VOAL

VOAL

Arrestohet vajza e ish-presidentit iranian

September 29, 2022
blank

Komentet

blank

Kremlini i përgjigjet Presidentit Biden mbi takimin me Presidentin Putin

VOA

Kremlini tha sot se Presidenti Vladimir Putin është i hapur për bisedime mbi një zgjidhje të mundshme mbi Ukrainën, por shtoi se refuzimi i Shteteve të Bashkuara për të njohur territoret e aneksuara nga Moska, po bëhet pengesë për një kompromis të mundshëm.

Mënyra më e preferuar për të arritur qëllimet tona është nëpërmjet mjeteve paqësore e diplomatike“, tha zoti Dimitri Peskov. “Putini ka qenë, është dhe mbetet i hapur për kontakte e negociata”, shtoi ai.

Rusia ka shpallur aneksimin e rreth një të pestës së territorit të vendit ish-sovjetik, Ukrainës, gjë që Perëndimi dhe Kievi thonë se nuk do ta pranojnë ndonjëherë. Kremlini thotë se kjo është pengesë për gjetjen e një kompromisi të mundshëm.

I pyetur nëse Moska shihte një mundësi për negocita pas deklaratës mbi këtë çështje të presidentit Biden, zoti Peskov tha se “në thelb, zoti Biden u shoreh se negociatat janë të mundshme vetëm pasi Putini të largohet nga Ukraina”.

Kremlini, tha zoti Peskov, nuk mund ta pranonte këtë gjë, duke shtuar se ai që Moska e quan një operacion i posaçëm ushtarak, do të vazhdojë në Ukrainë.

Ukraina dhe Perëndimi thonë se presidenti Putin nuk ka asnjë justifikim për atë që ata e konsiderojnë si një luftë pushtuese të stilit perandorak. Kievi thotë se do të luftojë derisa ushtari i fundit rus të largohet nga territori i vendit.

blank

Rusia kërcënon NATO-n: Nëse furnizoni Ukrainën me ‘Patriot’ do jeni objektivi ynë

NATO do të kthehet në një “objektiv konkret” për ushtrinë ruse nëse aleanca furnizon Ukrainën me raketat Patriot, ka paralajmëruar kreu i Këshillit të Sigurimit të Moskës.

Dmitry Medvedev, i cili ka shërbyer si president i vendit lëshoi ​​deklaratën alarmante sot ndërsa liderët e NATO-s takohen në Rumani për të diskutuar fazën tjetër të mbështetjes për Kievin, ku mbrojtja e avancuar e raketave mbetet në krye të agjendës.

“Nëse NATO furnizon fanatikët e Kievit me raketat Patriot së bashku me personelin e tyre ata do të bëhen menjëherë një objektiv legjitim i Forcave tona të Armatosura,” tha ai.

Medvedev, i cili e bëri deklaratën përmes llogarisë së tij në Telegram, nuk e bëri të qartë nëse objektivat do të ishin sistemet Patriot, ekuipazhet e NATO-s, apo vetë NATO.

Menjëherë pasi u shfaq mesazhi i Medvedev, ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba deklaroi se Kievit i duhen raketat Patriot për të mbrojtur infrastrukturën kryesore. syri.net

blank

Vdes ish-lideri kinez Jiang Zemin

RFE/RL

Ish-presidenti kinez, Jiang Zemin, ka vdekur të mërkurën në moshën 96-vjeçare nga leukemia dhe dështimi i shumëfishtë i organeve, ka raportuar të mërkurën media shtetërore.

Jiang ka vdekur në shtëpinë e tij në Shangai, ka thënë agjencia e lajmeve Xinhua, duke publikuar një letër të autoriteteve shtetërore, përmes së cilës është bërë e ditur vdekja.

“Vdekja e Jiang Zeminit është një humbje tejet e madhe për partinë tonë, ushtrinë dhe popullsinë tonë të të gjitha etnive”, është thënë në letër, duke njoftuar se vendimi është bërë me “dhimbje të madhe”.

Në letër, Jiang është përshkruar si lider i jashtëzakonshëm një marksist i mrekullueshëm, lider shtetëror, strateg ushtarak, diplomat dhe luftëtar komunist i dëshmuar për kohë të gjatë.

Jiang ka fituar pushtetin pas shtypjes së përgjakshme të protestave pro-demokracisë që janë mbajtur më 1989 në sheshin Tiananmen.

Megjithatë, ai me vonë ka arritur të nxjerrë vendin nga një izolim i atëhershëm diplomatik dhe të rregullojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

Pas zbatimit të këtyre politikave, Kina ka përjetuar bum ekonomik.

blank

Kanali Anglez: Me Shqipërinë si ‘shtet i sigurt’, shqiptarët s’kanë të drejtë azili, dëbim brenda pak ditësh

Siç u njoftua së fundi, Ministrja e Brendshme britanike Suella Braverman, po shqyrton planin për të përshpejtuar largimin nga vendi të azilkërkuesve që vijnë nga shtete të përcaktuara si “të sigurta”, një përpjekje kjo për të trajtuar krizën e emigrantëve të Kanalit.

Sipas The Times, qeveria britanike po kërkon të rikthejë një listë shtetesh që konsiderohen nga Zyra e Brendshme si të sigurta.

Kërkesat për azil të qytetarëve nga këto shtete do të konsideroheshin kryesisht si të pabazuara, përveç nëse ata janë në gjendje të ofrojnë prova për të kundërtën. Këtu përfshihet edhe fakti se nuk do të kenë të të drejtë për ankesë, ata që refuzohen.

Gazeta thotë se planet do të imitonin një politikë laburiste të fillimit të viteve 2000, në të cilën kërkuesve të azilit nga të ashtuquajturat vendet e “listës së bardhë” do t’u trajtoheshin kërkesat në më pak se 10 ditë.

Emigrantët që mbërrijnë me varka të vogla nga ndonjë prej vendeve që konsiderohen të sigurta, thuhet se do të ndalohen në vendin e përpunimit të Manston në Kent, ose në qendra të tjera pritjeje.

Një zëdhënës i Zyrës së Brendshme tha në një deklaratë: “Ne kemi qenë të qartë se do të vazhdojmë të përdorim çdo mjet në dispozicionin tonë për të penguar migrimin e paligjshëm, duke përfshirë kthimin e atyre që nuk kanë të drejtë të jenë në Mbretërinë e Bashkuar, për në shtetet nga vijnë.

“Ne i kthejmë njerëzit që vijnë në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht përmes një përzierjeje të marrëveshjeve zyrtare dhe informacionit me një numër vendesh dhe jemi gjithmonë në kërkim të mënyrave për të përshpejtuar largimet dhe për të përmirësuar proceset tona të kthimit me vendet e tjera.”

The Times raporton se lista do të përfshijë Shqipërinë. Shqiptarët përbënin pak më shumë se një të tretën e njerëzve të zbuluar duke kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla në nëntë muajt e parë të vitit.

Ata përbënin gjithashtu gati gjysmën e atyre të zbuluar në korrik-shtator.

Shifrat, të cilat janë publikuar nga Zyra e Brendshme, tregojnë se ka pasur 33,029 mbërritje me varka të vogla në Mbretëria e Bashkuar nga janari deri në shtator të këtij viti.

Nga ky total, 11,241 (35%) ishin shtetas shqiptarë. Pothuajse të gjithë këta kanë ardhur që nga maji.

“Ne e vlerësojmë komunitetin tonë shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar dhe vazhdojmë të mirëpresim shqiptarët që vijnë në Mbretërinë e Bashkuar ligjërisht dhe kontribuojnë në shoqërinë britanike,” tha një zëdhënës i Home Office.

“Megjithatë, këtë vit po shohim një numër të madh shqiptarësh që rrezikojnë jetën e tyre dhe bëjnë udhëtime të rrezikshme dhe të panevojshme drejt Britanisë së Madhe përmes mënyrave të paligjshme, dhe kjo po ngarkon më tej sistemin tonë të azilit.

“Me bashkëpunimin e Qeverisë së Shqipërisë, ne po shfrytëzojmë çdo mundësi për të përgjuar punën e bandave të organizuara kriminale dhe kontrabandistëve të njerëzve dhe për të përshpejtuar largimin e shqiptarëve pa të drejtë që nuk kanë të drejtë qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar.”syri.net

blank

Publikoi një takim me nëna të ushtarëve që luftojnë në Ukrainë, zbulohet gënjeshtra e Kremlinit, ja me kë bisedoi vërtet Putini

Propaganda ka qenë një nga armët e preferuara të Kremlinit për të manipuluar perceptimin e qytetarëve dhe për të shtuar mbështetësit për Vladimir Putin.

Një nga rastet më të fundit të zbuluara, ka qenë ajo e së premtes, ku u transmetuar një takim që lideri rus zhvillonte me nënat e ushtarëve rusë, në përgjigje të thirrjeve të shumta të zemëruara në rrugë.

Megjithatë, sipas mediave perëndimore, gratë e pranishme në mbledhje nuk ishin aspak nëna të ushtarëve të cilët janë dërguar në luftë në Ukrainë.

Shumë gra kanë protestuar javët e fundit për vdekjen e djemve të tyre në frontin ukrainas dhe për rekrutimin e vazhdueshëm. Kjo është arsyeja pse presidenti rus vendosi t’i takojë ata për të ndarë dhimbjen e tyre dhe për t’u ofruar atyre mbështetjen e tij.

Por ky takim, i cili duhej të ishte emocional dhe i sinqertë, në fakt nuk ishte gjë tjetër veçse një show.

Në mesin e grave që u ulën rreth tryezës së Putinit, në fakt kanë qenë kryetarja e shoqatës pro Putinit, Nadezhda Uzunova, si dhe deputetja e partisë “Rusia e Bashkuar” e Putinit, Olga Beltseva.

Gjithashtu, historiani ushtarak francez, presidenti i Institutit Action Resilience dhe avokati në Shoqatën e Avokatëve të Marsejës, Cedric Mas, identifikoi shumë nga gratë e pranishme me Vladimir Putin të premten.

“Shumica e tyre ishin punonjëse të ministrisë, aktorë, madje edhe deputetë të regjimit të Putinit”, tha ai.

“Nënat” e tjera ruse janë identifikuar se kanë më shumë profile politike, duke përfshirë një politikane nga Moska, Olga Belsteva. Ai është anëtar i së njëjtës parti si Vladimir Putin, e quajtur Rusia e Bashkuar.

Në të djathtë të presidentit rus ne shohim gjithashtu një mik të ngushtë të liderit çeçen Ramzan Kadyrov.

(BalkanWeb)

blank

Si i rekruton Wagner luftëtarët në burgjet e Siberisë?

Shërbimi rus i REL-it

Një burrë me veshje ushtarake, me një kapelë “fantomë” në kokë dhe me shenja të forcave speciale, më 3 tetor u shfaq në Koloninë ndëshkuese me numër 29, në rajonin minerar rus të Kemerovës.

Gjatë inspektimit, atë mbrëmje, përpara disa qindra të burgosurve të rreshtuar në oborrin e burgut, një burrë i paidentifikuar bëri një ofertë: aplikoni “për një udhëtim në Ukrainë”.

Kështu ka rrëfyer një nga të burgosurit, përmes bisedës telefonike me Shërbimin rus të Radios Evropa e Lirë.

Rreth 200 persona shprehën interesimin e tyre, tha i burgosuri, i cili bëri një video të ngjarjes, por kërkoi të mos i përmendet emri, nga frika e ndëshkimit nga zyrtarët e burgut.

Por, deri në fund të muajit, megjithatë, interesimi ishte zbehur, tha i burgosuri. Pastaj u shfaqën rekrutuesit nga kompania famëkeqe mercenare Wagner.
“Ata i ndërprenë lidhjet më 26 tetor, siç bëjnë gjithmonë kur vijnë ‘wagneristët”, tha ai, duke aluduar në autoritetet e burgut.

“Pajisjet u rikonfiguruan, kështu që të gjithë mbetën pa asnjë komunikim gjatë atyre ditëve”.

“Dhe ata filluan të shfaqnin filma për Wagnerin”, tha i burgosuri dhe shtoi se një nga filmat ishte “Më i miri në ferr”.

Derisa lufta e Rusisë kundër Ukrainës po hyn në një fazë të re, të pasigurt, autoritetet në Moskë i janë drejtuar sistemit të gjerë të burgjeve të vendit për të plotësuar njësitë e rraskapitura, pas gati dhjetë muajsh në konfliktin e ashpër.

Mobilizimi i rezervistëve ushtarakë, i shpallur më 21 shtator, kishte për qëllim rekrutimin e 300.000 njerëzve, të cilët do të dërgoheshin për të luftuar ose për të mbështetur forcat në Ukrainë.

Besohet se mijëra prej tyre janë tashmë në disa pozicione të vijës së parë: në rajonin Herson, ku trupat ruse u detyruan në fillim të këtij muaji të tërhiqeshin të poshtëruara, si dhe në Donbas, ku luftimet po intensifikohen.

Nuk dihet se cilat janë në përgjithësi humbjet e forcave ruse që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt. Megjithatë, zyrtarët perëndimorë thonë se numri i ushtarëve të vrarë dhe të plagosur është ndërmjet 80 mijë dhe 90 mijë.

Përveç mobilizimit, zyrtarët u janë drejtuar metodave më pak tradicionale të rritjes së numrit të trupave. Ndër to janë edhe zhvendosja e kufirit të moshës dhe reduktimi i kërkesave të tjera fizike për ushtarët e mobilizuar rishtazi, si dhe rekrutimi i drejtpërdrejtë i vullnetarëve të rinj.

Të paktën, që nga korriku, kjo ka përfshirë kërkimin e rekrutëve në mesin e rreth 470.000 njerëzve në burgjet e Shërbimit federal ndëshkues – korrektues.

Në burgje fushata udhëhiqet nga Grupi Wagner (Wagner Group), kompani private në pronësi të biznesmenit që është i lidhur me Kremlinin, luftëtarët e të cilit, sipas burimeve të besueshme, janë të përfshirë në krime lufte në Siri, Libi dhe Republikën e Afrikës Qendrore.

“Niveli më i lartë i vetëdijes”

Raportet se Wagner po rekruton të burgosur, u shfaqën për herë të parë gjatë kësaj vere, në zonën e Shën Petersburgut.

Themeluesi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, i mohoi raportet dhe kërkoi që të fillonte një hetim penal kundër medias Fontanka, e cila raportoi së pari për të.
Rreth një muaji më pas, në një video që qarkulloi në Rusi, Prigozhin shihet duke folur me të burgosurit në burgun e rajonin të lumit Vollga, në Mari El. Prigozhin u premtoi të burgosurve lirim të parakohshëm nga burgu në këmbim të shërbimit të një turni luftarak gjashtëmujor në Ukrainë.

 

Gjatë dy muajve të ardhshëm, nga e gjithë Rusia dolën gjithnjë e më shumë raporte që dokumentonin se si të burgosurit hidheshin në luftime dhe, në disa raste, vdisnin në numër më të madh se forcat e rregullta ruse ose mercenarët e trajnuar profesionalisht.

Portali hulumtues Insajder ka kontrolluar njoftimet për vdekjet, të cilat drejtuesit e Wagner-it dërguan në shtator dhe tetor tek të afërmit dhe të mbijetuarit e të burgosurve që vdiqën duke luftuar në Ukrainë. Faqja e internetit liston më shumë se 500 njerëz të vrarë.

Në këta dy muaj, numri i përgjithshëm i burrave në burgjet ruse është reduktuar për 23.000, sipas portalit informativ Mediazona, i specializuar për çështjet e drejtësisë dhe burgjeve. Ky portal theksoi se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur më herët dhe se me siguri është për shkak të numrit të të burgosurve që ka rekrutuar Wagner.

Olga Romanova, aktiviste që drejton organizatën për të drejtat e të burgosurve “Rusia prapa hekurave”, vlerësoi se deri në 50.000 të burgosur mund të jenë rekrutuar për të luftuar në Ukrainë.

Sipas aktivistëve për të drejtat e njeriut dhe sipas burimeve nga burgjet, rekrutuesit e Wagner-it, vetëm gjatë nëntorit ishin në të paktën gjashtë burgje në Siberi dhe në Lindjen e Largët. Për t’u rekrutuar aplikuan disa qindra të burgosur, kryesisht ata që vuanin dënime më të gjata në burgjet e sigurisë maksimale.

E pyetur nga gazetarët, në fillim të këtij muaji, në lidhje me aktivitetet e rekrutimit të Wagner-it, kompania e Prigozhinit publikoi një deklaratë, në të cilën ai u citua të krahasonte të burgosurit me pjesëtarët e elitës.

“Mendoj se të burgosurit e kanë nivelin më të lartë të vetëdijes, shumë më të lartë se elita ruse”, tha Prigozhin, më 11 nëntor, në një postim në Telegram. Ai ka kritikuar ashpër Ministrinë e Mbrojtjes dhe konsiderohet si kundërshtar i anëtarëve më liberalë të qarqeve qeverisëse.

“Për shkak se të burgosurit janë njerëz të zakonshëm, të cilët në ndonjë moment nuk ishin me fat në jetën e tyre – prandaj ata u përgjigjën në mënyrë kaq masive si vullnetarë”.

“Të rrahur rëndë, nuk mund të ecin vetë”

Në Koloninë ndëshkuese me numër 29 të Kemerovës, rreth 100 të burgosur përfundimisht pranuan ofertën e paraqitur nga një delegacion oficerësh të Wagner-it, tha i burgosuri për Shërbimin rus të Radios Evropa e Lirë.

Kushtet për angazhim: amnisti e plotë për krimet e kryera dhe një pagë mujore prej 100.000 rublash (1.585 euro), tha i burgosuri. Kjo është më shumë se paga mesatare në Kemerovë, një rajon industrial dhe i minierave në Siberi, kryesisht depresiv.

Ashtu siç u lehtësuan kërkesat fizike për ushtarët që nuk vijnë nga burgu, rekrutuesit e Wagner-it pranuan vullnetarë mbi moshën 50 vjeç, si dhe ata që vuanin nga HIV-i ose hepatiti.

Fushata e rekrutimit në burgje është e mbuluar kryesisht me fshehtësi dhe ka mërzitur të afërmit që kanë frikë se burrat ose djemtë e tyre në burg, nuk e kuptojnë plotësisht se për çfarë po pajtohen.

Në një objekt tjetër në rajonin e Kemerovës, Kolonia ndëshkuese me numër 37, disa të burgosur raportuan se ishin të lidhur për radiatorë të nxehtë, për orë të tëra, në mënyrë që ndaj tyre të bëhej presion që të paraqiteshin për t’u bashkuar me radhët e mercenarëve. Sipas përllogaritjeve të disa të afërmve, më shumë se 100 të burgosur u larguan nga ai burg në mes të nëntorit, për stërvitje para se të dërgoheshin në luftë.

“Ata që refuzuan janë kthyer sërish në burg, por janë rrahur rëndë, nuk mund të ecin vetë”, tha gruaja e një të burgosuri, e cila gjithashtu kërkoi të mos i publikohet emri.

“Nuk na lejojnë t’i shohim. Nuk po na lejojnë as të flasim me ta”.
Një grua tjetër, Ana, tha se më 5 nëntor humbi kontaktin me bashkëshortin e saj Artyomin, i cili gjithashtu po vuante dënimin në Koloninë 37. Ajo filloi t’u shkruante letra autoriteteve të burgut duke kërkuar përgjigje.

“Pastaj më thirri një burrë nga një numër i panjohur; ai tha se ishte shoku i dhomës i burrit tim në qeli. Ai tha se Artyom gjoja ishte detyruar të nënshkruajë një marrëveshje për të shkuar në luftë. E dërguan me avion ushtarak”, tha ajo.

“Më tha se ndaj Artyomit kanë përdorur shok elektrik dhe e kanë torturuar me ujë. E di që burri im nuk do të dilte kurrë vullnetar për diçka të tillë. I kanë mbetur edhe katër vjet! Çfarë lloj lufte është kjo?”

Në fillim të këtij muaji, portali rajonal i lajmeve Taiga.Info raportoi se të burgosurit në Koloninë ndëshkuese me numër 37, ishin rrahur dhe torturuar për t’i detyruar që t’i bashkohen Wagner-it.

 

Në tetor, ishte hera e fundit kur Svetlana nga qyteti siberian Krasnoyarsk, 600 kilometra në lindje të Kemerovës, e pa ose dëgjoi djalin e saj 38-vjeçar, i cili po vuan një dënim pesë-vjeçar për drogë në Koloninë ndëshkuese me numër 5, në periferi të qytetit.

Zakonisht, tha ajo, me djalin e saj ishin në kontakt të rregullt përmes mesazheve.
Svetlana, e cila kërkoi që mbiemri i saj të mos publikohej për arsye sigurie, më 9 nëntor, tha se ajo u takua me një drejtor burgu, i cili i tha asaj se djali i saj po dërgohej për të luftuar në Ukrainë dhe se ishte angazhuar nga Wagner-i.
Një ditë më pas, djali i saj telefonoi nga një numër i panjohur dhe konfirmoi se kishte aplikuar te Wagner. Ai u transferua në një objekt të ri pranë kufirit me Ukrainën.

Svetlana ishte e indinjuar.

“Mbi çfarë baze i lanë rekrutuesit në burg dhe u dhanë atyre qasje te të burgosurit? Sipas cilit ligj i lëshojnë të burgosurit? Kjo nuk është askund në ligj”, tha ajo për Shërbimin rus të Radios Evropa e Lirë.

“Pse nuk më informuan?”.

Një tjetër i burgosur në Koloninë ndëshkuese me numër 33, në rajonin bregdetar të Paqësorit, Primorje, tha se një numër i konsiderueshëm i të burgosurve u paraqitën të hynin në Wagner.

Në rajonin verior të Jakutias, aktivistët e të drejtave të njeriut thanë se rekrutuesit e Wagner-it, që nga 14 nëntori, kanë qenë në dy objekte të sigurisë maksimale në jug të kryeqytetit rajonal Jakutska.

Sipas një aktivisti jakutas, i cili foli në kushte anonimiteti, rreth 200 njerëz u regjistruan si vullnetarë. Aktivisti tha gjithashtu se disa të burgosur raportuan se kërcënoheshin me zgjatje të dënimit nëse refuzonin të paraqiteshin vullnetarisht.

Aksionet e rekrutimit nga Wagner-i hasën në rezistencë, në të paktën një institucion. Të afërmit e të burgosurve në Koloninë ndëshkuese me numër 14, në rajonin siberian të Novosibirsk, më 3 nëntor, organizuan një protestë të vogël përpara institucionit, duke kërkuar qasje te të burgosurit që kishin pranuan t’i bashkoheshin Wagner-it.

Përgatiti: Bekim Bislimi
blank

“Poshtë Partia Komuniste Kineze! “Poshtë Xi Jinpingu!”, protestuesit përleshje me policinë

Qindra protestues e policë u përleshën në Shangai të dielën në mbrëmje, ndërsa protestat mbi kufizimet e ashpra të Kinës lidhur me koronavirusin hynë në ditën e tretë dhe u përhapën në disa qytete të tjera të vendit.

Vala e mosbindjes civile nuk është parë në Kinë që nga ardhja në pushtet e presidentit Xi Jinping një dekadë më parë, ndërsa vazhdon të rritet zhgënjimi ndaj politikës së tolerancës zero ndaj koronavirusit, gati tre vjet pas fillimit të pandemisë. Masat kufizuese kundër Covid-19 ndikuar rëndë ekonominë e dytë më të madhe të botës.

“Unë jam këtu sepse e dua vendin tim, por nuk e dua qeverinë time … dua të jem në gjendje të lëviz lirisht, por nuk mundem. Politika jonë mbi COVID-19 është një lojë dhe nuk është e bazuar në shkencë ose realitetin”, tha një protestues në qendrën financiare të quajtur Shaun Xiao.

Protestuesit gjithashtu dolën në rrugë në qytetet e Wuhan dhe Chengdu të dielën, ndërsa studentët në konviktet e shumta universitare në Kinë organizuan protesta gjatë fundjavës.

Në orët e para të së hënës në Pekin, dy grupe protestuesish me një total prej të paktën 1000 njerëzish u mblodhën përgjatë Unazës së Tretë të kryeqytetit kinez pranë lumit Liangma, duke refuzuar të shpërndahen.

“Nuk duam maska, duam liri. Nuk duam teste të Covid-19, duam liri”, thërriste njëri nga grupet e protestuesve.

Protestat janë përhapur në të gjithë Kinën që kur një zjarr vdekjeprurës në një apartament në qytetin veriperëndimor të Urumqit ngriti shumë pikëpyetje mbi masat e ashpra kundër koronavirusit.

Që nga e premtja protestat po mbahen në të gjithë vendin. Protestat në rrugë janë jashtëzakonisht të rralla në Kinë.

Në Shangai demonstruesit kërkuan dorëheqjen e udhëheqësit kinez Xi Jinping ndërsa nderuan në heshtje viktimat e një zjarri në qytetin Urumqi.

Protestat u shoqëruan me thirrjet “Poshtë Partia Komuniste Kineze! “Poshtë Xi Jinpingu!”

Turmat e njerëzve mbanin në duar fletë të bardha në shenjë proteste kundër censurës dhe bënin thirrje për liri ndërsa mbaheshin nën vëzhgim nga një grup i madh forcash të sigurisë.

Dëshmitarët thanë se gjatë protestës ata dëgjuan gjithashtu thirrje si “Hiqni masat kufizuese në Urumqi, Xinjiang, dhe në të gjithë Kinën!”.

Zjarri i së enjtes që shkaktoi vdekjen e 10 personave në një ndërtesë shumëkatëshe në Urumqi, kryeqyteti i rajonit të Xinjiangut, ka shkaktuar zemërim të gjerë publik. Shumë përdorues të internetit thanë se banorët nuk arritën të shpëtohen në kohë sepse ndërtesa ishte pjesërisht e mbyllur për shkak të masave kundër Covid-19. Zyrtarët e qytetit e kanë mohuar këtë gjë.

Pekini po vazhdon të zbatojë politikën e tolerancës zero ndaj COVID-it, megjithëse pjesa më e madhe e botës i ka hequr masat kufizuese të lidhura me pandemisë dhe po përpiqet të bashkëjetojë me koronavirusin.

“Ju fitoni para dhe nuk e keni përjetuar papunësinë. Po ne çfarë të bëjmë?! Kanë kaluar tashmë tre vite”, thërriste një protestuese.

Ndonëse rastet me COVID në Kinë janë më të ulëta krahasuar me vendet e tjera të botës, në ditët e fundit ato janë rritur në nivele rekord. Autoritetet kineze njoftuan të dielën se një ditë më parë janë regjistruar rreth 40,000 infeksione të reja me Covid-19.bw

blank

Lufta bërthamore, eksperti britanik: Presioni kinez mbi Amerikën dhe Evropën e pengoi Putinin të shtypte butonin e kuq

Pozicioni i Kinës për luftën Rusi-Ukrainë është ende mjaft i çuditshëm. Kina refuzon të dorëzojë armët e saj në Rusi, duke pretenduar se është neutrale. Në të njëjtën kohë, megjithatë, ministri i jashtëm kinez Wang Yi siguroi homologun e tij rus Sergej Lavrov vetëm disa javë më parë se Pekini mbështet palën ruse dhe bashkimin e popullit rus “nën udhëheqjen e Putinit”. Menjëherë pas kësaj deklarate erdhi një tjetër, në të cilën thuhej se Kina do të thellojë marrëdhëniet me Rusinë në të gjitha nivelet.

Gazetari e historiani britanik Owen Matthew, pretendon se Kina është në zemër të marrëveshjes së dështuar, me miratimin e SHBA. Ai citoi një burim të paidentifikuar nga Ushtria Çlirimtare Popullore Kineze.

Gjithçka filloi mes deklaratave që për herë të parë bashkuan në një pikë presidentin kinez Xi Jinping dhe Joe Biden, gjë që rrallë ndodh, që bota nuk ka nevojë për një luftë bërthamore.

Ai shkruan se ishte pikërisht frika e luftës bërthamore që e detyroi Pekinin të njohë ofertën e Polonisë për të dhuruar MiG-29 si një mundësi për të nisur sulmet bërthamore.

“U organizua një takim urgjent, midis ish-liderëve evropianë dhe zyrtarëve të lartë, i cili u mbështet nga Kina. Ky grup vepronte në nivel diplomatik, duke komunikuar me Uashingtonin.

Në një nivel më të ulët, funksiononin kanalet e inteligjencës dhe ushtarake që ekzistojnë midis forcave të armatosura ruse dhe kineze. Këto kanale aktivizohen për një qëllim tjetër dhe nëse Rusia fillon të përdorë armë bërthamore, ato duhet të qëndrojnë brenda kufijve të doktrinës ushtarake ruse.

Kështu, Uashingtonit iu tha, përmes grupit diplomatik të sapokrijuar, se nëse SHBA nuk e pranojnë marrëveshjen ose e ndalojnë atë, Kina dhe kanalet ushtarake tashmë të vendosura do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të parandaluar Rusinë nga përdorimi i armëve bërthamore. Kina ka garantuar se gjeneralët kinezë personalisht do të bëjnë çmos për të parandaluar që homologët e tyre rusë të aktivizojnë “butonin e kuq””, shkroi ai.

Eksperti britanik pretendon se Amerika e mori seriozisht pretendimin se dërgimi i luftëtarëve polakë MiG-29 mund të ishte iniciatori i katastrofës.

“Ajo funksionoi. Dhe amerikanët e kuptuan se dërgimi i avionit do të dërgonte situatën shumë larg”, i tha një burim kinez Matthew.

(BalkanWeb)

blank

Protestat ndezin Kinën- Thirrjet e pazakonta për largimin e Xi Jinping

Kina është ndezur nga një seri protestash për shkak të kufizimeve të koronavirusit. Këto kufizime mendohet se sollën një zjarr në një bllok banesash në Urumqi ku humbën jetën 10 persona. Dyert e banesave ishin të kyçura prej koronavirusit kur shpërtheu zjarri. Por sa e rrezikshme është situata?

Nga Tessa Wong, BBC

Zjarri në Urumqi është një skenar makthi për shumë kinezë, të cilët janë vendosur nën kufizime të forta muajt e fundit- të mbyllur në banesën e dikujt pa asnjë mënyrë për t’u arratisur, sipas disa raportimeve. Autoritetet e kanë kundërshtuar këtë, por kjo nuk e ka ndaluar përhapjen e zemërimit dhe ankthit publik.

Kjo ngjarje është bërë pika e vlimit në mesin e zhgënjimit në rritje. Miliona njerëz janë të lodhur nga tre vite me kufizime të lëvizjes dhe me testime të përditshme anti-Covid. Zemërimi është përhapur në të gjithë cepat e Kinës, nga qytetet e mëdha në rajonet e largëta si Xinjiang dhe Tibet, dhe ka galvanizuar çdo pjesë të shoqërisë, përfshirë studentët e universiteteve, punëtorët e fabrikave dhe qytetarët e thjeshtë.

Ndërsa ky zemërim rritet, protestat kundër masave të Covid janë bërë një pamje gjithnjë e më e zakonshme. Por edhe demonstratat e kësaj fundjave janë të pazakonta në këtë normalitet të ri, si në numrin e tyre, ashtu edhe në kritikat e tyre të drejtpërdrejta ndaj qeverisë dhe presidentit Xi Jinping.

Dalja masive në rrugë me thirrje për dorëheqjen e presidentit Xi ishte e paimagjinueshme jo shumë kohë më parë. Pas një proteste dramatike të kohëve të fundit në një urë të Pekinit, që habiti shumëkënd, duket se është vendosur një stekë për shprehjen e mospajtimit në mënyrë më të hapur dhe më të mprehtë.

Të gjithë gjithashtu kanë zgjedhur të valëvisin flamurin kinez dhe të këndojnë himnin kombëtar- tekstet e tij përkrahin idealet revolucionare dhe i nxisin njerëzit që ‘të ngrihen dhe të ngrihen’. Është një shfaqje patriotizmi që mund të lexohet si një shprehje e mprehtë e solidaritetit me çdo qytetar kinez që po vuan në politikën e Xi për zero Covid- dhe një thirrje për veprim.syri.net

blank

Gjermania thërret takimin e G7-ës për të folur për Ukrainën

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, gjatë një konference për media në Kiev. 10 shtator 2022.

RFE/RL

Me ftesë të Gjermanisë, vendet anëtare të G7-ës pritet të mblidhen javën e ardhshme në Bukuresht të Rumanisë, për të “iniciuar mbështetje të mëtejshme për furnizim me energji elektrike për Ukrainën”.

Kështu tha ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, e cila i quajti sulmet ajrore ruse në infrastrukturën ukrainase, “krim të patolerueshëm dhe çnjerëzor”.

Ajo tha se presidentit rus, Vladimir Putin, “po i pëlqen të zhysë popullin e Ukrainës në të ftohtë dhe në errësirë me raketat e tij”, por që, sipas saj, ai nuk mund ta zmbrapsë dëshirën e ukrainasve për liri dhe mbështetjen e perëndimit për ta.

Sulmet ajrore ruse goditën Ukrainën, më 23 nëntor, ku shumica e qyteteve mbetën pa energji elektrike, përfshirë Kievin.

Gjithashtu, Rusia po godet rrjetin elektrik të Ukrainës dhe pjesë tjera infrastrukturore përmes sulmeve ajrore qe disa javë rresht.

Grupi i shtatë vendeve më të industrializuara (G7) përbëhet nga: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Italia, Kanadaja dhe Japonia.

blank

Përfitimet financiare të gjeneralit rus nga minierat siriane

Gjenerali Sergei Surovikin duke u dekoruar nga presidenti rus, Vladimir Putin, për shërbimin e tij në Siri.

Mike Eckel

Gjenerali rus që mbikëqyr luftën kundër Ukrainës ka përfituar nga marrëveshjet luksoze që përfshijnë gruan e tij biznesmene, minierat siriane të fosfatit dhe pagesat e dyshimta nga një biznesmen i lidhur me Kremlinin, thuhet në një hulumtim të ri.

Këto përfundime, të nxjerra nga hetuesit e organizatës të aktivistit të burgosur opozitar, Aleksei Navalny, shfaqin një pamje më të qartë të gjeneralit Sergei Surovikin, që ka komanduar operacionet e Rusisë në Siri në fund të vitit 2010 dhe i cili ka marrë nofkën “Gjenerali Armagedon” për shkak të reputacionit për brutalitetin në Siri.

Presidenti Vladimir Putin më 8 tetor e emëroi Surovikin komandant të përgjithshëm të forcave ruse në Ukrainë, që paraqet një përpjekje nga Kremlini dhe Ministria e Mbrojtjes për të vendosur në binarë përpjekjet e luftës, pas një sërë ngecjesh.

Më 9 nëntor, Surovikin dhe ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, njoftuan për tërheqjen e trupave ruse nga bregu perëndimor i Lumit Dnjepër në rajonin e Hersonit. Kjo ishte humbja e fundit e rusëve në një seri humbjesh në fushëbetejë që kanë trimëruar trupat ukrainase.

Hulumtimi, i publikuar më 10 nëntor, vënë në pak përpjekjet e vazhdueshme të bashkëpunëtorëve të Navalnyt, të cilët kanë çuar përpara projektet e organizatës së Navalnyt edhe pasi ai u burgos vitin e kaluar. Organizata që themeloi ai, Fondacioni Kundër Korrupsionit, ka publikuar disa raporte që synojnë të kuptojnë origjinën e pasurisë dhe pronës së njerëzve të afërt me Putinin. Kjo organizatë u shpall “ekstremiste” nga shteti vitin e kaluar dhe është e ndaluar në Rusi.

Shumica e bashkëpunëtorëve të tij janë detyruar të largohen nga Rusia ose para apo edhe pas pushtimit të Ukrainës që nisi më 24 shkurt.

Në hulumtimin e ri thuhet se Surovikin mund të ketë përfituar financiarisht gjatë dhe pas kohës së komandimit të forcave ruse në Siri, për shkak të një marrëveshjeje të komplikuar ku përfshihet Gennady Timchenko, një biznesmen i lidhur me Kremlinin, që ka bërë miliarda në tregtinë e naftës dhe energjisë përmes kompanisë të quajtur Gunvor.

Bizneset e Timchenkos “janë të lidhura drejtpërdrejt me Putinin”, sipas Departamentit amerikan të Thesarit, dhe “Putin ka investime në Gunvor dhe mund të ketë qasje në fondet e Gunvorit”.

Sipas marrëveshjes, detajet e të cilave janë zbuluar nga hetuesit e Navalnyt, një kompani ndërtimore në pronësi të Timchenkos, e quajtur Stroytransgaz, fitoi qasje në dy operacione të mihjes së fosfatit sirianë pranë Palmirës. Dy vendet ku u bë mihja janë Al-Sharkija dhe Kneifis.

Stroytransgaz nisi të nxjerrë fosfate – që veç tjerash përdoren në plehra artificiale – në verën e vitit 2017, rreth dy vjet pasi Rusia rriti ndërhyrjen e saj ushtarake në Siri për të ndihmuar regjimin e diktatorit Bashar al-Assad.

Në dhjetorin e po atij viti, Surovikin, që mori komandën e përgjegjshme të fushatës ruse në Siri në fillim të vitit 2017, u shfaq në televizionet ruse duke informuar Putinin për çlirimin e Al-Sharkijës dhe Knefisit, teksa Putini bëri një vizitë të paparalajmëruar në Siri.

Pak kohë pas kësaj, Surovikin u largua nga komandimi i fushatës siriane, pasi Putin e emëroi atë komandant të përgjithshëm të forcave ajrore ruse.

Sipas hetuesve të Navalnyt, nëndega e kompanisë Stroytransgaz, e quajtur STG Logistika, në periudhën 2020-2021, pagoi 104 milionë rubla kredi një kompanie që merret me lëndë druri të quajtur Argus SFK. Kjo shumë është rreth 2 milionë dollarë bazuar në kursin e këmbimit të asaj kohe.

Kompania, e cila ka selinë në rajonin rus të Sverdlovskit, është bashkëthemeluar nga gruaja e Surovikinit, së bashku me vajzën e një Aleksandr Misharin, që ka shërbyer si guvernator rajonal.

Për më tepër, sipas hulumtimit, gruaja e shefit ekzekutiv të Stroytransgazit po ashtu i dha kompanisë Argus SFP një kredi prej 25 milionë rublash (rreth 412.000 dollarë).
Ekipi i Navalnyt pretendon se këto kredi kanë shërbyer si pagesë e destinuar për Surovikinin për biznesin e kryer gjatë operacionit sirian.

As Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, as Stroytransgaz, e as kompanitë e tjera të Timichenkos nuk u janë përgjigjur kërkesave për koment.

Gennady Timchenko, biznesmen i lidhur me Kremlinin.

Gennady Timchenko, biznesmen i lidhur me Kremlinin.

Gjetjet nga hetuesit e Navalnyt duket se janë bazuar në masë të madhe në të dhënat e kompanisë dhe të dhënat e patundshmërive.

Më herët gjatë këtij muaji, regjistri kombëtar i Rusisë për prona papritur kufizoi qasjen në të dhënat e familjes së ngushtë dhe familjarëve të Surovikinit, duke i cilësuar ato të dhëna si të klasifikuara.

Vetë Navalny u arrestua në Moskë në janar të vitit 2021 me t’u kthyer nga Gjermania, ku ishte trajtuar ndaj ekspozimit ndaj një agjenti nervor të epokës sovjetike, që për pak nuk e vrau. Ai thotë se të dhënat tregojnë se helmimi u krye nga operativët e Shërbimit Federal të Sigurisë që kanë vepruar në emër të Putinit.

Navalny është dënuar me dy vjet e gjysmë burgim për shkelje të rregullave të lirimit me kusht gjatë udhëtimit të tij jashtë vendit për shërim. Në mars të vitit 2022, ai u dënua me nëntë vjet për një rast tjetër që ka të bëjë me akuza për keqpërdorim fondesh. Ai dhe mbështetësit e tij thonë se akuzat e reja dhe ato të rasteve të mëhershme janë absurde dhe të motivuara politikisht.

Ai aktualisht gjendet në një burg në Rusinë qendrore.

Përgatiti: Mimoza Sadiku
blank

Rusia thotë se i ka lëshuar mbi 80 mijë pasaporta për ukrainasit

RFE/RL

Moska zyrtare tha të martën se i ka lëshuar më shumë se 80 mijë pasaporta ruse për qytetasit e katër territoreve në Ukrainë që kur presidenti Vladimir Putin shpalli aneksimin e tyre, në shtator.

Në shtator, Rusia i kishte mbajtur të ashtuquajturat referendume në katër rajone të Ukrainës – Donjeck, Luhansk, Zaporizhja dhe Herson – dhe tha se qytetarët kishin votuar ‘pro bashkimit me Rusinë’.

“Që nga shtimi i katër rajoneve në Federatën Ruse, në pajtim me ligjin, më shumë se 80 mijë njerëz kanë marrë pasaporta si qytetarë të Federatës Ruse”, tha Valentina Kazakova, zyrtare për emigrim në Ministrinë e Punëve të Brendshme, sipas agjencive të lajmeve në Rusi.

Putini i kishte aneksuar formalisht ato territore në një ceremoni në Kremlin në tetor, edhe pse forcat e tij ushtarake nuk kanë pasur asnjëherë kontroll të plotë mbi ato zona.

Kombet e Bashkuara (OKB) e kritikuan “aneksimin ilegal të tentuar” të tokës ukrainase dhe kërkuan nga komuniteti ndërkombëtar “të mos njihen ndryshimet në kufij të shpallura nga Rusia”.

Që nga atëherë, Rusia ka humbur pjesë të territorit që e kontrollonte më parë në Ukrainë.

Në nëntor, Moska i tërhoqi trupat nga Hersoni, qyteti kryesor në rajonin që mban të njëjtin emër dhe e vetmja kryeqendër rajonale, të cilën e kishte marrë Rusia në ofensivën në Ukrainë.

Nga fillimi i fushatës ushtarake në shkurt, Kremlini i ka lehtësuar procedurat që ua mundësojnë ukrainasve të marrin nënshtetësi ruse dhe i ka lejuar shtetasit me pasaportë ukrainase të jetojnë dhe punojnë në Rusi pa afat të caktuar dhe pa leje pune.


Send this to a friend