Paradoks shqiptar!
Protestojne perdoruesit e drogave te forta ne dyert e policise per mungesen e saj, ndersa te varferit nuk protestojne per mungesen e bukes…! Apo nuk ka te varfer ne kete vend???!!!
* * *
Nje njeri i letrave me tha sot se ne nahijen tone publikohen 1500 tituj librash ne vit…! I bie 5 libra ne dite (nese heqim te dielat)! Pjellori absolute! Nuk e ka arritur asnje vend tjeter kete rekord! Ka dy arsye per kete “sukses” : ose ne kemi numrin me te madh te shkrimtareve/poeteve per fryme, ose shumica e ketyre botimeve duhet te shkoje per karton si plehra!
* * *
Nuk e di se cfare kerkojne keta cubat e Albin Kurtit me gaz lotsjelles ne parlament e me perleshje neper rruget e Prishtines!!!Ambasadorin amerikan e quajne te paligjshem (per 24 ore shuhet Kosova si shtet pa SHBA-ne)…! Sulmojne bustin e simbolit te Kosoves se lire, Ibrahim Rugova…! Dhe gjithcka e bejne ne emer te patriotizmit!!! Cuba…!
* * *
Ujku dhe gjurmet!
Per drejtesine politika shqiptare flet ne terma teorike, siku te behej fjale per dicka jashte saj, galaktika larg…! Nderkohe Ambasadori Amerikan Donald Lu flet per drejtesine aq konkretisht, sa identifikon emra kriminelesh te padenuar! Mesa duket per shqiptaret dhe amerikanet drejtesia eshte dicka e ndryshme!
* * *
Nje imam, qe kishte studiuar ne Arabine Saudite teologji, duke m’u kundervene me “argumente” me shkruante ne nje koment te tijin se shkaku i vertete i masakres se Parisit ishte qendrimi i Frances ndaj ish-kolonive dhe aktivizimi i saj ne luften kunder islamit sot! Por cuditetisht, viktimat e kesaj lufte, lumi i mijra emigranteve arabe, shkon pikerisht drejt Europes, pra drejt armikut dhe shkaktarit te gjemes se tyre! Po perse? Perse nuk shkojne drejt Arabise Saudite, drejt Katarit apo Emirateve keta te mjere? Cfare i shtyn te kerkojne shpetim tek “armiku” i tyre dhe jo tek sivellezerit e tyre? Kete pyetje natyrisht nuk ia bej vetem imamit te nderuar…! Popujt kane nje nuhatje te vecante per “armikun” e vertete te tyre!
* * *
Avoketerit e djallit zakonisht perdorin fjalet e Zotit…!
* * *
Nuk besoj se edhe kjo masaker eshte bere per shkak te sjelljes se Perendimit ndaj botes islame! Keta thjeshte jane terroriste dhe fene e kane nje maske per t’u fshehur!
Komentet