VOAL

VOAL

Arsyeja e çuditshme, ja pse nuk qeshin rusët

October 7, 2018

Komentet

Pas bisedimeve në Paris, a u hap një kapitull i ri për paqe në Ukrainë?

Takimi në Paris më 17 prill 2025.

 

Ray Furlong

Së fundi është folur për arritjen e një armëpushimi në Ukrainë deri në festën e Pashkëve. Kjo nuk ka ndodhur, por mund të ketë pasur përparim të prekshëm në përpjekjet diplomatike që mund të ngjallin shpresë këtë fundjavë.

Zërat që dolën nga Parisi pas bisedimeve në nivel të lartë mes vendeve kryesore evropiane, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara kanë qenë jashtëzakonisht pozitive.

Ky ishte takimi i parë mes tyre në një format të tillë, dhe në shumë mënyra sinjalet nuk ishin të mira.

Përpjekjet e SHBA-së për ta bindur Rusinë që të pranojë një lloj armëpushimi, janë pritur me deklarime të paqarta dhe shtim të bombardimeve nga Moska.

I dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, tha se një marrëveshje po “vinte” pas takimit të tij të tretë me presidentin rus, Vladimir Putin, më 11 prill, duke lënë të kuptohet se Ukraina duhet të bëjë lëshime të mëdha territoriale ndaj Rusisë.

Në Kiev, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, akuzoi Witkoff për “përhapje të narrativëve ruse”.

Pa kamera, ju lutem

Në Paris, një video 45-sekondëshe u publikua, në të cilën shfaqej Emmanuel Bonne, këshilltar i lartë francez, që duket se i kërkoi Steve Witkoffit që të fillonte procedurat me një përmbledhje para se kameramanët të largoheshin me nxitim nga ekipet e sigurimit.

Dukej se ata dëshironin që t’i largonin kamerat para se të thoshin ndonjë gjë.

“Është krejtësisht e qartë se shumica e liderëve evropianë, përfshirë [presidentin francez, Emmanuel] Macron, janë plotësisht kundër të gjitha propozimeve të bëra, veçanërisht nga Steve Witkoff”, tha për Radion Evropa e Lirë, analisti politik francez Nicolas Tenzer.

Por, Tenzer, i cili udhëheq Qendrën për Studime dhe Kërkime mbi Vendimmarrjen Politike (CERAP), një institut në Paris, shtoi se vetëm mbajtja e këtij takimi është shenjë përparimi.

“Tani po kuptojnë se nuk mund të arrijnë asnjë lloj marrëveshjeje pa evropianët”, tha ai.

Pas takimit nuk u njoftua për ndonjë marrëveshje për Ukrainën. Por, palët u pajtuan që të zhvillojnë bisedime të reja javën e ardhshme në Londër, me një format të ri: Evropë, Ukrainë dhe SHBA. Dhe kjo gjë duket se është zhvillim i rëndësishëm.

Një ditë pas takimit në Paris, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se biseda në Paris ishte konstruktive dhe rezultoi në një përmbledhje të hapave drejt paqes.

Rubio tha të premten se ai shpreson që evropianët do të mbeten të angazhuar në bisedimet e udhëhequra nga SHBA-ja drejt një armëpushimi në Ukrainë.

“Ne do të dëshironim që ata të mbeten të angazhuar… Mendoj se Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania mund të na ndihmojnë që ta çojmë këtë çështje drejt një zgjidhjeje. Mendoj se ata ishin shumë ndihmues dhe shumë konstruktivë në idetë e tyre”, tha Rubio për gazetarët.

Ai po ashtu tha se SHBA-ja mund të tërhiqet nga përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje të paqes mes Rusisë dhe Ukrainës, nëse nuk bëhet përparim shpejt.

“Ne nuk do ta vazhdojmë këtë përpjekje për javë apo muaj të tërë. Duhet të përcaktojmë shumë shpejt, dhe kur them shumë shpejt, flas për çështje ditësh, nëse kjo [arritja e një marrëveshjeje] është e realizueshme në javët e ardhshme. Nëse kjo ndodh, atëherë ne jemi brenda procesit. Nëse jo, atëherë ne kemi prioritete të tjera ku duhet të përqendrohemi po ashtu”, deklaroi kryediplomati amerikan.

Një ulëse në tavolinë

Në bisedimet e Parisit ishte i pranishëm edhe i dërguari amerikan, Keith Kellogg, i cili në shkurt në Munih kishte deklaruar se Evropa nuk do të kishte vend në tavolinë, kur të negociohej e ardhmja e Ukrainës. Që nga ajo kohë, Kellogg kryesisht ka munguar në takimet e rëndësishme.

“‘E3’ është në tryezë dhe po e bëjmë këtë me një ambicie evropiane”, tha një diplomat francez, duke iu referuar Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, që njihen si grupi “E3”.

Alina Polyakova, presidente e Qendrës për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA) në Uashington, tha gjithashtu se takimi në Paris sugjeron se Uashingtoni tani po kërkon mbështetje nga Evropa.

“Ata e kuptuan që nevojitet kontributi evropian sepse edhe ata kanë interesa të drejtpërdrejta në këtë situatë”, tha ajo.

“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me një pjesë të territorit në Ukrainë. Kjo lidhet me çështjen më të gjerë të sigurisë evropiane dhe nuk mund t’i ndash këto dy gjëra”.

Po ashtu, zhvillime diplomatike kishte edhe në vende të tjera.

Teksa udhëheqësit u mblodhën në Paris, presidenti amerikan, Donald Trump, priti në Shtëpinë e Bardhë kryeministren italiane, Giorgia Meloni.

Ai tha se mund të ketë dy zhvillime të tjera në ditët në vijim: një marrëveshje me Ukrainën për t’i dhënë Shteteve të Bashkuara qasje në mineralet e saj të rralla dhe një përgjigje nga Rusia për një armëpushim të mundshëm në Ukrainë.

Në të dyja rastet, deklaratat optimiste të mëparshme nga zyrtarët amerikanë nuk kanë pasur rezultat.

Por, mundësia e një rrugë diplomatike të re që përfshin Evropën, Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara është vërtet e re. Pyetja tani është nëse takimi i paralajmëruar që të mbahet në Londër do të jetë fillimi i një procesi të ri dhe produktiv diplomatik – apo thjesht një tjetër rrugë pa shtegdalje.

Radio Evropa e Lirë

Përgatiti: Mimoza Sadiku

Rubio: Do të tërhiqemi nga marrëveshja e paqes Rusi-Ukrainë nëse s’ka përparim

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio. Paris, 17 prill 2025.

 

Radio Evropa e Lirë

Presidenti amerikan, Donald Trump, do të tërhiqet brenda ditësh nga përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje të paqes mes Rusisë dhe Ukrainës, nëse nuk ka sinjale të qarta se mund të arrihet një marrëveshje.

Kështu deklaroi më 18 prill sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

“Ne nuk do ta vazhdojmë këtë përpjekje për javë apo muaj të tërë. Duhet të përcaktojmë shumë shpejt, dhe kur them shumë shpejt, flas për çështje ditësh, nëse kjo [arritja e një marrëveshjeje] është e realizueshme në javët e ardhshme. Nëse kjo ndodh, atëherë ne jemi brenda procesit. Nëse jo, atëherë ne kemi prioritete të tjera ku duhet të përqendrohemi po ashtu”, tha Rubio në Paris.

Kryediplomati Rubio tha se presidenti Trump është ende i interesuar për një marrëveshje, por është i gatshëm të tërhiqet nëse nuk ka sinjale të menjëhershme të përparimit.

Rubio mori pjesë në bisedimet njëditore në Paris të mbajtura të enjten, ku ishin të pranishëm zyrtarët evropianë dhe ukrainas. Kryediplomati amerikan tha se diskutimet ishin konstruktive dhe rezultuan në një përmbledhje të hapave drejt paqes.

Franca ishte mikpritëse e takimit dhe për herë të parë, zyrtarët e lartë amerikanë, ukrainas dhe evropianë u takuan së bashku për të diskutuar për përfundimin e luftës.

Rubio tha të premten se ai shpreson që evropianët do të mbeten të angazhuar në bisedimet e udhëhequra nga SHBA-ja drejt një armëpushimi në Ukrainë.

“Ne do të dëshironim që ata të mbeten të angazhuar… Mendoj se Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania mund të na ndihmojnë që ta çojmë këtë çështje drejt një zgjidhjeje. Mendoj se ata ishin shumë ndihmues dhe shumë konstruktivë në idetë e tyre”, tha Rubio për gazetarët, teksa u largua nga Parisi pas takimit me zyrtarët evropianë.

Që kur mori mandatin e presidentit në janar, administrata e Trumpit ka zhvilluar disa runde takimesh me Rusinë dhe Ukrainën, në përpjekje për të arritur një armëpushim në luftën që nisi në shkurt të vitit 2022 dhe deklaratat e Rubios vënë në pah pakënaqësitë në rritje të SHBA-së lidhur me mungesën e përparimit drejt dhënies fund të luftës.

Moska ka refuzuar që të pranojë propozimin e armëpushimit të paraqitur nga SHBA-ja, të cilin e ka pranuar Ukraina. Moska ka vendosur kushte, duke kërkuar që Ukraina të ndalë përpjekjet për mobilizim dhe që Perëndimi të ndalë dërgesat me armë për Kievin. Por, këto kërkesa janë refuzuar nga Ukraina.

Pse Kina po e shfaq mbizotërimin e saj me minerale të rralla në luftën tregtare me SHBA-në?

Një pamje nga afër e metaleve të rralla tokësore të prodhuara në një fabrikë në Teksas, SHBA. (Fotografi nga arkivi)

 

Reid Standish

Ato kanë emra vështirë të shqiptueshëm; janë thelbësore për prodhimin modern dhe po zhvendosen gjithnjë e më në qendër të luftës tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Furnizimi global me këto minerale të rralla – një grup prej 17 elementeve thelbësore që gjenden gjithkund, nga bateritë e automjeteve elektrike e deri te teknologjia e rëndësishme e mbrojtjes – kontrollohet kryesisht nga Kina.

Pekini tani po kërkon ta përdorë këtë përparësi strategjike në përplasjet e vazhdueshme dhe tensionet tregtare me Uashingtonin.

Duke u përgjigjur ndaj tarifave të vendosura së fundi nga Shtetet e Bashkuara, Kina i kufizoi shitjet në SHBA për shtatë elemente të rralla. Edhe pse nuk është ndalim i plotë, kjo masë u kërkon prodhuesve të aplikojnë për licenca eksporti në Qeverinë kineze.

Shqetësimet po shtohen se kjo mund të çojë në rritje çmimesh dhe ndërprerje të furnizimit, gjë që mund të ndikojë veçanërisht në kompanitë amerikane të mbrojtjes.

“Ajo që ishte nafta për shekullin e XX-të, janë mineralet e rralla për shekullin e XXI-të”, tha Sean McFate, profesor në Shkollën Maxwell të Universitetit Syracuse për Shtetësi dhe Çështje Publike.

“Mikroçipat, teknologjia e gjelbër dhe informatika kuantike, të gjitha këto, kërkojnë minerale të rralla, dhe Kina i ka shumicën e tyre. Kjo është çështje e sigurisë kombëtare që shkon përtej tregut të aksioneve”, shtoi ai.

Kina kontrollon më shumë se dy të tretat e prodhimit global të elementeve të rralla dhe mbi 90 për qind të kapacitetit të përpunimit.

Ajo gjithashtu ka në thelb një monopol mbi përpunimin e mineraleve të rënda të rralla, një nëngrup që përdoret në sektorin e mbrojtjes në SHBA për të prodhuar magnete të fuqishme, që janë të nevojshme për avionë luftarakë, anije luftarake, raketa, tanke dhe laserë.

Mbetet për t’u parë si do t’i zbatojë Kina këto kufizime të reja, por një raport nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) në Uashington paralajmëron se ato me gjasë do të shkaktojnë ndërprerje të eksporteve, derisa Pekini ta sjellë sistemin e licencimit, dhe do të shkaktojnë ndërprerje të furnizimit për disa kompani amerikane, veçanërisht ato në sektorin e sigurisë kombëtare.

“Shtetet e Bashkuara janë veçanërisht të cenueshme ndaj këtyre zinxhirëve të furnizimit”, thuhet në raportin e 14 prillit. “Aktualisht, nuk ka ndarje të mineraleve të rënda të rralla në SHBA”.

Si po i kufizon Kina mineralet e rralla?

Kufizimet e reja të eksportit zbatohen për shtatë elemente të rralla, të mesme dhe të rënda: samarium, gadolinjium, terbium, disprosium, lutetium, skandium dhe itrium – të gjitha të rëndësishme në sektorin e mbrojtjes.
Itriumi, për shembull, përdoret si mbështjellës për motorët e avionëve për t’i bërë ballë temperaturave të larta, për ta parandaluar shkrirjen e tyre gjatë fluturimit.

Derisa Pentagoni dhe firmat amerikane kanë rezerva, besohet se ato nuk janë të mjaftueshme për ta përballuar ndonjë ndërprerje të zgjatur të furnizimit. Përveç ndalimit të vetë elementeve, Pekini ka vendosur gjithashtu 16 entitete amerikane – të gjitha përveç njërës janë në industrinë e mbrojtjes dhe hapësirës – në listën e tij të kontrollit të eksportit, duke ua kufizuar atyre pranimin e mallrave me përdorim të dyfishtë, përfshirë elementet e rralla.

Dimitar Gueorguiev, profesor në Universitetin Syracuse, thotë se ai e sheh këtë lëvizje të fundit më shumë si një sinjal nga Pekini për “aftësinë e tij për t’i kufizuar këto eksporte, nëse lufta tregtare përshkallëzohet më shumë”.

“Është e rëndësishme të kihet parasysh se shumica e importuesve kanë pasur këtë shqetësim prej kohësh dhe ka mundësi të jenë furnizuar për të paktën disa muaj”, tha ai.

Megjithatë, këto masa dhe mundësia për t’i përshkallëzuar ato janë mjet i fuqishëm për Kinën.

Përveç aftësisë për t’i ndalur furnizimet, mbizotërimi i tregut nga Pekini ia lejon atij gjithashtu t’i diktojë çmimet, që do të thotë se mund t’i rrisë kostot për klientë të caktuar, ose t’i kufizojë furnizimet me minerale të rralla jashtë kontrollit të saj, duke mbajtur çmime të ulëta.

Kjo u pa edhe në masa të mëparshme të zbatuara nga Kina. Në vitin 2023, Pekini kufizoi eksportet e galiumit dhe germaniumit, që përdoren në çipa, radarë dhe satelitë. Kjo u pasua nga një ndalim i plotë i eksportit të tyre në SHBA në dhjetor 2024.

Prej atëherë, çmimet janë rritur ndjeshëm dhe tregu global është fragmentuar. Galiumi i blerë nga vendet perëndimore është dy deri në tre herë më i shtrenjtë se ai i blerë në Kinë, sipas Project Blue.

Raporti i CSIS-it gjithashtu paralajmëron se e eksportit nga Kina paraqesin kërcënim të drejtpërdrejtë për gatishmërinë ushtarake të SHBA-së, duke shtuar shqetësimet e ngritura nga ligjvënësit dhe analistët se vendi po mbetet pas në prodhim në mbrojtje.

“Edhe para kufizimeve të fundit, baza industriale e mbrojtjes në SHBA luftonte me kapacitet të kufizuar dhe nuk kishte aftësinë për të rritur prodhimin për të përmbushur kërkesat teknologjike të mbrojtjes”, thuhet në raport.

Autorët e raportit citojnë një vlerësim – nga një zyrtar i Forcave Ajrore të SHBA-së në vitin 2022 – se Kina po siguron sisteme dhe pajisje të avancuara armësh pesë deri në gjashtë herë më shpejt se Shtetet e Bashkuara.

Si mund të përgjigjet SHBA-ja?

Përballë trysnisë nga Kina, ekspertët thonë se SHBA-ja duhet të ndërmarrë politika për ta shtuar prodhimin vendës dhe të kërkojë burime të reja në vende të tjera.

Qysh në vitet e ’80-ta, SHBA-ja ishte lider në prodhimin e elementeve të rralla, por rritja e çmimeve çoi në mbylljen e minierës kryesore, Mountain Pass, në Kaliforni në fillim të viteve 2000.

Kjo minierë është rihapur më pas dhe administrata të njëpasnjëshme amerikane, përfshirë atë të presidentit Donald Trump gjatë mandatit të tij të parë, kanë ndarë të holla për nxjerrjen dhe përpunimin e elementeve të rralla.

Por, ta zësh Kinën në garë për elemente të rralla dhe minerale të tjera të rralla, kërkon kohë dhe kushton shumë.

Disa që punojnë në këtë sektor thonë gjithashtu se pjesë të tjera të tarifave të vendosura nga Trump mund të kenë ndikime të dëmshme anësore, duke e bërë të vështirë rritjen e shpejtë të prodhimit.

Në podkastin “Rare Earth Exchanges”, sipërmarrësi i industrisë, Daniel O’Connor, tha se materialet e tarifuara, si çeliku dhe alumini, janë jetike në miniera dhe përpunim.

“Mos vendosni tarifa për gjërat që na duhen për të ndërtuar infrastrukturën”, tha ai.

SHBA-ja po kërkon gjithashtu të sigurojë furnizime jashtë vendit, pasi administrata Trump synon të ketë më shumë qasje te elemente të rralla dhe mineralet jetike në Grenlandë dhe Ukrainë, ku Kievi dhe Uashingtoni thuhet se janë afër një marrëveshjeje.

Uashingtoni ka sponsorizuar gjithashtu miniera të reja në Brazil dhe Afrikën e Jugut, dhe po financon objektin e parë të madh për përpunimin e elementeve të rënda të rralla jashtë Kinës, në Teksas, megjithëse asaj do t’i duhen vite për të dhënë rezultate.

Ndërkohë, pritet që Pekini të vazhdojë të përdorë elementet e rralla si mjet trysnie ndaj Uashingtonit.

“Kjo është bërë pjesë e strategjisë së Pekinit kur përballet me SHBA-në”, shkroi më 14 prill Neil Shearing, ekonomist i grupit Capital Economics.

Radio Evropa e Lirë

Përgatiti: Ekrem Idrizi

Përkujtimorja e luftës së dytë botërore, Gjermania nuk fton në parlament më 8 maj ambasadorët rusë dhe bjellorusë

Parlamenti gjerman ka mbajtur jashtë listës së të ftuarve ambasadorët e Rusisë dhe Bjellorusisë për një seancë speciale më 8 maj që shënon 80 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë, tha të enjten një zëdhënës i legjislaturës.

Vendimi nxjerr në pah shqetësimin në Gjermani për mënyrën se si të trajtohet roli i Rusisë në çlirimin e Evropës nga terrori nazist gjatë vitit të përvjetorit, duke pasur parasysh se Presidenti Vladimir Putin ka përdorur trashëgiminë e Luftës së Dytë Botërore për të justifikuar pushtimin e tij në Ukrainë. bw

Liderë të lartë ukrainas, evropianë dhe amerikanë takohen në Paris

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Gjermanisë, Jens Ploetner, majtas, dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, flasin gjatë një takimi në Pallatin Elize, në Paris, më 17 prill.

 

Radio Evropa e Lirë

Zyrtarë të lartë nga vende të rëndësishme evropiane, Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina janë mbledhur në Paris të enjten, disa ditë pas bisedimeve të drejtpërdrejta midis Uashingtonit dhe Moskës, të cilat synojnë t’i japin fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.

Lufta në Ukrainë, të cilën Moska e nisi më 2022, është më e madhja në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Kjo është hera e parë që do të zhvillohen takime ballë për ballë midis liderëve të lartë evropianë dhe ukrainas dhe të dërguarit të posaçëm amerikan, Steve Witkoff, pas takimit të tij më të fundit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, javën e kaluar.

Moska nuk ka pranuar ta nënshkruajë një marrëveshje të gjerë armëpushimi, e cila u propozua nga presidenti amerikan, Donald Trump. Ukraina e ka pranuar atë tashmë.

Rusia ka thënë se çdo marrëveshje është e kushtëzuar me ndalimin e përpjekjeve për mobilizim nga Kievi, si dhe me ndërprerjen e furnizimit të Ukrainës me armë nga Perëndimi. Këto kërkesa janë hedhur poshtë nga Ukraina.

Megjithatë, Witkoff tha së fundmi për Fox News se beson që një marrëveshje për paqe është “duke ndodhur”.

Ai tha se ka dëgjuar “cilat janë kërkesat e Putinit për një paqe të përhershme këtu”, duke shtuar se bëhej fjalë “për të ashtuquajturat pesë territore”. Kjo i referohet pjesëve të Ukrainës të pushtuara pjesërisht nga Rusia.

Derisa bisedimet filluan, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se teksa Uashingtoni po punon për paqen, “nga evropianët ne shohim një përqendrim në vazhdimin e luftës”.

Ndërkohë, Rusia nuk i ka ndalur sulmet vdekjeprurëse me raketa mbi qytetet ukrainase ditët e fundit. Më 16 prill, një sulm me dronë rusë në qytetin Dnipro vrau të paktën pesë njerëz.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje pjesëmarrësve në bisedimet në Paris që të ushtrojnë trysni ndaj Rusisë për ta pranuar armëpushimin.

“Rusia e përdor çdo ditë dhe çdo natë për të vrarë. Ne duhet të ushtrojmë trysni mbi vrasësit… për ta përfunduar këtë luftë dhe për të garantuar paqe të qëndrueshme”, tha Zelensky në një postim në Telegram.

Përveç Witkoffit, në bisedime do të marrin pjesë edhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe i dërguari i presidentit ukrainas, Andriy Yermak.

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Britanisë, Jonathan Powell, dhe Jens Ploetner, këshilltar i lartë i kancelarit gjerman Olaf Scholz, mbajtën takim paraprakisht me Witkoffin në Pallatin Elize.

Para bisedimeve në Paris, analisti politik Anton Penkovsky tha për Current Time të Radios Evropa e Lirë se nuk priste vendime të mëdha.

“Mendoj se mund të presim disa çështje teknike, disa vendime lidhur me armëpushimet 30-ditor, që janë shpallur tashmë dhe që lidhen me Detin e Zi dhe infrastrukturën energjetike, të cilat nuk janë respektuar. Mendoj se mund të kemi lajme për zgjatjen e tyre”, tha ai.

Në prag të mbërritjes së Rubios të enjten, Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se qëllimi i bisedimeve ishte “ta çojnë përpara synimin e presidentit Trump për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë dhe për të ndalur gjakderdhjen”.

Yermak shkroi, pasi mbërriti në Paris: “po punojmë për çështje të rëndësishme për sigurinë e Ukrainës dhe të gjithë Evropës”.

Ndërsa Uashingtoni është përpjekur t’i shtyjë përpara bisedimet për armëpushim midis Kievit dhe Moskës, vendet evropiane janë fokusuar në mbështetjen e Ukrainës dhe në planifikimin e një misioni të mundshëm ushtarak për ta forcuar çfarëdo marrëveshje armëpushimi.

“Trumpi refuzoi goditjen e Iranit nga Izraeli”, New York Times: Zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë paralajmëruan presidentin se…

Presidenti i SHBA Donald Trump ka refuzuar propozimin e Izraelit për të goditur objektet bërthamore të Iranit, raportoi New York Times të mërkurën në mbrëmje, duke cituar zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë dhe të tjerë të njohur me këtë çështje. Trump thuhet se zgjodhi në vend të kësaj të ndiqte një marrëveshje të re me Teheranin.

Sipas NYT, Izraeli kishte hartuar plane për të sulmuar objektet bërthamore të Iranit në fillim të majit, duke synuar të vonojë aftësinë e tij për të zhvilluar një armë bërthamore me një vit ose më shumë. Pas shqyrtimit të një kombinimi të sulmeve ajrore dhe sulmeve komando, shteti hebre thuhet se propozoi “një fushatë të gjerë bombardimi” që do të kishte zgjatur më shumë se një javë. Zyrtarët izraelitë kishin shpresuar se SHBA-ja jo vetëm që do ta ndriçonte operacionin, por edhe do ta mbështeste atë në mënyrë aktive.

Trump, megjithatë, e rrëzoi planin në fillim të këtij muaji, pas një “konsensusi të përafërt” në Shtëpinë e Bardhë. Zëvendëspresidenti JD Vance, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth dhe Drejtori i Inteligjencës Kombëtare Tulsi Gabbard ishin ndër zyrtarët më të lartë të administratës që thuhet se ngritën shqetësime se sulmet do të “shkallëzojnë një konflikt më të gjerë me Iranin”.

Irani dhe Izraeli shkëmbyen sulme në prill dhe tetor të vitit të kaluar, duke shënuar përshkallëzimin më dramatik midis rivalëve rajonalë.

Trump prishi marrëveshjen e vitit 2015 të mbështetur nga OKB-ja për programin bërthamor të Iranit gjatë mandatit të tij të parë në detyrë. Ai akuzoi Teheranin për shkelje të fshehtë të marrëveshjes dhe rivendosi sanksionet. Irani u përgjigj duke hequr dorë nga pajtueshmëria e tij me marrëveshjen dhe duke përshpejtuar pasurimin e uraniumit.

Muajin e kaluar, Trump kërcënoi se do të bombardonte Iranin “nëse ata nuk bëjnë një marrëveshje”, ndaj të cilit Republika Islamike u zotua të mos përkulet para presionit. Pavarësisht retorikës luftarake, SHBA dhe Irani mbajtën raundin e parë të bisedimeve në Oman të shtunën. Negociatat u zhvilluan në një “atmosferë produktive, të qetë dhe pozitive”, tha ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi. bw

Afrika po copëtohet- Një oqean i ri po shfaqet me shpejtësi të paparë, shumë më shpejt se sa pritej

Një ngjarje gjeologjike monumentale po zhvillohet në Afrikën Lindore . Thellë brenda kores së Tokës, forcat tektonike po e ndajnë gradualisht kontinentin afrikan . Kjo këputje me lëvizje të ngadaltë tani po përparon më shpejt nga sa besohej më parë dhe në fund mund të lindë një oqean krejt të ri.

Duke u shtrirë nga Mozambiku në jug deri në Detin e Kuq në veri, Sistemi Rift i Afrikës Lindore është një rrjet i gjerë i çarjeve që shënon kufirin midis pllakave tektonike afrikane dhe somaleze. Këto pllaka po largohen me një shpejtësi prej rreth 0.8 centimetra në vit, duke tërhequr skajin lindor të kontinentit nga pjesa tjetër e Afrikës.

Ndërsa ky ritëm mund të duket i ngadaltë, ngjarjet gjeologjike si tërmetet dhe aktiviteti vullkanik kanë potencialin për të shpejtuar ndjeshëm procesin. Një nga shembujt më bindës të këtij transformimi është i dukshëm në rajonin Afar të Etiopisë. Në vitin 2005, Toka u hap papritur në një sekuencë dramatike ngjarjesh.

Gjatë vetëm disa javësh, më shumë se 420 tërmete goditën rajonin, duke hapur një çarje 60 kilometra të gjatë deri në 10 metra të thellë. Gjeologët u habitën. Ajo që normalisht do të kërkonte shekuj ndodhi brenda pak ditësh.

Ky ndryshim i papritur i shpejtësisë i shtyu ekspertët të rishikonin afatet e tyre kohore: ajo që dikur mendohej se kërkonte dhjetëra miliona vjet, mund të ndodhte në vetëm një milion vjet – ose edhe më shpejt.

Përçarja e Afrikës Lindore është unike në botë. Aktualisht është i vetmi vend në planet ku shkencëtarët mund të vëzhgojnë ndarjen e kontinentit dhe formimin e një oqeani në kohë reale. Efektet afatgjata të këtij procesi do të jenë transformuese.

Ndërsa përçarja zgjerohet, Briri i Afrikës —duke përfshirë vende të tilla si Somalia, Xhibuti dhe Kenia—do të shkëputet përfundimisht nga kontinenti dhe do të largohet , duke formuar një ishull të rrethuar nga një pellg i ri oqean. Shkalla e zhvendosjes gjeografike është e madhe.

Vija bregdetare e parashikuar e kësaj mase tokësore të ardhshme mund të shtrihet nga rajoni Afar pranë Detit të Kuq deri në kufirin e Tanzanisë. Megjithëse shkencëtarët nuk mund të parashikojnë formën përfundimtare të peizazhit të ri, linjat e thyerjes janë tashmë të dukshme, duke formuar lugina të thella dhe terren të thyer në mijëra kilometra.

Lugina ikonike Great Rift Valley , që shtrihet mbi 6000 kilometra nga veriu në jug, është një nga tiparet më të habitshme të gdhendura nga këto forca tektonike. Gjeologjia e rajonit është formuar nga pika e takimit të tre pllakave tektonike: afrikane, somaleze dhe arabe.

Divergjenca e tyre e ngadaltë po krijon stres të madh brenda kores së Tokës, e cila krijohet derisa të lëshohet në shpërthime të aktivitetit sizmik. Kur kjo ndodh, toka fjalë për fjalë shpërbëhet.

Ndarja e Afrikës Lindore ka pasoja të mëdha. Ekonomikisht, ajo mund të riformësojë tregtinë rajonale. Vendet pa dalje në det si Zambia dhe Uganda përfundimisht mund të kenë akses në oqean, duke hapur shtigje të reja për tregti dhe zhvillim.

Do të shfaqen vija të reja bregdetare, të cilat mund të çojnë në ndërtimin e porteve dhe qendrave të reja të infrastrukturës. Nga pikëpamja ekologjike, formimi i një mjedisi detar ku tani ka tokë të thatë do të sjellë ndryshime të mëdha në biodiversitet. Ekosisteme të tëra do të duhet të përshtaten, ndërkohë që do të shfaqen habitate të reja.

Në të njëjtën kohë, qeveritë në të gjithë rajonin do të detyrohen të përballen me sfidat e një peizazhi në ndryshim, nga kërcënimi i rritjes së nivelit të detit te rreziku i vazhdueshëm i tërmeteve dhe shpërthimeve vullkanike.

Vendndodhja strategjike e Bririt të Afrikës shton një shtresë tjetër kompleksiteti. I ndodhur pranë hyrjes së Detit të Kuq dhe Kanalit të Suezit , rajoni është një kalim kritik për transportin global. Çdo përçarje e madhe tektonike këtu mund të jehojë shumë përtej kufijve të kontinentit.

Për momentin, pjesa më e madhe e së ardhmes mbetet e pasigurt. Ekspertët pajtohen se Afrika po shpërbëhet, por afati i saktë kohor dhe konfigurimi përfundimtar i tokës janë ende objekt i kërkimit dhe debatit të vazhdueshëm.

Disa shkencëtarë janë skeptikë në lidhje me hipotezën e nxitimit, duke theksuar se zhvendosjet tektonike nuk janë gjithmonë lineare dhe mund të ngadalësohen pas periudhave të shkurtra të aktivitetit intensiv. Megjithatë, ngjarjet e vitit 2005 mbeten një pikë kthese në mënyrën se si gjeologët e shohin këtë transformim.

Shfaqja e papritur e një çarjeje masive për një kohë kaq të shkurtër shërbeu si një thirrje zgjimi, duke konfirmuar se ndërkohë që ndryshimet e Tokës janë zakonisht graduale, ato mund të ndodhin edhe në shpërthime të shpejta.bw

Section Of A 60 Km Long Zone That Opened Up In Ethiopia In 2005

 

Kërcënimi- Shefi i spiunazhit rus: Ja shtetet që do të vuajnë së pari në konfrontimin me NATO-n

Shefi i shërbimit të spiunazhit të jashtëm të Rusisë thotë se Rusia dhe Bjellorusia janë të gatshme të veprojnë mbi atë që ai tha se ishte “përshkallëzimi” evropian rreth situatës në Ukrainë.

Sipas mediave të huaja, Sergei Naryshkin tha se të dy vendet do të hakmerren kundër NATO-s në tërësi, por sipas tij, Polonia dhe shtetet baltike do të vuajnë së pari.

Vendet e NATO-s fqinje me Rusinë kanë fortifikuar kufijtë e tyre në mes të tensioneve në rritje.

Kujtojmë se shumë shërbime të inteligjencës së shteteve europiane kanë ngritur alarmin se Rusia po përgatit një sulm në shkallë të gjerë ndaj NATO-s, megjithëse nuk ka përcaktim konkret se kur kjo mund të ndodhë.

Megjithë përpjekjet e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftimeve në Ukrainë, ende nuk është arritur të gjendet një dakordësi për armëpushimin. sn

Arabia Saudite: Nuk ka haxh veror për 16 vitet e ardhshme

Qendra Kombëtare Meteorologjike e Arabisë Saudite ka bërë me dije se Haxhi i vitit 2025 do të jetë i fundit që zhvillohet në kushte të nxehta verore për 16 vitet e ardhshme. Kjo ndodh si pasojë e lëvizjes graduale të kalendarit islamik hënor, i cili zhvendos ngjarjen rreth 10 ditë më herët çdo vit. Nga viti 2026, Haxhi do të bjerë në pranverë dhe më pas në stinën e dimrit.

Konkretisht, periudha nga viti 2026 deri në 2033 do të përkojë me muajt pranverorë, ndërsa nga 2034 deri në 2041, Haxhi do të zhvillohet gjatë dimrit. Pas kësaj, do të kthehet sërish në sezonin e verës në vitin 2042.

Ky ndryshim i kalendarit do të sjellë lehtësim për miliona pelegrinë që kanë vuajtur nga temperaturat ekstreme në vitet e fundit. Gjatë Haxhit të vitit 2024, temperaturat në qytetin e Mekës arritën nga 46 deri në 51 gradë Celsius, duke shkaktuar mbi 2,700 raste të goditjes nga të nxehtit në një ditë të vetme, përfshirë edhe humbje jete, sipas të dhënave zyrtare.

Për të përballuar sfidat e motit ekstrem, autoritetet saudite kanë ndërmarrë një sërë masash për të mbrojtur pelegrinët. Ndër to përfshihen ndërtimi i korridoreve të mbuluara për hijezim, rritja e pikave për shpërndarjen e ujit, vendosja e njësive të lëvizshme për ftohje dhe organizimi i fushatave ndërgjegjësuese për mbrojtjen nga nxehtësia.

Gjithashtu, gjatë vitit 2024, u instaluan 33 stacione të reja për monitorimin e kushteve meteorologjike dhe u shtua përdorimi i radarëve celularë për të vëzhguar në kohë reale motin përgjatë rrugëve të Haxhit.

Me mbi 1.8 milionë pelegrinë që pritet të marrin pjesë në Haxhin e vitit 2025, autoritetet saudite janë në faza të avancuara të përgatitjeve për të siguruar mbarëvajtjen e këtij pelegrinazhi të fundit në kushte të nxehta, përpara se stina e verës t’i lërë vendin temperaturave më të ftohta.bw

Izraeli shpeshton sulmet në Gazë, teksa godet me raketa një spital

Spitali Al-Ahli në Gazë, pasi u godit nga raketat izraelite të dielën, 13 prill.

 

Radio Evropa e Lirë

Izraeli e ka goditur me raketa një spital në veri të Gazës mëngjesin e së dielës, duke i detyruar pacientët të evakuohen. Sulmet e ushtrisë izraelite janë shpeshtuar në të gjithë Rripin e Gazës ditët e fundit.

Sulmi ndaj Spitalit Al-Ahli në qytetin e Gazës u krye para agimit, pasi Izraeli kishte lëshuar një paralajmërim për evakuim, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila kontrollohet nga Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Një pacient vdiq gjatë evakuimit, pasi stafi mjekësor nuk arriti t’i jepte kujdes të menjëhershëm mjekësor, sipas Ministrisë.

Spitali, i cili drejtohet nga Dioqeza e Jerusalemit, u sulmua në Ditën e Palmave, që përkujton hyrjen e Jezusit në Jerusalem.

Disa orë më vonë, një sulm i tjetër ndaj një veture në Deir al-Balah, në Gazën qendrore, vrau të paktën shtatë njerëz, sipas stafit të morgut të Spitalit të Dëshmorëve të Al-Aqsas, i cili pranoi trupat.

Izraeli tha se e ka goditur një qendër komande dhe kontrolli në këtë spital, e cila përdoret nga Hamasi për të planifikuar dhe ekzekutuar sulme kundër civilëve dhe ushtarëve izraelitë.

Izraeli pretendoi se përpara se të kryente sulmet ndërmori hapa për t’i minimizuar dëmet, përfshirë paralajmërime, përdorimin e municioneve precize dhe vëzhgimin ajror.

Sulmet ndodhën disa orë pasi ministri i Mbrojtjes i Izraelit deklaroi se aktivitetet ushtarake do të zgjerohen me shpejtësi në të gjithë Gazën dhe se njerëzit do të duhet të evakuohen nga “zonat e luftës”.

Të shtunën, ushtria izraelite tha se e ka kompletuar rrethimin e qytetit Rafah në Rripin e Gazës, në përpjekje për të marrë nën kontroll sa më shumë pjesë të enklavës palestineze.

Izraeli e nisi luftën në Gazë pas sulmit të grupit militant palestinez Hamas në jug të Izraeli më 7 tetor 2023, ku u vranë rreth 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen 251 të tjerë, sipas autoriteteve izraelite.

Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Prej atëherë, më shumë se 50.000 palestinezë janë vrarë nga lufta izraelite, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavën e kontrolluar nga Hamasi. Shumica e popullsisë është zhvendosur dhe pjesa më e madhe e Gazës është rrënuar.

Izraeli e rifilloi ofensivën Gazë në mars, pasi e braktisi armëpushimin që ishte në fuqi që nga janari. Sipas Izraelit, fushata do të vazhdojë derisa të lirohen 59 pengjet e mbetura dhe Hamasi të zhduket nga Gaza.

Hamasi ka thënë se do t’i lirojë pengjet vetëm në përputhje me një marrëveshje që do t’i japë fund luftës dhe nuk i ka pranuar kërkesat për t’i dorëzuar armët.

A do të ndahet Ukraina si Berlini i pasluftës? Rusia hedh poshtë propozimin amerikan: Krijon shqetësime serioze

Ideja e të dërguarit të posaçëm presidencial të SHBA-së për Ukrainën, Keith Kellogg për të ndarë Ukrainën në zona kontrolli midis vendeve evropiane dhe Rusisë, duke ndjekur shembullin e Berlinit të pasluftës, është një nga opsionet për ngrirjen e konfliktit dhe mund të çojë në një përshkallëzim të ri, por në një nivel tjetër, tha të shtunën Rodion Miroshnik, ambasadori i gjerë i Ministrisë së Jashtme ruse.

“Mbajtja e zonës së militarizimit atje dhe formimi i elementeve të radikalizuar është një nga opsionet e ngrirjes, e cila mund të zbatohet më vonë përmes një niveli të ri përshkallëzimi,” tha Miroshnik.

“Prandaj, kjo pikë e nxehtë toksike i mbështet këto opsione okupimi,” vazhdoi Miroshnik. “Duke ruajtur ndikimin në këtë territor, përfshirë atë ushtarak, pa krijuar një zonë të demilitarizuar në zonë, ngre shqetësime serioze për të ardhmen e afërt.”

“Periudha kohore që regjimi të shërojë plagët e tij mund të jetë vërtet shumë e shkurtër – ata mblodhën, analizuan përvojën e mëparshme, u përgatitën, derdhën përsëri dhjetëra mijëra trupa nëpër Britaninë e Madhe dhe i vendosën përsëri në frontin e betejës.”

The Times raportoi më herët duke cituar Kellogg se Ukraina mund të ndahej në zona kontrolli midis vendeve evropiane dhe Rusisë si Berlini pas Luftës së Dytë Botërore. Trupat e Mbretërisë së Bashkuar dhe franceze mund të miratojnë zona kontrolli në perëndim të Ukrainës, duke formuar një “forcë sigurie” për parandalimin e supozuar të rifillimit të operacioneve luftarake, ndërsa Rusia mund të kontrollojë lindjen e vendit. Midis trupave evropiane dhe ruse do të jenë forcat ukrainase dhe një zonë e çmilitarizuar mund të zbatohet përgjatë linjave ekzistuese të kontrollit, shtoi Kellogg.

Kellogg më vonë e mohoi këtë informacion duke deklaruar në faqen e tij në mediat sociale X: “Artikulli i Times keqinterpreton atë që thashë. Po flisja për një forcë elastike pas armëpushimit në mbështetje të sovranitetit të Ukrainës. Në diskutimet për ndarjen, po i referohesha zonave ose zonave të përgjegjësisë për një forcë aleate (pa referuar ushtrisë amerikane që nuk ishte pjesë e Ukraina.”

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha më 12 mars se prania e trupave të NATO-s nën çdo flamur dhe në çdo kapacitet në tokën ukrainase është një kërcënim për Rusinë, duke shtuar se Moska nuk do ta pranojë këtë në asnjë rrethanë. bw

Krimet ruse- Amerikanët braktisin tryezën për ngritjen e Gjykatës Speciale për agresionin kundër Ukrainës

Pas 5 orësh përfunduan bisedimet e reja mes SHBA-së dhe Rusisë në Stamboll. “Çdo prani” e trupave të NATO-s në Ukrainë , “pavarësisht flamurit, shenjave dhe mandatit të deklaruar, do të konsiderohet nga Rusia si një kërcënim për sigurinë e saj dhe do të mbartë rrezikun e një përplasjeje të drejtpërdrejtë me të gjithë Aleancën “.

Këtë e ka përsëritur zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova. Sipas burimeve diplomatike nga Këshilli i Evropës, Shtetet e Bashkuara kanë braktisur punën për ngritjen e Gjykatës Speciale për krimin e agresionit kundër Ukrainës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ishte në dijeni të pranisë së të paktën 155 ushtarëve kinezë që luftonin përkrah Rusisë kundër Ukrainës. Por Pekini i ka hedhur poshtë pretendimet e Kievit si “absolutisht të pabaza”.

Ndërkohë, tensionet midis Kremlinit dhe Parisit janë rritur: një punonjës i Ministrisë së Jashtme ruse u ndalua më 6 prill nga shërbimi kufitar francez. Për Kremlinin, “arrestimi përkeqëson më tej marrëdhëniet dypalëshe, tashmë të dëmtuara nga Parisi”. bw


Send this to a friend