Historia e diktatures komuniste ne Shqiperi ka treguar se çdo regjim për të përligjur aparatin shtypës si forcën dhunuese, ka nevojë të krijojë armiq.
Duke krijuar armiq imagjinare shton presionin mbi popullin e pafajshem, krijon legjenda mbi viktimat, nje pjese e mire e popullit fillojne ti besojne legjendes dhe, pa dashur, behen ndimesit e saj te nje nga diktaturave me monstruoze qe ka njohur historia Shqiptare.
Ne vuajtem, e sot po vuajme, klasen tone vazhdojne ta shikojne si armike te tyre.
Ate dite qe harrojme ne humbim indenitetin tone, krenarine tone të të qënurit të ndershem, ate dite ne behemi si keto qe na perndoqen.
Plagët e hapura para 70 vjetësh nuk janë mbyllur ende.
Autorët e krimeve nuk kanë kërkuar ende falje dhe fantazma e komunizmit sillet ende nëpër këmbët tona.
Ndoshta nuk do kishim nevoje per enderrat, nese realiteti do ishte me i mire
A mund une te pranoj ti sherbej kesaj shtrese ?
As qe behet fjale, nuk dua te jem kryetar i te perndjekurve politikë i caktuar nga persekutori, nuk dua te shkruaj nga jashte, e me shkrimet e mia t’iu sherbej atyre qe na humben varret e gjysherve tane, nuk dua te shkoj ne demostrata me komunistat e femijet e mi te bashkepunojne me femijet e vrasesve.
Njeriut sot i pelqen me mire ti thuash ate çfare atij intereson sesa ti tregosh te verteten e hidhur.
Komentet