Me qindra bashkatdhetarë më kanë telefonuar dhe më kanë uruar për fitoren e bindshme të Joseph J.Dioguardit në prajmeri brenda Partisë Repulikane,
e cila ia mohoi kandidimin në kongresin e saj, por ai në dejet e të cilit rrjedh gjak shqiptar, nuk u tërhoq, por me mjete ligjore dhe me besimin tek kauza që përfaqëson, ia doli mbanë.
Për këtë ne që e mbështetëm ndjehemi krenarë.
Por unë, bashkëvllazën pa dallim feje apo krahine, mendoj se në këtëkohë falenderimet dhe urimet nuk janë të mjaftueshme,
ato nuk ia japin vëllait tonë fitoren dhe të drejtën për të na përfaqësuar edhe në Senatin Amerikan.
Të gjithë ne e dimë se sa dhe çfarë përpjekjesh ka bërë për Kosovën dhe çështjen shqiptare DioGuardi.
Sot, miku dhe vëllau ynë ka nevojë për mbështetjen tonë të fuqishmeme qëllim që ai të fitojë mandatin në Senat
dhe ne do të ndjehemi të qetë sepse nuk kemi nevojë që t’i kërkojmë mbështetje për çështjen Kombëtare shqiptare; ai e di se cfarë duhet të bëjë.
Më thoni një politikan tjetër amerikan, përveç DioGuardit, që i ka shkelë të gjitha trevat shqiptare, që nga Lugina e Preshevës, Kosovë, Shqipëri, Malësi etj!
25.09.2010
Komentet