Sot, në mëngjes u nda nga jeta,veprimtari dhe një nga ideologët e çështjes kombëtare, Gani Sylaj i cili me devotshmërinë e tij të pashoqe, nga vitet 70, të shekullit të kaluar, me veprimtarinë ilegale atdhetare, filloi rrugëtimin për liri dhe çlirim.

Gani Sylaj, i lindur më 14 janar 1952, në fshatin Kishnarekë, Komuna e Drenasit, ish Gllogoci.
Shkollën fillore e ka nisur në Kishnarekë ndërsa e ka përfunduar në Komoran. Në Prishtinë ka mbaruar Shkollën e Mesme Normale në vitin shkollor 1971/72. Në vitin 1973 regjistron degën e Filozofi-Sociologjisë në Fakultetin Filozofik, të cilin e ndërprenë në vitin 1974, kur i përkushtohet tërësisht organizimit ilegal në Grupin Revolucionar të Kosovës, më vonë Grupi Marksist-leninist i Kosovës…
Në vitin 1979 burgoset dy muaj për kundërvajtje, në Gjykatën komunale në Drenas, ish Gllogoc.
Pa mbaruar këtë dënim, në Burgun e Prishtinës, dërgohet në Burgun e Shkupit, ku në vitin 1980 dënohet me 4 vjet burgim. Fillon vuajtjen e dënimit në Burgun e Idrizovës, në Maqedoni deri në shkurt të vitit 1982,.
Sigurimi jugosllav në shkurt të vitit 1982, e transferon në Burgun e Prishtinës, për ta dënuar me 12 vjet burg, të cilat i mbajti në burgun e Mitrovicës dhe në Burgun Hetues të Somborit, në Vojvodinë.
“Lëvizjen tonë e ka karakterizuar unitet dhe besa, jo grindjet”.
Veprimtari që dikur vepronte në ilegalitet, Gani Sylaj, ka shkruar një libër “Nga Grupi Revolucionar te Fronti i Republikës” rreth funksionimit të periudhës ilegale të viteve 70-ta.
LIBRI NUK KA NGJYRË TË KUQE, POR SHKRIMET QË KA BRENDA U LANË ME GJAKUN E DËSHMORËVE

Ai veprimin në kohën e atëhershme e ka quajtur “ilegalitet i thellë”.“Shkrimet e më hershem janë mbështetur në dokumente të pjesshme. Atëherë ka pasur pak shkrime pasi atëherë janë munduar ta fshehin njerëzit punën sepse ishte veprim në ilegalitet”.“Jam mundur dy gjëra; të jetë i kuptueshëm për lexuesit dhe jam mundur që figurat e shokëve më të cilat kam bashkëvepruar t’i paraqes ashtu siç janë”.
Nga burgu është liruar në vitin 1990.
Lexoni faksimilet e faqes së 1, 3, 4 dhe 24 të këtij Aktgjykimi:


NË EMËR TË POPULLIT
A.p – nr. 135/83
Gjykata Supreme e Kosovës – kolegji i përbërë nga gjyqtarët: Aqif Tuhina, kryetar, Tadej Rodiqi, Shefqet Qytyqi, Miodrag Bërklaq dhe Halil Halilaj, anëtarë, me bashkëpunëtorin profesional Qerim Metaj, procesmbajtës, në lëndën penale të të akuzuarve: Jakup Krasniqi nga Negrovci, Mehmet Hajrizi nga Prishtina, Gani Syla nga Kishnareka, Nebih Murtaj nga Prishtina, Berat Luzha nga Begraca, Sherafedin Berisha nga Prishtina, Ismail Syla nga Kishnareka dhe Jahir Hajrizi nga Prishtina, për veprën penale të bashkimit për veprimtari armiqësore të parashikuar nga neni 136 par. 1 lidhur me nenin 114 të LP të RSFJ dhe të akuzuarve: Sheqir Zeneli nga Prapashtica, Fehmi Plakiçi nga Nekovci, Azem Syla nga Kishnareka, Xhevdet Syla nga Prishtina, Fatmir Krasniqi nga Tërpezi, Ferit Qollaku nga Gajra, Hysni Hoti nga Caralluka, Kadri Luzha nga Begraca, Mustafa Ademi nga Prishtina dhe Jashar Alijaj nga Kovraga, për veprën penale të bashkimit për veprimtari armiqësore, të parashikuar nga neni 136 par. 2 lidhur me nenin 114 të LP të RSFJ.

Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, 10 korrik 1982: Nga e djathta në të majtë – Jakup Krasniqi, Mehmet Hajrizi, Gani Sylaj, Nezir Myrtaj dhe Berat Luzha. Ky është grupi i parë prej 19 anëtarëve të OMLK’së. Në foto mungon Hydajet Hyseni, i cili nuk u paraqitë në gjykim me arsyetimin e Trupit Gjykues se ai është i sëmurë. Drejtuesit e grupit protestuan, duke e bërë të pamundur mbajtjen e seancës së parë, sepse është dyshuar se Hydajeti është vrarë…
Pas burgut, nga viti 1990 – 1994 ushtron disa funksione dhe merret me një sërë aktivitetesh: me iniciativën e kolektivit të shkollës fillore të fshatit të lindjes, zgjidhet drejtor i Shkollës Fillore.
Kur u themelua Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë, u zgjodh kryetar për Komunën e Drenasit, ndërsa në kuadër të kryesisë së kësaj shoqatë ishte i ngarkuar edhe me detyra të tjera; në Lidhjen demokratike të Kosovës, anëtar i kryesisë së degës së Drenasit dhe delegat në kuvendin e saj; në Lëvizjen për Republikën e Kosovës, kryetar; Në Këshillin për Financim, anëtar i kryesisë së degës në Drenas dhe anëtar i komisionit të kontrollit në nivel të Këshillit.
Një ndër redaktoret e Gazetës “Bashkimi” etj.
Pas shpërthimit të parë të Jasharëve, së bashku me shokët e burgut etj, merr pjesë në tërheqjen dhe strehimin e qetës së Adem Jasharit (1991).
1994 -2000 pasi i shpëton një ekspedite të policisë serbe, emigron në Zvicër.
Fillimisht kryetar i nëndegës së Cyrihut e më vonë kryetar i degës së LDK-së në Zvicrës.
Bashkëpunëtor i Ministrisë së Arsimit në mërgim;
Anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Arsimtarëve dhe Pedagogëve Shqiptarë në Zvicër;
Kryetar i Emergjencës për Zvicër;
Kryetar i degës së Lidhjes së Bashkuar Demokratike në Zvicër, etj.
Prill-qershor të vitit 1999, Zëdhënës i UÇK-së dhe Zëvendëskomandant për Zonën e Veriut;
Anëtarë i Fondit Vendlindja Thërret;
1999-2000, në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës, Zëvendësministër i Ministrisë për Emigracion;
2000-2001 drejtor i Agjencisë së Lajmeve “Kosovapress”;
2001-2002, ndjek kursin për organizimin e partive politike në kuadër të NDI-së, (Instituti Nacional Demokratik).
2002-2005. Kryetar i degës së Partisë Demokratike të Kosovës për Drenas dhe anëtar i Këshillit Drejtues i PDK-së;
Kryetar i Komunës së Drenasit; i certifikuar për pushtetin lokal në Universitetin Georgetown në Uashington, SHBA (2004);
2006-2011. Drejtues ekzekutiv në Shoqatën e ish-të Burgosurve Politikë; 2008-2011 anëtar i Bordit të Drejtorëve të PTK-së, etj.
Gjilan, 04.07. 2019
Komentet