Udhëheqësi autoritar i Venezuelës, Nicolas Maduro, i cili u kap nga forcat amerikane së bashku me gruan e tij gjatë sulmit ushtarak që tani mund të gjykohet në SHBA, ka mohuar të ketë udhëhequr një kartel narkotikësh që dërgon drogë në SHBA, gjë që Trump e ka pretenduar si justifikim për ndërhyrje.
Udhëheqësit politikë në Kosovë, aleate e Uashingtonit, foli fuqishëm në mbështetje të sulmit të Shteteve të Bashkuara ndaj Venezuelës të shtunën, ndërsa shtete të tjera bënë thirrje për qetësi dhe përmbajtje.
Presidentja Vjosa Osmani tha se vendi i saj qëndron fort me Shtetet e Bashkuara dhe Trump-in.
“Presidenti Trump qëndroi në krah të popullit të Venezuelës dhe iu kundërvu narko-shtetit të Maduros – duke mbrojtur Amerikën dhe pjesën tjetër të botës nga kartelet dhe krimi i organizuar. Ja si duket forca dhe lidershipi amerikan”, shkroi Osmani në X.
“Kosova e kupton ndikimin e vendosmërisë amerikane – çlirimi ynë është një dëshmi e kësaj”, tha Osmani.
Albin Kurti ka reaguar pas operacionit të zhvilluar nga SHBA në Venezuelë që më pas pasoi me arrestimin e Nicolas Maduro. Në qëndrimin e tij Kurti thotë se mbajtja përgjegjës e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave është thelbësore për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie.
Reagimi:
Republika e Kosovës mbështet operacionin anti-narkotik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të udhëhequr nga Presidenti Donald Trump, në Venezuelë. Mbajtja përgjegjës e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave është thelbësore për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie.
Kosova, si aleate strategjike e ShBA-së dhe NATO-s, ofron mbështetje të plotë në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe kundër cenimit të vlerave demokratike perëndimore nga aktorë përfaqësues (proxy) të kundërshtarëve të këtyre vlerave, si në rajonin tonë ashtu edhe më gjerë.
Në këtë kontekst, ritheksojmë nevojën për rritjen e vëmendjes ndaj aktorëve të caktuar rajonalë, të cilët në vazhdimësi synojnë provokimin e situatës së sigurisë përmes veprimeve hibride, kriminale, terroriste dhe ushtarake
Kosova i detyrohet pjesërisht pavarësisë së saj ndërhyrjes ushtarake të NATO-s dhe SHBA-së kundër forcave serbe në vitin 1999.”
Nga Shqipëria nuk ka patur reagim as nga kryeministri dhe as nga presidenti, veç nga Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, që tha në një deklaratë për X se Shqipëria mbështet Shtetet e Bashkuara dhe Presidentin Donald Trump. Spiropali theksoi se Shqipëria mbështet “udhëheqjen e fortë” të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, në përballjen me autoritarizmin, korrupsionin dhe rrjetet kriminale transnacionale.
Venezuela është një nga vendet që nuk e ka njohur Kosovën.