Kanadezi Jeremy Gohier bën përshtypje me madhësinë, lëvizshmërinë dhe talentin e tij. Ai është ylli në ngritje i basketbollit, është 2.31 metra i gjatë në moshën 15 vjeç.
KANADA – Jeremy Gohier, gjiganti 15-vjeçar i cili është rritur tashmë në 2.31 m (ai ishte tashmë 2.21 m i gjatë në moshën 13 vjeç), bën përshtypje me lëvizshmërinë dhe aftësitë e tij në lojën e basketbollit.
Në ndeshjen e tij të fundit me Nobel Elite ai shënoi 46 pikë (23 nga 32 gjuajtje nga fusha), 19 ribaunde dhe 5 bllokime kundër LaSalle.
Jeremy Gohier, gjiganti i ri i basketbollit: “Ndonjëherë do të doja të zhdukesha, do të doja të isha 1.80 metra i gjatë
Gohier, i cili është tashmë një lojtar ndërkombëtar për Kanadanë në nivelin e të rinjve, pranon se “sa herë që shkoj diku, të gjithë më shikojnë. Do të doja të isha 1.80 m i gjatë. Ndonjëherë do të doja të zhdukesha, por preferoj të kem gjatësinë time aktuale dhe të luaj basketboll”.
Në moshën dy vjeç ai ishte 1.20 metra i gjatë. Ndërsa në moshën nëntë vjeç ai ishte tashmë 1.70 metra i gjatë.
Prindërit e tij janë me gjatësi mesatare: 1.83 metra i jati dhe 1.70 metra e jëma. Megjithatë, njëri nga gjyshërit e tij arriti 1.96 metra dhe disa të afërm janë afër 2.10 metrave. dosje.al