VOAL

VOAL

Arkeologët, zbulime të reja në qytetin antik të Antigonesë

August 14, 2022
blank

Komentet

blank

Realizmi Shkencor dhe Instrumentalizmi – Debati Shekullor! – Esé nga Senad Guraziu

 

(…vallë, kemi arsye të “dyshojmë” në vërtetësinë e gjykimeve shkencore, apo s’kemi si ta dimë – si për ironi, as vetë shkencëtarët s’e dinë, janë të “përçarë” madje dhe sot e kësaj dite, edhe 100 vjet pas Ajnshtajnit…)

***
Debatet rreth realizmit shkencor kanë të bëjnë me çështjen sa ka të drejtë njerëzimi të shpresojë ose të besojë se shkenca do ta “ngopë” realisht kureshtjen e njeriut lidhur me ç’është bota në të vërtetë?. Shkencëtarët realistë (në të cilën grupnajë bënte pjesë dhe Ajnshtajni) pohojnë se njerëzimi ka arsye të mira për t’besuar në parimet e shkencës. Sipas “realistëve” bota jonë është e saktë dhe e vërtetë, pikërisht siç na e “sqaron” shkenca. S’kemi ndonjë arsye të “dyshojmë” në vërtetësinë e gjykimeve shkencore.

Realistët shkencor priren të jenë optimistë – kuptohet, anti-realistët priren dhe bazohen në skepticizmin. Realistët thonë se duke patur parasysh parashikimet spektakolare, inxhinierike dhe sukseset “teorike” të teorive më të mira shkencore, do ishte pothuaj e “pakuptimtë” nëse ato t’mos ishin përafërsisht të sakta (të vërteta).
Mirëpo (shtrohet pyetja) si ta dimë realisht se vërtet është ashtu?

Gjithsesi, një shekull më herët Ajnshtajni dhe Realistët paten “humbur”. Fitimtarë do ishin Niels Bohr dhe Instrumentalistët e “filozofisë” shkencore. Që nga ajo kohë Instrumentalizmi është parë si normë, anise debati është vazhduar në mënyrë aktive për t’mos u ndalur as sot e kësaj dite.

***
Disa nga idetë intelektuale më sfiduese dhe njëkohësisht më të “avancuara” të fizikës moderne padyshim janë të ashtuquajturat “Materia + Energjia e Errët”, “Probabiliteti Kuantik”, “Dualiteti i Valë-Grimcave”, “Vetëdija Kuantike”, “Shpërthimi i Madh (Big Bang)”, “Parimi i Pasigurisë (së Heisenbergut)”, “Teoria e Unifikuar (e Fushave)”, “Gërshetimi Kuantik dhe Jo-lokaliteti”, “Teoria e Relativitetit”, “Vrimat e Zeza”, “Principet Antropike”, e edhe ndonjë diç tjetër e ngjashme.

Gjithsesi, duke ditur se shumçka e shkencës janë teorizime marramendëse, pastaj siç pohojnë Realistët (e filozofisë shkencore), duke u bazuar në sukseset “teorike” (më të mira) të teorive shkencore, atëherë si të orientohemi kur aq shumë gjëra nga materia e shkencës s’dihet nëse janë “teori të suksesshme” apo (herdokur) do të braktisen?!

Bie fjala si ta vërtetojmë “String-teorinë” ndonjëherë, si t’i vërtetojmë panumër dimensionet e saj (anise, nga 20 e kusur… string-istët tashmë i kanë reduktuar dimensionet në 10-11 sosh – por athua vallë pse i reduktuan!). Në çfarë të bazohemi se teorizimet e Hawking për të ashtuquajturat “vrimat e zeza” do jenë sukses i palëkundshëm? Ose përgjithësisht, vallë si ta dimë se do jenë të suksesshme grumbulli sa marramendja i “teorive” të shkencës moderne?

Në fakt, bota shkencore është ndarë në “dysh” si asnjëherë gjatë historisë, ka me dhjetra nobelistë që i mundon e njëjta skepsë. Sëfundi dhe vetë Dr. Stringu (Michio Kaku, njëri nga themeluesit dhe forca shtytëse prapa “String-Teorisë”) në librin me titull “Ekuacioni i Zotit” e pati shpalosur dhimbjen e vet.

Edhe në media e pati pranuar se e kanë një “armatë kritikësh”, se një LHC (Large Hadron Collider) më i madh nuk ofron asnjë garanci për të “dëshmuar” gjë (dmth. tani meqë shpenzimi i miliardave për LHC-n aktual, nuk doli i “mjaftueshëm”. Psh. Sabine Hossenfelder shumçka të teorive i pati hedhur posht, me “supersymmetry”, me “multiverse” e me “string”… varg e varg i pati quajtur “useless” (teorizime kot).

E prapë, megjithatë qarqet e caktuara të fizikës “teorike” kërkojnë të shpenzohen dhjetra e dhjetra miliarda të tjerë për një super-LHC, ndoshta 100km në diametër. Ai aktual (Cern) me diametër prej 30 km ishte pak, për dy dekada miliardat e taksapaguesve u dogjën në erë, për ta “zbuluar” një bozon hipotetik, një “grimcë” të pasigurisë… apo çfarë, pse na duhet tani një tjetër me 100km-diametër!

***
Në filozofinë e shkencës “Realizmi” është pikëpamja se vlera e koncepteve dhe e teorive shkencore nuk përcaktohet nëse ato janë fjalë për fjalë të vërteta, ose nëse në njëfarë kuptimi korrespondojnë me realitetin. Por vlera varet nga shkalla sa ndihmojnë ato për t’bërë parashikime të sakta empirike, ose për të zgjidhur probleme konceptuale.

Me fjalë të tjera, realizmi shkencor është pikëpamja që teoritë shkencore të konfirmuara janë afërsisht të vërteta. Shkencëtarët realistë pohojnë se ne kemi arsye të mira për t’besuar në parimet e tyre. Nëse bazohemi në parashikimet spektakolare dhe në sukseset “teorike” të teorive shkencore, do t’ishte pothuaj e “pakuptimtë” që ato t’mos ishin përafërsisht të sakta (te verteta).

Kjo linjë e natyrshme e mendimit e ka një bazë të respektuar në familjen mbarëbotërore të shkencëtarëve, megjithatë ka qenë subjekt i mosmarrëveshjes filozofike që nga fillimi i shkencës moderne.

Sipas Michael Liston (Univ. i Wisconsin-Milwaukee, ShBA), në vitet ’70 (dmth. të shek. që lamë pas) një formë veçanërisht e fortë e realizmit shkencor u mbrojt nga Putnam, Boyd dhe të tjerët. Sipas Liston “realizmi shkencor” i kësaj periudhe karakterizohet nga këto angazhime si vijon:

1. Shkenca synon të japë një llogari të vërtetë për botën
2. Ta pranosh një teori është të besosh se ajo është (afërsisht) e vërtetë
3. Ekziston një botë e caktuar e pavarur nga “mendorja” dhe një botë tjetër e pavarur nga “gjuhësorja”
4. Teoritë janë vërtet të vërteta (kur ato janë të vërteta), pjesërisht sepse konceptet e tyre “mbyllen” ose korrespondojnë me pronat e vërteta që mbështesin rrjedhshëm përdorimin e suksesshëm të koncepteve
5. Progresi i shkencës konvertohet asimptotikisht në një llogari të vërtetë.

***
Që nga v. 1912 çdo tre vite mblidhen fizikantët dhe kimistët më të shquar nga mbarë bota, dhe sipas agjendës aktuale-konferenciale diskutojnë për arritjet dhe problematikat e Fizikës dhe Kimisë, dy fusha këto jashtëzakonisht të gjera shkencore.

Rreth tubimeve për Fizikën, gjatë gjithë historisë ndoshta më interesantja ishte Konferenca e 5-të, me temën Elektronet dhe Fotonet, në Tetor të 1927. Fizikantët më të shquar të botës qenë takuar për të diskutuar rreth Teorisë Kuantike atëbotë të sapoformuluar. Figurat kryesore ishin Albert Einstein dhe Niels Bohr.

Atëbotë, shkencëtarët i mundonte misteri nëse elektronet, fotonet dhe entitete të ngjashme na ishin valë apo grimca. Në disa eksperimente silleshin si valë (fotoni psh.), në tjerash eksperimente… na “shtireshin” si grimca. Niels Bohr do propozonte se “valët” janë entitete thërmijore joekzistente, përveç nëse të tentohej “vëzhgimi” i tyre. Sipas Bohr, akti i vëzhgimit e “shkaktonte” ekzistencën e tyre. Përndryshe të tilla entitete s’kishin realitet të pavarur në kuptimin e zakonshëm fizik.

Mirëpo sipas Ajnshtajnit elektroni ishte elektron, tani vetëm për shkak të “mosvëzhgimit” si të shpjegohej që elektroni sakaq na bëhet “joekzistent”! Për rreth 3 dekada tutje Bohr dhe ai do debatonin pa e lëshuar “perin”, në fakt, deri në vdekjen e Ajnshtajnit. Bohr e kishte vulosur sigurinë, “është e gabuar të mendosh se detyra e fizikës është zbulimi i ‘natyrës’ së vetë natyrës”! Ajnshtajni nuk pajtohej, sipas tij “qëllimi i vetëm i asaj që e quajmë shkencë është përcaktimi se ç’është natyra”!

Më vonë “pikëpamja” e Bohr do bëhej e njohur si “interpretimi i Kopenhagës” – ironikisht, sot pikëpamja më e “pranuar” e shkencës kuantike.

Dihet se Ajnshtajni kishte probleme me “Kuantikat”, sipas tij qasja kuantike ishte diç si “kundërshti fondamentale për shkencën moderne”. Në v. 1938 në një letër pati shkruar se (Teoria Kuantike) “në fushën inorganike tashmë veç është si qasje mashtruese. Në njëfarë mase është parim i dyfishtë, i cili më shumë i ngjanë shpjegimit sipërfaqësor primitiv dhe rrënjësisht i kundërvihet shkencës moderne”.

Pra kjo konferencë sikur do ishte kulmi i “luftës debatuese” mes Ajnshtajnit (së bashku me “realistët” e vet, të cilët i përkrahnin rregullat strikte të metodës shkencore të parashtruara nga Charles Peirce dhe Karl Popper), kundrejt Bohrit dhe “instrumentalistëve”, të cilët kërkonin rregulla më “elastike”, sipas tyre konkluzat duhej mbështetur në bazë të rezultateve.

***
Fotoja ngjitur – Pjesëmarrësit e Konferencës së Pestë të Solvay, 1927 – 29 pjesëmarrës, 17 prej të cilëve ishin ose u bënë fitues të Çmimit Nobel, përfshirë laureaten e dyfishtë Marie Curie, si e vetmja mes tyre që ka fituar Çmimet Nobel në dy disiplina të veçanta shkencore.

Auguste Piccard (1884-1962), Émile Henriot (1885-1961), Paul Ehrenfest (1880-1933), Édouard Herzen (1877-1936), Théophile de Donder (1872-1957), Erwin Schrödinger (1887-1961) [ Nobel, 1933 ], Jules-Émile Verschaffelt (1870-1955), Wolfgang Pauli (1900-1958) [ Nobel, 1945 ], Werner Heisenberg (1901-1976) [ Nobel, 1932 ], Ralph Fowler (1889-1944), Léon Brillouin (1889-1969), Peter Debye (1884-1966), Martin Knudsen (1871-1949), William Bragg (1890-1971) [ Nobel, 1915 ], Hendrik Kramers (1894-1952), Paul Dirac (1902-1984) [ Nobel, 1933 ], Arthur Compton (1892-1962) [ Nobel, 1927 ], Louis de Broglie (1892-1987) [ Nobel, 1929 ], Max Born (1882-1970) [ Nobel, 1954 ], Niels Bohr (1885-1962) [ Nobel, 1922 ], Irving Langmuir (1881-1957), Max Planck (1858-1947) [ Nobel, 1918 ], Marie Curie (1867-1934) [ Nobel, 1903, 1911 ], Hendrik Lorentz (1853-1928) [ Nobel, 1902 ], Albert Einstein (1879-1955) [ Nobel, 1921 ], Paul Langevin (1872-1946), Charles-Eugène Guye (1866-1942), Charles Wilson (1868-1959) [ Nobel, 1927 ], Owen Richardson (1879-1959) [ Nobel, 1928 ]

blank

Përsëri për gjuhën e njësuar dhe dialektin – Nga Donika Omari

Shkrimi i mëposhtëm, i botuar në gazetën Shekulli më 25.01. 2008, po ribotohet në kuadër të debatit për gjuhën e njësuar dhe dialektin.

Po i shkruaj këto radhë me synimin që të jap ndonjë sugjerim për njohjen më mirë të gegërishtes nga përdoruesit e gjuhës standarde, sidomos nga  të rinjtë. Kam qenë në moshë të vogël, besoj nga vitet `45-`46 të shekullit të kaluar, kur kam lexuar për herë të parë përrallat e mbledhura nga at Donat Kurti. Megjithëse jam me prejardhje nga jugu, nuk kisha ndonjë vështirësi të madhe për t`i kuptuar. I lexoja e i rilexoja, ngaqë më tërhiqnin shumë. Në fillim dihet që vetëm i merrja me mend fjalë si fërlik, orrl, rregj etj., kuptohej nga konteksti se fërliku ishte një haje, (më vonë mësova se ishte berr i pjekur në hell) se orrli ishte një shpend (shqiponja), se rregji ishte mbreti etj. Me kalimin e kohës u jam kthyer herë pas here këtyre përrallave të zgjedhura e të përpunuara me shije nga ai prift i ditur, dhe fjalët që s`kuptoja pakësoheshin. Shumë vjet më vonë, nga fundi i viteve `80, kur  iu vura punës për të bërë unë vetë një përmbledhje përrallash, duke u bazuar në një përzgjedhje nga përrallat e Kurtit, nga botimet e Institutit të Folklorit e të tjera burime, pata kënaqësinë t`ia jepja edhe lexuesit të gjerë ato  që kisha lexuar në vogëli, e që për dekada të tëra nuk mund të ribotoheshin, përveçse si botime akademike, se kriteri ideologjik i botimeve letrare për masat nuk i përjashtonte as këto krijime të popullit që vijnë nga shekujt. Nuk  pengoi dialekti, qoftë ai i veriut qoftë ai i jugut, që lexuesi ta rrëmbente nga libraritë këtë botim, që pati një tirazh shumë të madh prej mijëra kopjesh. Po kështu nuk ka penguar sot dialekti shkodran që veprat e at Zef Pllumit të arrijnë tirazhe të larta botimi. Me këtë përmendje desha të vë në dukje se një lexues që di të çmojë vlerat e vërteta nuk stepet përpara vështirësish të tilla siç janë ato që mund të nxjerrë përdorimi i dialektit. Nuk besoj se lexuesi nuk do ta lexonte psh një vepër të I. Kadaresë ose të F.Kongolit nëse, ta zemë, këtyre shkrimtarëve do t`u lindte në zemër të shkruanin në gegërisht. Natyrisht nëse do ta njihnin mirë dialektin. Siç pati bërë në shtypin letrar të viteve `30 një shkrimtar tosk, në një prozë të këndshme, me një shkodranishte që s`i linte gjë mangut asaj të një shkrimtari shkodran. Pra, fakti që lexuesi i sotëm u shmanget veprave të shkruara në dialekt, mendoj se vjen së pari ngaqë përgjithësisht i mungon vullneti për të kapërcyer sadopak atë vështirësi që ka sjellë përdorimi për një kohë të gjatë vetëm i standardit; dhe së dyti ngaqë (le ta themi, dhe pa u hyrë shpjegimeve përse, meqë kjo kërkon një hapësirë më vete) në gegërisht nuk kemi sot kulme të tilla, siç janë veprat e autorëve të sipërpërmendur, që t`i imponohen lexuesit me një penë të fuqishme dhe realizime të mëdha artistike.

Të gjitha këto të vijnë në mend kur lexon shkrime të diktuara nga brenga e shqetësimi se lexuesi i shmanget dialektit verior. Brengë e kuptueshme dhe e përligjur. Por i papërligjur mllefi, subjektivizmi, ekstremizmi në qasjen ndaj këtij problemi, mungesa e propozimeve realiste dhe konstruktive për zgjidhjen e tij. Se s`ka asnjë vlerë të  qahesh kundër gjuhës së njësuar. Kongresi i drejtshkrimit pati rrjedhojën  pozitive se hymë edhe ne në rangun e popujve të zhvilluar që kanë një gjuhë letrare të përbashkët.

Por gjuhë e njësuar nuk do të thotë domosdo gjuhë e letërsisë artistike. Në ndalimin e përdorimit të dialektit edhe në krijimtari, këtu qëndron dhuna e padrejtësia e kryer ndaj gegërishtes, me rrjedhoja afatgjata të rënda ndaj gjuhës në përgjithësi, sepse dihet se të folmet janë përrenjtë që ushqejnë lumin e gjuhës kombëtare.

Kam punuar në shtëpinë botuese “Naim Frashëri” kur është bërë kongresi i drejtshkrimit. Është e qartë se na përfshiu urdhri që edhe në krijimtari të përdorej vetëm standardi. Krijuesit shkodranë K.Jakova, Ll.Siliqi. M.Gurakuqi, S. Çefa etj., duke filluar prej një date të caktuar, me keqardhjen e madhe të tyre, por edhe të gjithkujt që e shijonte shkodranishten, duhej të hiqnin dorë nga kjo e folme e ëmbël. Po ashtu përkthyesit shkodranë të kryeveprave homerike. Kur u vendos të ribotohej Iliada, Gjon Shllaku u detyrua ta kthejë pérkthimin nga gegërishtja në gjuhën e njësuar. Çka, në këtë rast, ishte e mundshme dhe përkthyesi ia doli me sukses. Por ishte e pamundur një ndërmarrje e tillë për “Komedinë Hyjnore”, me ato tercina të rimuara përkthyer me aq mund e mjeshtëri nga Pashko Gjeçi. Prandaj kryevepra danteske nuk  u ribotua dot, me gjithë mungesën që ia ndiente kultura jonë.

Për një gjuhë të njësuar nuk u vendos brenda ditës. Dihen përpjekjet për të afruar dy të folmet bazë të shqipes që janë bërë nga Komisia Letrare e Shkodrës aty nga fillimi i vitit 1917, ku u caktuan disa parime e rregulla për drejtshkrimin e shqipes. Si edhe përçapjet e Kristoforidhit e të Konicës edhe më parë, nga fundi i `800-ës. Në “Albaninë” e tij Konica nuk bënte thjesht teorizime rreth mundësive që ekzistonin, por jepte edhe modele konkrete si sugjerim për t`u vënë në përdorim. Dhe është interesante të vihet re sesa delikat e i kujdesshëm tregohet ai herë-herë për të mos shfaqur ndonjë parapëlqim për njërin a tjetrin dialekt, sidoqë vetë është nga jugu. Megjithatë, ashtu i paqëndrueshëm siç ishte në pikëpamjet e tij, nuk rri pa vënë në dukje epërsinë e toskërishtes. Kur flasim për paqëndrueshmëri pikëpamjesh lidhur me problemin e afrimit të dy dialekteve bazë, me synim shkrirjen e tyre në një gjuhë kombëtare, nuk mund të mos kemi parasysh se vetë problemi, shumë i ndërlikuar, detyronte luhatje qëndrimesh. Siç ndodh ende në ditët tona në pikëpamjet që shfaqen lidhur me rrugën që mund të ndiqej për të arritur te një gjuhë e njësuar.

Pas mbarimit të luftës, me vendosjen e një pushteti diktatorial, që në pjesën më të madhe përbëhej nga jugorë, ishte e qartë që peshorja do të rëndonte nga ana e toskërishtes. Por vendimi i prerë përfundimtar nuk erdhi menjëherë. Pati një sërë konferencash e konsultash për gjuhën, si në `52-shin, `54-ën, `55-n organizuar nga Instituti i Shkencave, si edhe botime të herëpashershme për problemin, derisa me themelimin e Akademisë së Shkencave, (1972) u ndërmor Kongresi i Drejtshkrimit, që vendosi përfundimisht për një çështje të shqyrtuar, të diskutuar e të mbetur pezull për një kohë aq të gjatë. (Planifikime për një gjuhë standard bënin nga ana e tyre gjuhëtarët e Prishtinës, siç trajtohet me imtësi dhe dokumentim të saktë në librin e R.Ismajlit: “Në gjuhë” dhe “për gjuhë”). Sado të themi se qe ndërhyrje e shtetit diktatorial të asaj kohe, në fund të fundit, u arrit të merrej e të vihej në jetë një vendim që u dha fund qëndrimeve aq të kundërta, luhatjeve, pavendosmërive, skepticizmit, që kanë karakterizuar diskutimet lidhur me njësimin e gjuhës letrare gjatë një shekulli;  zgjidhja e këtij problemi, përndryshe,  për kushedi sa kohë do të zvarrisej ende, dhe shqiptarët ende sot, në fillim të mijëvjeçarit të tretë, do të vazhdonin të ishin pa një gjuhë të njësuar, e cila, siç thotë E.Çabej, “është tregues i shkallës së kulturës së një populli; një popull i kulturuar ndër të tjera dallohet edhe për një gjuhë shkrimi të formuar e të njësuar.”

Tani është e udhës të shihet si mund të rifitohet ç`është humbur nga gegërishtja, si mund të riaktivizohet në letërsinë artistike, si mund të afrohet lexuesi tek ajo, e sidomos rinia. Janë krejt pa dobi mllefet, të përcjella me një fjalor të dhunshëm, plot shprehje të forta, me një subjektivitet të skajshëm, me mungesë të plotë tolerance për mendimin e tjetrit, nga të rinj të politizuar që nuk duan të ndjekin shembullin e të vjetërve, pra të atyre që e pësuan dhunën drejtpërdrejt dhe  prapë kjo nuk ua egërsoi shpirtin, siç e dëshmuan kur patën mundësi të shpreheshin lirisht për dhunën e pësuar.

Një nga masat qè propozohen për njohjen e dialektit verior është të futet ky në programin shkollor si lëndë mësimi. Sikur të jetë gjuhë e huaj! Le ta shohim problemin në rrafsh praktik. Pra, nxënësve do t`u mësohet se nënës në shqip i thonë edhe nanë, ose se shqipja ka edhe paskajoren etj. A nuk është pak si fyese për zgjuarsinë e nxënësve? Mos u mësohet napolitançja në shkollë italianëve? Megjithëse është më larg italishtes standarde se ç`është shkodranishtja nga shqipja standarde. ( Një albanolog skandinav ka theksuar se dialektet e shqipes nuk janë aq larg nga njëri-tjetri sa ato italiane) A nuk ka mënyra  bashkëkohore për t`u ngjallur lexuesve të sotëm interes për gegërishten? Dhe jo thjesht për gegërishten por për tërë një kulturë e një letërsi të shkruar në këtë të folme?

Dy janë përfitimet e mëdha që ka nxënësi e përgjithësisht lexuesi të familjarizohet me dialektin e veriut. Së pari do të jetë në gjendje të shijojë  krijimtarinë e traditës letrare gege: krijimtari poetike, dramaturgjike, narrative, studimore, etj.

Përfitim tjetër i madh prej njohjes së dialektit është pasurimi i gjuhës së njësuar.

Por për t`i arritur këto synime duhet një vullnet i fortë, me ndjekje të vazhdueshme të problemit, me diskutime e propozime të vlefshme dhe realiste, në mënyrë që të arrihet një sensibilizim e një përfshirje e institucioneve, e mediave, e arsimtarëve, e shkrimtarëve, e mbarë shoqërisë.

Në shkollat italiane nxënësve u mësohet gjuha e Dantes nëpërmjet shënimeve në tekst, që mund të zënë më shumë se gjysmën e faqes, për shpjegimin e fjalëve të dala jashtë përdorimit, se kanë kaluar jo pak  por rreth 700 vjet që kur shkroi fiorentini i madh. Shkollat tona sot paskan vështirësi t`u mësojnë nxënësve gjuhën e veprave të shkruara qoftë edhe para gjysmë shekulli! Për t`ia bërë të njohur Danten jo vetëm nxënësve por edhe publikut të gjerë ndërmerren recitime të kryeveprës së tij në kanale televizive nga artistë të mëdhenj, si Vitorio Gasman, para disa vjetësh, e Roberto Beninji sot. Ky artist i mrekullueshëm po tregon gjithë gjeninë e tij me mënyrën entuziaste e plot frymëzim se si, pasi i shpjegon, i komenton, i ndan e pastaj i bashkon prapë vargjet, i reciton pastaj në gjuhën e origjinalit po edhe në italishten e sotme këngët e poemës së pavdekshme danteske, duke na dhënë, me një tërheqje gjithëpërfshirëse, tërë madhështinë, thellësinë  e freskinë e saj edhe pas kaq shekujsh. Për sa u përket dialekteve, këto ruhen sot nëpërmjet këngëve, (le të kujtojmë këngët aq të bukura napolitane), pjesëve teatrore, skeçeve televizive, etj. Megjithatë, megjithëse i duan dhe i ruajnë të folmet krahinore, (një profesor italian nga ishulli i Proçidës më thoshte se italishtja për ata ishte si gjuhë e huaj që e mësonin në shkollë), prapë një italiani nuk i pëlqen të bëjë figurë të keqe duke folur në dialekt në publik. Po të qëllojë funksionar shtetëror, ky nuk u shpëton talljeve e përqeshjeve. Është një mësim edhe për ne shqiptarët. Funksionarët shtetërorë duhet të jenë të parët që të tregojnë seriozitetin dhe kulturën e tyre duke respektuar standardin. Të parët edhe të ndërmarrin rifitimin e humbjeve në gjuhë.

Por ç`t`i kërkosh një shoqërie që po tregohet e pandjeshme ndaj humbjesh edhe më të mëdha, siç është përçudnimi i gjuhës. Mbetem e habitur dhe e dëshpëruar kur shoh se  si po kalon pa u trajtuar, pa u marrë në shqyrtim, pa u bërë problem madhor i shtetit, i mediave, i shkrimtarëve, i vetë gjuhëtarëve pikërisht përçudnimi i gjuhës. Sa me lehtësi po perdoren fjalë e shprehje krejt të huaja për shqipen! Se si po goditet vetë struktura e gjuhës! Po edhe kjo është prapë më pak e rëndë  se diçka tjetër edhe më e shëmtuar: përçudnimi që i bëhet dijes. Në kulturën e një populli ka probleme të ndryshme, disa  më shumë e disa më pak të rëndësishme. Mençuria e një kombi qëndron në të kapurit e problemit kyç, zgjidhja e të cilit lehtëson zgjidhjen e të tjerëve. Dhe ç`gjë mund të ketë më të rëndësishme se respekti për dijen? Përpara se të flasë a të shkruajë në dialekt a në standard, me një gjuhë të pastër apo të përmbytur me fjalë të huaja, në gjuhën e vet apo në gjuhë të huaj, njeriu, mbi të gjitha, duhet të jetë i pajisur me dije të sakta. As një fshatari të pashkollë nuk i lejohet të mos i dijë saktë ato gjëra të thjeshta që lidhen me punët e tij bujqësore a blegtorale. Por ai edhe po s`i diti nuk dëmton njeri përveç vetes. Merreni me mend sa i dëmshëm bëhet një  “ i shkolluar” kur u përcjell të tjerëve njohuri që truri i tij i ka fiksuar për së mbrapshti, duke treguar me këtë se ka mbetur i pakultivuar, me gjithë shkollën që ka bërë! Dhe ja ku kemi arritur. Në mediat tona, në institucionet, në tekstet shkollore s`kanë të numëruar rastet e dhënies gabim të njohurive, të koncepteve, të fjalëve. Pra, një dukuri që përbën një anomali të paparë gjëkund është kthyer në normalitet. Dhe, për çudi, këto probleme nuk zënë ballin e vendit. Po pse? Sepse nuk japin dorë të shfresh mllefet politike. Sepse dhunimin gjuhës kombëtare e dijes ndërkombëtare ia bëjnë të gjithë krahët e politikës. Kështu shohim se gazetat, që shkruajnë psh se “Si kohë Naimi vjen pas Fishtës” vazhdojnë të shiten, funksionarë shtetërorë që thonë: populli ynë inspiron, (për aspiron) vazhdojnë të duartrokiten, drejtues televizivë që thonë plot broçkulla përgëzohen nga dëgjuesit! Ky është problemi nr. 1 i kulturës shqiptare dhe që duhet t`u prishë gjumin intelektualëve shqiptarë. Të  ngjallet vullneti dhe ambicia për t`i mësuar drejt e saktë dijet. Shkollat tona të nxjerrin të rinj të arsimuar e jo gjysmë të arsimuar. Atëherë mund të kemi shpresë që të rinjtë, duke pasur përgatitjen e duhur, do të arrijnë ta duan e ta vlerësojnë shqipen në gjithë pasurinë e saj, dhe kështu do të jenë në gjendje ta kapërcejnë dialektin si pengesë për të shijuar vlerat.

Ndërkohë, shkrimtari i brengosur e me dy mendje “me shkrue a mos me shkrue”, mund t`i japë një dorë ndihme procesit të njohjes së gegërishtes. Atë kohë e mund që harxhojmë për t`u ankuar mund ta shndërrojmë në energji pozitive, duke nxitur me shkrime, apo edhe me përfshirje të drejtpërdrejtë, aktivitete të ndryshme, si psh organizim pasditesh letrare me recitime pjesësh të zgjedhura nga shkrimtarët gegë; emisione televizive sipas shembullit italian të sipërpëmendur; olimpiada mes klasash shkollore për të nxitur të njohurit dhe të shijuarit e letërsisë së këtij dialekti; botime antologjike nga letërsia më e mirë e veriut (përfshirë përzgjedhje nga folklori aq i pasur), më shumë rekomandim veprash nga kjo letërsi si lexime jashtëshkollore për nxënësit, etj.

Siç thotë Nënë Tereza: “Në vend që të ankohesh për errësirën, më mirë ndiz një qiri”.

blank

Në 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe – Nga Akademik Jani Thomai

Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe është një nga ato ngjarje madhore, që, sikundër Kongresi i Alfabetit i Manastirit, ka zënë vend tashmë jo vetëm në historinë e gjuhësisë shqiptare, por edhe në historinë e popullit shqiptar. Me të drejtë Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe dhe Kongresi i Alfabetit i Manastirit janë parë si dy ngjarje madhore simotra në vlerat e në frymën e tyre jo vetëm shkencore e kulturore. Vlerat e mëdha të këtyre kongreseve tashmë janë të njohura e janë jetësuar në gjithë botën shqiptare.

Siç dihet, Kongresi i Drejtshkrimit sanksionoi përfundimisht fizionominë e variantit letrar (standard) të gjuhës shqipe, që ishte arritur përgjithësisht në praktikën gjuhësore disavjeçare. Mbajtja e tij nuk ishte vetëm detyrë, por edhe dëshirë e kahershme. Kush e përjetoi atmosferën që krijoi ky Kongres, sidomos gjatë punimeve të tij, e ka ndier plotësisht si delegatët po merrnin përsipër përgjegjësi e detyrim shkencor, me vullnet të lirë e me përkushtim, të vetëdijshëm për këtë vepër aq madhore e historike për popullin shqiptar. Solemniteti dhe entusiazmi drithërues që sundonin ishin të natyrshëm e të përligjur, mbi të gjitha se Kongresi i Drejtshkrimit, si institucioni më i lartë i përkujdesjes për gjuhën tonë, mishëronte e përmbushte dëshirën e bashkësisë sonë kombëtare.

Kongresi shprehu qartë idealin kombëtar të përbashkimit, i paraprirë dhe i udhëhequr nga dy ide të fuqishme: “Një komb – një gjuhë (letrare)” dhe “Gjuhë letrare e njësuar mbi bazën e bashkëveprimit ndërdialektor”. Tëdyja këto teza rridhnin vetiu  nga realiteti historik e gjuhësor dhe njësoj përshkoheshin nga e njëjta frymë e bashkimit kombëtar. Konsulta Gjuhësore e Prishtinës (1968) dëshmoi gjithashtu,  ndër të tjera, se praktika gjuhësore ishte e arrirë për të zgjidhur çështjen e një varianti të njësuar (letrar, standard) të gjuhës shqipe, – shtysë e fuqishme për një kongres gjuhësor mbarëkombëtar.

Kongresi mblodhi në kuvend personalitetet më të shquara intelektuale të kohës, nga të gjitha fushat e veprimtarisë krijuese dhe nga e gjithë bota shqiptare. Përcaktimi e formulimi i parimeve të përgjithshme të drejtshkrimit të gjuhës letrare, në pajtim me veçantitë morfostrukturore të shqipes, ishte një nga arritjet më kryesore. Ato udhëhoqën punimet e Kongresit, përligjën zgjidhjet drejtshkrimore e mbështetën shkencërisht rregullat e drejtshkrimit. Por Kongresi e shtriu vështrimin shkencor përtej fushës së drejtshkrimit, si në nënsistemet e tjera të gjuhës, ashtu edhe në fushat e përdorimit të saj. Në këtë vështrim ai është quajtur edhe Kongresi i gjuhës letrare të njësuar.

Kongresi me punimet e veta pati produktivitet të lartë e dha më pastaj fryte të mira, sidomos në dy drejtime:

– Arritja e parë e shënuar ishte shtrirja e përdorimi i gjuhës letrare (standarde) në komunikimin publik e zyrtar, në shkallë të gjerë, të shpejtë e të njësuar, në ato fusha ku është e domosdoshme (si shkolla, veprimtaria administrative-juridike, por edhe një pjesë e krijimtarisë shkencore, publicistike, letrare etj.) në të gjithë hapësirën shqiptare.

– Arritja e dytë po aq e shënueshme ishte hartimi i veprave gjuhësore kodifikuese; pas Kongresit e si porosi të tij, u hartuan, siç dihet, “Rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe”, “Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe”, “Gjuha letrare shqipe për të gjithë” e më tej vepra të tjera madhore, po ashtu kodifikuese, si “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” etj. Me këto vepra iu dha mbështetje edhe kulturës së gjuhës.

Në Kongres u mbajtën kumtesa shkencore nga të gjitha fushat e gjuhësisë dhe për shumë fusha të përdorimit të gjuhës (ligjërimet, të folmet, letërsia etj.), çka i dha atij përmbajtje të gjerë, jo vetëm si kongres drejtshkrimor, por thuajse për të gjitha nënsistemet, siç është pohuar edhe më parë.

Po të ndalemi pak në fushën e leksikologjisë, të tilla ishin kumtesat për leksikun e frazeologjinë shqipe ose për formimin e fjalëve e brenda tyre për semantikën leksikore e mbishtresimet stilistike, ligjërimore etj., që nuk lidheshin formalisht me drejtshkrimin dhe me kërkesat sipas parimeve të përgjithshme të tij, por me kritere të tjera specifike të normës në leksik, duke përfshirë kryesisht tri burimet e pasurimit (fjalëkrijim /neologji/, leksik dialektor e huazim), të lidhura ngushtë edhe me kërkesat e kulturës së gjuhës. Kongresi iu përmbajt parimit themelor për normën në leksik, të zbatuar edhe në leksikografi: Fjalët nuk vlerësohen sipas burimit a krijuesit të tyre, por sipas rregullsisë së ndërtimit në pajtim me natyrën e shqipes dhe sipas vlerave  pasuruese që sjellin në gjuhën letrare. Krijimi i fjalëve të reja, po ashtu pasurimi i strukturave kuptimore të fjalëve nëpërmjet përdorimeve të figurshme, – njësoj si fjalëkrijimi, – ngritja në normë e leksikut dialektor e përvetimi i fjalëve të huazuara të nevojshme sipas parimit të mësipërm, pa kufizime të tjera, i nënshtrohen këtij parimi. Pas Kongresit dhe në frymën e tij filloi botimi i revistës për kulturë gjuhe, “Gjuha jonë”, ku rregullisht përmbahej rubrika “Fjala shqipe në vend të fjalës së huaj”, materialet e së cilës më pas u përmblodhën në një fjalor.

Shqipja standarde në ditët tona ka njohur një zhvillim të shpejtë e të gjerë. Por mendoj se, sidomos në fushën e leksikut, para së gjithash ajo ka nevojë për ruajtjen e përligjur të pastërtisë dhe sidomos për pasurim të mëtejshëm. Leksiku dialektor po vjen nëpërmjet fjalorëve të rinj krahinorë, letërsisë artistike, ligjërimit të folur etj. Formimi i fjalëve të reja dhe lindja e kuptimeve të reja (neologjia) kanë një zhvillim të ndjeshëm pasurues. Natyrisht, në kushte të kohës, me hapjen e shqipes e me rritjen e kontakteve me gjuhë të tjera, më shumë nën trysninë e anglishtes, vjen një rrymë fjalësh të huazuara, sidomos në terminologji, por disa pa kriter, pa kontroll e pa nevojë edhe në leksikun e përgjithshëm; nga kjo rrymë shpesh është thyer disi qëndresa për mbrojtjen e shqipes nga huazime të tilla e kështu cënohet identiteti i saj. Sot shprehet me të drejtë shqetësimi për “shfytyrimin” e leksikut të shqipes nga huazimi pa arsye e pa kufi i fjalëve të huaja të panevojshme, çka nuk pajtohet me frymën e Kongresit të Drejtshkrimit. Për të sjellë këtu një rast konkret, po përmendim përdorimin e tepruar të huazimeve të panevojshme këto vitet e fundit, shpesh për snobizëm a si shprehje e “hapjes” dhe e “modernizimit” të shqipes, aq sa në disa fusha të përdorimit të gjuhës, sidomos në medie, por edhe në rrethe a grupe të tjera sociale, po përvijohet një zhargon albangle. Po shmangemi pak nga solemniteti i kësaj ngjarjeje madhore, siç është Kongresi i Drejtshkrimit, duke ndërtuar një dialog të shkurtër me shembuj realë të nxjerrë nga ligjërimi i shkruar e i folur:

ALBANGLÉ

Hallo, Drin, si ke qenë?

Hi, mirë, në top formë. Ti?

– Edhe unë mirë. Dëgjo, po të marr në fix, se në mobile më ka përfunduar mbushja. Si e ke ditën sot?

– Isha duke parë Best of pushime on top. Tash jam free, pse?

– Atëherë takohemi live te “Rogneri”, salla numër pesë, five, po qe open. Ke një love nga Nesi, mezi të pret.

– Je vërtet one, apo e bën për show? Si në filmat me happy end!

Wow! E gjete! Gjithsesi, kur të jesh i disponueshëm, më ço një okej.

– Do të vonohem ca, më duhet të paguaj cash një shumë të madhe diku. Mbrëmë humba edhe derby-n londinez. Arsenali të dilte të paktën për play-off. Nuk më pëlqen trand-i i këtij kampionati.

– E unë sot ndoqa në videocall përshëndetjen e presidentit të Ukrainës. E dhanë live. Pastaj më ndodhi…

– Oh, yes!  E di, më ke treguar ç’të ka ndodhur, është vërtet një top story! Por stop me këto. Je krejt out! Kthehu në kohë reale. Nuk dua të bëj big brother-in, por merre shtruar, mos e përjeto kaq keq!

– Për week end ku ishe?

– Ah, në Jalë, ishte vërtet exelent! Shihemi?

– Më mirë e mbyllim on line, mjaft, dil në off line, flasim live kur të takohemi.

Okej. Me mua ke access në çdo kohë. Këtu më ke, s’jam as për pub-e e as për disco…

Dhe, siç shkruhej në fund të disa artikujve në gazeta të viteve ’30: “Ka dhe më”, domethënë “Vijon”.

Në tabelat e dyqaneve, të lokaleve, të bizneseve, të shitoreve, të merkatove etj. të merr malli të shohësh një në gjuhën shqipe. “Kështu e do biznesi!” thonë! Profesor Edmond Tupe paralajmëron kohë të zeza për shqipen: “Do të vijë një ditë që do të pyesim njëri-tjetrin; ‘Do you parlare shqipish?’”.

Gjithsesi, shqipja nuk është gjuhë e mbyllur, kjo do të thotë se do të marrë terma të huaj të nevojshëm e ndërkombëtarizma, bashkë me sendet që emërtojnë a me konceptet e reja që shprehin. Vetë zhvillimi i pandërprerë i gjuhës shqipe e hapja e saj, mjaft dinamik veçanërisht tre dhjetëvjeçarët e fundit, nxit  kërkesën për rishikimin kohë pas kohe gjithashtu jo vetëm të normës leksikore, por edhe të rregullave të drejtshkrimit, siç theksohet edhe në Rezolutën e Kongresit. Veç  kësaj, në zgjidhjet që dha Kongresi ka vend, sado pak, për plotësime, për ndryshime të atyre që nuk i kanë qëndruar kohës, për njësime e thjeshtime të mëtejshme rregullash etj., siç e ka vënë në dukje edhe kritika shkencore. Të gjitha këto janë të natyrshme, si për çdo gjuhë e si për çdo veprimtari tjetër shkencore në fushën e gjuhësisë, – më të dukshme pas një periudhe 50-vjeçare. Këto përligjën ngritjen e Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, më 2004, i cili studioi, diskutoi e propozoi disa ndryshime, plotësime e përmirësime të mundshme të drejtshkrimit të shqipes në drejtimet që përmendëm e në rrethana të reja të kohës sonë. Vendimet për këto propozime i takojnë një institucioni të lartë shkencor i barasvlershëm me Kongresin e Drejtshkrimit, jubileun e 50 të të cilit e festojmë këtë vit.

Shumë nga firmëtarët e Rezolutës së Kongresit të Drejtshkrimit nuk janë më në këtë jetë, por ata janë me ne me firmat e tyre dhe me veprën  tyre të çmuar. Përherë e më tutje të gjithë firmëtarët e Rezolutës së Kongresit do të jenë po aq të nderuar e të vlerësuar që na bashkuan më fort me njësimin e gjuhës standarde, sikundër firmëtarët e Kongresit të Alfabetit  na bashkuan me alfabetin e njësuar dhe Abetaria e përbashkët gjithashtu.

Marrë nga ExLibris

blank

Thirrja për përdoruesit e pajisjeve Samsung dhe Google: Këto aplikacione rrezikojnë të dhënat tuaja (LISTA)

Përdoruesit e telefonave Samsung , Huawei dhe Google janë paralajmëruar të fshijnë një numër aplikacionesh të njohura që mund të përmbajnë viruse dhe që mund të përdoren për të vjedhur të dhënat.

Ekspertët e teknologjisë kanë paralajmëruar përdoruesit e smartfonëve dhe tabletëve Android se një mori aplikacionesh mund të përmbajnë softuerin e dëmshëm.

Grupi i aplikacioneve është në miliona telefona në mbarë botën dhe disa prej tyre mund të përmbajnë një gabim të egër që mund të vjedhë informacionin personal të dikujt.

Ka pasur raportime që këto viruse janë në gjendje të regjistrojnë përdoruesin e pajisjeve Android në një shërbim të shtrenjtë pa e kuptuar ndonjëherë.

Ai e bën këtë duke vjedhur fshehurazi kodet e sigurisë së, raportoi Daily Express.

Virusi gjithashtu mund të verifikojë abonimet përmes telefonatave pa dijeninë e pronarit të telefonit dhe nëse nuk zbulohet, mund të boshatisë llogarinë bankare të dikujt.

Duke folur për mënyrën se si këto aplikacione të rrezikshme arritën të futeshin fshehurazi në telefonat e njerëzve, ofruesi i programeve antivisur Kaspersky tha : Që nga viti 2020 më shumë se 190 aplikacione të infektuara janë gjetur në Google Play Store, ndërkohë që u publikua edhe lista e plotë e aplikacioneve të dëmshme.

Lista e plotë e aplikacioneve:

Pony Camera
Live Wallpaper & Themes Launcher
Action Launcher & Wallpapers
Color Call
Good Launcher
Mondy Widgets
Funcalls-Voice Changer
Eva Launcher
Newlook Launcher
Pixel Screen Wallpaper

(BalkanWeb)

blank

Sonda e NASA-s përplaset me sukses me astereoidin

VOA/Marrë nga Associated Press

NASA përplasi me sukses një sondë në një astereoid, gjatë një prove të paprecedentë për të parë nëse është i mundur devijimi i kursit të një shkëmbi hapësinor. Përplasja galaktike ndodhi në një asteroid që ndodhet rreth 11 milionë kilometra larg Hënës.

Sonda “Dart” u përplas në shkëmbin e vogël hapësinor me një shpejtësi prej 22,530 kilometrash në orë. Shkencëtarët thonë se përplasja duhet të ketë krijuar një krater në astereoidin e goditur dhe një grumbull gurësh dhe pluhuri në hapësirën rreth tij.

Shkencëtarët shpresojnë që përplasja të ketë ndryshuar orbitën e asteroidit. NASA nuk do ta dijë për disa ditë ose javë se deri në çfarë mase sonda e saj ka ndryshuar kursin e asteroidit.

blank

Shteti i Arbërit u ngrit në Mirditën e sotme- Nga Aleksander Meksi

Konsulli austriak në Janinë George von Hahn shkruan se: “Shqipen ia mësoi Apostol Meksi që kishte mbiemrin më të vonë Panajoti dhe që fisi i Meksajve mbiemrin e parë të fisit e kishte Doda. Shumë prej tyre transmetojnë përmes traditës gojore se janë të ardhur prej Mirdite, diku nga shekulli i 17-të dhe se kur në mesin e shekullit të 19-të mirditorët me në krye Lleshin e Zi zbriten poshtë për në Greqi thanë: Mos i prekni, se janë tanët.”
Mirdita është një nga krahinat me histori për shqiptarizëm, që me të drejtë i bën banorët e saj të krenohen me të shkuarën e vendit të tyre. Për historinë e saj ka burime të shumta historike ashtu siç ka dhe periudha që mbeten për t’u ndriçuar. Ne do të flasim këtu për dy ngjarje me rëndësi nga historia e Mirditës dhe jo vetëm e saj. Për peshkopatën e Arbërit dhe Kuvendin e Dukagjinit të vitit 1602.
Përmendjen e parë të një peshkopate të Arbërit “.. Lazaro albanensi” dhe “ Lazarus episcopus Arbanensis” e kemi në aktin e shugurimit të kishës së Shën Trifonit në Kotor në vitin 1166, ku krahas Lazarit, i cili shuguron altarin në të majtë të kryesorit, marrin pjesë dhe “Andreas prior Albanensis” e Georgio abbate sancti Salvatoris Arbanensis (i Rubikut). Kjo peshkopate dhe principata e Arbërit që lidhet me të, janë objekt kërkimesh të shumta shkencore që kanë synuar të ndriçojnë anë të ndryshme të historisë së tyre, shpeshherë dhe me rezultate të ndryshme.
Një vit më vonë (1167) papa Aleksandri III i drejtohet “Lazarum episcopum de Arbania” duke e lavdëruar që dëshiron të mohoj ritin grek (ortodoks): ke vullnet ti shmangesh në shume raste kur të paraqitet mundësia ritit grek. Në të njëjtën dite, papa në një letër tjetër, i konfirmon kryepeshkopatës së Raguzës shufraganët e saj ndër të cilët nuk ishte peshkopata e Arbërit, e cila nuk njihet si e tillë edhe në mjaft bula të tjera papnore të mëparshme që konfirmojnë shufraganët e Raguzës. Në të tilla rrethana menduam se kemi të bëjmë me një peshkopate të krijuar jo prej shumë kohësh, në një territor të mitropolisë ortodokse të Durrësit, pra nën sundimin bizantin, që për të afirmuar qenien e vet apo dhe për bindjet fetare, lidhet me kryepeshkopatën e Raguzës (pak më vonë Antivarit), që deri në këtë kohë nuk përmendej në listat e shufraganëve.
Krijimi i një peshkopate të re në kushtet e mesjetës, duke iu shkëputur strukturave të mëparshme kishtare me një traditë të gjatë nuk mund të kuptohet pa përkrahjen e një fuqie shtetërore ose të një feudali në zotërimet e të cilit ndodhej dhe i ndihmuar nga rrethana politike dhe fetare . Nga burimet dhe dokumentacioni historik nuk dëshmohet ndonjë pushtim i këtyre trevave nga sundimtarët e Zetës apo të Rashës, ashtu siç mendojmë që prapa këtij veprimi nuk mund të jetë pushteti bizantin me qendër në Durrës, megjithëqë në kohën kur zhvillohet ceremonia në fjalë në Kotor, nën pushtetin bizantin ishte dhe bregdeti Dalmatin çka kuptohet dhe nga akti i sipërpërmendur.
Kemi parasysh në këtë të fundit dëshirën e sunduesve dhe prelatëve të Arbërit (apo arbëror) që të lidhen me kishën latine, kryepeshkopatën e Tivarit. Duket se në këtë gjë veç të tjerave do të ketë luajtur një rol dhe abacia e Shën Aleksandrit në Mal të Shenjt, dikur një manastir ortodoks nga vjen dhe emri i vendit Orosh (agjios oros-mali i shenjtit), ndërkohë e lidhur me benediktinët ashtu dhe abaci të tjera katolike si ajo e Rubikut, kisha e së cilës dëshmon qartë për lidhje arkitekturore me botën katolike.
Çështja tjetër që duhet të përcaktojmë, për aq sa është e mundur, lidhet me kohën në të cilën është krijuar kjo peshkopate.
Nga sa thamë më sipër kuptohet që kjo ka ndodhur në rrethana të veçanta politike, një periudhë dobësimi, qoftë dhe relativ, të pushtetit bizantin, ashtu dhe mundësinë për aleanca që mund të siguronin këtë akt “rebelimi” nga ana e një feudali vendas, arhondi apo zotit të një krahine, i cili arriti të siguroje nga kleri i vet zgjedhjen e një peshkopi në personin e Lazarit, pranimi i të cilit mund të bëhej vetëm nga kisha katolike, në këtë rast kryepeshkopata e Raguzës. Rrethanat e veçanta të viteve 60 të këtij shekulli, kur kemi një afrim ndërmjet dy kishave dhe marrëdhënie të shumta deri në miqësore ndërmjet perandorit Manuel Komneni dhe papës Aleksandri i III, e mundësuan një gjë të tillë..
Duke studiuar ndodhitë historike shohim se koha nga fushatat ngadhënjimtare të vitit 1149 të perandorit Manuel Komneni në Korfuz prej nga nëpër Shqipëri kaloi në veri, e deri në vitet 70, është një periudhë ku kemi si afirmimin e pushtetit bizantin. Në rrethana të tilla synimet e zotëve të kësaj krahine dhe të peshkopatës së krijuar prej tyre nuk duhet të kenë pasur mundësi të shumta afirmimi. Me vdekjen e perandorit në vitin 1180 kemi përpjekje të reja për pavarësi nga Stefan Nemanja edhe nga sundimtarë të tjerë në veri të Arbanonit, çka pruri për pasojë mundësi të reja për zotët e krahinës ku ishte peshkopata e Arbanense.
Këtë e dëshmon një noticie e Kuries romane e vitit 1188 në të cilën ndër shufraganët e Raguzës për herë të parë përmendet peshkopata e Arbërit, që tregon se ajo arrin të afirmohet plotësisht duke dëshmuar për një pozitë më të fortë të zotëve të kësaj krahine dhe të klerit të lidhur me Romën. Të njëjtën gjë tregon dhe pjesëmarrja e kryepriftit të Arbërit në vitin 1199 në një koncil të mbajtur në Tivar. Që nga kjo kohë nuk mungon, përgjatë gjithë mesjetës së mesme, përmendja e peshkopatës apo peshkopëve të dioqezës së Arbërisë në vartësi të kryepeshkopatës së Tivarit.
Në literaturën shkencore debatohet prej kohësh për dy probleme që janë të lidhur me njeri tjetrin: së pari cilët janë territori dhe selia e kësaj peshkopate, e së dyti a është peshkopata e Krujës e njëjtë me atë të Arbanense? Mendimin se peshkopata e Krujës është e njëjtë me atë të Arbërisë e pati shprehur fillimisht (viti 1894-5) M.S.Drinov. Me të janë bashkuar Shuflai, Salavije në studimin e tij për epitafin e Konstantin Meles, arqidiak i Arbanonit, të cilin e daton rreth kapërcyellit të shek. XIII, A. Dyselie , ndërsa K.Frashëri thotë se Kruja ishte qendra e Dioqezës së Arbanonit, dhe kur peshkopatat e Lisit dhe Stefaniakës kaluan në vartësi të Romës, ato u shkrinë në një të vetme, atë të Arbërisë . Në kundërshtim me ta Dh. Shuteriqi, në punimin e tij të parë, i veçon këto peshkopata deri në fund të shekullit të XIV.
Në mungesë të noticieve të patrikanës së Konstantinopojës për fundin e shekullit të XII dhe gjysmën e parë të shekullit XIII një tezë e tillë paraqitet me lehtësi por, prezenca e një peshkopate ortodokse në Krujë pas përfshirjes së këtyre territoreve nën sundimtarët e Epirit dëshmohet me saktësi në vitin 1216. Përsa i përket faktit që Kamona ju drejtua Ohrit dhe jo Durrësit shpjegimin duhet ta kërkojmë në autoritetin e Komatianoit dhe delikatesën e problemit, zgjidhja për të cilën mund të kontestohej nëse përgjigja vinte nga metropliti i kontestuar i Durrësit, Dokeianos, emërimi i të cilit për patrikanën e Nikes nuk ishte kanonik.
Duke filluar nga Roman Crohensi në vitin 1279 e deri në shekullin e XV kemi gjithnjë dy radhë paralele peshkopësh katolike në Arbëri e Krujë. Por, ndërsa e para si pamë më lart varej nga kryepeshkopata e Tivarit, peshkopata katolike e Krujës varet nga kryepeshkopata e Durrësit. Më shprehëse për mendimin që peshkopata e Krujës është e ndryshme nga ajo e Arbërisë, siç vëren dhe Shuteriqi, janë letrat e Papës Joani i XXII drejtuar Mihalit të Arbërit dhe Andreas së Krujës me 6 qershor 1318 dhe ajo e Papës Kalikst i III e vitit 1457, në të cilën dallohet kisha e Shën Mërisë së Trafandinës në dioqezë të Arbërit nga Shën Veneranda e Kurbinit në dioqezë të Krujës. Këtu duhet të vërejmë se kur kemi konvertimin në katolike të peshkopatave të Shqipërisë së Mesme, Kryepeshkopata e Durrësit kishte po ato që kishte pasur më parë mitropolia ortodokse e Durrësit, pra katër d.m.th. që Kruja nuk u zëvendësua asnjëherë nga Arbëria.
Duke përcaktuar që peshkopata e Arbërisë ishte e ndryshme nga ajo e Krujës, kemi veçuar dhe territoret e tyre. Për përcaktimin e territorit të peshkopatës së Arbërisë na ndihmon vendndodhja e tre kishave të cilat sipas dokumentacionit janë nën juridiksionin e kësaj peshkopate. Në vitin 1166 nën aktin e njohur të shugurimit të Shën Trifonit në Kotor përmendet abati i manastirit të Shelbuemit në Rubik (Sancti Salvatori Arbanensis). Manastiri i dytë është ai i Shën Llezhdrit në Orosh apo në Malin e Shenjtë, abacia që njihet ne dokumentacion me emrat “San Alexandri Maior de Albania” e tjera. Ndërtimi i tretë është kisha e Gëziqit që me të drejtë është njësuar me “Sancta Maria di Trafandina in diocesis de Albania”. Në punimin për mbishkrimin e Gëziqit krahas zbërthimit të tij, Zamputi trajton një sërë çështjesh historike që lidhen me të.
Të tri këto ndërtime siç ka treguar Shuteriqi për rastin e Geziqit , e përcaktojmë qartë shtrirjen e peshkopatës katolike të Arbërisë në krahinën e Mirditës, duke e kufizuar në perëndim me malësinë e Lezhës. d.m.th me Peshkopatën e Lezhës në veri me krahinën e Pultit dhe peshkopatën omonime, në jug e lindje me territoret e Peshkopatës së Stefaniakës dhe asaj të Krujës. Përsa i përket selisë peshkopale, duke u nisur nga rëndësia e abacisë së Oroshit në këtë trevë dhe nga fakti që ajo disa shekuj më vonë përmendet si abaci mitrale ne mendojmë se selia duhet kërkuar pikërisht në Shën Aleksandrin e Malit të Shenjte.
Peshkopata e Arbërit duhet të jetë krijuar me territore e kisha të Peshkopatës së Lezhës dhe gjasisht dhe asaj të Stefaniakës. Në këtë fakt duhet kërkuar rrënjët e grindjes ndërmjet peshkopatës së Arbërisë dhe asaj të Lezhës për 16 kishat. Në historiografinë “zyrtare” vazhdon të mbetet ende mendimi se Kuvendi i Dukagjinit i viteve 1601-2 u mbajt në fshatin me të njëjtin emër të krahinës së Matit ku ndodhej dhe abacia e Shën Aleksandrit. Këtë tezë e ka shprehur së pari Injac Zamputi, duke hamendësuar se kemi një transferim të titullit të abacisë së Oroshit në Dukagjin të Matit, rrjedhojë e kushteve të krijuara me pushtimin e vendit. Edhe më vonë, ai e rimerr këtë tezë, duke u shprehur se “…kemi bindjen se Kuvendi u mbajt në fshatin Dukagjin të Matit” .
Në Kuvendin e Dukagjinit, u mblodhën 2565 delegatë (prijësa dhe përfaqësues) nga shumë vise të Shqipërisë (viset katolike) me synimin për të organizuar një kryengritje të përgjithshme. Në këtë Kuvend u vendos që t’i drejtohen Republikës së Venedikut, me shpresën që ajo e nxitur dhe nga interesat e veta, do t’i ndihmonte në luftën me turqit. Njoftimin për këtë mbledhje të rëndësishme e gjejmë në letrën e ruajtur që Kuvendi i dërgoi Venedikut. Në të Kuvendi i kërkon Sinjorisë ndihma për të fituar lirinë, “..siç e patën në kohën e Gjergj Skënderbeut..”, si dhe që të presë si ambasadorë të shqiptarëve ipeshkvin e Sapës dhe Sardanjës dhe Pal Dukagjinin, të cilët i ngarkojnë të negociojnë drejtpërsëdrejti duke ju blatuar dhe kështjellën e Krujës, duke u angazhuar t’i venë në dispozicion dhe dyzetmijë luftëtarë, ndër më trimat, me të cilët do të bashkohen dhe shqiptarët ortodoks, madje dhe sllavët dhe që së bashku mund të mblidhen njëqindmijë burra trima me armë për të luftuar barbarët.
Letra qartësisht firmoset më 15 shkurt të vitit 1602 në Shën Aleksandrin e krahinës së Dukagjinit (Sant’ Alessandro della provintia di Ducagini). Në letrën pasojnë firmëtarët sipas krahinave: të Dukagjinit, të Serbisë, të Dibrës, të Shkodrës, të Sapës (Zadrima me Lezhën), të Matit, të Kurbinit, të Krujës, të Petrelës, të Elbasanit, të Durrësit, të Myzeqesë, të Padenia-Spaderica(?) .
Letra vazhdon më tej që Venediku do denjojë t’i pranojë e mbështesë si shërbëtorë besnikë dhe të vërtetë. Së pari kërkojnë të caktohet nga Senati një Kapiten i Përgjithshëm për t’i qeverisur, ashtu siç do ta mendojë Venediku. Gjithashtu i kërkojnë Republikës që Krerët kryesorë, ata që do zgjedh Serenissima, d.m.th Gjenerali i mësipërm, të bëhen Kolonelë, Drejtues dhe Kapitenë të ushtrisë, me atë rrogë që ajo do ta shoh të arsyeshme, të gatshëm për të jetuar dhe vdekur nën flamurin e Shën Markut. Po kështu i kërkojnë që të çlirohen nga pagesa e disa taksave dhe pranojnë disa të tjera. Së fundi luten që Ajo ti mbrojë nga çdo armik e t’i konsiderojë për gjithçka si qytetarë të saj. Firmëtarët, që në fund të letrës vërtetojnë me vulën e tyre sa më sipër, janë ipeshkvi i Stefaniakës dhe vizitator Apostolik për gjithë Shqipërinë Nikollë Mekajshi dhe ipeshkvi i Sapës dhe i Sardës Nikollë Bardhi . Letra përmbyllet me firmën e abatit të Shën Aleksandrit fra Bernard Laçit i cili e shkroi letrën “me urdhrin dhe konsensusin e krerëve dhe prijësve të më sipërm të gjithë Shqipërisë.
Nga parashtrimi i letrës dhe renditjes sipas krahinave të firmëtarëve të saj, del qartë për ne se bëhet fjalë për Shën Aleksandrin në krahinën e Dukagjinit. Krahas Dukagjinit, por rreshtuar mbas Serbisë, Dibrës, Shkodrës dhe Lezhës me Sapën, vjen krahina e Matit dhe ajo me përfaqësuesit e saj. Pra Mati nuk bën pjesë në Dukagjin në atë njehsim, siç nuk ka qenë kur pjesë e Dukagjinit. Por çfarë kuptojmë në ato shekuj me emërtimin gjeografik Dukagjin?
Ndër dokumentet më me vlerë është relacioni i Mark Skurës prej Kruje, arqipeshkv i Durrësit, i cili në Relacionin që i dërgon Kongregacionit të Propagandës Fide në Selinë e Shenjtë në vitin 1641, shprehet qartë se“…Lisi gjendet ndërmjet maleve të Krujës dhe Dukagjinit..Ajo është në kufi të Matit dhe të Dukagjinit. Mati është një luginë e madhe ndërmjet dy maleve të sipërthëna….Dukagjinasit janë njerëz të lirë nga haraçi turk.” Ndërsa letra e më sipërme drejtuar Venedikut e cilëson abacinë ku u mbajt Kuvendi si të krahinës së Dukagjinit. Veç kësaj abacia e Shën Llezhdrit në Orosh është një abaci e shquar, e mbajtur për shumë e vjetër, madje dhe abaci mitrale d.m.th abatët e saj kanë pas qenë ipeshkëv të Arbërisë (episcopus Arbanensis).
Të dhëna të njëjta gjejmë dhe në Relacionin e ipeshkvit të Sapës dhe Sardës Pjetër Budi dërguar më 15 shtator 1621 kardinalit Gozzadino. Sipas tij në anën tjetër të Krujës janë dukagjinasit që kanë ngritë krye para 30 vitesh dhe që kanë 6000 luftëtarë. Ata banojnë, sipas Budit, në malësi mbi Lezhë ndërmjet Krujës dhe Shkodrës , ndërsa më tej është krahina e Matit. Në të njëjtin relacion kur flitet për popujt e krahinës së Dukagjinit dhe shtrirjen e tyre përfshihen ndër të tjera Iballa, Fandi i Vogël, Fandi i Madh e Mirdita.
Argumentet e mësipërme dhe te tjerë paraqitur në një studim tonin mendoj se janë të mjaftueshme dhe vërtetojnë se abacia e Shën Aleksandrit në Malin e Shenjtit është vendi ku u mbajt Kuvendi i Dukagjinit . Vetë shqyrtimi i renditjes së krahinave në letrën drejtuar Venedikut, duke përmendur të parë si krahinë Dukagjinin dhe vazhduar me ato rreth dhe pranë tij dhe si krahinë më vete Matin, tregon se abacia e jonë nuk është në Mat, edhe pse në fshatin Dukagjin të Matit, ku për koincidencë ka një abaci me të njëjtin pajtor.
Historia e Mirditës ka nevojë për kërkime të gjithanshme e për këtë edhe studiuesit mirditorë mund të japin kontributin e tyre që në disa aspekte është i pa zëvendësueshëm.
Botuar në gazetën “Shqiptarja. com”
blank

Ku fillon zanafilla e nji qytetërimi ? Marre nga Ira Byock Shqiperoi Denata Rroji

“Vite ma parë, antropologia Margaret Mead u pyet nga nji student se çfarë konsideronte ajo të ishte shenja e parë e qytetërimit në nji kulturë. Studentët prisnin që Mead të fliste për objekte të gjetuna në antikitetit, si: grepa peshku, enë prej balte ose gurë grurëblurës.

Por jo. Mead tha se shenja e parë e qytetërimit në nji kulturë të lashtë asht nji femur (kockë e kofshës) që asht thy dhe më pas asht shëru.

Mead shpjegoi, se në mbretëninë e kafshëve (edhe njeriu), nëse e thyje kamën, ai vdiste.

Njeriu nuk mund t’ i ikte rrezikut të kanusun kur kishte femur te thym, pse ai as nuk mund të shkonte në lumë për me shu etjen, dhe as nuk mund të gjuante për me u ushqy. Kshu ai shndërrohej mish për bishat që ecshin. Askush nuk i mbijetonte aq gjatë një kame të thyme, dersa koci të shërohej.

Një femur i thym i shërum, asht dëshmie se dikush ka kalu kohë për me i ndejt afër atij që e ka thy, ia ka lidhë plagën sa herë ia asht dashtë, asht kujdesë për mos e sulmu bishat përgjatë tanë kohës deri në shërim të plotë.

Ndihma që iu dha tjetrit në vështirësi, pikërisht aty edhe asht zanafilla e nji qytetërimi, – tha Mead.

 

blank

Marre nga Ira Byock
Shqiperoi Denata Rroji

blank

Anulohet nisja e raketës së NASA-s drejt Hënës

RFE/RL

Tentimi i 29 gushtit për nisjen e raketës së re të NASA-s drejt Hënës është anuluar për shkaqe teknike.

Ekipi i inxhinierëve të NASA-s nuk ka arritur të rregullojë një problem një njërin prej motorëve të raketës të quajtur Space Launch System (SLS), pasi në të kishte rrjedhje të karburanteve.

Data tjetër e nisjes së raketës mund të jetë 2 shtatori, por ekipi i NASA-s do të vlerësojë se cila do të jetë koha më e përshtatshme për nisjen e raketës.

SLS është mjeti më i fuqishëm që ka zhvilluar ndonjëherë NASA dhe do të jetë themeli i projektit të saj, Artemis, që synon të dërgojë njerëzit në sipërfaqen hënore pas 50 vjetësh.

Raketa ishte paraparë që të nisej nga Qendra Hapësinore Kennedy në Shtetet e Bashkuara.

Kjo raketë mëton që të dërgojë një kapsulë testuese, të quajtur Orion, shumë larg nga Toka.

Anija kozmike synon që të rrotullohet rreth Hënës në një hark të madh dhe pas gjashtë javësh do të kthehet në Tokë dhe pritet të zbresë në Oqeanin Paqësor.

Kapsula Orion nuk do të ketë ekuipazh në këtë rrugëtim, por nëse hardueri funksionon siç duhet, astronautët më pas do të mund të ngjiten në bordin e saj në misionet e ardhshme dhe më komplekse, që pritet të nisin nga viti 2024.

“Gjithçka që po bëjmë me këtë fluturim të projektit Artemis I, është se ne po shikojmë se çfarë mund të vërtetojmë dhe çfarë mund të demonstrojmë që të zvogëlojmë rrezikun e misionit me ekuipazh Artemis II”, tha astronauti i NASA-s, Randy Bresnik.

SLS ka një fuqi të madhe prej 39.1 megantonësh në momentin e nisjes. Kjo i bie që motorët e tij kanë fuqinë e nisjes të pothuajse 60 avionë supersonikë Concorde së bashku.

“Kjo raketë do të jetë më e madhe, më e zhurmshme dhe më impresionuese nga çdo raketë që keni parë deri më tani”, tha Lorna Kenna nga Qendra për Operacione Hapësinore, Jacobs.

Inxhinierët më herët thanë se janë të shqetësuar se si do t’i përballojë mbrojtja e kapsulës Orion temperaturat ekstreme me të cilat do të përballet kur të rihyjë në atmosferën e Tokës.

Orion do të kthehet në Tokë me një shpejtësi të madhe, me 38.000 kilometra në orë apo 32 herë më shpejt se shpejtësia e zërit.

Lëshimi i kësaj rakete drejt Hënës nuk është moment i rëndësishëm vetëm për NASA-n, por edhe për Agjencinë Evropiane të Hapësirës, e cila ka krijuar modulin e shërbimit të Orionit. Ky modul gjendet në pjesën e pasme që shtyn kapsulën drejt hapësirës.

Me këtë kontribut, Agjencia Evropiane e Hapësirës shpreson që në të ardhmen të përfshijë në udhëtimet drejt Hënës edhe qytetarë evropianë.

Për herë të parë në Hënë, Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin shkelën në vitin 1969, në kuadër të programit Apollo, duke nisur të ashtuquajturën epokë të artë të eksplorimit të hapësirës.

Por, misionet e reja të NASA-s pritet të jenë më ndryshe sesa të programit Apollo, pasi agjencia amerikane dëshiron që të dërgojë në Hënë gruan e parë dhe personin e parë me ngjyrë, duke treguar se eksplorimi i hapësirës është i hapur për të gjithë.

blank

Misioni Artemis I- Njeriu kthehet në Hënë pas 50 vitesh

NASA: “Do të jetë raketa më e fuqishme ndonjëherë”

Misioni Artemis I do të udhëheqë rrugën drejt eksplorimeve të ardhshme që synojnë të sjellin një grua dhe një burrë me ngjyrë në tokën hënore për herë të parë

 

VOAL- I emëruar sipas motrës së perëndisë greke Apollo, Artemis 1 është misioni i parë i programit hapësinor të NASA-s që do të sjellë njerëzit përsëri në Hënë. Numërimi mbrapsht për nisjen ka filluar: më 29 gusht, nga Qendra Hapësinore Kennedy, Florida, do të nisë një cikël i ri i eksplorimeve hënore, i cili filloi në vitet 1960 me programin Apollo.

Nëse mendojmë se sa ka ndikuar “hapi i madh” tek brezi që e ka jetuar, nuk është e vështirë të kuptojmë se si mund të ketë një ndikim edhe më të madh rikthimi i misioneve hapësinore në Hënë, falë edhe ardhjes së rrjeteve sociale. NASA tashmë po flet për “Brezin Artemis”.

Këtë herë, megjithatë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre nuk do të kthehen thjesht në Hënë, por do të duan të qëndrojnë atje: “Ne do të shkojmë të eksplorojmë pjesë të satelitit të Tokës që nuk i kemi parë kurrë dhe do të mësojmë të jetojmë në hapësirë” , shpjegon Jeremy Parsons, zëvendës menaxher për programin e sistemeve të eksplorimit të tokës Artemis I. Qëllimi është me të vërtetë të arrijmë në Mars, duke kuptuar se si të përdoren burimet hënore për të krijuar mjete, energji dhe ushqim.

NASA konfirmon fillimin e misionit hënor

blank

Misionet e ardhshme

Misioni Artemis 1 do të shërbejë si një provë si për anijen kozmike Orion ashtu edhe për raketën e saj Space Launch System, përpara fluturimeve me njerëz. Anija kozmike do të udhëtojë më larg se çdo anije tjetër kozmike ndonjëherë, 64,000 kilometra përtej anës së largët të Hënës.

Nuk ka njerëz në bord, por Orion do të mbajë gati 55 kilogramë “kujtime”: lodra, artikuj Apollo 11 dhe tre manekine. Ulur në vendin e komandantit do të jetë Moonikin Campos, një manekin i veshur me një kostum që do ta lejojë atë të mbledhë të dhëna se çfarë do të ndjejnë astronautët e ardhshëm gjatë udhëtimit hënor, duke matur gjithashtu rrezatimin ndaj të cilit do të ekspozohen. Misioni do të zgjasë afërsisht 42 ditë dhe do të udhëheqë rrugën për ata që do të vijnë.

blank

Raketa Space Launch System

 

Pas hapit të parë të 29 gushtit, në 2024, me Artemis II, një grup astronautësh do të kthehen në orbitën e Hënës, do të jetë ekuivalenti i Apollo 8 në 1968, ose misioni i parë me një ekuipazh, i cili megjithatë nuk u ul. në sipërfaqe hënore.

Në fakt, NASA synon uljen e parë në Hënë në gjysmë shekulli me Artemis III, një version “modern” i Apollo 11, i cili do të zhvillohet në vitin 2025: ekuipazhi do të ulet në Hënë për një javë, dhe për të parën kohë, në mesin e astronautëve, atje do të jenë edhe një grua dhe një burrë i zi.

Artemis III do të shënojë fillimin e ndërtimit të Lunar Gateway, një port në orbitë rreth satelitit të Tokës, në të cilin anijet kozmike do të mund të ankorohen. Nga atje ju mund të zbrisni në sipërfaqen hënore dhe të ngjiteni përsëri me një anije kozmike që do të veprojë si një “ashensor”. Pasi të zbarkohen, astronautët do të përdorin xhipa hënor për të arritur në Kampin Bazë Artemis, bazën e përhershme që do të vendoset në Polin e Jugut.

Në një konferencë shtypi, NASA njoftoi se kishte identifikuar 13 vende kandidate për ulje: të gjitha janë afër Polit të Jugut hënor dhe karakterizohen nga një kohëzgjatje e shkëlqimit prej gjashtë ditësh e gjysmë, e barabartë me atë të qëndrimit të pritur të astronautëve.

blank

13 vendet e uljes

 

Ulja e parë në hënë

Neil Armstrong, Buzz Aldrin dhe Micheal Collins kanë realizuar një nga bëmat më të jashtëzakonshme, duke e shndërruar një 20 korrik të thjeshtë në një ditë historike, të njohur më mirë si “Dita e Hënës”: 53 vjet më parë ata ishin njerëzit e parë në histori që ecën në Hënë. .

Apollo 11

Prandaj, atë ditë bota ishte dëshmitare e ecjes së pabesueshme hënore, duke dëgjuar frazën e famshme: “Një hap i vogël për njeriun, një hap i madh për njerëzimin”. Ajo u shqiptua nga astronauti Neil Armstrong, kapiteni i misionit Apollo 11 dhe i pari që preku tokën hënore.

Vetëm astronauti Michael Collins mbeti në anije gjatë ekspeditës. Ekipi kishte nevojë për dikë që të qëndronte në bord për të monitoruar situatën dhe për këtë arsye kishte parë arritjen nga një vrimë. rsi/Elida Buçpapaj

blank

Teleskopi James Webb gjen CO2 për herë të parë në atmosferën e ekzoplaneteve

Teleskopi Hapësinor James Webb vetëm muajsh i ka shtuar listës së tij në rritje një tjetër zbulim të madh shkencor: zbulimin për herë të parë të shenjave të dioksidit të karbonit në atmosferën e një planeti jashtë sistemit tonë diellor.

Megjithëse ekzoplaneti nuk do të ishte kurrë në gjendje të mbarte jetë siç e njohim ne, zbulimi i suksesshëm i CO2 u jep studiuesve shpresë se vëzhgime të ngjashme mund të kryhen në objekte shkëmbore më të përshtatshme për jetë.

“Mendimi im i parë: Ou! Vërtet kemi një shans për të zbuluar atmosferat e planetëve me përmasa tokësore,” shkroi në Twitter prof. Natalie Batalha nga Universiteti i Kalifornisë në Santa Cruz dhe një nga qindra që punuan në projektin Webb.

Studimi i tyre mbi ekzoplanetin WASP-39, një gjigant i gazit të nxehtë që rrotullohet afër një ylli 700 vite dritë larg, do të publikohet së shpejti në revistën Nature.

“Për mua, kjo hap një derë për kërkime të ardhshme mbi super-Tokat (planetë më të mëdhenj se Toka, por më të vegjël se Neptuni), apo edhe planetë me madhësinë e Tokës,” tha Pierre-Olivier Lagage, një astrofizikan me Komisionin Francez të Energjisë Atomike (CEA)

Zbulimi i CO2 do t’i ndihmojë gjithashtu shkencëtarët të mësojnë më shumë se si u formua WASP-39, tha NASA në një njoftim për shtyp.

Ekzoplaneti, i cili rrotullohet rreth yllit të tij një herë në katër ditë tokësore, ka një masë sa një e katërta e asaj të Jupiterit, por një diametër 1.3 herë më i madh.

Frekuenca e orbitës së tij dhe atmosfera e madhe e bënë WASP-39 një kandidat ideal për një eksperiment të hershëm të sensorit infra të kuq të teknologjisë më të fundit të Webb, të njohur si NIRSpec.

Sa herë që ekzoplaneti kalon përballë yllit të tij, ai bllokon një sasi pothuajse të padukshme drite.

Por rreth skajeve të planetit, një sasi e vogël drite kalon nëpër atmosferë.

NIRSpec shumë i ndjeshëm i Webb mund të zbulojë ndryshimet e vogla që atmosfera ka mbi dritën, duke i lejuar shkencëtarët që të përcaktojnë përbërjen e gazit të tij.

Teleskopët Hubble dhe Spitzer i kishin zbuluar avujt e ujit, natriumin dhe kaliumin në atmosferën e WASP-39, por tani mund të shtohet edhe dioksidi i karbonit në këtë listë falë Webb dhe instrumentit të tij NIRSpec.

“Ishte një moment i veçantë, kapërcyem një prag të rëndësishëm në shkencat e ekzoplaneteve,” tha Zafar Rustamkulov, një studiues i Universitetit Johns Hopkins, në njoftimin për shtyp të NASA-s.

syri.net

blank

Mbi dukunitë jashtametodike në letërsinë e kohës së socializmit real – rasti Blloshmi – Nga Dr. Primo Shllaku

Tashma asht e kjartë për të gjithë ne se gjatë periudhës së socilaizmit real dhe, konkretisht, gjatë kohës kur realizmi socialist shpallej si e vetmja metodë mbisunduese në letërsinë dhe artet e Shqipnisë socialiste, në mënyrë të fshehtë dhe të padukshme shkruhej edhe nji letërsi tjetër, e cila me parim dhe me përvijim shkonte në kahe të kundërt me atë zyrtaren, për mos me thane se ishte një kundramajë e saj.

Kjo letërsi shpërfillte estetikisht dhe intuitivisht parimet, praktikat, tematologjinë dhe strukturën skematike të ideologjisë që i rrinte metodës së realizmit socialist në bazën e tij dhe zhvillohej në veçantitë e saj të klandestinitetit si nji letërsi e orientueme prej dy qendrave të gravitetit.

1.    Tradita gati dyshekullore e letërsisë shqipe

2.    Përpjekja për t’u vu për hap me letërsinë europiane pak a shum bashkëkohore.

Të dyja këto qendra orientimi e çojnë këtë letërsi paralele, për të cilën po flasim, në nji refuzim të dukshem estetik ndaj zyrtares dhe shofim tek ajo përpjekjen, sado në vetmi dhe pa ndjesinë e qenies komunitet, të vetafirmohet në heshtjen e saj e vetminë e thellë si nji fjalë e së nesërmes, e cila për hir të së vërtetës nuk i bani të shquhen lavruesit e saj për kurrfarë profecie lidhun me të ardhmen, përveç faktit që ajo letërsi duhej shkrue dhe duhet të ishte fakt, pa e ditë askush as përspektivën, as të ardhmen e saj në logjikë shifrash e numrash që ma së paku të kishin lidhje me kohën dhe rrjedhjen e saj. Ardhja e këtij produkti në pakohën e tij dhe njilloj verbimi parashikues i autorëve mbase lidhet me transcendencën e historisë dhe përvojat ende shum të gjalla të intelektualëve e qytetarëve shqiptarë që, në kohë të vështira për ta, të cilat përsëriteshin shpesh, kishin zhvillue sisteme të menduemi dhe praktika adekuate të thana me njifarë proverbialiteti si: “ma mirë puno kot se rri kot” ose “ma mirë ta kesh se të mos e kesh diçka,  sepse nuk i dihet, gjithçkasë i vjen koha e vet”. Në mesin e këtyne autorëve që ende shkenca zyrtare e studimeve letrare nuk e ka vu ujin në zjarr me iu gjetë nji emën përgjithësues, por edhe përfaqësues lidhë me aktin qytetar dhe antikonformizmin që përmban, hyjnë me pikë të plota autorë si Trifon Xhagjika, Zef Zorba, Avzi Nela, Sandër Gera, Muhamet Ademi, Lec P.Shllaku, Anton Çefa, Luigj Toni, Nest Përdoda, Genc Leka dhe, ma së fundi, biri i Librazhdit e poeti në kantier, për të cilin edhe jemi mbledhë sot, Vilson Blloshmi.

Por mungesa e nji kritike të mirëfilltë e kryesisht institucionale, e besueshme dhe dhe e larmishme në vlerësimet e saj ka ba që ndër ne të ketë ngatërrim të kritereve të vlerësimit të figurave. Zakonisht mendojmë se lajthitjet ma të mëdha kanë ndodhë kur asht përzie e pështjellue kriteri moral me atë estetik. Dihet se ky problem, përsa ndamja e kriterit moral nga ai estetik asht zgjidhë në mënyrë të plotë dhe shteruese nga filozofi grek, Aristoteli, dhe se etika dhe estetika (edhe pse aso kohe nuk quheshin bash kështu) janë pa si të ndame njena prej tjetrs dhe se zavendësimi i njenës me tjetrën, sidomos i estetikës me etikën na çon në përfundime iluzore që, për të qëndrue sa ma gjatë mbrenda hapësinave të së vërtetës, kanë nevojë për gabime që përsëriten. Këto ngatërrime të parimeve dhe kritereve të qasjes kritike që nuk janë të vetmet dhe që trashëgohen, me sa duket nga vetë doktrina marksiste, e cila i sheshonte ligjet vepruese në fushën e ekonomisë me atë të fushës shoqnore dhe shpirtnore, tek na, edhe gjatë këtyne vjetëve të tranzicionit, kanë vazhdue me prodhue shum mitologji dhe tabu. Pra për studiuesin e vemendshëm dhe kritik të letrave shqipe ma të fundit, fusha e letërsisë asht mjerisht nji fushë e minosun dhe ku nuk duhet hy sepse “bathët janë nda”, titujt janë dhanë, vlerat janë identifikue dhe konkluzionet janë ba. Mbase për këtë shkak në letrat tona ka kaq heshje, ka kaq solizëm të disave që u ka kalue vakti dhe janë kthye në lëvozhga vezësh që u ka ikë njiherë e mirë zogu etj.

Në qoftë se e ndajmë aktin biografik të Vilson Blloshmit nga akti i tij letrar, por pa e degdisë këtë të fundit drejt të pakonsultueshmes dhe të të papërfillshmes, a mundemi na sot, mbas 45 vjetësh nga vdekja tragjike e dy çunave të Librazhdit, të ulemi me gjakftoftësi dhe të analizojmë shkrimet e tyne nga nji pikëpamje artistike dhe estetike, si letërsi dhe si poetikë? A e pranon sot ndjeshmënia populiste nji operacion të tillë, prej të cilit unë kam bindjen se vende-vende mund të dalim edhe me poetë dhe poezi të mirëfilltë, pa e prekë aspak figurën heroike apo prej dëshmori të nji emni ose të disa emnave? A e pranon mendësia e jonë e trashë mitologjike se të jesh dëshmor dhe hero e të jesh poet janë dy gjana të ndryshme dhe se ato nuk shkojnë detyrimisht bashkë? A e pranon establishmenti ynë letrar se duhen rishikue në këtë kandvështrim shum emna dhe prodhime letrare që deri tashti kanë fitue nji status të paprekshëm dhe të paanalizueshëm? A po e vemë na kritikën dhe mendimin tonë kritik, opinionet tona sporadike kritike dhe bisedat tona ma të thjeshta por ma të angazhueme para faktesh të kryeme lidhë me vlerësimet e disa emnave që janë të primë prej nji akti shoqnor heroik ose gjysmëheroik? A kanë vlera të mirëfillta estetike dhe poetike prodhimet që na lanë mbrapa disa emna që për biografinë e e tyne kanë nji aureolë të meritueshme dinjiteti e karakteri  njerëzor të pacen? Kjo letërsi që u shkrue në rrethana të tilla: ishte protestë, shfrim ndjenjash, sintonizim empatik me dhimbjen e magazinueme në artin botnor lidhë me gjendjen në diktaturë ose pamundësi historike apo edhe për shkak të ngujimit të njeriut në kohë? A ishte letërsi sistemike kjo, si pjesë e nji korpusi letrar që, në rrethana të tjera, do të kishte nji zhvillim të plotë fazash, pjesësh, gjinish apo edhe kreshendosh? Mandej pse kjo letërsi kishte nji unë poetik kaq të  gushtë dhe se shpesh mbetej në paraqitjen e nji rasti të vetëm dhe rezonancat e saj mezi delnin nga hapësinat e rastit vetiak? Këta dëshmorë ose heroj a mund t’i bishtnonin diktaturës pa i ra asaj në sy apo dëshpërimi kulturor e qytetar i çonte ata në nji dehje a gjendje jermi që nuk po e kuptonin vlerën unikale të jetës dhe papërsëritshmëninë e saj? Çfarë përcaktoi që Blloshmi e Leka të mos ishin sot këtu në mes nesh, të thinjur e të bardhë, në të shtatëdhjetë e katërtin mot të jetës së tyne, moshë kjo e arritshme për ma se 50% të popullsisë së globit? Dhe për fund nji pyetje të fundit ekzistenciale: A asht ma e vështirë me jetue apo me vdekë për nji kauzë të madhe si ajo e lirisë, letërsisë dhe e artit?

Unë mendoj se njerëzit që shënuen epokat dhe pragepokat ose kthesat historike na duhet t’i pranojmë mbas analizës dhe jo t’i gëlltisim ata të pashqyrtuem dhe me ngutin e dehjes së mitologjisë historike që aq sufiçitare ka qenë ndër ne qysh se e mbajmë mend na veten tonë. Ata duhet të kthehen në fakte kulture dhe studimi dhe jo t’ia ekspozojmë vetëm kujtesës fizike të nji ose disa brezave, sepse kujtesa fizike shtjerret dhe zbehet deri në zerim të imazheve. Librat, analizat kritike, debatet janë të vetmet rrugë që do ta seleksionojnë produktin që duhet t’i dorëzohet kujtesës sonë kulturore në formën e saj rezistente ndaj harresës dhe deformimeve, minimizimeve dhe ekzagjerimeve, të cilat vetëm sa i damtojnë objektet e subjektet tona të studimit. Kritika e fortë do të jetë ajo që, tue e zhveshë sendin nën studim prej ambalazhit të saj mitik, do të distilojë dhe do të na japë në dorë atë pak “mineral” të pashkatërrueshëm, të pavdekshëm (por jo të padiskutueshëm) që na do t’ia kalojmë së ardhmes si produkt konstruktiv të ngrehinës së vlerave.

Fillimisht do të dëshiroja me shtrue si problem parësor, raportin që ka Vilson Blloshmi me poezinë dhe shkrimet letrare, përfshi aty edhe përkthimet jo të pakta dhe selektive të tij. Në mungesë të studios, në mungesë të ngesë eksistenciale, në mungesë të qetësisë krijimtare dhe në prani të nji gjuetie shtrigash të cilës na duket se Blloshmii i nënshtrohet sidomos në 12 vjetët e fundit të jetës së tij të shkurtë, ky djalosh që mbeti i tillë në imagjinaren tonë nuk e kishte luksin me e pasë letërsinë si profesion apo si prirje për profesion. Këtë e vërteton në radhë të parë numri relativisht i vogël i poezive, tematika e tyne e hallakatun, shkrimet e tij heterogjene dhe eklektike, mungesa e nji boshti letrar që do të shifej si veçanti e nji periudhe etj.

Gjithsesi ndodhemi përballë leximesh të zgjedhuna të Blloshmit, lexime dhe autorë francezë kryesisht që mesa duket janë edhe autorët që ai ka arritë me i gjetë në formën e librave. Klasikët Voltaire, Hugo e Baudelaire-i janë libra që kanë ekzistue në bibliotekat shqiptare qysh para Lufte. Pra vemë re mungesë të shkrimtarëve e poetëve francezë të shek. XX, të cilët gjendeshin shum rrallë dhe me shum vështirësi huazoheshin për arsye të tejndjeshmënisë së regjimit ndaj modernizmit dhe autorëve të tij. Muza e Blloshmit duket e ankorueme fort tek romantikët dhe postromantikët, ku gjendjet shpirtnore të pikëllimit, trishtimit, të mosrrugëdaljes, si dhe temat e vdekjes, të varreve, të errësinës e të hiçit janë edhe bulmeti i preferuem i tyne. Ekzistojnë teori të cilat merren me shkakësitë e paratekstësisë së autorëve dhe gjithnji asht lehtë të deduktosh se klimat e barabarta vehen ma shpejt në raporte sintonie e bashkëtingëllimi se sa ato të ndryshmet. Romantizmi shfaqi interes të hershëm për situatat negative shpirtnore, për dhimbjen, për papërballueshmëninë e fatkeqësive, madje edhe për epshin përmanent të viktimizimit si rrugë për të mbërritë sa ma shpejt tek librimi ose prehja fizike ose shpirtnore. Mos të harrojmë reaksionin zinxhir të vetvrasjeve mbas botimit të “Vuejtjeve të djaloshit Ëerter” të J.Ë. Goethe-s. Mos të harrojmë se fryma romantike në letërsi dhe ndjeshmënia romantike në jetë vetëm njiherë janë takue me pasoje prodhimtare. Herët e tjera romantizmi vazhdoi me qenë pjesë e jetës dhe kryekreje e rinisë, por jo edhe e letërsisë e arteve, paçka se pesimizmi mbeti përjetësisht nji mëlmesë e pamungueshme mbi tryezën e artistëve. Për universalitetin dhe kultin e ndjenjës romantizmi u ba edhe mënyrë jetese, sidomos e të rinjve që ende nuk kanë ba zap mbrenda vetes disa forca që gjithsesi i quejmë tundime.

Pra V. Blloshmi kërkonte libra dhe gjente libra. Gjente libra që i flisnin për nji epokë  tjetër dhe për nji modë tjetër të sjelluni në shoqni dhe me vetveten. Me gjasa ai e shkruente poezinë sepse ajo ia përfshinte ma mirë e ma shpejt mendimet dhe vegimet e tij mbi veten dhe gjendjen e tij familjare e shoqnore. Duhet shënue se, nga ana tjetër, leximet për të ishin nji hapje e madhe nga vetmia e izolimi i fshateve malore të Librazhdit, kontrasti i ambjentit rural kooperativist me shtegun e gjetun prej këtij djaloshi që donte me çdo kusht të afirmonte aspiratat e tij në nji mënyrë sa ma të qytetnueme siç ishte shkollimi e vartësia prej librave. Edhe për Vilsonin librat e leximet ishin mjete “udhëtimi” dhe arratisjeje nga e përditshmja dhe e rëndomta. Ai i shilonte librat si të ishin kuaj ose avionë pasagjerësh dhe kryente në shpinën e tyne ata udhëtime e lëvizje që për të dhe për shqiptarët ishin kaq rreptësisht të pamunduna. Mbase ai kërkonte tek këto “udhëtime” nji amortizues të pamumundësive të tij vetiake por edhe gjeneracionale për të jetue kulturalisht në nji mjedis ma të gjanë e ma vibrues. larg monotonisë tematike dhe obsesionit ideologjik të letërsisë zyrtare.

Gjithsesi mosha e Blloshmit asht nji kohë specifike e jetës së njeriut. Asht kaq e vrullshme, kaq e energjizueme sa shpesh herë ka prirjen me i ikë edhe komandave të arsyes dhe me e ekspozue rrezikshëm individin. Kjo na ka ndodhë të gjithëve dhe sidomos e dukshme dhe e ndjeshme kjo gja bahet në kohë të vështira, kur për çdo derë njeriu rrinte në pritë nji cerber.

Le të marrim pak në shqyrtim poezinë e tij ma të njoftun “Saharaja” dhe të analizojmë disa veçanti të vjerrshërimit të saj si poemë dhe si përkatësi metode.

Dukshëm “Saharaja” asht nji poemë e shkrueme nën ndikimin e Baudelaire-it dhe ma gjanë, nën ndikimin e simbolizmit. Në të dalin të kjarta dhe të lexueshme “gjegjësitë” bodleriane. Saharaja asht ngritë në simbolin e gjendjes në Shqipninë e regjimit komunist. Pra nëse tentojmë ta “përkthejmë” Saharanë në nji koncept a nocion tjetëër gjegjës dalim  tek  Shqipnia e asaj kohe, tek regjimi që sundonte tek na, tek shteti shqiptar i kohës së diktaturës 1944-1990, pra kemi nji poezi simboliste në të cilat “gjegjësitë” nuk na japin adekuatisht nji nocion tjetër të njoftun ose edhe të panjoftun që shestohet atypëraty në praninë e poetit dhe të lexuesit të parë, por kemi nji nocion të sugjeruem pak a shum polisemantik, të gjanë dhe të përgjithshëm. Kurse paralelizmat kuptimisht janë krejt të kjarta dhe vetëfolëse për këdo që e ka përjetue atë epokë me nji ndjeshmëni në kahen e lirisë dhe të diponibilitetit të vetvetes.  Saharaja paraqitet si një qenie dhe mund të themi me plot gojën se figura bazë e saj asht personifikimi i kësaj shkretine. Ajo asht e izolueme, e rreshkun nga dielli, shterpë dhe e shkrumosun fund e maje. S’ka shoqe tjetër përveç vetes së saj, asht unikale në egërsinë dhe mosmikpritjen e saj proverbiale, nji antimjedis, nji anti tokë, që as andrra nuk shef dot dhe kësisoj asht prodhim i mosandrrës. Saharaja asht barkthatë në të gjitha kuptimet, edhe në të urisë së përjetshme dhe mungesës së ushqimit, por edhe se ajo nuk pjell, asht shterpë e nuk ka trashëgues. Madje Blloshmi na thotë se edhe vetë nata, e pame kjo si simbol i errësinës dhe i verbimit pasiv të synit njerëzor, nuk e do Saharanë, pra Saharaja asht nji e keqe në shkallën sipërore, nji e keqe limit, që nuk ka ma përtej saj. Blloshmi ngre edhe nji pyetje tjetër: si ndodhi që njerëzimi dhe shtëpia e tij, rruzulli tokësor, arritën ta marrin mbi shpinë këtë plagë, thotë autori.

Paralelet e autorit me gjendjen e përgjithshme dhe punët e regjimit janë të dukshme dhe të përvijueshme. Në ndonji vend ai, madje me fjalët e tij, por tue prekë esencën godet edhe luftën e klasave kur thotë:

Kur ai për keq e mban në gojë,

Saharaja e mban vesh e qesh

Saharaja fillon të gëzojë

Kur ne mallkohemi mes nesh.

Kjo poezi emblematike e tij në mënyrë të pakundërshtueshme ishte nji poezi politike e ndërtueme me simbole dhe e përvijueme simbas rrugëve simboliste të gjegjësive ose korrespondencave.

Çuditërisht finalja e poemës “Saharaja” tingëllon si gjykim i Blloshmit për Shqipninë, për të ardhmen e regjimit dhe të diktaturës, ku shquejmë nji dritë jo të pakët gjykimi dhe vlerësimi për të gjithë tabllonë e përshkrueme prej tij:

Shkretëtirë e shkretë mbetet shkretë.

Ky varg me vlerën e një shenje të thekshme pikësimi nënvizon me të madhe kotësinë e eksperimentit socialist dhe shkatërrimin progresiv që do të shkaktojë. Gati nji profeci e tij ! Poezia në fjalë mbetet nji poezi politike, nji refuzim i fort dhe gati direkt i gjendjes në Shqipninë e 1973-74, nji dëshmi e refuzimit të tij, por edhe nji dëshmi mbi të cilën akuza duhet të jetë mbështetë për dënimin kapital të Blloshmit.

Meqë nisem me gjetë shenja të sigurta të nji talenti letrar dhe të nji teknike po letrare të ushqyeme nga leximet formuese, do të kisha dëshirë me përmendë nji poezi tjetër, e cila ndryshe nga të 26 poezitë e botueme tek libri Vilson Blloshmi – Vepra, botim i Klubit të Poezië më 2020, asht prej atyne të pakave që kanë titull, pra e kam fjalën për  poezinë Sonet vjeshte.  Risi në këtë poezi asht struktura e saj e përbame prej vargjesh të alternueme me gjatësi ekstremisht të ndryshme.  Vargjet e gjata janë  11rrokëshe, kurse vargu mbasardhës asht 2rrokësh. Kjo sinkopë që krijohet këtu, gati si aritmi zemre apo si ramje e papritun dhe e përsëritun në boshllëk, na flet se Blloshmi në atë stinë dëshprimi po kërkonte edhe forma të reja për ta skandue gjendjen e tij të mbrendshme, shpirtin e tij të çalë dhe krenarinë e tij të vrame. Gjatë leximit me za të kësaj poezie vargjet 2rrokëshe e godisnin randë interpretimin dhe më ngjanin si lemza të shkurta, por të egra që ndërpresin nji bisedë a ligjërim.

Blloshmi iku me nji grusht të vogël poezish, gjithsejt 26, pjesa ma e madhe pa titull, gja që tregon se ato poezi ishin ndoshta pjesë e ankthit të tij dhe e ndjenjës së zymtë se ai nuk do të kishte rrugëdalje, se nuk do t’i jepeshin ato që kërkonte. Dhe unë shof që Blloshmi nuk kërkonte t’i jepej akses në shtëpitë botuese as edhe ndonji privilegj që ai si njeri me prejardhje të përsekutuemish, nuk mund ta fitonte kurrsesi. Ai shkroi, sepse ishte njeri i leximit dhe i shkrimit, pra ai nuk mund të mos tundohej nga shkrimi i jetës së tij. Këtë ai e bani me anë poezish, të cilat për fatin e tij të madh shpëtuen pa u asgjasue, por edhe shpëtuen nga ndonji hipëregoizëm i autorit që, kur e ndien rrezikun, i këndon vetëm rastit të vet. Ai rezonon fort me fatin e Saharasë dhe me fatin e atdheut të tij që aq keq u soll me të gjatë gjithë viteve të 20 të jetës së tij. Kurr nuk u shfaq 3 në krye të numrit të moshës së tij e që tregon fundin e pranverës së jetës së njeriut. Vepra e tij e pambarueme qe ndoshta nji prelud i paralajmëruem i nji fundi tragjik, ku ai vetë na duket se kishte vendosë të mbërrinte për dëshpërim apo ndoshta për sosje durimi.

Marrë nga ExLibris

blank

Gjergj Fishta dhe viti 1972 – Nga Emil Lafe

Nga fundi i muajit të kaluar ndoqa rastësisht prof. Primo Shllakun te emisioni tërheqës “Arnautistan” i Mustafa Nanos. Emërtimin e këtij emisioni e kam kuptuar si jehonë të thirrjes migjeniane për të shkundur “kalbësinat e vjetra”, që për hir të tyre “të mos zhytemi prapë në pellgun e mjerimit”. E kapa bisedën pak përpara se prof. P. Shllaku të shprehej që “Gjergj Fishtën e vrau edhe viti 1972”. Natyrisht është një shprehje e figurshme e një poeti dhe profesori të letërsisë. Prof. P. Shllaku do të thotë me këtë që shqipja letrare e sanksionuar në Kongresin e Drejtshkrimit (jemi në vitin e 50-vjetorit të tij) e ka bërë Fishtën të pakuptueshëm për lexuesin e sotshëm dhe vepra e tij po mbetet në harresë bashkë me autorin. I jap të drejtë prof. P. Shllakut për ankimin që 150-vjetori i lindjes së Poetit (1871–2021) kaloi në mënyrë të vakët dhe jo si një rast i mirëpritur për të hedhur dritë të re mbi këtë figurë poliedrike të letrave shqipe dhe të jetës kulturore e politike, për t’ua afruar e zbuluar më mirë shqiptarëve krijimtarinë e shumanshme të tij dhe vlerat e saj për të shkuarën e për të sotmen. Gjergj Fishta është i të gjithëve dhe nuk ka qenë aspak e tepërt që ai të përkujtohej, qoftë edhe me veprimtari modeste, në të gjitha qendrat universitare shqiptare. Sigurisht hutimi nga pandemia është njëra nga arsyet, por jo kryesorja.

Le të kthehemi te pohimi që Fishtën e vrau viti 1972, d.m.th. shqipja e sotme letrare, që ka një bazë fonetike e gramatikore sipas dialektit të jugut. Sigurisht ky pohim nuk ka të bëjë vetëm me Fishtën, por duhet vështruar në kuadrin e temës së përgjithshme: letërsia shqipe e traditës dhe koha jonë. Madje mund të vështrohet edhe në një kuadër më të gjerë: klasikët e letërsive europiane dhe koha e sotme. Kureshtja për këtë temë më ka nxitur të pyes kolegë të huaj se kush i lexon sot, p.sh. veprat e klasikëve grekë e romakë, veprat e autorëve të tillë si Dante, Petrarca, Tasso, Shakespeare, Rousseau, Byron, Racine, Corneille, Moliere, Goethe, Schiller, Foscolo, Manzoni, Balzac e të tjerë si këta. Përgjigjja ka qenë: në radhë të parë nxënësit dhe studentët, profesorët e letërsisë dhe studiuesit, pastaj pensionistët, kur duan t’u kthehen kujtimeve të moshës shkollore dhe t’i rijetojnë ato lexime të hershme me pjekurinë dhe përvojën që u ka dhënë jeta. Rrallëkush merr vepra të tyre për t’i lexuar në orët e lira pas punës. Jetojmë në një kohë të re dhe duhet të ndjekim rrjedhën e saj, artin e letërsinë e saj, që mund të na ndihmojnë për të kuptuar botën e vogël dhe botën e madhe në fillimin e këtij mijëvjeçari!

Në rastin e letërsisë shqipe shtohet edhe një rrethanë tjetër: letërsia shqipe e traditës është krijuar para vitit 1972, kur shqiptarët në të gjithë hapësirën e tyre historike të Ballkanit Perëndimor dhe në diasporë, vendosën të pranojnë gjuhën e letrare të njësuar, e cila është bërë sot jo vetëm një realitet i pakthyeshëm, por edhe një faktor jetik për zhvillimin e qytetërimit shqiptar. Studiuesit kanë sjellë një varg argumentesh për të shpjeguar pse shqipja standarde është ndërtuar mbi bazën fonetike e gramatikore të dialektit të jugut. Unë pajtohem me mendimin se për këtë kanë ndikuar faktorë gjuhësorë e jashtëgjuhësorë. Ndër faktorët gjuhësorë përmendet relievi dialektor shumë më i butë i dialektit të Jugut në krahasim me relievin dialektor mjaft të përthyer të dialektit të Veriut, d.m.th. dallimet dialektore të të folmeve nga Shkumbini e poshtë janë shumë më të buta në krahasim me dallimet ndërmjet të folmeve nga Shkumbini e lart. Kjo ka sjellë që edhe gjuha e shkruar e autorëve nga Jugu të arrijë herët një lloj forme deri diku të njëtrajtshme, çka nuk e arriti dot gjuha e shkruar e autorëve nga Veriu.

Krahas kësaj ka pasur pa dyshim një peshë të rëndësishme edhe gjendja arsimore-kulturore e popullsisë së shtetit shqiptar, sepse gjuha letrare në fund të fundit del si produkt i njerëzve me shkollë e me kulturë, i atyre që shkruajnë e lexojnë. Është domethënëse për këtë një pasqyrë statistikore që gjendet në librin “Shqipëria më 1927” të statistikanit të parë të shtetit shqiptar, Teki Selenica. Sipas ndarjes administrative të asaj kohe Shqipëria përbëhej nga dhjetë prefektura: gjashtë të Veriut (Shkodra, Kukësi, Dibra, Durrësi, Tirana, Elbasani) dhe katër të Jugut (Berati, Korça, Vlora dhe Gjirokastra). Më poshtë po japim një pasqyrë të përgjithshme në shkallë vendi të personave të shkolluar (pasqyra sipas prefekturave në fund të shkrimit).

Nga shpërpjesëtimi i përqindjes së të shkolluarve në këtë pasqyrë (ku nuk përfshihen veprimtarët politikë e kulturorë të diasporës, që vinin në pjesën më të madhe nga viset e Jugut) bëhet e qartë pse pjesa më e madhe e klasës së re politike që doli në skenë gjatë viteve të luftës antifashiste dhe kuadrat kryesorë drejtues qoftë të Partisë Komuniste, qoftë të Ballit Kombëtar, vinin nga prefekturat e Jugut: që të hysh në veprimtarinë politike, duhet të jesh i shkolluar! Nga kjo pasqyrë kuptohet gjithashtu edhe se shumica dërrmuese e atyre që zbatuan dekretin kryeministror të vitit 1923, me të cilin dialekti i Elbasanit caktohej si dialekt zyrtar i shtetit (d.m.th. i veprimtarisë zyrtare administrative) kanë qenë përsëri nga prefekturat e Jugut. Prandaj mund të pohohet se ecuria që mori procesi i zhvillimit të shqipes letrare sidomos pas luftës, nuk ishte pasojë e ndonjë shtrëngimi që të ndërronte kahun e zhvillimit të shqipes letrare, por ishte pasojë e natyrshme e gjendjes kulturore-arsimore të vendit. Dhe kur në procesin e formimit të një gjuhe letrare të njësuar përzgjidhet një bazë dialektore e caktuar, kjo nuk do të thotë që prodhimi letrar mbi një bazë të tjetër dialektore është i dënuar “të vritet”! Aq më tepër në rastin shqipes, për të cilën albanologu Maximilian Lambertz (duke pasur parasysh edhe gjuhët e tjera të Europës)  shprehej në mënyrë të figurshme se vetëm suvaja është e ndryshme (toskërisht – gegërisht), ndërsa ndërtimi i gjuhës poshtë saj është i njëjti.

Shqiptarët, siç e dimë të gjithë, nga rrethanat e jetës e të shkollimit, i kanë në përgjithësi, njohuritë kryesore për dallimet ndërmjet dialekteve, e dinë p.sh. se bëj, këmba, kënga, shkruaj, grua, kam hapur, i larguar, vaj janë toskërisht, ndërsa baj, kamba, kanga, shkruej, grue, kam hapë, i larguem, voj janë gegërisht. Filmi “Skënderbeu” (1954), ku një pjesë e aktorëve flasin gegërisht e një pjesë toskërisht është kuptuar për bukuri anembanë Shqipërisë! Dramat e Kolë Jakovës, të Fadil Krajës, të interpretuara gegërisht, kanë qenë nga më të suksesshmet në skenat tona, ashtu si edhe shfaqjet e tjera të teatrit “Migjeni” e të estradës së Shkodrës. Të gjithë shqiptarët, nga Jugu e nga Veriu, kanë mësuar pa ndonjë vështirësi të lexojnë ose të këndojnë vjersha e këngë si O moj Shqypni …; O malet e Shqipërisë …;  Rreth Flamurit të përbashkuar ; Përmbi zâ qi lëshon bylbyli, /gjuha shqype m’shungullonPorsi kanga e zogut t’verës…; Shko dallndysh’ tue fluturue…; Rini, thueja kangës ma t’bukur që di!; Shok Emin Duraku, dëshmor na ka ranun, për liri asht vramun … Xhamadani vija-vija … asht nji gjuhë që flasim tan-e e nji tok që thrrasim nan-e … e plot të tjera.

Radio Tirana dhe televizioni shqiptar janë ndjekur me shumë kureshtje e janë kuptuar mirë në Kosovë edhe para vitit 1968, kur sipas vendimit të Konsultës Gjuhësore të mbledhur në Prishtinë, nisi të përdorej në Kosovë po ajo formë e shqipes letrare si në Shqipëri. Autorët e të dyja traditave letrare, të Jugut e të Veriut, nuk kanë qenë ndonjëherë të pakapshëm për nxënësit në mbarë vendin. Por për ata që vuajnë nga përtesa mendore dhe që nuk e vënë trurin në punë, edhe gjërat e thjeshta bëhen të ndërlikuara e të pakuptueshme. Kam njohur normalistë ish-partizanë dhe me detyra të rëndësishme në regjimin e kaluar, që mbanin mend përmendësh, dhjetëra vargje nga Fishta dhe u vinte keq që Fishta nuk mësohej atëherë shkollë. Këta djem fshati nga krahinat e Jugut, që kishin shkuar në shkollën Normale në Elbasan për të dalë mësues, kujtonin se si i dridhej mjekra nga emocioni profesorit të tyre Simon Shuteriqit, kur u recitonte këngën e Lidhjes së Prizrenit nga “Lahuta”.

Është e ditur se me ndërrimin e brezave letërsia nuk receptohet njësoj si në kohën kur krijohet. Për të mos shkuar larg, mund të them se lexuesi i sotshëm nuk merr ato mbresa e përjetime nga “Dimri i madh” ose “Koncert në fund të dimrit”, ashtu si lexuesi në kohën kur u botuan së pari këto dy vepra. Por për sa i takon letërsisë së traditës, këtu peshon edhe një rrethanë tjetër: vjetrimi i pashmangshëm i gjuhës me kalimin e kohës. Le të kujtojmë këto vargje filozofike të Naimit për kohën:

O kohë! që rrjeth si lumi,

edhe s’rri gjëkundi fare,

as dremit, as të zë gjumi…

O kohë, që nxiton shumë,

poshtë kurrë nukë bije,

po ikën me vrap si lumë,

ato që merr, ku i shpije?

Fishta dhe të tjerë para e pas tij kanë shkruar për lexuesit e kohës së vet. Sot është kohë tjetër, kulturë tjetër, qytetërim tjetër. Në mbyllje të parathënies së botimit XV të “Lahutës” (2006) atë Zef Pllumi shkruan me një ironi të hollë: “Por ka ndrrue sot moti e stina! Sot, kjo kërthizëjashta, vasha e re shqiptare, nuk e gjen në poemë atë “princin blu” që i kërkon zemra. Na sot nuk u besojmë mâ marrive të vjetra. Kemi të rejat: duem horoskopin, fatin që na del ndër letra, në pëllambë të dorës o dikund në ndoj tjetër fall. Sot kemi mitologjinë e re, e cila, kemi besim të patundun, do ta bâjë të lumtun kët popull me telenovela të stërzgjatuna, realiste, moderne. Po! Jetojmë në kët tokë jo vetëm me kambë, por edhe me mendët e kresë. Sot herojt e kohës janë VIP-at. Nuk na duhet mâ as gjuha jonë e vështirë (kursivi E.L.), e cila na ka izolue gjithmonë gjatë shekujsh.” Me gjithë këto dukuri të jetës së sotme moderne, Gjergj Fishta dhe të tjerë autorë para tij, të kohës së tij, si Naimi, Mjeda, Çajupi, Asdreni, Lasgushi, Migjeni, Koliqi, Kuteli etj., janë gurë themeli të letërsisë e të kulturës sonë kombëtare. Veprat e tyre kanë vlera të shumta njohëse dhe edukuese. Nëse vende-vende ato dalin jo krejt të kuptueshme për lexuesin e sotshëm të rëndomtë, le të përgatiten botime të pajisura me shpjegime e shënime, që do t’i rijetësonin ato vepra, veçanërisht për nxënësit.

Në vështrim të vështirësive gjuhësore për brezat e sotëm Fishta ka veçoritë e veta. Ai ka qenë një shkrimtar i realizmit dhe si i tillë ka sjellë edhe mjedisin, gjuhën dhe mendësinë e kohës. Ai ka shkruar për ngjarje e për figura historike që sot mund të jenë mjegulluar e pjesërisht edhe harruar. Për sa i takon gjuhës, Fishta i përket asaj që njihet si shkodranishte letrare, d.m.th. një varietet letrar kryesisht mbi bazën e gegërishtes veriperëndimore. Le të kujtojmë me këtë rast se Komisija Letrare e mbledhur në Shkodër (1916–1918), me propozimin e Luigj Gurakuqit, zgjodhi si varietet gjuhësor zyrtar atë që njihet si elbasanishtja letrare, me gjithë traditën e lëvrimit dhe pasurinë e shkodranishtes letrare, së cilës i përket edhe gjithë krijimtaria e Fishtës. Dhe vetë Fishta u pajtua me atë zgjedhje. Por kjo nuk përbën ndonjë vështirësi të fortë për të kuptuar veprën e tij. Të gjithë shqiptarët që marrin ta lexojnë Fishtën, siç e përmenda, i kanë njohuritë kryesore për gegërishten, qoftë nga gegërishtja e folur e ditëve tona, qoftë nga shkrimtarët e tjerë që kanë shkruar (ose që edhe shkruajnë) në gegërishten letrare.

Vështirësitë për të kuptuar Fishtën i takojnë më fort fjalorit e frazeologjisë të tij dhe rrafshit të kulturës historike-politike. Duke u marrë dikur me “Fjalorin e orientalizmave” të Tahir Dizdarit, më ka rënë në sy se ai citon dendur vargje nga Fishta, nëse nuk gabohem, kund 600 herë. Vërtet një numër i madh orientalizmash janë bërë fjalë të zakonshme të gjuhës shqipe, por ka edhe një varg fjalësh të tjera që janë të pakuptueshme për lexuesin e sotshëm. Fishta kishte lindur e ishte rritur si shtetas i Perandorisë Osmane dhe në Shkodrën e asaj kohe, si qendër vilajeti me lidhje të dendura me Stambollin, gëlonin fjalët dhe shprehjet e gjuhës dhe kulturës së Perandorisë. Por sot kush e rrok dot kuptimin e vargjeve të tilla si: Dile-adiletefter / Shti i kam; Po kisht’ pas kênë allahten gazepi; Me vra gjind bigarihak; Të shtatë Krajlat çjanë idhnue! / Donamet n’ Shqypni kan çue; Se na ban Knjazi fanì; T’mûjë disi me gjeçenisë, / Mirë a keq, me beshletisë; Rreth për rreth me kapisyza; Tue m’i ndejë gjithkund pervane; Vargjeç, Pashë t’ngjatët Zoti jetën!? Për njohur kuptimin e arkaizmave dhe historizmave me burim oriental, si Dile-adile, allahten, bigarihak, doname, fani, me gjeçenisë, me beshletisë, kapisyz, pervane, vargjeç – duhet fjalori i Tahir Dizdarit (lumturisht e kemi, se profesorët e sotshëm të letërsisë që flasin e shkruajnë për Fishtën, zor se i kanë dëgjuar e i kuptojnë fjalë si të mësipërmet). Mendoj se Fishta i ka përdorur orientalizmat edhe me një lloj ironie të hollë ndaj asaj bote tashmë të perënduar, por që mbijetonte në ligjërimin e në mendësinë e një shtrese njerëzish, të cilët nuk ndaheshin dot lehtë nga kujtimi i saj.

Përveç orientalizmave, Fishta nuk ka qenë i kursyer as për sllavizmat krahinorë të gegërishtes veriore. Fjalë të tilla si bashtinë, me bëgatë, çaranik, me drobolitë, kapicë, lladikë, meçkë, novicë, misnik, me molisë, okol, opet, probatin, me raditë, me robitë, stenë, zdragushë, zid, zushë, me zharitë, me zhigatë etj., pakkush nga nxënësit e studentët mund t’ua dijë sot kuptimin dhe rrallëkush mund t’i përdorë jashtë mjedisit dialektor. Jo vetëm Fishta, por edhe shkrimtarë të tjerë janë prirë nga përdorimi i fjalëve krahinore për t’i dhënë lexuesit ngjyrat dhe tingëllimin e së folmes së vendit të përshkruar. Kështu, shkrimtarët nga qarku i Korçës kanë sjellë letërsi plot sllavizma të asaj ane, ndërsa shkrimtarët nga qarku i Gjirokastrës kanë sjellë greqizmat e të folmeve të tyre. Tashmë kjo prirje është tejkaluar. Si shembuj të një qëndrimi të ri mund të sjellim Mitrush Kutelin Xha Brahon e Shkumbanicës ribotimin e tregimit e ka quajtur Xha Brahoja i Shkumbanores, po ashtu Ismail Kadarenë: plakat e Gjirokastrës që rrufisnin kafenë (në botimin e parë të “Kronikë në gur”), në botimin e dytë të ripunuar gjerbin kafenë (në vend të koloritit gjuhësor vendor, shkrimtari ka parapëlqyer të mënjanojë një fjalë të huaj krahinore, duke e zëvendësuar me një fjalë shqipe, sado që jo fort e njohur).

Duke pasur parasysh këto vështirësi leksikore të gjuhës Fishtës atë Benedikt Dema i kishte shtuar botimit të “Lahutës” më 1943 një fjalor të fjalëve të rralla shqipe dhe fjalëve të huaja të përdorura në atë vepër (80 faqe), por ka lënë jo pak fjalë të pashpjeguara. Ky fjalor ka interes edhe për atë që autori fjalë të tilla si: me ague, autonomi, barkas, brengë, brymë, dokrra, hapësirë, njollë, sulm, titanik, trap, me trillue, tufan, tufë, me turfullue,i thartë, thep, thundër, thëllim, ulurimë, ungj/-i, vandak, me valvitë, vashë, vegim, me u velë, me vezullue, vringllim, vrull, zile, zverk etj., i ka vështruar atëherë si fjalë të rralla që duheshin shpjeguar për të kuptuar “Lahutën”. Sot këto janë fjalë krejt të zakonshme për gjithë truallin e shqipes.

Përmenda më lart disa vargje nga “Historia e Shkënderbeut” e Naim Frashërit për veprimin e kohës. Ndoshta prof. Kostaq Cipoja (1892–1952) ka pasur parasysh këto vargje kur iu përvesh punës për një botim të ri asaj vepre, duke e pajisur me sqarime gjuhësore për dukuri fonetike, trajta gramatikore dhe fjalë e shprehje të Naimit, të cilat nuk ishin të kuptueshme për të gjithë në mesin e shek. XX (O kohë! që rrjeth si lumi…); ndërsa komentet letrare-stilistike të prof. K. Cipos dhe mënyra si i ka shprehur ai, janë të mrekullueshme. Ndoshta ka qenë edhe një zotim i tij kur u shpall përkujtimi i 50-vjetorit të vdekjes së Naimit (1950) si vit i përkujtimit të Rilindësve. Me gjithë ngarkesat e tjera dhe gjendjen e rënduar shëndetësore, zjarri që i kishin ndezur në shpirt Skënderbeu me Naimin bashkë, i dha fuqi ta kryente punën. Por nuk e pa dot librin të botuar (1953), sepse u nda nga jeta në ditët e para të janarit 1952. Sivjet, me rastin e 130-vjetorit të lindjes dhe 70-vjetorit të ndarjes nga jeta të profesorit nga më të shquarit në filologjinë dhe në shkollën shqipe, ky botim i mbetur gjatë në harresë, por me vlera të shumanshme, do të vijë përsëri në bibliotekën e shkrimtarëve shqiptarë të Rilindjes.

E përmenda shembullin e K. Cipos me “Historinë e Skënderbeut” për t’u kthyer te “Lahuta” e Fishtës. Po marr fillimin e këngës së nëntë “Lidhja e Prizrendit”, që e mbanin mend përmendësh dhe ma recitonin ata ish-partizanët normalistë:

Shkrepi dielli buzës s’ Cukalit,

Eja e t’ kndojm, oj Zana e malit,

Eja e t’ kndojm më lahutë t’ Malcís,

Si atà Krenët e Shqyptarís

Në Prizrend na janë bashkue

Për me folë, me bisedue,

Shqyptarín se si me e pshtue

Prej çapojve t’ Malit t’ Zí,

Qi ka dyndun top e ushtrí,

Me hî n’ Plavë, me hî n’ Gucí,

Me marrë Shkodren me Malcí,

Der kû dán vendi me Drí;

Pse, po thonë, Mbreti i Stambollës

Dorë i dhanka Knjaz Nikollës

Me ndezë zjarm aj m’ votra tona,

Me ngá qét aj n’ara tona,

Me bâ drû n’ zabele tona,

E me grá e me vasha tona

Me luejtë Shkjau harushë nder né,

Thue se s’ka Shqyptarë mbi dhé.

Shihet qartë se vështirësitë gjuhësore për lexuesit e sotshëm nga Jugu e nga Veriu janë të pakta. Në qoftë se do të vinim shënime e shpjegime gjuhësore sipas shembullit të prof. Kostaq Cipos, ato mund të ishin: 1. Shkrepi dielli buzës s’ Cukalit, ashtu si në poezinë popullore (p.sh. Ra një shi e zbuti dhenë…; Çeli molla, çeli dardha … etj.) edhe Fishta e nis këngën me një përshkrim nga natyra; Cukali – mal i lartë mbi Shkodër. 2. Prej çapojve … çapua – çapoi: ‘thua i fortë që kanë disa shpendë shtëpiakë prapa këmbës’, këtu me kuptim të figurshëm: ‘prej kthetrave’; 3. Shqyptarin se si me e pshtueshqyptarí, -a emër përmbledhës ‘tërësia e shqiptarëve, shqiptarët’ (khs. Mjedën: Por nuk u shuejti edhe, jo, Shqyptarija …); pshtue -shpëtue (formë nëndialektore); 4. Der kû dán vendi me Drí – Mali i Zi synonte të aneksonte Shkodrën dhe tokat shqiptare deri në lumin Drin (Drini të ishte kufiri jugor i Malit të Zi); 5. Mbreti i Stambollës – sulltani; 6. Dorë i dhanka Knjaz Nikollësdorë këtu ka kuptimin ‘një akt zyrtar juridik i nënshkruar nga sulltani dora vetë’, d.m.th. sulltani i dorëzonte me ferman këto toka shqiptare dhe Knjaz Nikolla bëhej zot mbi to; 7. Me luejtë Shkjau harushë nder né – luej harushë (shprehje frazeologjike) ‘tallem’; Shkjau – emër i vjetër popullor për sllavët në përgjithësi (toskërisht shqa – shqau).

Prof. Shefkije Islamaj në monografinë “Gjergj Fishta – gjuha dhe stili” (Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2012, dy vëllime), duke shqyrtuar gjerësisht dhe me imtësi veprën letrare të këtij poeti të fuqishëm, shprehet me të drejtë se ”Arti gjuhësor e poetik i Fishtës mund të përjetohet edhe sot.” Prandaj, në vend të ankimeve të pathemelta se Fishta është bërë i pakuptueshëm për shkak të vitit 1972, le të ndërtohet një projekt për një botim të ri të veprave të tij, duke nisur nga kryevepra “Lahuta”, me shënime, komente, shpjegime gjuhësore, letrare-stilistike e historike, ashtu siç pati vepruar prof. Kostaq Cipoja me botimin e poemës së Naim Frashërit “Histori e Skënderbeut”. Kjo do të ishte detyra e denjë e profesorit për t’i mbajtur të gjalla e vepruese vlerat letrare të së shkuarës. Por një detyrë e tillë nuk është as e thjeshtë e as e lehtë si një bisedë në televizion me vrasje gjuhësore imagjinare. Për një punë të tillë duhet të mendohesh e të përvishesh mirë, që të nderohesh vetë, të nderosh edhe atë që merr për t’ia risjellë lexuesit të sotshëm, me qëllim që të kuptohet e të shijohet vepra e tij e gjerë, duke ndriçuar ato vende që tashmë u ka rënë hija e viteve të shkuara.

Viti 1972 nuk ka vrarë askënd, as Fishtën, as Naimin, as ndonjë tjetër. Përkundrazi, ka krijuar mjetin për t’i rijetësuar, për t’i sjellë nga koha e tyre në kohën tonë, gjuhën letrare të njësuar e të përbashkët për të gjithë shqiptarët.  Për Gjergj Fishtën dhe për ata që i rrinë pranë nga vlerat e nga talenti, mund të themi me fjalët e Naimit: jam i gjall’ e jam në jetë dhe me fjalët Nolit: as je vrar’ e as po vritesh… Fishtën e vrasin ata që e shpërdorin si “argument të pakundërshtueshëm” kundër Kongresit mbarëkombëtar të Drejtshkrimit dhe veprës së tij madhore: një gjuhë e përbashkët letrare për të gjithë shqiptarët!

Marrë nga Exlibris


Send this to a friend