Rilindja komuniste që ka pushtuar pushtetin vendor me votat e manipuluar me pushtet- tani ka filluar të nderoj xhelatet e djeshëm, inkuzitoret që për një fjale goje të internonin gjithë jeten jo vetem atë që foli por dhe familjen e tij. Xhelatet mbasi i internonin familjet e varfëra shqiptare siguronin privilegje për karieren e tyre në sundimin diktatorial! Institucjonet që u krijuan formalishtë nga PS, se po meren me të kaluaren u blinduan me drejtues të PS dhe me halabake që vinin nga shtresa antikomuniste dhe i shërbejnë rrogës së tyre dhe aspak të vertetës! Para pak ditesh doli nga Këshilli Bashkiak i Lushnjes , një nderim ndaj një ish Kryetari i Komitetit ekzekutiv të Lushnjes në vitet 80- i cili si Kryetar i Komisioni Internimeve-Dëbimeve që ja jepte posti i larte në drejtimin diktaturës ka kryer internime në këtë qytet që ishte në vemendje e diktatorit për arsye se mbulonte prodhimin bujqesor për gjith vendin! Por që ishte dhe vendi ku shumë fshatra të këtij rrethi ishin përcaktuar vende internimi sidomos për veriorët armiq të diktaturës enveriste! Mbasi Lushnja shumica ishte kënetë dhe këta familje fisnike veriore do ta kthenin kënetën në toké bujqësore. Media e bëri problem nderimin e këtij Kryetari të Komitetit Ekzekutiv të Lushnjes Gjergj Velo- u intervistua Koreshi deputet- u intervistu i internuari në Lushnje Ilir Cullhaj- dega e PD Lushnjes heshti që mbron të djathtën dhe sot na del me një deklerate Autoriteti i Dosjeve të Sigurimit të Shtetit dhe pa u skuqur nga morali, deklaron se Kryetari i Komisionit Internimit të Lushnjes nuk përfshihet në statusin e këtij institucjoni. Ky institucjon që ska lënë dosje të viktimave të komunizmit,pa hapur e publikua që i ka telenis të burgosurit politik që nën diktatin e xhelateve të komunizmit kur dilnin para pushkatimeve ishin të detyruar të firmosnin për të shpëtuar jetën! Ky Institucjoni qesharak hap dosjet e viktimave të internuarit dhe të Burgosurve, dhe të pushkatuarëve që ju ndaluan të drejtat njerzore mbi 800.000 shqiptarve,por xhelateve qe kryen krime, nuk jua hapi dosjet e krimit! Dhe këta xhelate e bijë ekzekutorësh u përfshinë në politikberje. U bënë deputet nën mbrotjen e këtij institucjoni politik që nuk ju hapte dosjet e krimit që kishin kryer këta kriminel, mbajtsit e fortë të trashgimnisë të enverizimit, dosjet e ekzekutorve të mbi 10.000 shqiptarve, të pushkatuar, mbi 6000 nuk ju janë gjetur eshtrat e që përbuzën sot nga rilindja komuniste, ky Institucjon nuk i hapi dosjet e tyre kriminale, të njihej shoqëria shqiptare me krimet monsturoze që kishin kryer mbi popullsinë e pafajshme.
Unioni Mbarkombetar Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politike i drejtohet publikisht këtij institucjoni : Jepni dorheqje se po mbroni xhelatet dhe kriminelet e diktaturës, jeni kthyer në një institucjon qesharak tragjik duke mbrojtur xhelatët e duke përbuzur viktimat. Përse nuk hapnin dosjet e drejtuesve të institucjoneve të drejtsisë që i kan shërbyer diktaturës! E për çfar na duhet ky institucjon ku përçmon viktimat dhe mbron xhelatet që kan kryer krime,dhe kan shkatruar tre breza familjet antikomuniste!
Si nuk turpërohet ky institcjon kur ka hargjuar qindra mijera dollare për gjetjen e eshtrave të të zhdukurve, dhe mashtron qindra familje se në fund të dhjetorit do marrin leje të shikojme 5 vende ekzekutime- dhe këto vende nuk i ka zbuluar ky institucjon por familjet që kan mbi tre dekada që kërkojne eshtrat, dhe Prokuroia e përgjithshme tallet si në diktaturë,me përgjigje e këtij institucjoni është “nuk lejojme ti gjeni eshtrat se i ka vrarë shteti” ky institucjon i drejtsisë njeh shtetin komunistë dhe etikon viktimat si terroristë, dhe familjet antikomuniste sorollaten me gënjeshtrat e këtij institucjoni që mashtron me fjalë të bukura kur në këto familje po shuhet brezi i tretë pa gjet varret!
Pse nuk i hapni dosjet e hetusve dhe prokurorve gjygjtarve të diktatures që sot na drejtojne politikberjen dhe Gjykatat e Prokurorite e këtij shteti aspak demokratik por diktatorial!
Pse nuk hapni dosjet e hetuesve të sigurimit të shtetit që janë deputet në paralment dhe na bëjnë dhe reformën në Drejtsi! Pse nuk hapni dosjen e Prokurorit të diktaturës që drejton Shkollën e magjistraturës dhe na del në media si hartues i kodit penal, dhe e ka kthyer shkollën e magjiisraturës në një shkollë partie, ku ju mohon dijen djemve dhe vajzave që nuk i shërbejnë partisë shtet. Hapni këto dosje që të njohin shqiptarët se kush i drejton këto institucjone në demokraci. Ata që dje vrisnin , burgosnin, torturonin antikomunistët sot na janë bërë pasha në demokraci.
Kujt i sherbeni zotrinj të Autoriteti i Dosjeve, xhelateve të diktaturës të djeshëm që surgjinosen 40% e antikomunisteve shqiptar dhe i lan pa varre, apo të vërtetën që i ka ndodhur këtyre shqiptarve!
Ky Autoriteti i Dosjeve që mbron xhelatet e tipit Velo duhet të japi dorëheqje.
Vetëm Autoriteti i Dosjeve nuk e ditka se Kryetari i Komitetit Ekzekutiv ishte dhe Kryetar i Komisionit Internim- dëbimeve! Krimet që kryen kundra shqiptarve nuk fshihen me ligje që aprovojne pasardhsit e ekzekutorve dhe xhelatët të djeshëm Zotrinj të Autoritetit të Dosjeve, e pakta që mund të bëni të largohi nga manipulimi i dosjeve se i shërbeni të vërtetës me largimin tuaj, justifikoni se jeni njerzë dhe jo shërbyes të pushtetit të krimit.
Gjaku i pafajshem i antikomunistëve thërret :
Diktatura po troket. Këmbanat bien për të gjithë ne.
Besim Ndregjoni