Mosvendosja e emrit të Elizabeta Hasanit në pllakën përkujtimore në Mitrovicë, në vendin ku ajo humbi jetën më 13 mars 1999 gjatë një shpërthimi granate në tregun e qytetit, për babanë e saj, Rrahimin, është e dhimbshme.
“Më dhemb zemra, beso. Duhet të dihet kush është duke pushuar aty. Duhet t’ia vendosin emrin dhe mbiemrin, të dihet kush është duke pushuar, se kështu pa emër, si e panjohur. Kur e ka emrin aty, edhe mua zemra më pushon, më vjen më lehtë. A kështu po më duket keq, shumë keq”, thotë Hasani në një bisedë për Radion Evropa e Lirë.
Më 13 mars të këtij viti, Komuna e Mitrovicës ka zbuluar pllakën përkujtimore për viktimat që pësuan pas shpërthimit në treg në vitin 1999. Aty vdiqën 7 persona dhe u plagosën 128 të tjerë. Në pllakën përkujtimore u shkruan vetëm 6 emra të viktimave shqiptare, por jo edhe emri i shtatë, që ishte vajza 5-vjeçare e një familjeje rome. Nga komuna kanë deklaruar se ky lëshim ka ndodhur për shkak të mungesës së informatave.
Babai i saj, Rrahimi, në atë kohë ishte në Itali. Tash është pensionist dhe jeton në Podgoricë. Pos Elizabetës, gjatë këtij shpërthimi ishte lënduar rëndë edhe vajza tjetër.
“Bashkëshortja, e cila ndërkohë ka ndërruar jetë, më ka treguar se ajo ka dashur të blejë djathë dhe i ka lënë fëmijë aty në një qoshe. Njëra vajzë ishte e plagosur në të dy këmbët prej asaj bombe, ndërsa Elizabeta ka vdekur në vend”, tregon Hasani.
Viktimat po harrohen në mungesë të dokumentacionit
Dy dekada pas luftës së fundit në Kosovë, vërehen pasojat e dëmshme të mungesës së dokumentacionit të duhur për viktimat e luftës së viteve 1998-1999.
Elizabeta Hasani e lindur më 4 maj 1994, është vetëm një nga viktimat që është harruar.
Vendi ku shpërtheu bomba më 13 mars 1999.
Me mosdokumentimin e ngjarjeve të luftës, sipas analisti ligjor në Fondin për të Drejtën Humanitare, Amer Alija, ekziston rreziku të harrohen edhe raste të tjera.
“Normalisht që një harresë e tillë ka të bëjë me dokumentimin e mangët dhe në këtë mënyrë krijohet një narrativë jo e saktë dhe gjeneratat e reja nuk do të kenë informatat sakta së çfarë ka ndodhur në atë rast nëse bazohen vetëm në përshkrimin e pllakës”, thotë Alija.
Sipas tij, shteti asnjëherë nuk është marrë me këtë masakër që kishte ndodhur në Mitrovicë.
“Familja sigurisht kërkon edhe drejtësi. Duhet të hapet edhe një procedurë gjyqësore nëse Prokuroria arrin të zbulojë personat që e kanë vendosur atë eksploziv në treg. Sipas informacioneve tona, dy dekada nga përfundimi i luftës, nuk ka pasur një procedurë gjyqësore lidhur me këtë ngjarje”, thotë Alija.
Komuna e Mitrovicës zotohet se do të shkruhet edhe emri i Elizabetës
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, thotë për Radion Evropa e Lirë se emri i Elizabeta Hasanit do të shkruhet në pllakën përkujtimore.
Kjo do të ndodhë, sipas tij, pasi të kontaktojnë familjen e saj dhe të shikojnë nëse ka edhe ndonjë viktimë që të mos përsëritet gabimi dhe të harrohet dikush tjetër.
“Gabim ka qenë, por i paqëllimshëm. Në mungesë të informatave, në mungesë të shënimeve zyrtare ka ndodhur shtypja e gjashtë emrave që kanë figuruar në Këshillin për të Drejtat e Njeriut në Mitrovicë dhe në Zyrën Rajonale për viktimat e luftës. Bazuar në të dhënat e tyre, ne kemi shtypur këta gjashtë emra”, thotë Mujka.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Albert Kinolli dhe Veton Berisha, që vijnë nga radhët e komunitetit rom dhe egjiptian, kanë thënë se është e papranueshme mospërfshirja e emrave të komunitetit rom dhe egjiptian në pllakat përkujtimore.
Gjatë luftës në Kosovë humbën jetën rreth 13,500 persona, ndërsa 1,600 ende konsiderohen të pagjetur.
Nga Alba Kepi
Mafia shqiptare ka kapërcyer prej kohësh kufijtë e kriminalitetit tradicional, duke u shndërruar në një strukturë transnacionale e organizuar dhe fleksibile, aktive në . . .
Shkrimati italian anti-mafia Roberto Saviano qau në gjykatë të hënën, ndërsa gjyqtarët mbështetën një dënim kundër një bosi famëkeq të mafias, i cili u zbulua se e kishte kërcënuar atë. . . .
Stërvitje e ushtrisë serbe në Bazën Ajrore të Batajnicës, pranë Beogradit, 22 prill 2023.
Radio Evropa e Lirë
Serbia dhe Kina pritet të zhvillojnë stërvitje të përbashkët us . . .
PJESA E PARË
Ambasadori i Jugosllavisë në Tiranë Milatoviç, më 4 gusht të vitit 1956, i kërkoi Enver Hoxhës që në frymën e Kongresit të 20-të të sovjetikëve, udhëheqja komuniste s . . .
Në kulmin e Luftës së Ftohtë, në vitet ’60, analistët e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA) vërejtën një mjet misterioz duke u ndërtuar në brigjet e Kaspikut, në Rusinë . . .
E gjithë fuqia e tij vjen nga vjedhja e zgjedhjeve. Shumë analistë politikë përpiqen në biseda studiosh dhe tavolinash të gjejnë arsyen e sjelljes së paarsyeshme të kryeministr . . .
Disa ngjarje në histori hedhin një hije që shtrihet nëpër breza. Gjenocidi në Srebrenicë është një prej tyre. Ai qëndron ndër kapitujt më të errët në kujtesën kolektive të Evropës.
Kanë . . .
Ish-ambasadori gjerman Werner Daum u nda nga jeta në Shqipërinë e tij të dashur, vendin që ai e vizitoi shpesh, e deshi pa kushte dhe ku mbështeti me gjithë zemër popullin e saj.
Di . . .
Në Shqipërinë e sotme, edhe një klip muzikor mund të jetë provë e një krimi. Mjafton të kesh guximin ta shohësh!
.
Showbizz-i shqiptar si lavatriçe pushteti: Kur qeveria prom . . .
Sandra Cvetkoviq
Derisa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se ka “informacione të besueshme” se presidenti amerikan, Donald Trump, “ka parandaluar së voni” një përshka . . .
Koment
Vërtetë ngjarjet e fundit në Kuvendin e Kosovës kan shfaqur të gjitha dobësitë tona për shtet, duke shtruar pyetjën logjike se çfarë njerëzish jemi? Sikur nuk jemi të intere . . .
Komentet