“A do të kisha imagjinuar ndonjëherë̈ që njeriu, kjo qenie që Zoti e krijoi sipas shëmbëlltyrës së vet, mund të jetë kaq afër kafshës? Tashti po e kuptoja se ç’domethënie kishin ato hyjni pagane, gjysmë njeri e gjysmë kafshë, si centaurët e sirenat! Në burg kam njohur gjithë poshtërsinë e njeriut, gjithçka që është trashëgim shtazor tek ai, nga egoizmi i egër që arrin të urojë vdekjen e shokut për t’i vjedhur bukën, te frika e marrë shtazore që errëson jo vetëm arsyen, por deri edhe ndjenjat”.
Pothuaj njëkohshëm, Primo Levi i dalë nga kampi i përqendrimit dhe Arshi Pipa në burgun e Burrelit, pyesin, nëse është vallë njeri, ai burrë që përplaset me kaq dhembje me jetën ose nëse mbeten njerëz ata që ju janë zhveshur liritë dhe ju nëpërkëmbet dinjiteti. Pikërisht për të shpërfaqur përmasat e tij të jashtëzakonshme intelektuale, Qendra Kombëtare e Librit mbajti një takim në 100-vjetorin e lindjes së Arshi Pipës.
Drejtoresha e Qendrës së Librit, Alda Bardhyli tha se pas 50 vitesh censurë ai vjen i plote dhe vuri në dukje rolinne tij si kritik. Më tej, poeti e studiuesi Primo Shllaku tha se: “Arshi Pipa asht nis me ardhe po nuk ka mberri. Se si është kjo punë, që dikush niset por nuk mundet me mbërri, duhet me e kuptu si dukuri te kulturës shqiptare. Ai ka qenë kritik, e kritika asht vendi ma i lartë i artit”.
Duke gjetur rezistencë në pranimin e të arratisurit nga komunizmi në larminë letrare e kritike, një meritë e madhe ju tha botuesit të tij, Myftar Gjana. Primo Shllaku tha se “Gjana ka bere përpjekje për ta futur ne kurrikulat mesimore”. I pranishëm ishte edhe Plator Kalakula, nipi e Pipës. “Mua me vjen keq qe vepra e Arshiut i lihet dashamiresise se botuesit te tij i cili ka bere shume per botimin dhe për futjen në kurrikulat shkollore”.
Filozof, poet, shkrimtar e kritik, i burgosur e mandej i arratisur nga vendi, një ndër personazhet më të vecantë e më eruditë të Shqipërisë, për natyrën e Pipës, për trashëgiminë e tij intelektuale, nipi foli shkurt. “Nuk dua të ndalem më te antikomunizmi i tij. Ai ishte antifashist e pastaj antikomunist sepse ishte natyrë antitotalitare”.
Veprat e Pipës, emri i tij dhe vetë ai, arritën të kthehen vetëm pas 1990-ës. Botimet që ka lënë kanë dëshmuar kohët e burgut. “Kanali” mbetet dëshmi e forte e shtypjes ne kampe. Shumecka e tij u shkrua ne letra cigaresh qe i nxori nga burgu fshehurazi dhe i mori me vete kur u arratis. (BalkanWeb)
Sulmi ajror izraelit ndaj Iranit dhe sulmet iraniane shënojnë përshkallëzim të ri në konfliktin e Lindjes së Mesme. Gjermania tani përballet me një sprovë të madhe të politikës së . . .
Një gazetar i shquar saudit, i cili u arrestua në vitin 2018 dhe u dënua për akuza për terrorizëm dhe tradhti, është ekzekutuar , tha mbretëria. Grupet e aktivistëve pohojnë se akuzat . . .
Koment
Nuk ka nevojë për dije dhe menquri këtu!Gjithëqka është e çartë si drita e diellit, se maratona e mos konstituimit të organeve të shtetit, fshehë luftën e hapuar të opozitës që . . .
Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu i Spaçit përballë kamerës së emisionit “Odeon”, lidhur me ndërhyrjet që po kryhen për r . . .
Lufta e nisur nga Izraeli kundër Iranit mund të hyjë në një fazë edhe më kritike, me një rrezik të madh për zgjerim të konfliktit. Shteti hebre ka nisur një fushatë ushtarake që mbësht . . .
Në këtë shkrim dua të pasqyroj një shqetësim qytetar me frymë europiane, ca më tepër tani kur po përshpejtojmë të realizojmë objektivin e anëtarësimit në BE në vitin 2030.
Me këtë . . .
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar me anë të një shënimi në Facebook në lidhje me sulmet izraelite në Iran.
Për kryedemokratin, ‘diktatura teokratike e Ajetulla . . .
Në episodin më të fundit të podcastit Public Square, Ditmir Bushati mirëpriti për herë të parë një studiues rus – Maksim Samorukov nga Carnegie Russia and Eurasia, me qendër në B . . .
Sulmi në shkallë të plotë i Izraelit ndaj infrastrukturës bërthamore të Iranit të premten duhet të shtohet në listën e luftërave vendimtare dhe që ndryshuan lojën në Lindjen e Me . . .
Kjo luftë nuk është si luftrat e tjera. Çdo 10- 15 minuta raketat kalojnë mbi shtëpitë tona’ Kjo është dëshmia e shqiptares Jeta Gani, e cila jeton me familjen e saj në qytetin Azhdo . . .
Ta quash Lindjen e Mesme si fuçi baruti, duket se është pak. Pikërisht në këtë rajon Izraeli nën kryeministrin Benjamin Netanjahu hodhi tani një shkëndijë shpërthyese. Me sulmin në shk . . .
Është e habitshme dhe befasuese se gati asnjë formë shkencore, akademike, pedagogike, letrare, kulturore, informative, politike, diplomatike etj…. Asnjë mënyrë e të folurit, shkruarit, . . .
Komentet