VOAL – Roger Federer (ATP 2) e fiton me lehtësi ndeshjen e parë në Australian Open. Ai e ka mundur kundërshtarin, sllovenin Aljaz Bedene (51), 6-3 6-4 6-3 në një orë e 39 minuta.
Përballë një kundërshtari të çarmatosur, King Roger ka pasur mundësinë të japë disa goditje spektakolare që kanë ngritur peshë publikun në Melburn. Në një top break në setin e tretë, helvetiku ka gjetur edhe kohën të bëjë humor: kur një fëmijë në mesin e publikut ka shpërthyer në të qara duke e shqetësuar kundërshtarin Bedene, Federer i ka thënë sllovenit: “Ky nuk është ndonjë nga fëmijët e mi.”
Federer ndeshjen e dytë do ta ketë gjermanin Jan Lennard Struff (55), i cili ka mundur 6-1 6-2 6-4 koreanin Soo Woo Kwon (174).
Komentet