UGSHPD (Unioni I Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës), ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e protestës në Shqipëri. Ai ka mbështetur kërkesat e drejta që janë parashtruar në këto zhvillime gati pesë mujore që kanë të bëjnë me keq qeverisjen, mosfunksionimin e parlamentit, cenimin e sigurisë kombëtare, shitjen dhe dhënien për përdorim pronave publike klientëve të kryeministrit, kontrollin propagandistik dhe censurimin e informacionit përmes medias, moslejimin dhe ushtrimin e lirisë dhe të drejtave themelore të qytetarëve deri tek vota e lirë dhe mes shumë të tjerave ndarjen përfundimtare të shoqërisë shqiptare në dy familje kundër njëra-tjetrës, atë të “Shqipërisë së shqiptarëve që janë pjesë e Evropës” dhe “Familjen e narkotrafikut në pushtet” që po përdor dhunën verbale dhe fizike mbi popullsinë, Familjet Shqiptare.
Pa humbur kohë në dobi të parandalimit të kaosit dhe acarimit të situatës për shkak të emergjencës dhe afrimit të mbajtjes së një proteste masive të përgjithshme të paralajmëruar nga Lëvizja Studentore në Ditën e 12-të saj (24 Tetor 2026), që i shtohet si qëndresë protestës paqësore 135 ditore të njohur “Revolucioni i Flamingove” dhe që e ka forcuar kërkesën kryesore dorëheqjen e kryeministrit(!), bëjmë të ditur se mekanizmi ligjor i nevojshëm është ushtrimi i ligjit. Neni 84 në Kodin e Procedurës Penale shpjegon se çfarë është Kanosja (Kërcënimi) dhe masa e dënimit.
Në Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, ai trajtohet kryesisht nën dispozitat e kanosjes dhe përndjekjes: [1, 2]
1. Kanosja (Neni 84)Përkufizimi: Kanosja serioze për vrasje ose për plagosje të rëndë që i bëhet një personi.
Lloji i veprës: Përbën kundërvajtje penale.
Dënimi: Dënohet me gjobë ose me burgim deri në 1 vit. [1]
2. Kanosja për hakmarrje ose gjakmarrje (Neni 83/a)
Përkufizimi: Kanosja serioze për hakmarrje ose gjakmarrje që i bëhet një personi ose të mituri për t’u ngujuar.
Dënimi: Dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet. [1]
3. Kanosja me motive racizmi dhe ksenofobie nëpërmjet sistemit kompjuterik (Neni 84/a)
Përkufizimi: Kanosja serioze për vrasje ose plagosje të rëndë përmes sistemeve kompjuterike, për shkak të përkatësisë etnike, kombësisë, race apo feje.
Dënimi: Dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet. [1]
4. Përndjekja (Neni 121/a)
Përkufizimi: Kërcënimi ose ngacmimi i një personi me anë të veprimeve të përsëritura, me qëllim për t’i shkaktuar gjendje të rëndë ankthi/frike për sigurinë vetjake (ose të një të afërmi/lidhje shpirtërore), apo për ta detyruar të ndryshojë mënyrën e jetesës. [1]
Dënimi: Dënohet me burgim nga 6 muaj deri në 4 vjet. [1]
Rrethana rënduese: Dënimi rritet nëse vepra kryhet nga ish-bashkëshorti/ish-bashkëjetuesi (+1/3 e dënimit), ose ndaj të miturve, grave shtatzëna apo personave të pazotë për mbrojtje (deri në +1/2 e dënimit).
Janë të shkruara.
Le të mbajmë mend mend se pas gjithë retorikës e demagogjisë me daljen e sotme në tërësinë e përmbajtjes që ka pikërisht ky nen, kryeministri ka depozituar dëshminë dhe ka kallxuar veten kur thotë se :-“… ka një orë për të folur për të gjitha, ora për të folur ishte kjo. Nesër do t’ju ekspozojmë të tjera gjëra për të ndarë me të gjithë bindje Të rrënjosur tek informacioni, të rrënjosur tek funksionimi i institucioneve. Bindje se askush nuk do të mbetet pa u ekspozuar. Shumë faleminderit.” (Minuta 23-25 e depozitës).
Është rasti që drejtësia të veprojë si një institucion i pavarur dhe me integritet.
Dhuna e ushtruar, e dokumentuar kryesisht nga persona të paidentifikuar në rradhët e policisë të kujton “Los Collectivos” (Venezuelë prej 1960- ndalimin e Maduros), të narko regjimit në Venezuelë me shtrirje të krimit në politikë dhe qeverisje, në territor dhe pushtet lokal si dhe në dëmtimin e veprimtarive të organizimeve joqeveritare në veprimtarinë civile.
Ky parashtrim kërkon ndërgjegjësim dhe veprim për t’u parandaluar pasojat e papritura mbi protestuesit në ditët që vijnë pavarësisht dorëheqjes së kryeministrit.
UGSHPD herë pas here* në qëndrimet e veta ka analizuar dhe argumentuar rrënimin gradual të demokracisë dhe përqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e kryeministrit dhe kryetarit të elitës së Rilindjes Socialiste (gabimisht në emër të PS).
Koha që drejtësia të veprojë për mbrojtjen e jetës dhe paqes sociale.
_________
*https://www.voal.ch/ugshpd-rama-ka-konsumuar-cdo-akt-kunder-opozites-neser-nje-diktator/aktuale/fokus/
*https://www.voal.ch/ugshpd-a-do-te-kemi-ne-5-10-vitet-e-ardheshme-nje-shtatore-te-rames-ne-sheshe-pas-piramides-edhe-froni-virtual/aktuale/fokus/
* https://www.voal.ch/ugshpd-rama-veliaj-krize-e-rrezikshme-ne-shperthim/aktuale/fokus/
23 Tetor, 2026




Ditlindja 1028????
Ishte lapsus, gjithësesi ju flm! PO të paktën dilni me emër!
Tregoni se është gjakovarë.