VOAL – Për të 30-tën herë një finale e një turneu të Grande Slam do të shohë në fushë Roger Federerin (ATP 2). Finalja aq e shumëpritur e Australian Open me koreanin 21 vjeçar Hyeon Chung (58) ka qenë thjesht një formalitet për bazelasin, i cili printe me 6-1 5-2 kur kundërshtari i tij ka vedosur të ngrejë flamurin e bardhë pak pas diçka më shumë se një ore lojë, për shkak të një problemi të flluskave në këmbën e majtë.
Sa i përket rrjedhës së ndeshjes, pak mund të thuhet. King Roger, në gjendje shumë të mirë fizike, e ka vënë kundërshtarin nën presion. Koreani është gjetur në vështirësi nga nuk mund të dilte.
Të dielën (në transmetim direkt nga 09h30) Federer do të ketë rastin të rrëmbejë të 20o-in Major të tij. Përballë do të ketë Marin Cilicin (6) të cilin e mundi në korrikun e shkuar në Wimbledon.
Komentet