Mora një unë zjarri t`ndezur,
eca përmbi borë, pa gjurmë,
ndeza një oxhak dikund në fushën e vendit tim,
emër Krasniqe, ia vura sinqerisht,
me unën në dorë, n`Mertur gjeta ndez oxhak e sofër shtruar,
n`Nikaj gjeta ferlig, pjek për festën e t`gjithëve,
Bytyçi pritje si kurrkush ndonjëherë.
N,Gash gjeta një gur,
ndez oxhak kuvend drite,
gurin e ndeza ta pjek në ditën e t`shumtëve,
prej tij të nxjerrë baltë,
sa me mbjellë një grusht misër,
të bluaj edhe mokna ime njëherë në njëmijë vjet,
la në miell nxora shpatën e gurtë,
shndriste si ylli i para hanës,
më të e ndava në dysh yllin e mengjesit,
diellit ia këputa rrezet,
prej atje flakë mori mali, pylli e guri u shkri,
vendosa t`luaj me diellin si me rrasat në bjeshkë.
.
E gjuajta, me peshën e tij,
shkëmbit i ndërrova emër,
pa diell krejt në errësirë,
udhëtar i gjetur rrugëve pa emër,
.
Dikund afër moknes gjetën santalet e françeskanit,
një asket i vonuar me diellin në krah po vjen,
sandalet i fshehu në dy brinjët poshtë këmishes,
mori rrugën brinjaz dervishi,
në kishën sipër kodrës derën hapur,
me fratin pinë një gotë verë.
Unë shikoj kohën,
s`dua të jem dëshmitar.
Lutem, Lutem të mbesë Shqiptar.
.