësh, ndërsa një tjetër në BKT kishte një vlerë ekuivalente me rreth 90.3 milionë lekë.

Prokuroria pretendon se ai ka përfituar rreth 10 milionë euro nga skema e dyshuar korruptive e lidhur me AKSHI-n. Vetëm gjatë kontrollit të një vile të lidhur me Agasin në resortin “Equos”, në Lundër, hetuesit gjetën arka me verë “Romanée-Conti” dhe shampanjë të shtrenjtë, me një vlerë që, sipas SPAK-ut, arrinte afërsisht 1 milion euro.

Tetë muaj në arrati

Pasi iu shmang arrestimit në dhjetor 2025, Ergys Agasi qëndroi për rreth tetë muaj në arrati. Por sipas burimeve policore dhe materialeve të hetimit të raportuara nga BIRN, ai nuk ishte tërhequr në një vend të largët apo jashtë vendit. Baza e tij kryesore dyshohet se ishte një godinë në Shkozet të Durrësit, pjesë e një kompleks vilash që policia e konsideronte si bazë të grupit të Elvis Doçit, alias “Visi i Pojës”.

Më 26 gusht, Agasi u mbajt nën vëzhgim për rreth 11 orë, nga Shkozeti drejt Elbasanit dhe më pas në kthim për në Durrës. Survejimi me dron u ndërpre për gati pesë orë pranë tregut agro-ushqimor në Elbasan, ndërsa në mbrëmje ai u lokalizua sërish dhe u arrestua në Plepa.

Në timonin e makinës ishte Uljan Shpataraku, ish-zyrtar i Policisë së Shtetit dhe ish-zëvendësdrejtor i Policisë së Elbasanit. Ai u arrestua në flagrancë për “përkrahje të autorit të krimit”. Gjatë periudhës në arrati, Agasi dyshohet se lëvizte mes Durrësit, Tiranës dhe Elbasanit dhe se vazhdonte të takohej e komunikonte me persona të lidhur me krimin e organizuar dhe funksionarë shtetërorë. Hetimet e mëvonshme treguan se ai nuk jetonte si një i arratisur i izoluar, por lëvizte në një territor relativisht të kufizuar dhe në zona ku policia kishte struktura të forta operative.

Informacionet për vendndodhjen e tij kishin qarkulluar në polici edhe përpara arrestimit. Megjithatë, ndërhyrja vendimtare erdhi vetëm pas ndryshimeve në drejtimin e Policisë së Shtetit dhe largimit si drejtor të Ilir Prodës gjatë verës së vitit 2026.

Në gjykatë, Uljan Shpataraku ka pretenduar se nuk e njihte Ergys Agasin dhe nuk e dinte se ishte person në kërkim; sipas versionit të tij, po kthehej nga Elbasani kur e mori rastësisht me autostop një burrë që iu prezantua me emrin “Berti” dhe i tha se merrej me duralumin.

Nga Policia tek SHISH-i

Arrestimi i Agasit nuk i dha fund hetimit mbi tetë muajt e arratisë së tij. Përkundrazi, telefoni, komunikimet dhe materialet e sekuestruara pas kapjes hapën një tjetër linjë hetimi, mbi personat  që e kishin ndihmuar në arrati dhe çfarë informacioni kishte marrë gjatë kohës që kërkohej nga drejtësia. Kjo linjë e çoi SPAK-un tek drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit.

Më 21 shtator 2026, Gjykata e Posaçme vendosi masën “arrest në shtëpi” dhe pezullimin nga detyra për drejtoreshën e SHISH-it, Vlora Hyseni, në kuadër të të njëjtit procedim penal që kishte nisur me hetimin e tenderëve të AKSHI-t. Ajo u mor nën hetim për “përkrahje të autorit të krimit” dhe “nxjerrje të sekretit shtetëror ose të shërbimit”.

Në qendër të dyshimeve janë komunikimet mes Hysenit dhe Agasit gjatë periudhës kur ky i fundit ishte në kërkim. Materialet e dosjes të raportuara në media flasin për qindra telefonata, mesazhe dhe komunikime përmes aplikacionit Signal deri pak ditë përpara arrestimit. Në disa prej tyre, Hyseni dyshohet se i përcillte Agasit informacione mbi takimet dhe aktivitetin e saj zyrtar, ndërsa SPAK po heton nëse ai ka marrë edhe të dhëna që lidheshin me veprimet e strukturave policore dhe me vetë situatën e tij si person në kërkim.

Hyseni ka dhënë një shpjegim tjetër për kontaktet. Sipas raportimeve mbi dëshminë e saj në SPAK, ajo ka pranuar komunikimin e vazhdueshëm me Agasin, por ka pretenduar se ai ishte një bashkëpunëtor i SHISH-it. Në gjykatë ajo ka mohuar se i kishte dhënë materiale sekrete shtetërore.

Një tjetër element i hetimit janë materialet e gjetura pas arrestimit të Agasit. Sipas raportimeve që i referohen dosjes, hetuesit kanë sekuestruar në automjetin e tij nëntë faqe me të dhëna që dyshohet se përmbanin informacion të prodhuar nga SHISH-i. Hyseni është pyetur për origjinën e tyre, ndërsa ka mohuar se ia kishte dhënë ajo Agasit.

Natyra, klasifikimi dhe mënyra se si këto materiale kanë përfunduar në posedimin e tij mbeten çështje të hetimit dhe nuk janë provuar ende përfundimisht në gjykatë.

Gjykata e Posaçme ka vendosur një masë sigurie që ndalon publikimin e akteve të dosjes hetimore ndaj Vlora Hysenit. Megjithatë, pyetje të rëndësishme mbeten ende pa përgjigje edhe për ngjitjen meteorike të Ergys Agasit – nga inspektor mjedisi në biznesmen me pasuri të mëdha dhe, sipas SPAK-ut, në drejtues të dyshuar të një grupi të strukturuar kriminal. Të dhënat e bëra publike deri tani sugjerojnë se ndikimi i tij kishte depërtuar deri në nivelet më të larta të politikës dhe institucioneve të sigurisë, një tjetër dëshmi e brishtësisë së shtetit shqiptar përballë korrupsionit dhe depërtimit të krimit të organizuar./ Reporter.al/

“Steinmeier dhe Macron, dy evropianë në prag të lamtumirës”- DW: Partneriteti franko-gjerman ka nevojë urgjente për impulse dhe ide të reja

Presidentët Frank-Walter Steinmeier dhe Emmanuel Macron po i afrohen fundit të mandateve të tyre. Takimi i tyre në Francë tregoi qartë se partneriteti franko-gjerman ka nevojë urgjente për impulse dhe ide të reja.

Delegacioni gjerman nuk pa asgjë nga grevat e nxënësve në rrugët e Parisit. Autokolonat e tyre kaluan pa pengesa nëpër kryeqytetin francez. Ndërkohë, rreth Harkut të Triumfit dhe Champs-Élysées qarkullimi ishte bllokuar për orë të tëra. Për shkak të vizitës së nivelit të lartë, rrugët ishin mbyllur në një zonë të gjerë.

Presidenti francez Emmanuel Macron kishte zgjedhur një gjest të veçantë. Nderimet ushtarake për mysafirin gjerman, presidentin Frank-Walter Steinmeier, u zhvilluan këtë herë nën Harkun e Triumfit. Kështu, herët në mëngjes, himni gjerman u dëgjua në zemër të Parisit, nën rrezet e diellit dhe në temperatura të ulëta.

Shumë pyetje, pak përgjigje
Ishte një gjest solemn, plot miqësi dhe simbolikë, por njëkohësisht dukej sikur vinte nga një epokë e largët. Në të dy vendet, forcat populiste në skajet e spektrit politik po fitojnë gjithnjë e më shumë mbështetje. Në Gjermani, AfD-ja renditet në vendin e parë në sondazhet kombëtare. Në Francë, pas Emmanuel Macron mund të vijë Jean-Luc Mélenchon nga e majta ose Marine Le Pen nga e djathta ekstreme.

Kësaj i shtohet edhe një krizë ekonomike që kërcënon mirëqenien. Çështjet e pazgjidhura të drejtësisë sociale po i nxjerrin brezat e rinj në protesta. Macron theksoi në Paris se rrjetet sociale po shndërrohen gjithnjë e më shumë në instrumente të dezinformimit dhe po nxisin dyshime ndaj demokracisë.

Ndërsa AfD-ja mund të formojë së shpejti qeverinë e parë në një land gjerman, presidenti Steinmeier mbetet optimist. Ai deklaroi se Gjermania do të vazhdojë të luajë një rol mbështetës dhe udhëheqës në Evropë dhe se gjermanët do të mbeten evropianë të mirë. Megjithatë, ai nuk shpjegoi se mbi çfarë e bazonte këtë bindje. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Pallatin Élysée nuk u lejuan pyetje nga gazetarët.

E ardhme pa plan
Politologu Jacob Ross nuk habitet nga kjo situatë. Sipas tij, si Macron ashtu edhe Steinmeier nuk kanë një program të qartë për Gjermaninë, Francën dhe Evropën. Ata përfaqësojnë sisteme politike që po përpiqen t’u përgjigjen krizave të shekullit XXI me receta të shekullit XX.

Edhe pse të dy kanë stile të ndryshme politike, Ross sheh ngjashmëri, veçanërisht aty ku politikat e tyre kanë dështuar. Një shembull është qasja ndaj Rusisë. Për një kohë të gjatë, të dy mbështetën një politikë që synonte integrimin e Rusisë në Evropë, por ngjarjet e vitit 2022 i detyruan të ndryshonin kurs. Që atëherë, sipas Ross, të dy kanë vepruar kryesisht në mënyrë reaktive.

Pak mbështetje për idetë e Macronit
Ross vlerëson se Macron ka bërë disa propozime të guximshme për Evropën, por pa mbështetjen e Berlinit. Për shumë vite, elitat politike gjermane janë përgjigjur me rezervë ndaj iniciativave që vinin nga Parisi, pa paraqitur vetë alternativa konkrete.

Një nismë e përbashkët që Franca dhe Gjermania promovuan së fundmi në Komisionin Evropian synon luftimin e konkurrencës së pandershme. Shtetet që përfitojnë avantazhe përmes praktikave të padrejta duhet të përballen me masa të rrepta evropiane. Edhe pse Kina nuk u përmend drejtpërdrejt, nisma synon kryesisht atë. Pekini subvencionon masivisht kompanitë e veta, produktet e të cilave po mbushin tregun evropian, ndërsa firmat evropiane ende përballen me pengesa për hyrjen në tregun kinez.

Bashkëpunim i vështirë në mbrojtje
Gjermania dhe Franca prej kohësh dëshirojnë më shumë bashkëpunim edhe në fushën e mbrojtjes. Megjithatë, projektet e mëdha të përbashkëta të armatimit po ecin me vështirësi.

Kur projekti i avionit luftarak FCAS dështoi në qershor, të dy palët theksuan se bashkëpunimi do të vazhdonte në projektin e tankut të së ardhmes MGCS. Por pikërisht gjatë vizitës shtetërore u shfaqën mosmarrëveshje.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm francez, Fabien Mandon, deklaroi në Asamblenë Kombëtare franceze se Gjermania kishte vendosur të tërhiqej nga projekti i tankut. Një ditë më vonë ai sqaroi se ishte shprehur në mënyrë të paqartë. Megjithatë, sipas vëzhguesve, ky “keqkuptim” pasqyron pakënaqësinë që ekziston në të dyja palët për bashkëpunimin dypalësh.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e kundërshtoi fuqishëm këtë interpretim. Ai deklaroi se projekti MGCS nuk është ndërprerë dhe përkundrazi mbetet një projekt kyç i bashkëpunimit franko-gjerman në sistemet tokësore. Projekti përfshin veçanërisht përpunimin dixhital të informacionit në fushën e betejës, si dhe sistemet pa pilot dhe të automatizuara. Prandaj, bashkëpunimi do të vazhdojë.

Një vështrim drejt së ardhmes përmes mbrojtjes dhe hapësirës
Të premten (10.10.2026), presidentët e Francës dhe Gjermanisë vizituan disa institucione pranë Bordosë, të lidhura ngushtë me sektorin hapësinor dhe me parandalimin bërthamor. Midis tyre ishte edhe ArianeGroup, një kompani franko-gjermane që prodhon raketat M51 të afta për të mbajtur armë bërthamore për nëndetëset franceze. Në program ishin përfshirë gjithashtu edhe kompani startup që fokusohen në teknologjitë e së ardhmes.

Thuhet jozyrtarisht se ky fokus ishte një dëshirë personale e Macronit. Presidenti francez ka folur prej kohësh për një “dimension evropian” të parandalimit bërthamor francez. Duke parë njoftimet amerikane për zvogëlimin e angazhimit të tyre në Evropë, idetë e tij po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje.

Që në vitin 2020, Macron propozoi një “dialog strategjik” mbi rolin e armëve bërthamore franceze në sigurinë evropiane. Sot disa vende, përfshirë Gjermaninë, tregojnë interes për këtë ide. Diskutimet aktuale përqendrohen tek ajo që Macron e ka quajtur “parandalim i avancuar”, që mund të përfshijë stërvitje të përbashkëta ushtarake dhe vizita në vende strategjike.

Megjithatë, vendosja e përhershme e armëve bërthamore franceze në vende të tjera nuk është në diskutim. Sipas doktrinës bërthamore franceze, Franca ruan gjithmonë të drejtën ekskluzive për të vendosur mbi përdorimin e armëve të saj bërthamore.

Një lamtumirë e përbashkët
Të premten pasdite përfundoi vizita dyditore shtetërore e Steinmeierit në Francë. Deri tani janë ndjerë pak impulse të reja për marrëdhëniet franko-gjermane. Kjo e bën edhe më urgjente që pasuesit e dy presidentëve të zhvillojnë një vizion të përbashkët për të ardhmen e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Macron dhe Steinmeier do të largohen pothuajse njëkohësisht nga postet e tyre në vitin 2027, pas dhjetë vjetësh në detyrë. Në këtë kuptim, vizita shtetërore në Francë ishte gjithashtu një nga takimet e tyre të fundit të përbashkëta, nën hijen e një lamtumire të afërt./DW


Send this to a friend