VOAL – Roger Federer (ATP 2) vazhdon fitoret në Australian Open, duke arritur në tetëshe falë suksesit të arritur në tri sete, në 1h59′ lojë kundër Richard Gasquet (31).
Pas setit të parë të fituar 6-2, në të dytin King Rogerit është dashur të gjejë momentin e duhur për ta mbyllur me 7-5. Në setin përmbyllës bazelasi ka prirë 3-0, por Gasquet është kundërpërgjigjur duke barazuar 4-4. Federer nuk është impresionuar, duke e mbyllur setin 6-4.
Në ndeshjen tjetër, Federeri do të takohet me hungarezin Marton Fucsovics (80). Është sfida e parë mes tyre.
Komentet