VOAL

VOAL

Arbër Çepani: Dhurata Priftin e vranë – Nuk ishte aksident! (foto)

July 14, 2016
1 Comments
  • author avatar
    Anonymous 7 years ago Reply

    Po Arber.Une kaloj perdite aty se kam shtepine dhe nuk ka dite qe te mos me kaljone mornica ne trup.C,nene heroine.Ne meshkujt mbase s,arrijme te perceptojme dot instikin e mbrojtjes se nenes per te vegjlit e saj.Nuk.gjej fjale dhe nderkohe kam aq shume fjale sa nuk di nga t’ia nis.

Komentet

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

BE dhe vota e diasporës- Nga ALADIN STAFA

Me vitin zgjedhor thuajse zyrtarisht të hapur, forcat politike pjesëmarrëse në Shqipëri duket se janë në përgatitje e sipër për të maksimalizuar votën e tyre sa më shumë të munden. E përtej fushatës që do të zhvillojnë brenda vendit, zgjedhjet e 2025 pritet të sjellin mjaft risi, mes të cilave rritjen e numrit të votuesve edhe jashtë tij. Një komponent i rëndësishëm janë votat e diasporës.

Një votë e cila do t‘u japë një mundësi përfaqësimi të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit në një proces, zhvillimi i së cilës do të bëhet nëpërmjet dërgimit me postë. Por sa e motivuar duket diaspora me këtë zhvillim të ri? A do të ndikojë kjo votë në rezultatin e zgjedhjeve? Sa e ndjeshme është diaspora mbi situatën e brendshme politike apo dhe përtej në vendlindjen e saj? Këto pyetje – në dukje shume teknike – janë ato që rrisin në çdo dalje publike presionin te forcat politike e aq më shumë te mazhoranca qeverisëse, e cila këtë herë duket shumë më e përfshirë për të krijuar bazën mbështetëse sidomos jashtë vendit. Duhet theksuar se diaspora jonë prej dekadash është e ngulitur fort në vende të Bashkimit Europian.

E rritur dhe e kultivuar në vende me një demokraci e sistem të konsoliduar, ajo e njeh mirë realitetin e të drejtave qytetare, ku e drejta e votës së pari njihet si e drejta themelore e shoqërisë e që prekja e saj as nuk mund të mendohet. Pikëpamjet e tyre mund të kenë një dallim nga zgjedhësit të cilët jetojnë brenda vendit. Mënyra se si ata qasen ndaj progresit, fryma ndryshe dhe zhvillimi në mendim që ata kanë kultivuar mund të luajnë të gjitha një faktor në përzgjedhjen politike me anë të votës së tyre. Rrjedhimisht dhe problematikat e adresuara mund të jenë totalisht të ndryshme sepse ndikimi i përditshëm që ata kanë nga politika e brendshme është thuajse zero.

Nga ana tjetër, duke e zhvilluar jetën e tyre jashtë Shqipërisë, presioni i ushtruar prej forcave të brendshme në punë dhe shoqëri, është ndjeshëm i ulët e si pasojë i lartë për partitë politike, të cilat priten të përballen me një votë të paparashikueshme. Po aq dhe një target-grup të pamenaxhueshëm. Për Shqipërinë, ky është një “eksperiment” i ri dhe mbarëvajtja e tij duhet parë nëse do të funksionojë dhe sa e vlefshme do të jetë në fund.

Por, si arriti Shqipëria të pranojë të shkojë drejt një mendimi/ vendimi të tillë? Duke parë se vitet e fundit po flitet për një afrim të vendit tonë në BE, me shumë mundësi një nga pikat që duhet plotësuar është dhe përfshirja e votës së diasporës, një detyrë apo pikë e kapitujve që do të maksimalizojë çështjen e demokratizimit dhe hapjen e vendit. Gjithsesi, pozitive duket sipërmarrja e qeverisë, që përtej përfitimit prej vitesh nga remitancat e diasporës në aspektin ekonomik dhe mundësisë së rimëkëmbjes së vendit, sidomos pas viteve të tranzicionit, tanimë së fundmi ka vendosur t’i japë zë dhe gjithëpërfshirje të gjithë shtetasve shqiptare, që edhe pse larg, të afrohen me vendin e tyre me idenë se nuk janë të harruar, por të vlerësuar.

Askush më shumë se ata nuk e ndjejnë mallin për rrënjët në Europën e ftohtë e burokratike, ku ngrohtësia dhe shprehja se “guri i rëndë peshon në vend të vet” i ndjek si hije gjithë kohës. Nga ana tjetër, nëse klubi europian e kërkon, ne e plotësojmë këtë kriter me dëshirën për t’u bërë një ditë pjesë e tij. Sepse fatkeqësisht të qenit ‘shqiptar’ nuk mund ta ndryshojmë dot me gjithë dyshimet e mundshme ndaj dhe këtë ata duhet ta kuptojnë medoemos!

/Gazeta Panorama

Kurmasheva nderohet me Çmimin Ndërkombëtar të Lirisë së Shtypit

Alsu Kurmasheva, gazetarja e Radios Evropa e Lirë që u lirua nga burgu në gusht gjatë një këmbimi të të burgosurve mes Rusisë dhe Perëndimit, është në mesin e katër gazetareve që do të nderohen me Çmimin prestigjioz Ndërkombëtar të Lirisë së Shtypit për vitin 2024, njoftoi Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ).

“Çmimi Ndërkombëtar për Liri të Shtypit simbolizon punën vitale të kryer nga gazetarët kudo për të raportuar për fakte, në dritë të përpjekjeve të ashpra për të shtypur të vërtetën”, tha drejtoresha e CPJ-së, Jodie Ginsberg, përmes një deklarate.

“Në atë që ka qenë vit shkatërrues për gazetarët dhe lirinë e shtypit, është nderë të qëndrojmë me ta”, tha Ginsberg.

Kurmasheva, 47-vjeçare, do ta pranojë këtë çmim në nëntor, së bashku me tre gazetare të tjera: gazetaren palestineze, Shrouq al-Aila, gazetaren nga Guatemala, Quimy de Leon dhe Samira Sabou nga Nigeri, tha CPJ-ja.

Kurmasheva, me shtetësi ruse dhe amerikane, ishte ndaluar qershorin e vitit 2023 teksa po priste të kthehej në Pragë nga Kazani. Autoritetet ai konfiskuan të dy pasaportat dhe telefonin. Ajo u lirua nga ndalimi, por iu ndalua largimi nga shteti.

Pas pesë muajsh pritje për një vendim për rastin e saj, Kurmasheva u gjobit me 109 dollarë për dështim që të regjistronte tek autoritetet ruse pasaportën e saj amerikane.

Në pamundësi që të largohej nga Rusia, në tetor Kurmasheva u arrestua, u dërgua në burg dhe u akuzua se nuk ishte deklaruar si “agjente e huaj”.

Dy muaj më vonë, ndaj saj u ngrit akuza për shpërndarje të lajmeve të rreme për ushtrinë ruse.

Në korrik, një gjykatë në Kazan, e dënoi Kurmashevan me gjashtë vjet e gjysmë burgim.

Më 1 gusht, ajo u lirua gjatë këmbimit të të burgosurve, së bashku me shtetasit amerikanë, Evan Gershkovich dhe Paul Whelan. REL

“Çështja e tërheqjes ose jo është mbështjellë me mister”- REL: Çfarë po ndodh me letrën që Ana Bërnabiç i ka dërguar BE-së për Kosovën

Çështja e tërheqjes ose jo të një letre që Serbia ia ka dërguar Bashkimit Evropian lidhur me Kosovën, është mbështjellë me mister, pas deklaratave kundërthënëse të bëra së voni nga blloku evropian dhe nga autoritetet kosovare, përderisa udhëheqja serbe nuk ka bërë asnjë koment konkret.

 

Më 6 shtator, pas një takimi në Prishtinë me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, deklaroi se Serbia e ka tërhequr letrën e kryeministres së atëhershme, Ana Bërnabiç.

Nëpërmjet kësaj letre, dërguar në Bruksel në dhjetorin e vitit 2023, Serbia shprehu rezerva për Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën dhe për Aneksin e zbatimit të saj, që BE-ja i sheh si marrëveshje historike në procesin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Por, pas takimeve me Lajçakun, Bislimi tha më 17 shtator se ka kuptuar që letra, në të vërtetë, s’është tërhequr.

“Ajo që ka dashur ai të thotë në Prishtinë është se, po punohet me Serbinë që letra të tërhiqet. Letra nuk është tërhequr dhe as nuk ka kërkesë për tërheqjen e saj nga ana e Serbisë ende”, deklaroi Bislimi.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë se Brukseli nuk i komenton deklaratat e asnjërës palë, duke shtuar se është Serbia ajo që duhet të pyetet lidhur me veprimet e saj.

“Ne presim që palët më në fund të përqendrohen te zbatimi [i Marrëveshjes] dhe të mos humbin kohë në taktika devijuese”, tha Stano.

Burime të Radios Evropa e Lirë në BE thanë se askush në Bruksel nuk ka deklaruar se letra është tërhequr, përveç Lajçakut. Stano më herët kishte deklaruar se nuk kishte çfarë t’i shtonte asaj që kishte thënë Lajçak në kryeqytetin kosovar.

Ndërkaq, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, as nuk ka mohuar, e as pohuar se shteti i tij e ka tërhequr këtë letër.

Rëndësia e letrës

Toby Vogel nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit në Bruksel tha për Radion Evropa e Lirë se letra e Bërnabiçit gjithmonë ka qenë “pak e mistershme”.

Ai vlerësoi se edhe dërgimi i saj ishte i pazakontë, pasi Bërnabiç ia dorëzoi atë një zyrtari të nivelit të mesëm të Shërbimit për Veprim të Jashtëm të BE-së, gjë që, sipas tij, është edhe shkelje e protokollit.

“Duke pasur parasysh faktin se BE-ja atëbotë nuk njoftoi për këtë letër, është jashtëzakonisht e pazakonshme që tani të njoftojë për tërheqjen e saj”, vlerësoi Vogel.

Sipas tij, njoftimi për një tërheqje të tillë do të duhej të bëhej nga Qeveria e Serbisë.

“Duke njoftuar për këtë tërheqje të pretenduar, edhe nëse del të jetë e vërtetë, Lajçaku u shndërrua në zëdhënës të Qeverisë së Serbisë. Nëse asgjë tjetër, kjo e vë në pikëpyetje gjykimin politik të Lajçakut”, tha Vogel.

Nikolla Burazer nga Qendra për Politikë Bashkëkohore në Beograd tha për Radion Evropa e Lirë se BE-ja ua ka bërë të qartë palëve se duhet ta zbatojnë pa kushte Marrëveshjen, nga e cila varet edhe rruga evropiane e dy vendeve.

Për Serbinë, Marrëveshja është pjesë e kapitullit 35 të kornizës negociuese për anëtarësim në BE.

Burazer vlerësoi se BE-ja “nuk e merr seriozisht” letrën e Bërnabiçit dhe rezervat e shprehura përmes saj nga Beogradi.

“Pavarësisht nëse [letra] është tërhequr apo jo, ajo në asnjë mënyrë nuk ndikon në obligimin e palëve. BE-ja e sheh [Marrëveshjen] si zotim që palët duhet ta përmbushin, nëse duan të ecin përpara në integrimin evropian”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, një vit më parë vendosi tri kushte për angazhim në nivelin politik të dialogut. Një nga to ishte edhe tërheqja e letrës.

A ka interesim për normalizim?

Në letër, Bërnabiç ka thënë se Marrëveshja është e pranueshme për Serbinë vetëm në një kontekst që nuk i referohet njohjes de facto dhe de jure të Kosovës. Aty, po ashtu, thuhet se Beogradi nuk pajtohet me anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara apo në mekanizma dhe në agjenci që ekzistojnë në kuadër të OKB-së.

Për Vogelin, njoftimi i Lajçakut për një tërheqje të letrës së Bërnabiqit tregon se Perëndimi me çdo kusht po tenton të tregojë se dialogu po vazhdon.

“Ata në mënyrë të dëshpëruar duan ndonjë lajm të mirë, sikurse na e dëshmoi edhe tërheqja e pretenduar e letrës së Bërnabiçit, si dëshmi se dialogu po jep rezultate, se marrëveshjet e Brukselit/Ohrit janë të vlefshme, dhe se qasja e Perëndimit më në favor të Serbisë dhe ndëshkuese për Kosovën është duke funksionuar”, tha ai.

Si Vogel, ashtu edhe Burazer, pajtohen se Kosova dhe Serbia aktualisht nuk janë të interesuara për normalizim, por se duan që “të blejnë kohë”, para se t’i zbatojnë zotimet e procesit që nisi më 2011.

Ndërkaq, Lajçaku kishte deklaruar për REL-in se shoqëritë në Kosovë dhe Serbi nuk janë gati për normalizim.

Sa i përket të ardhmes së dialogut, Burazer nuk pret ndryshime në format dhe në qasje, kurse Vogel kërkon model të ri, në mënyrë që procesi të ketë sukses.

“Edlira mbante celularin në dorë dhe priste t’i shkruante Gerti”- Arbër Çepani rrëfen mes lotësh: S’mundëm të bënim dot asgjë! Ishte i zhgënjyer nga politika, por nuk hoqi dorë

Në ditën kur Gerti Bogdani u përcoll për në banesën e fundit, kunati i tij, Arbër Çepani ka zgjedhur të flasë publikisht, pasi siç thotë ai, këtë e ka dashur e motra, Edlira.

 

Mes lotësh ai thotë se nuk patën mundësi të bëjnë asgjë për të mbajtur në jetë Gerti Bogdanin, i cili u nda papritur nga jeta.

Sipas Arbër Çepanit, motra e tij, Edlira gjatë gjithë kohës mbante telefonin në dorë dhe priste që të marrte Gerti.

“E kam të pamundur të flas për Gertin, por donte Edlira të isha këtu, dhe e di që do donte dhe ai që të isha këtu. Do doja të flisja për gjëra të tjera për Gertin, jo pasi bëmë funeralin. Por Edlira donte të isha këtu, që të flisnin njerëz që e donin dhe i donte.

Gertin se quaj dot kunat, e kisha dhe shok e kisha këshillues, ishte për ne si një mal, çdo problem të kishim e kishim Gertin si një mal, ta shikonim Gertin në atë gjendje, që nuk bënim dot asgjë për të… boshllëku është i pakuptueshëm fare.

Edlira mbante celularin në dorë, i thoja ma jep celularin ta mbaj unë, dhe më thoshte se ‘jo se mos më shkruan Gerti”. Shihte gjithmonë nga celulari se mos i shkruante.  E kam të pamundur të jem sonte këtu, por donte Edlira”, tha ai në emisionin Top Story.

arber cepabni1

Arbër Çepani rrëfeu se shpesh herë i ka thënë Gerti Bogdanit të hiqte dorë nga politika, ndërsa shtoi se pavarësisht se kishte zhgënjime, ai sërish nuk hoqi dorë.

“Mirësia e tij e la në hije në politikë, edhe ai e vuante këtë fakt. I thoja “mos u merr me politikë, ç’të duhet të merresh me hienat?”. Sot ishin të gjithë atje, të majtë e të djathtë. Kortezhi nuk mbarohej me njerëz. Edhe unë i thoja ‘mos u merr në politikë’. Gerti nuk ia doli në jetë, por ia doli ditën e vdekjes. Vetëm mirësia e Gertit i bashkoi ata njerëz. Ishte Gerti për të cilin shkuan njerëzit, sepse e duan. Jepte më shumë seç jepte. I thoja “Hajde Gert me mua, bë biznes. Mos u merr me ata”. Pavarësisht se kishte zhgënjime nga të gjithë sërish nuk hoqi dorë nga politika.”, tha Arbër Çepani me lot në sy.Panorama

Shefi i Kardiokirurgjisë shpjegon çfarë mund të ketë ndodhur me Gerti Bogdanin: Janë 4 hipotezat që një person mund të pësojë vdekjes kardiake

Altin Veshti, mjeku kardiolog ka zbuluar disa nga hipotezat që një person mund të shkojë në vdekje për shkak të goditjeve në zemër.

Veshti i ftuar në Opinion ka thënë se diagnozat me sëmundjet e zemrës, në moshë të re janë shtuar dhe këshilloi kryerjen e aktivitetit fizik për të mbajtur një zemër të shëndetshme.

Në rastin e ish deputetit Gerti Bogdani, i cili humbi jetën ditën e djeshme nga një arrest kardiak, ai tha se nuk e ka parë konkretisht kartelën, por ekzistojnë 4 hipoteza se çfarë mund të ketë ndodhur.

“Ekzistojnë 4 hipoteza që një person mund të pësojë vdekje kardiake. I pari që duhet të them është infarkti i miokardit, pra infarkti është mbyllja e njërës nga arteriet e zemrës dhe zemra ka 2 arterie dhe ajo zonë që nuk merr gjak praktikisht fillon e ul funksionin.

Fakti që ai ka filluar të ketë marrje fryme, do të thotë që ana e majtë e zemrës, pra ventrikuli i majte, ka filluar të mos furnizohet mirë me gjak dhe ndërkohë ka ardhur duke u mbyllur në mënyrë totale. Në momentin që mbyllet komplet arteria nuk është se ndalet zemra, siç mendon populli, por ndërhyn një aritmi malinje. që bën që zemra mos të tkurret më, por vetëm bën një lëvizje që nuk arrin të pompojë.

Kjo ndodh shumë shpejt dhe është e vështirë të ndërhyhet. Shpesh herë na ka ndodhur ne që edhe në repart të jesh nuk arrijmë dot t’i çojmë në sallë dhe t’i shpëtojmë. E dyta është ajo që ne e quajmë diseksioni i aortës ose çarja e aortës. Por kjo jep një dhimbje të menjëhershme sikur të ngulet një thikë një gjoks.

I treti është tromboembolia pulmonare, pra që të mbushen mushkëritë me trombë, 2 arteriet e mëdha dhe mbushja në mënyrë masive e bën që të pamundur jetën e pacientit. I katërti është një aritmi që ndodh tek futbollistët që nuk mendoj që është rasti i tij. Janë këto futbollistë që duke luajtur rrëzohen në atë që quhet aritmia e ventrikulit të djathtë”, tha mjeku në Opinion.

“Nuk jetoj dot pa ty” – Bashkëshortja e Gerti Bogdanit dedikim prekës për humbjen e tij: Ti ishe shoku im, dashuria ime, familja ime

“Ti e dije që jeta ime s’ka kuptim pa ty!”

Kështu shprehet Edlira Çepani për ndarjen e parakohshme nga jeta të bashkëshortit të saj Gerti Bogdani.

Në një dedikim prekës në Facebook, aktivistja e të drejtave të njeriut emocionon me fjalët për bashkëshortin e saj, teksa shpreh hidhërimin për humbjen e madhe.

“Ti e dije që jeta ime s’ka kuptim pa ty! Ti e dije që nuk ishe thjesht gjysma ime më e mirë, ishe jeta ime!! Ti ishe shoku im, dashuria ime, familja ime, skuadra ime! Ti e di që unë nuk jetoj dot pa ty! S’di a ta thashë ndonjëherë mjaftueshëm sa të adhuroj!!!

Zoti merr pranë vetes më të mirët, por ty s’duhet të të kishte marrë, se unë, Ajra dhe Reinarti kemi nevoje për ty, për dashurinë tende për jetën, për këshillën e drejtë që jep gjithmonë, për modelin e duhur që je gjithmonë!

Bota është një vend i pavlerë pa ty! Do të të duam përjetë, bashkëshorti, babai, shoku dhe njeriu më i mirë që do jetojë ndonjëherë në këtë botë! Do të të dua çdo dite të jetës derisa të takohemi sërish, drita e çdo rrugëtimi tim!”, shkruan ajo.

Tema

Aktakuza për Banjskën: Si e ndihmuan Steviq dhe kompania e tij Radoiçiqin?

Radio Evropa e Lirë

aktakuzën për rastin Banjska, Prokuroria Speciale e Kosovës e akuzon biznesmenin nga veriu, Radulle Steviq, për shpëlarje parash.

Aty thuhet se në periudhën nga 1 janari i vitit 2017 deri më 24 shtator të vitit 2023, përmes kompanisë së tij RAD D.O.O., ai e ndihmoi Millan Radoiçiqin për të fshehur origjinën e parave.

Sipas aktakuzës, të cilën Prokuroria Speciale e Kosovës e ngriti kundër 45 personave më 11 shtator dhe në të cilën Radio Evropa e Lirë kishte qasje, Steviq – me vetëdije dhe përmes subjekteve të tij afariste dhe aktiviteteve ekonomike – e ndihmoi Radoiçiqin të pastronte para, duke transferuar pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme te palët e treta, me qëllim fshehjen e origjinës së tyre.

Më herët, Steviq dhe kompanitë e tij kanë marrë tenderë për projekte të ndryshme nga Kosova, e viteve të fundit vetëm nga Serbia.

Tenderin e fundit prej miliona eurosh e mori nga Serbia një ditë pas ngritjes së aktakuzës në Kosovë.

Në aktakuzë thuhet se Steviq ka qenë në dijeni se të ardhurat e Radoiçiqit rrjedhin nga aktivitete kriminale dhe, rrjedhimisht, ekziston dyshim i bazuar se ai ka kryer veprën penale “pastrim i parave”, e cila dënohet me Ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftën kundër financimit të terrorizmit.

Dënimi për këtë vepër penale është deri në dhjetë vjet burg.

Me gjithë përpjekjet, Radio Evropa e Lirë nuk arriti të binte në kontakt me Steviqin.

Çfarë ndodhi në Banjskë?

Më 24 shtator të vitit 2023, një grup i armatosur i serbëve sulmoi policinë e Kosovës në Banjskë afër Zveçanit dhe vrau një polic.

Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Përgjegjësinë për këtë sulm e mori Millan Radoiçiq, atëkohë nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit.

Aktakuza e Prokurorisë Speciale të Kosovës, shumicën e 45 të pandehurve i akuzon për terrorizëm dhe krime të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Millan Radoiçiq akuzohet edhe për mundësimin dhe financimin e terrorizmit dhe pastrimin e parave, ndërsa Radulle Steviq dhe personi juridik RAD D.O.O. akuzohen vetëm për pastrim parash.

Në aktakuzë thuhet se ky grup, duke ushtruar dhunë përmes përdorimit të armëve të rënda, tentoi “ta ndante pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës, përkatësisht komunat e banuara me shumicë serbe dhe t’ia bashkonte ato territorit të Republikës së Serbisë”.

Sipas aktakuzës, gjyqtari i procedurës paraprake dha urdhër për arrestimin e Steviqit dhe më 20 gusht, 2024, lëshoi fletarrestimin.

Bazuar në informacionet që ka REL-i, Steviq ka kohë që nuk gjendet në Kosovë.

Kush është Radulle Steviq dhe çka dihet për kompanitë e tij?

Biznesmeni nga Zveçani, Radulle Steviq, ka dy kompani të regjistruara në Kosovë – RAD D.O.O. dhe RAD P.T.P. – ndërsa në Serbi nën emrin e tij është RAD 028.

Që nga dhjetori i vitit 2021, Steviq – ashtu si edhe Radoiçiq – është i sanksionuar nga SHBA-ja për përfshirje në krim ndërkombëtar dhe korrupsion. Kompanitë e tij në Kosovë dhe në Serbi janë, gjithashtu, nën sanksione.

Kompaninë RAD P.T.P. në Kosovë, Steviq e regjistroi në prill të vitit 2013, ndërsa në shkurt të vitit 2018 e regjistroi një tjetër me emrin RAD D.O.O.

Siç mund të shihet në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë, aktivitete kryesore të kompanive të Steviqit janë ndërtimi i objekteve banesore dhe punimet e tjera ndërtimore.

Në bazë të të dhënave të publikuara në portalin kosovar “Prokurimi i Hapur”, ku mund të gjenden informacione për kontratat publike në Kosovë që nga viti 2018, kompanitë e Steviqit kanë marrë rreth 5 milionë euro nga buxheti i Kosovës.

Shërbimet e kompanisë së tij i kanë shfrytëzuar kryesisht komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, që punojnë sipas sistemit të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Steviq dhe kompania e tij RAD 028, e cila është regjistruar në Serbi në janar të vitit 2014, kanë marrë miliona euro për realizimin e projekteve të ndryshme infrastrukturore nga buxheti i Serbisë.

Steviq i fitoi edhe tenderët që nxorën kryesisht autoritetet e përkohshme komunale që funksionojnë në Kosovë nën sistemin serb.

Disa prej këtyre organeve u mbyllën këtë vit nga autoritetet e Kosovës, me shpjegimin se ato funksiononin në kundërshtim me kushtetutshmërinë dhe ligjet e Kosovës.

Çfarë thuhet në aktakuzë për pastrimin e parave?

Në aktakuzën për rastin Banjska, Radulle Steviq përmendet si biznesmen, i cili me vetëdije ka marrë pjesë në pastrim parash, në favor të Millan Radoiçiqit.

Aty përmenden edhe kompanitë që deri më 6 tetor, 2023, thuhet se kanë qenë në pronësi të Millan Radoiçiqit dhe Zvonko e Zharko Vesellinoviqit: INKOP nga Quprija, Novi Pazar Put, Betonjerka Aleksinac, Velmortrans Plus dhe Dolly Bell Beograd.

Shtohet se pas sulmit në Banjskë, Radoiçiq është tërhequr si bashkëpronar i këtyre kompanive, në mënyrë që ato të mos kishin pasoja ligjore.

Për këtë ka raportuar edhe Radio Evropa e Lirë në tetor të vitit të kaluar.

Prokuroria Speciale e Kosovës vlerësoi se Radoiçiq ka fituar pushtet të madh përmes pastrimit të parave dhe se ka kontrolluar veriun e Kosovës përmes aktiviteteve kriminale.

Sipas saj, ai e ka përdorur këtë ndikim si “instrument për të luftuar kundër rendit juridik kushtetues të Kosovës, përmes akteve terroriste dhe për nevoja personale”.

“E gjithë mbështetja institucionale që është siguruar nga buxheti i Kosovës për qytetarët në veri, ka përfunduar në duart e të akuzuarit Millan Radoiçiq, i cili ka arritur të krijojë kompani, që dukeshin të ligjshme, dhe ka marrë kontrata publike. Një skemë e ngjashme është zhvilluar edhe në Serbi, por me qëllim të qartë për të luftuar kundër rendit juridik të Republikës së Kosovës”, thuhet në aktakuzë.

Aty shtohet se pastrimi i parave është kryer edhe përmes kompanive në pronësi të Radulle Steviqit (RAD D.O.O., RAD P.T.P. dhe RAD 028) dhe se Millan Radoiçiq, i cili cilësohet si “udhëheqës i grupit terrorist”, ka vendosur për operacionet e kompanive të tij.

“Paratë kanë përfunduar tek i akuzuari Millan Radoiçiq”, thuhet në aktakuzë.

Megjithatë, aktakuza nuk saktëson se si Radulle Steviq “ka pastruar para” në favor të Millan Radoiçiqit dhe si saktësisht ato para kanë përfunduar në duart e tij.

Tenderët nga buxheti i Kosovës

Kompanitë e Steviqit fituan tenderë në Kosovë deri në dhjetor të vitit 2021, kur ai u sanksionua nga SHBA-ja.

Kështu, në gusht të vitit 2018, Komuna e Leposaviqit nënshkroi kontratë me kompaninë e Steviqit RAD P.T.P. për “rindërtimin dhe zgjerimin e ndërtesës së Administratës Komunale në Leposaviq”, në vlerë prej rreth 345.000 eurosh.

Po atë vit, kompania e njëjtë fitoi tenderin nga Komuna e Mitrovicës së Veriut për “rikonstruktimin e trotuarit dhe rrugës Ivo Llolla Ribar në veri të Mitrovicës”, në vlerë prej gati 330.000 eurosh, ndërsa rreth 325.000 euro iu ndanë për “ndërtimin e Sallës së Sporteve në Mitrovicën e Veriut – Faza II”.

Përveç tjerash, kompania RAD P.T.P. mori tenderë edhe për ndërtimin e banesave për personat e cenueshëm, për prokurimin e teknologjisë, materialeve të ndërtimit apo mobilieve.

Kompania tjetër e Steviqit RAD D.O.O. mori, po ashtu, tenderë të vlefshëm, të hapur nga komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Një nga kontratat më të vlefshme ishte ajo për rindërtimin e infrastrukturës së rrugës Kral Petri në Mitrovicën e Veriut, e cila u lidh në korrik të vitit 2020.

Komuna e Mitrovicës së Veriut ndau afro 700.000 euro për këto punime.

Tenderin e fundit nga institucionet që punojnë në sistemin e Kosovës, Steviq e fitoi në shtator të vitit 2021 për disa punë shtesë në rindërtimin e rrjetit të kanalizimit në Zveçan.

Tenderët nga buxheti i Serbisë

Edhe pse pas dhjetorit të vitit 2021, kur u fut në listën e zezë amerikane, nuk mori asnjë cent nga institucionet e Kosovës, Radulle Steviq vazhdoi “të ndërtonte” nëpër Kosovë me para nga buxheti i Republikës së Serbisë dhe me kompaninë RAD 028.

Konvikti i studentëve. Paratë për ndërtimin janë siguruar nga buxheti i Serbisë dhe puna i është dhënë kompanisë së Radulle Steviqit (Korrik 2022).

Konvikti i studentëve. Paratë për ndërtimin janë siguruar nga buxheti i Serbisë dhe puna i është dhënë kompanisë së Radulle Steviqit (Korrik 2022).

Sipas Agjencisë për Regjistrat e Bizneseve në Serbi, Steviq siguroi të hyra prej më shumë se 8 milionë eurosh më 2022 dhe 2023, ndërsa të dhënat për këtë vit nuk janë ende të disponueshme.

Sipas portalit të prokurimit publik në Serbi, kompania RAD 028 e nënshkroi kontratën e fundit më 12 shtator me autoritetin e përkohshëm komunal në Mitrovicë të Veriut për prokurimin e materialeve ndërtimore për ndërtimin, rindërtimin, rehabilitimin dhe përshtatjen e objekteve të banimit familjar për njëzet komuna në territorin e Kosovës.

Në Kosovë janë dhjetë komuna me shumicë serbe, por serbë jetojnë edhe në mjedise që u përkasin komunave me shumicë shqiptare.

Ky tender kap vlerën e rreth 407 milionë dinarëve ose rreth 3.5 milionë euro.

Përveç kompanisë RAD, fitoi edhe kompania Beta Gradnja D.O.O. Mitrovicë e Kosovës, e cila përmendet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për rastin Banjska.

Screenshot i tenderit të fundit.

Screenshot i tenderit të fundit.

RAD 028 fitoi tenderë me vlerë gjatë gjithë këtij viti, e disa prej tyre kanë të bëjnë me ndërtimin e objekteve banesore për nevojat e personave të cenueshëm socialë, e për të cilat janë ndarë rreth një milion euro nga buxheti i Serbisë, pastaj me dekorimin e një objekti të sapondërtuar kulturor dhe arsimor, ndërtimin e një depoje, renovimin e një fasade dhe ndërtimin e trotuareve në komunën e Lipjanit, në vlerë prej rreth 3 milionë eurosh, e kështu me radhë.

Në fund të korrikut të vitit 2023, Radio Evropa e Lirë raportoi se kompania RAD 028 po merrte punë të financuara nga buxheti i Serbisë në komunat në jug të Ibrit, edhe pse në disa prej tyre nuk jeton pothuajse asnjë pjesëtar i komunitetit serb.

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2023, RAD 028 mori mbi gjashtë milionë euro nga buxheti i Qeverisë së Serbisë.

Gjatë vitit 2022, brenda dy ditësh, RAD 028 mori dy tenderë të mëdhenj nga autoriteti i përkohshëm komunal në Mitrovicë të Veriut – të financuar nga buxheti i Serbisë dhe me vlerë rreth pesë milionë euro.

Njëri kishte të bënte me kryerjen e punëve në ndërtimin e universitetit që funksionon nën sistemin e Serbisë, ndërsa tjetri me rindërtimin apo ndërtimin e objekteve në kuadër të “Qendrës Shëndetësore të Mitrovicës së Kosovës”.

Kontratë miliona dollarëshe me kompaninë RAD 028 në lidhje me ndërtimin e universitetit, e disponueshme në portalin e prokurimeve publike në Serbi.

Kontratë miliona dollarëshe me kompaninë RAD 028 në lidhje me ndërtimin e universitetit, e disponueshme në portalin e prokurimeve publike në Serbi.

Kontratë prej një milion dollarësh me kompaninë RAD 028 lidhur me punimet në Qendrën Shëndetësore në Mitrovicën e Veriut.

Kontratë prej një milion dollarësh me kompaninë RAD 028 lidhur me punimet në Qendrën Shëndetësore në Mitrovicën e Veriut.

Përndryshe, këto punime në Kosovë, në bazë të një dekreti të Qeverisë së Serbisë, janë të liruara nga tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH), i cili është 20 për qind.

Analiza e medias së huaj: A ka hyrë tashmë turizmi në krizë në Shqipëri?

Nga Paolo Garatti, EAST JOURNAL

Pas bumit të turizmit të vitit të kaluar, çështja e turizmit në Shqipëri tashmë duket se nuk është më e qëndrueshme. Mes çmimeve të fryra, infrastrukturës së shkatërruar dhe shërbimeve të dobëta, tema e turizmit është në qendër të debatit të brendshëm politik.

Turizmi masiv në Shqipëri mes shpresave e zhgënjimeve

Zbulimi më i fundit europian për sa i përket plazheve të egra dhe ujërave të kristalta, Shqipëria po përballet me fenomenin e turizmit masiv, i cili shpërtheu në mënyrë të bujshme pas pandemisë Covid-19. Viti i artë i turizmit në vendin e shqiponjave qe vitin e shkuar, kur miliona turistë u dyndën drejt brigjeve shqiptare nga veriu në jug, nga Durrësi në Ksamil, duke kaluar në qytetet e njohura të Vlorës e Sarandës, duke mbushur hotelet plot e plazhet gjë për cilën ndoshta as vetë shqiptarët nuk ishin të përgatitur.

E joshur nga bumi i turistëve të regjistruar në vitin 2023, në fillim të vitit 2024 qeveria e kryeministrit Edi Rama (i rizgjedhur vitin e kaluar) i kishte vendosur vetes një objektiv ambicioz për sa i përket numrit të turistëve të pritur, duke shpresuar për 14 milionë të ardhur, rreth 4 milionë më shumë se në vitin 2023. Krahas këtij objektivi sfidues, qeveria shqiptare kishte përcaktuar edhe përpjekjet që, sipas saj, do të kontribuonin në hapjen e rrugës për Shqipërinë si qendër turistike europiane: promovimin e vendit dhe të atraksioneve të saj, përdorimin e aplikacioneve dixhitale për reklamimin e ngjarjeve, një normë e reduktuar e TVSH-së prej 6% për hotelet, infrastrukturën e përshtatshme (duke përfshirë një aeroport të ri në Vlorë) dhe përmirësimin e standardeve të cilësisë duke përfshirë shërbimin, pastërtinë dhe sigurinë.

Por në fillim të korrikut 2024, gjërat nuk po shkonin sipas planit. Në periudhën janar-maj, INSTAT raportoi se rreth 3.3 milionë të huaj e kishin vizituar vendin dhe në qershor ky numër shkoi në 1.24 milionë, duke humbur synimin për të arritur në 14 milionë. Përgjatë gjithë bregdetit shqiptar, raportet zyrtare konfirmuan se numri i vizitorëve të ardhur ishte shumë më i ulët se sa pritej.

Vera 2024, një sukses apo një dështim?

Nëse nga njëra anë duket e pamohueshme që Shqipëria ka lënë pas sindromën e izolimit të epokës komuniste duke u hapur përfundimisht me botën, është po aq e vërtetë se vendi i vogël ballkanik ndoshta e ka gjetur veten të papërgatitur për të menaxhuar fluksin masiv të turistëve të vitit të kaluar, duke treguar se po trajtonte fenomenin e turizmit masiv me kohë dhe mjete të pamjaftueshme, ndoshta ende larg parametrave të BE-së për një vend kandidat për në BE.

Qeveria shqiptare ka bërë tashmë investime të konsiderueshme në infrastrukturë. Duke filluar nga aeroporti i Tiranës, i zgjeruar, por ende i pamjaftueshëm për të përballuar flukset e verës, duke kaluar përmes aeroportit të Kukësit, i inauguruar me bujë por tashmë praktikisht i mbyllur dhe projekti për një aeroport të ri pranë Vlorës, i prekur nga probleme të mëdha mjedisore. Turistët që erdhën vitin e kaluar gjetën gjithashtu një vend me probleme serioze në menaxhimin e papastërtive, me ndërtime pa kriter dhe të pakontrolluara, me rrugë e transport publik të këqija, një rrjet shumë të dobët të ujit të pijshëm, pa kontrolle adekuate në cilësinë e ushqimit dhe me një shërbim që do ende shumë punë për t’u përmirësuar.

Të gjithë këtyre faktorëve u shtohet rritja e përgjithshme e çmimeve në krahasim me vitin e kaluar, sidomos në pjesën jugore të vendit. Vendet veriore, duke përfshirë Shëngjinin dhe Velipojën, kanë pësuar një rritje më të vogël në krahasim me vitin 2023 (përllogaritur rreth 10%), duke vazhduar të jenë shumë popullore për turistët nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova (edhe pse tani falë liberalizimit të vizave, shumë kosovarë më në fund mund të shkojnë në plazhe të tjera përveç atyre shqiptare).

Duke garantuar një mesatare nën normat europiane, duket se Shqipëria nuk ka arritur të bëjë një bis në këtë fenomen të ri që po e prek, e joshur nga fitimet e një kapitalizimi pa kriter që ka dhënë efektin e kundërt, duke larguar një pjesë të turistëve potencialë nga brigjet e bukura shqiptare.

Përplasja politike

Në mënyrë të pashmangshme, fronti i brendshëm politik, tashmë i prekur nga faktorë të ndryshëm tensioni (nga korrupsioni i shfrenuar deri te liria e shtypit që varet në fije të perit, duke kaluar përmes marrëveshjes me kryeministren italiane Meloni për çështjen e emigrantëve) ka gjetur një fushë të re konflikti mes mazhorancës dhe opozitës pikërisht në menaxhimin e sezonit turistik 2024, me opozitën që sulmon egërsisht qeverinë, fajtore se ka çuar dëm mundësinë e artë të turizmit.

Nga ana e tij, kryeministri Rama fillimisht kritikoi ashpër sektorin privat të turizmit për rritjen famëkeqe të tarifave që preku sezonin e verës 2024 dhe më pas iu përgjigj akuzave të opozitës përmes një postimi në rrjetet sociale ku mburret me rritjen e vizitorëve dhe si rrjedhojë forcimin e ekonomisë së brendshme. Megjithatë, një postim më të matur se ai i vitit të kaluar, kur kryeministri shqiptar kishte guxuar në llogaritë e tij sociale një krahasim fatkeq mes italianëve që mbërrijnë në Shqipëri për pushime dhe emigrantëve që iknin Vlora me anijen që zbarkoi në Bari me 8 gusht 1991 me rreth 20,000 shqiptarë që ikin nga vendlindja. Postimi u kritikua gjerësisht nga opozita, veçanërisht nga ish-kryeministri dhe presidenti shqiptar Sali Berisha, i cili e cilësoi atë postim në Twitter si një propagandë të pastër, pasi në tetë vitet e fundit një milion shqiptarë janë larguar nga vendlindja e tyre, e rrënuar nga korrupsioni dhe mungesa e perspektivave të qëndrueshme të punës, sidomos në vende larg Tiranës.

Mbiturizmi, konsumizmi dhe kapitalizmi

Pavarësisht se është mbingarkuar prej tij, Shqipëria ende po kalibron menaxhimin e një fenomeni sa tërheqës aq edhe kompleks. Përveç zhurmës së një ekonomie të rigjallëruar, turizmi masiv fsheh implikime të rrezikshme në nivel social, mjedisor dhe kulturor.

Në vendet ku turizmi masiv ka filluar të jetë i padëshiruar (dhe i penguar), tashmë është kuptuar se një prani masive e turistëve të huaj, ndonëse e dobishme në nivel makroekonomik, nuk përkthehet në një rezultat po aq pozitiv për autoritetet lokale, të cilat luftojnë për të gjetur një ekuilibër mes fitimeve dhe menaxhimit të vështirë të flukseve. I ashtuquajturi mbiturizëm shpesh çon në pasoja negative afatshkurtra, duke ndërlikuar jetën jo vetëm të atyre që jetojnë në destinacione turistike gjatë gjithë vitit, por edhe të vetë turistëve, të ekspozuar ndaj mbipopullimit të pakontrolluar.

Konsumizmi ekstrem që çon në mbiturizëm – një produkt i drejtpërdrejtë i kapitalizmit që na shtyn të konsiderojmë gjithçka si një mall – nxitet kryesisht nga universi social, i cili ofron mundësinë për të kërkuar në mënyrë obsesive për “shkrepjen perfekte”, panoramën e parë tashmë në një llogari tjetër, restorantin e bërë tag nga disa influencues. Ndoshta ishte fjala sociale, në mos për të krijuar, por sigurisht për nxitur fenomenin shqiptar të vitit të kaluar, me imazhet e perëndimit të diellit që të lënë pa frymë mbi ujërat e pastër të Adriatikut që mbushnin faqet në Instagram.

Shpresa është që Shqipëria, pasi të ketë kuptuar se si të shmangë vetësabotazhin, do të kuptojë gjithashtu rëndësinë e qëndrueshmërisë dhe masave që duhen marrë për të frenuar një fluks të tepruar turistësh dhe për të mbrojtur thesaret e saj në emër të jetëgjatësisë më të madhe të vetë vendit. /East Journal – Syri.net

‘Rrjeti i Bazelit’: Testoni mbetjet e rrezikshme që po kthehen në Durrës

Rrjeti i Bazelit i ka dërguar një letër zyrtare Ministrisë së Mjedisit, këtë të mërkurë, lidhur me 102 kontejnerët me mbetjet toksike që kanë dalë nga Porti i Durrësit.

Letra, e cila disponohet nga redaksia e SYRI, thekson nevojën dhe njëkohësisht u bën thirrje autoriteteve shqiptare, që të testojnë mbetjet e dyshuara të rrezikshme, të cilat po kthehen mbrapsht për në Portin e Durrësit.

‘Është kritike për shëndetin e qytetarëve dhe mjedisit të Shqipërisë, si dhe për sundimin e ligjit ndërkombëtar që kontejnerët të testohen për të përcaktuar nëse përmbajnë mbetje të rrezikshme, siç dyshohet në mënyrë që të ndërmerren veprimet e duhura. Jemi të shqetësuar se moszbatimi i një plani të mirëekzekutuar për marrjen e mostrave të mbetjeve të dyshuara do të çojë në teori konspirative, mungesën e transparencës dhe keqinformim që nuk do të ndihmojë askënd’, thuhet në letrën e Rrjetit të Bazelit drejtuar ministres Kumbaro.

Sipas Rrjetit të Bazelit, nëse nëse kontejnerët përmbajnë materiale të rrezikshme, atëherë ato nuk mund të ishin dërguar në një vend tjetër pa pëlqimin me shkrim të vendit eksportues Shqipëria, vendet tranzit të Italisë, Maltës, Marokut, Afrikës së Jugut dhe Singapori, si dhe vendi importues i Tajlandës. Kjo sipas tyre, ngre dyshime të arsyetueshme se kemi të bëjmë me një ‘trafik ilegal’ ndërkombëtar të mbetjeve toksike.

‘Asnjë pëlqim nuk është dhënë nga asnjëra prej këtyre vendeve dhe për këtë arsye nëse kontejnerët tregohet se përmbajnë mbetje të rrezikshme, atëherë dërgesat ishin “trafik ilegal” sipas nenit 9 të Konventës së Bazelit. Trafiku i paligjshëm është shkelje penale. Më tej, nëse kontejnerët përmbajnë mbetje të rrezikshme në formë grimcash, kjo ngre një problem serioz lidhur me pyetjet se përse u lejuan të ekspozoheshin ndaj erës dhe shiut në port, duke pasur parasysh rreziqet e ndikimeve të rënda mjedisore dhe në shëndetin e njeriut’.

Pas paralajmërimeve të BAN, Singapori dhe Tajlanda refuzuan përfundimin e dërgesave, ndaj Maersk dhe MSC janë bashkuar në përpjekjet për të kthyer 102 kontejnerët , të cilët katualisht thitë, BAN janë të ndarë midis dy anijeve.

Rrjeti i Bazelit rekomandon që Shqipëria t’i kërkojë OLAF-it, të marrë përsipër si palë e tretë në këtë skandal, që të hetojë për këtë çështje, apo dhe ekspertë neutralë të OKB-së ose OJQ jashtë vendit, që munden marrin përsipër rolin e menaxhimit të analizës së pavarur të mostrës së ndarë.

Letra e Plotë

Propozim për Testimin e Mbetjeve të Dyshuara të Rrezikshme që kthehen në Durrës, Shqipëri

E nderuara zonja Kumbaro dhe zonja Ramaj,

Siç e dini pa dyshim, ne dhamë alarmin në lidhje me 102 kontejnerë transporti që dyshojmë se përmbajnë mbetje të rrezikshme, të cilat tani janë duke u kthyer në Durrës, Shqipëri, pasi u larguan nga ai port në fillim të korrikut të këtij viti me destinacionTajlandë. Është kritike për shëndetin e qytetarëve dhe mjedisit të Shqipërisë, si dhe për sundimin e ligji ndërkombëtar që kontejnerët të testohen, për të përcaktuar nëse përmbajnë mbetje të rrezikshme, siç dyshohet, në mënyrë që të ndërmerren veprimet e duhura.

Unë shkruaj sot për të propozuar një plan të thjeshtë dhe transparent për testimin e mbetjeve të dyshuara që po kthehen në Durrës. BAN është i vetëdijshëm se kjo çështje ka marrë vëmendje e mediave brenda Shqipërisë, së bashku me shumë thashetheme dhe spekulime. Jemi të shqetësuar se moszbatimi i një plani të mirëekzekutuar për marrjen e mostrave të mbetjeve të dyshuara do të çojë në teori konspirative,  mungesë transparence dhe keqinformimi që nuk do të ndihmojë askënd.

Prandaj ne besojmë se veprimi më i mirë për qeverinë e Shqipërisë, është që qytetarët duhet të informohen publikisht dhe të ndahen kontejnerët. Kjo do të ishte një lëvizje pozitive nga ana e  qeverisë për mbrojtjen e qytetarëve dhe mjedisit të saj nga ndotja.

Gjithashtu ka të ngjarë të mbrojë qeverinë nga çdo akuzë e mundshme për mashtrim ose mungesë transparence. Një ngjarje e tillë publike do ta poziciononte Shqipërinë, si një shembull pozitiv dhe efektiv të Zbatimit të Konventës së Bazelit.

Sfondi

Ndërsa ju pa dyshim jeni të njohur me faktet e kësaj çështjeje, unë do t’i përmbledh ato shkurtimisht këtu.

Në fillim të korrikut, 102 kontejnerë (“containers”) të ngarkuar me tonë material u larguan nga porti shqiptar i Durrësit, me destinacion Tajlandën, me shumicën e tranzitit në bordin e dy anijeve Maersk. Faturat e ngarkesave të këtyre kontejnerëve janë bashkangjitur. Menjëherë pas kësaj, BAN u informua nga një sinjalizues konfidencial se kontejnerët përmbanin pluhur të rrezikshëm të furrës me hark elektrik (EAF) dhe BAN dha fotografi që tregonin ngarkimin në Durrës të kontejnerëve të konfirmuar se ishin në bordin e anijeve. NDALIMI vërtetoi më tej informacionin e sinjalizuesit, duke rishikuar faturat e ngarkesës, të cilat deklaronin se materiali është “grimca e imët, koncentrat zinku”. Pluhuri EAF shpesh shitet si zink koncentrat dhe është një nga rrymat e pakta mbetjesh që është një “grimcë e imët”, që pasi rrjedh nga pluhuri fryhen në shtëpitë e qeseve të mullinjve të çelikut për të mbledhur atë që përndryshe do të çlirohej si ajër i dëmshëm ndotës. BAN tani ka një nivel besimi 95% që kontejnerët përmbajnë pluhur EAF ose  mbetje e pluhurit EAF të përpunuar pjesërisht. Pluhuri EAF është një mbetje e rrezikshme e njohur që mund përmbajnë nivele të larta të metaleve toksike,  si plumbi dhe komponimeve organike të rrezikshme si PAH dhe dioksina/furane.

Siç e dini, Shqipëria është palë e Konventës së Bazelit, e cila rregullon dërgesat e mbetjeve të rrezikshme ndërmjet vendeve. Nëse kontejnerët përmbajnë materiale të rrezikshme, atëherë ato nuk mund të ishin dërguar në një vend tjetër pa pëlqimin me shkrim të vendit eksportues Shqipëria, vendet tranzit të Italisë, Maltës, Marokut, Afrikës së Jugut dhe Singapori dhe vendi importues i Tajlandës.

Asnjë pëlqim nuk është dhënë nga asnjëra prej këtyre vendeve dhe për këtë arsye nëse kontejnerët tregohet se përmbajnë mbetje të rrezikshme, atëherë dërgesat ishin “trafik ilegal” sipas nenit 9 të Konventës së Bazelit. Trafiku i paligjshëm është shkelje penale.

Më tej, nëse kontejnerët përmbajnë mbetje të rrezikshme në formë grimcash, kjo ngre një problem serioz, lidhur edhe me pyetjen se përse u lejuan të ekspozoheshin ndaj erës dhe shiut në port, duke pasur parasysh rreziqet e ndikimeve të rënda mjedisore dhe në shëndetin e njeriut. Pas paralajmërimeve të BAN, Singapori dhe Tajlanda refuzuan përfundimin e dërgesave dhe Maersk dhe MSC janë bashkuar në përpjekjet për të kthyer. 102 kontejnerët, të cilët katualisht janë të ndarë midis dy anijeve të mëposhtme MSC:

• 41 kontejnerë janë në MSC Maria Saveria, aktualisht në portin e Valencias, Spanjë, ku ato po transferohen në MSC Annick (DC436A). Ata janë planifikuar të mbërrijnë në Sines, Portugali më 21 shtator 2024. Porti i Destinacionit është renditur Durrësi, por sot, asnjë informacion i mëtejshëm nuk është i disponueshëm publikisht.

• 61 kontejnerë janë në MSC Ditte, i cili aktualisht ndodhet në brigjet e Sierra Leones dhe pritet të mbërrijnë në Port Said, Egjipt më 26 shtator 2024. Ata priten më vonë në Tekirdag (Asyaport) Turqi më 9 tetor 2024. Porti i Destinacionit është renditur si Durrës, por që nga dita e sotme, nuk ka informacion të mëtejshëm publikisht. As MSC dhe as Maersk nuk kanë plane për të testuar kontejnerët dhe për të marrë pozicionin që ato duhet të kryhen nga qeveria shqiptare. Ne jemi dakord. Megjithatë, testimi duhet të kryhet me kujdes për të siguruar që publiku të ketë besim në rezultatet.

Protokolli për Testimin e Mbetjeve: Teknikat e duhura dhe transparente

Ne propozojmë një plan të drejtpërdrejtë për testimin e kontejnerëve që do të minimizojë polemikat ose pretendimet për keqbesim. Ne rekomandojmë që marrja e mostrave të fillojë menjëherë pas anijes së parë që arrin në Port. Ka të ngjarë që dërgesa e parë që do të mbërrijë në Durrës, do të jenë 41 kontejnerët që ishin transportuar nga Maria Saveria. Ne besojmë se pritja për anijen e dytë do të jetë e panevojshme për polemika të mëtejshme. Anija e dytë duhet të testohet në mënyrë të ngjashme sa po të mbërrijë. Dërgesa e parë që arrin në Durrës, rekomandohet që qeveria të ndjekë hapat e përshkruar më poshtë.

1. Sigurohuni që ngarkesa e parë e kontejnerëve të jetë llogaritur e gjitha dhe që kontejneri i mbyllur të mos jetë thyer. Vendosini ato në një zonë të portit.

2. Caktoni një datë për marrjen e mostrave dhe publikoni ngjarjen paraprakisht në mënyrë që shtypi, OJQ-të, mund të marrin pjesë, ashtu sikurse vëzhgues ndërkombëtarë, zyrtarë qeveritarë dhe çdo palë tjetër e interesuar.

3. Në ngjarjen e marrjes së mostrave, lejojini vëzhguesve një pamje të qartë të tre kontejnerëve që nuk kanë ende thyerje të vulave. Tre kontejnerë lejojnë një kampionim më përfaqësues të dërgesës.

4. Kur vulat janë thyer dhe dyert e tre kontejnerëve hapen, mostta duhet të mblidhet në mënyrë të dukshme nga një specialist i trajnuar nga secili prej tre kontejnerëve dhe të vendosen në një enë qelqi të pastër. Të tre mostrat duhet të përzihen tërësisht me një shufër qelqi të pastër.

5. Më pas, mostrat duhet të ndahen në mënyrë të barabartë në dy pjesë me një mostër të përzier nga Ministria Shqiptare e Mjedisit dhe Turizmit dhe tjetra për një palë të tretë, e pavarur në një vend tjetër.

6. Qeveria duhet të dërgojë mostrën e tyre në një laborator të zgjedhjes së tyre dhe palas e tretë e pavarur të dërgojë kampionin e tyre në një laborator ku ata zgjedhin.

7. Rezultatet e secilit do të bëhen publike në letrën e laboratorëve të përfshirë.

8. Nëse mostrat tregojnë se materialet brenda kontejnerëve janë të rrezikshëm, atëherë ato duhet të menaxhohen si mbetje të rrezikshme.

9. Nëse riciklimi i sigurt legjitim që menaxhon siç duhet mbetjet nuk mund të gjendet, atëherë ata duhet të depozitohet në një landfill të projektuar për mbetje të rrezikshme.

10.Materialet duhet së pari të vendosen siç duhet në një mbulesë të papërshkueshme nga rrjedhjet e krijuar për të dërgimi i mbetjeve të rrezikshme, përpara se të vazhdohet me operacionet e riciklimit ose në landfill.

Ne besojmë fuqimisht se çdo testim që devijohet ndjeshëm nga plani i përgjithshëm i mësipërm, rrezikon të minojë besimin e publikut në rezultatet. Ne e kuptojmë se hapat e mësipërm mund të shfaqen të rënda, por besoni se potencialisht do të shmangin polemika më të gjera. Duke ndjekur Protokollin e mësipërm, qeveria mund ta kthejë këtë situatë të pazakontë në një histori suksesi testimi të mbetjeve të dyshuara të rrezikshme dhe asgjësimin e duhur, nëse konfirmohet se ato janë të rrezikshme.

Në këtë drejtim, rekomandojmë që Republika e Shqipërisë t’i kërkojë OLAF-it të marrë përsipër pavarësinë, në rolinm e palës së tretë mbi mostrën e ndarë. Nëse OLAF nuk mund ta kryejë atë rol, BAN mundet rekomandojnë konsulentë të respektuar dhe neutralë të OKB-së ose OJQ jashtë vendit që munden marrin përsipër rolin e menaxhimit të analizës së pavarur të mostrës së ndarë. Në mbyllje, dëshiroj të theksoj se BAN është një mik i Shqipërisë dhe uron një zgjidhje të sigurt dhe të suksesshme të problemit. Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në çdo mënyrë që mundemi dhe ju lutemi mos hezitoni të më kontaktoni drejtpërdrejt nëse keni ndonjë pyetje.

Faleminderit për kohën tuaj dhe vëmendjen për këtë çështje.

Image

MASSIMO D’ALEMA: “ U TAKOVA ME PRESIDENTIN SERB NË KLINIKËN E DENTISTIT TIM. MË PAS QE I NEVOJSHËM SULMI NË KOSOVË.” Nga FRANCESCO VERDERAMI- Përktheu Eugjen Merlika

Jam kryeministri që çoi Italinë në luftë. Kriza e Kosovës shënoi përvojën time në drejtimin e qeverisë. Në 21 tetorin e vitit 1998 Massimo D’Alema kaloi derën e Pallatit Chiggi i shoqëruar nga profecia e Francesco Kossigës, simbas së cilës “udhëheqësi i së majtës është i domosdoshëm për të bërë të mundshme luftën në Kosovë”, të shpërthyer pesë muaj mbrapa. Ka pra një arsye nëse kryeministri i parë pas komunist i historisë republikane bën hapin e parë duke thënë “ne kemi qënë aleatë të ndershëm të amerikanëve por, së bashku me evropianë të tjerë, në një marrëdhënie dialektike që nuk ka qënë gjithmonë e lehtë”.
Prandaj fillon tregimin mbi luftën në Ballkan duke u nisur nga një ngjarje pararendëse.
“Kur qeveria e Romano Prodit ra ishim në një gjëndje para lufte. Në fakt Prodi kishte vendosur l’activation order, që është akti me të cilin qeveritë e Aleancës Atllantike venë Fuqitë e tyre t’armatosura nën komandën e bashkuar të NATO-s. Ishte një çast lufte të mundëshme dhe të menjëherëshme. Ishte e dukshme se ideja e Prodit për të dalë nga kriza me zgjedhje të parakohëshme nuk ishte realiste. Në këtë drejtim
hulumtova presidentin e Republikës.
Oscar Luigi Scalfaro qe i prerë: “Ju jeni të marrë”.
Rruga për votime ishte e mbyllur. Ky falt kushtëzoi të gjithë zhvillimin e krizës. Un bëra çmos për të shmangur arritjen e luftës. Gjithshka”.
Në ç’kuptim gjithshka?
“Shkova të takoj fshehurazi presidentin e Sërbisë Milan Milutinoviç, që ishte një njeri shumë i afërt i presidentit të Federatës jugosllave Sllobodan Millosheviç. Takimi u organizua nga dentisti im”.
Dentisti i juaj?
“Një njeri, pjestar i asaj bote “xhuliane” që ka jetuar dhe ushtruar profesionin në kapëcyell mes Italisë e Jugosllavisë e që kishte si pacient Milutinoviçin. Në klinikën e tij në Romë organizoi takimin tonë. Qe një bisedë dramatike, sepse ndodhi të nesërmen e plojës së Rajçakut, në të cilën paraushtarakët sërbë kishin vrarë dhjetra civilë kosovarë të etnisë shqiptare. I thashë: “Ju nuk arrini të kuptoni tragjedinë që keni shkaktuar e që ushqen shtysën për një ndërhyrje ushtarake”. M’u përgjigj në mënyrë cinike: “Ne nuk kemi frikë nga këta kërcënime. NATO nuk do të ketë kurrë guximin për të vënë këmbë tek ne”. Ishte shenjë e një klase politike të papërgjegjëshme që nuk kuptonte atë që po ndodhte”.
Qe atëherë që iu nënshtrove luftës?
“Qe më vonë. Kur spastrimi etnik u bë më i fuqishëm, organizuam një mision humanitar së bashku me Shqipërinë në kufijtë e Kosovës. Kalova Pashkën në qafën e Kukësit e pashë mijra të ikurish që largoheshin nga lufta me historitë e tyre të vuajtjeve. Atë ditë u binda se nuk kishte alternativa ndaj një veprimi ushtarak. Ishte pragu i sulmit”.
Kështu vendosët të merrnit pjesë në mision?
“Së pari pata një bisedim delikat me Bill Clintonin. Ai diskutim me presidentin amerikan do të ishte shumë i rëndësishëm për vazhdimësinë e ngjarjeve e për rolin e Italisë. Clintoni më tha: “Kuptoj që jeni në një pozitë të vështirë. E kuptoj vëshirësinë e qeverisë tënde. Por nëse vini në dispozicion bazat tuaja ushtarake e në NATO nuk kundërshtoni urdhërat e Aleancës, nuk do të jetë e domosdoshme pjesëmarrja e juaj e
drejtpërdrejtë. Veprimet do të jenë të bashkërenduar nga një katërshe: Shtetet e Bashkuar, Britania e Madhe, Franca e Gjermania”.
E ju ?
“Iu përgjigja: në këtë ndodhi nuk do të jetë një katërshe. Do të jetë një pesëshe”. Nëse do t’a kishim katandisur Italinë në rolin e një aeroplanmbajtëse të NATO-s, nuk do të llogariteshim fare, nuk do të kishim patur peshë politike në drejtimin e krizës. Dhe pesëshe qe. Hymë në rrethin e Vendeve që merrnin përgjegjësi të plotë. E patëm dinjitet të barabartë me aleatët. “
Kështu më 24 shkurt 1999 u vutë përkrah tyre, duke filluar sulmin ndaj Jugosllavisë. Dhe pa mandatin e OKB-s.“
Drejtimi i luftës qe i ndërlikuar. E pati çaste kundërshtie të hapur ndërmjet pjesëmarrësve të pesëshes. Ne për shembull ishim kundër bombardimeve të qyteteve serbe. E si neve ashtu edhe gjermanët. “
Por Beogradi u gjuajt.
“Ata veprime u kryen nga amerikanët dhe anglezët me raketa të lëshuara nga aeroplanmbajtëset që qëndronin në Adriatik e aeroplanë që vinin nga Shtetet e Bashkuar, të furnizuar në fluturim para sulmit. Flota e jonë ajrore u përqëndrua mbi
trupat serbe që qëndronin në Kosovë, që ishin synimi themelor i veprimit ushtarak.“
Qe i vetmi kalim delikat?
Çasti më dramatik erdhi në prillin 1999, në takimin e nivelit të lartë të NATO-s në Washington, me rastin e pesëdhjetë vjetorit të Aleancës. Lufta në Kosovë vazhdonte por Millosheviçi nuk prapsohej. Kështu gjatë një mbledhjeje u ndamë”.
Kush ishte veç jush në takim?
“Clintoni, kryeministri anglez Tony Blair, kançelari gjerman Schröder, presidenti francez Jacques Chirac dhe kryeministri spanjoll José Maria Aznar, që ishte ftuar të merrte pjesë. Natyrisht ishte edhe gjenerali amerikan Wesley Clarc, komandanti i përgjithshëm i Forcave NATO.
Çfarë ndodhi?
“Blair, i mbështetur nga Aznari, përkrahu nevojën e një mësymjeje të vërtetë me trupa të tokës. Diskutimi u bë shumë i ashpër. Italia, Franca dhe Gjermania kundërshtonin atë zgjidhje. Clarc tha “Do t’a bëjmë kur të na urdhërohet. Kemi plane, por mos mendoni se do të çojmë ushtarët tanë të lëvrijnë si guerrilje në malet e Kosovës. Nëse do të vendosnim për të ndërhyrë do të na duhej të hynim në Serbi.
Formalisht mbeti asnjanës, por duke vënë theksin mbi madhështinë e veprimit e mbi rreziqet e tij, na ndihmoi të mbizotëronte arsyeja. Në kundërshtim me atë që mendohet ushtarakët janë gjithmonë më të maturit në kryerjen e luftës, sepse e njohin. Janë politikanët më luftënxitësit.
Mbetej Clintoni për të folur.
“Dhe presidenti amerikan mrekullisht i dha fund diskutimit, duke thënë: “Nuk do të bëjmë asgjë që ndan Evropën. Do të bëjmë atë për të cilën të jemi të gjithë në një mëndje. Presidenti i Shteteve të Bashkuar nuk mund të ndajë Evropën”. Kështu hamëndja e mësyemjes u arkivua. Por, e përjashtuar mësyemja shtrohej problemi si të shtyhej për një zgjidhje politike. Asnjëri gjatë luftës nuk tha kurrë “Duam të fitojmë luftën me Serbinë”. Kjo fjali e marrë nuk u shqiptua kurrë. Ne përsërisnim se trysnia ushtarake kishte si synim ta detyronte Serbinë të tërhiqte trupat e saj nga Kosova dhe të mbronte popullsinë. Duhej punuar pra për zgjidhjen politike. Ua shpjegova amerikanëve”.
Po ata?

“ Italia ishte i vetmi Vend që kishte mbajtur të hapur ambasadën e saj në Beograd e kishim ruajtur kanalet. Ata kanale ushqeheshin edhe nga bashkësia e Shën Egjidit e veçanërisht nga arqipeshkvi Vincenzo Paglia, që luajti një rol të rëdësishëm në marrëveshje me qeverinë. I thashë atëherë Clintonit se duhej negociuar me Millosheviçin lirimi i Ibrahim Rugovës: “Gandi i Ballkanit”, simbol i qëndresës jo të dhunshme kosovare. Ai përfaqësonte pjesën e moderuar të kombëtarizmit kosovar, atë më të prirur për bashkëjetesë etnike me serbët. Rugova ishte në arrest shtëpie e ne negociuam lirimin e tij, në një mëndje me amerikanët. E gjithmonë në një mëndje me amerikanët përziemë edhe Rusinë në ndërmjetësim”.

Por Rusia në OKB a nuk kishte vënë veton ndaj sulmit të NATO-s kundër Serbisë?
“Është e vërtetë, por ish kryeministri rus Viktor Çernomirdin erdhi dy herë fshehtas në Romë. Hëngrëm darkë bashkë në pallatin Kixhi e pastaj thirrëm Clintonin për të përkuar caqet e bisedimeve. Të nesërmen Çernomirdini shkoi në Beograd për të folur me Millosheviçin. E gjithë kjo ndërsa vazhdonte lufta.”
Po Clintoni?
“ Kishte vetëm një shqetësim: “Nëse Millosheviçi liron Rugovën, si pacifist ai mund të flasë kundër veprimit të NATO-s. Më besoi. E Rugova u lirua. Qe ndonjë vëzhgues që n’atë kohë shkruajti: “Italia ka liruar një kufomë politike”. Në të vërtetë Rugova qe i çmuar për zgjidhjen e krizës dhe stërfitoi zgjedhjet mbas luftës.
Shërbimet tona shkuan dhe morën për t’a sjellë në Romë. Sapo mbërriti tha: “Falënderoj NATO-n që po mbron popullin tim”. Isha rrugës kur mora një telefonatë nga Clintoni, që falënderoi për suksesin e operacionit. Toka për zgjidhjen politike ishte përgatitur.”
Çfarë do të thotë?
“Që kjo punë ndihmoi të gjindej një rrugëzgjidhje diplomatike, duke i hapur rrugën nismës zyrtare të presidentit finlandez Ahtisaari. Kur u arrit marrëveshja me Serbinë dhe ajo u tërhoq, në Kosovë nuk u fut NATO, por një trupë ushtarake nën drejtimin e Kombeve të Bashkuar, në të cilën bënin pjesë edhe ushtarakë rusë. Kështu u ndreq edhe ai kuadër ligjor ndërkombëtar që ishte prishur, me që Nato kishte vepruar pa miratimin e OKB-së. Nëse mendoj të djeshmen e shoh sot ajo që më bën përshtypje është: ku ka mbaruar politika? Ku qëndron mundi për të ndërtuar një
skenar të pranueshëm mbrapa?”.
E keni fjalën për luftën në Ukrainë?
E kam fjalën për disa fjalime pa kuptim, për disa njerëz që thonë “Duhet të fitojmë luftën”. Mendoj për Blair-in apo ish sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Stoltenberg. Kjo është një luftë që askush nuk mund t’a fitojë: nga një anë është një fuqi bërthamore e nga tjetra fuqia ushtarake e Perëndimit. Nëse nuk ndalet përfundimi mund të jetë një katastrofë botërore. Politika do të duhej të gjente një rrugëdalje”.
A është e mendueshme një rrugëdalje, në bazë të së cilës Ukraina duhet të pranojë humbjen e një pjese të territorit të saj?
“Po Kosova a nuk ishte një pjesë e Serbisë? Ai që përcaktoi qe populli kosovar. Ndoshta edhe tashti, nën mbrojtjen ndërkombëtare, mund të jenë qytetarët e Donbasit ata që vendosin.”
“Corriere della Sera” , 16 shtator 2024 Përktheu Eugjen Merlika

Kërcënimi i Vuçiçit ndaj Kosovës- Burimi: Më habit heshtja e Ramës, duhet të thërriste ambasadorin e Serbisë!

Teksa presidenti serb, Aleksandar Vuçiç të premten e kaluar kërcënoi hapur Kosovën, analisti Genc Burimi thotë se diskursi i përdorur nga kreu i shtetit serb është i ngjashëm me atë të Rusisë.

I ftuar në Syri Tv në edicionin e pasdites me moderator Edvin Parruca, Burimi tha se Vuçiç e ka vënë në krye të agjendës së tij politike, Kosovën.

Sipas Burimit, është e pakuptimtë dhe e habitshme, heshtja e Tiranës zyrtare pas kërcënimeve serbe për Kosovën, teksa tha se Rama duhet të kishte thirrur ambasadorin serb në Tiranë për t’i kërkuar llogari.

Diskursi i Serbisë është si në Rusi.  Kosova të pranojë krijimin e asosciacionit, ky është plani i parë i Vuçiç që të sanksionohet dhe të bëhet shkëputja e veriut të Kosovës. Vuçiç e ka në krye të agjendës Kosovën.

Të mos thërrasë Shqipëria ambasadorin e Sërbisë, është e çuditshme. Shqipëria duhet të interesohet për shqiptarët e Kosovës.  Kjo heshtje e Ramës, si mund të flasë Rama për integrimin kur nuk flet për Kosovën.

Në Bruksel duhet të shkonte Rama dhe t’u thoshte evropianëve, e kuptuat ju atë që kuptova unë? Rama të marrë iniciativë për njohjen e Kosovës, më habit heshtja e Ramës.  sn

Heshtja fajtore e Tiranës zyrtare ndaj Vuçiçit- Nga Genc Burimi

Çfarë ironie! Sa e largët duket tani ajo ditë kur Edi Rama në vizitën e tij historike në Serbi më 10 nëntor 2014 i thoshte presidentit serb ne zemër të Beogradit se Kosova e pavarur është një realitet i pamohueshëm dhe i pandryshueshëm që Vuçiç duhet ta pranonte. Më shumë se një mesazh për Serbinë , Rama u jepte mesazh shqiptarëve se me të dhe Rilindjen e tij që sapo kishte ardhur në pushtet në Tiranë, Kosova do të kishte këtej e tutje avokatin më efikas që kishte patur ndonjëherë.

Fiks dhjetë vjet më vonë, Vuçiç duke shpallur planin e tij të premten e kaluar që përgatit ripushtimin e Kosovës , ai i kundërpërgjigjet në një fare mënyre edhe Edi Ramës me këto fjalë: “Asgjë nuk mund të na ndalë më ne serbët (për rimarrjen e Kosovës)! Kosovarët as në ëndërr nuk kanë për ta parë më pavarësinë”.

Këto fjalë kaq të rënda, bartëse të një lufte të pashmangshme, të shoqëruara dhe me përgatitjen e një ligji të ri të posaçëm të Serbisë ndaj Kosovës , nuk kanë provokuar deri tani asnjë reagim tek Tirana zyrtare.

A mund të imagjinohet të rrijë Greqia e heshtur nëse Erdogan kërcënon Nikozinë dhe gjithë pavaresinë e Qipros siç e bëri haptazi Vuçiç ndaj Prishtinës dhe mbarë Kosovës të premten 13 shtator?


Serbia rivendos shërbimin e ushtarak
Fjalimi solemn i Aleksander Vuçiçit mbi Kosovën ishte paralajmëruar disa ditë më parë nga shume media serbe si një fjalim me përmbajtje tepër të veçantë. Ai fjalim i presidentit serb të premte e kaluar vinte vetëm një javë pas vizitës në Moskë të zv/kryeministrit serb, « famëkeqi » Aleksandar Vulin, ish-drejtuesi i sherbimeve sekrete të Serbisë cilësuar non grata nga Shba-të, gjë që s’e pengoi aspak atë të bëhet numri dy i qeverisë serbe. Si për të pëgatitur terrenin për fjalimin krejt të ç’kompleksuar të Vuçiçit mbi Kosovën, Vulin nga Moska i thurri dafina miqësisë serbo-ruse. « Serbia është aleate e Rusisë”, deklaroi zëvendëskryeministri serb në Moskë, duke e ndjerë të nevojshme të shtojë po ashtu : “E udhëhequr nga Aleksandar Vuçiç, Serbia nuk do të bëhet kurrë anëtare e NATO-s, dhe ajo nuk do të vendosë kurrë sanksione ndaj Rusisë » tha Vulin më 4 shtator pas shtrëngimit të duarve në Moskë me Putinin.

Është në këtë konteskt “shpatullash të ngrohta” nga Moska , marrë dhe në kuptimin e parë të fjalës pasi ne marsin e ardhshëm Rusia pritet t’i zgjase kontratën e furnizimit me gaz Serbisë, që Vuçiç, gjeti kurajon të mbajë atë fjalim luftënxitës mbi Kosovën përballë heshtjes totale të Tiranës.

Dy gjëra duhen nënvizuar nga fjalimi i Vuçiçit mbi Kosovën. Toni dhe permbajtja.

Toni u pa tek mënyra më shumë se provokative kur Vuçiç u shpreh me tallje se kosovarët le të vazhdojnë po të dojnë të ëndërrojnë për pavarësinë e tyre, serbët asgjë nuk do të mund t’i ndalë.

Përmbajtja ishin dy gjëra të frikshme. Pas 45 ditesh , pra në fund të muajit tetor, parlamenti serb, sipas Vuçiçit do të votojë një kuadër të ri ligjor që çon në kriminalizimin e të gjithë organeve të Shtetit të Kosovës . Varroset kështu jo vetëm plani franko-gjerman i para dy viteve njohur si marrëveshja e Ohrit për paqe midis Serbisë dhe Kosovës, por varrosen të gjitha marrëveshjet e mëparshme të Serbisë me BE-në mbi Kosovën që nga pavarësia e Kosovës. Kjo llogjikë e re serbe e çuar në ekstrem do të mund thotë këtej e tutje mandate arresti kombëtare dhe nderkombëtare të lëshuara nga Serbia për arrestimin e qeveritarëve dhe çdo tjetër zyrtari të Shtetit të Kosovës. Ja si u shpreh Vuçiç në fjalimin e tij:

“Kuvendi Popullor i Republikës së Serbisë brenda 45 ditëve do të miratojë vendimin me të cilin do të shpallet paligjshmëria e të gjitha organeve dhe institucioneve të krijuara në territorin e Kosovës dhe Metohisë pas shpalljes ilegale të pavarësisë. Falë vendimit që ne do të marrim i gjithë aktiviteti dhe aktet e njëanshme të organeve të Kosovës bëhen ligjërisht inekzistente dhe nuk mund të prodhojnë pasoja apo efekte juridike. Një procedurë e ngjashme u ndërmor pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, kur ligji shpalli të pavlefshme dispozitat ligjore të miratuara gjatë pushtimit armik te Serbise….Është rënë po ashtu dakord që brenda 45 ditëve Kuvendi Popullor i Republikës së Serbisë të miratojë ligjin për organizimin e kompetencave të organeve gjyqësore të Republikës së Serbisë për Krahinën autonome të Kosovës dhe Metohisë. Do të krijohet një prokurori e posaçme për ndjekjen penale të veprave penale dhe të kundërligjshme të punonjësve dhe zyrtarëve të institucioneve të përkohshme të Prishtinës.”

Vuçiç shkoi dhe më larg duke thënë se kushdo në Serbi që do të njohë pavaresinë e Kosoves do të konsiderohet po ashtu se kryen vepër penale dhe do të përndiqet. Duhet rikujtuar se në fillim të këtij viti politkani serb pro-perëndimor Nikola Sanduloviç u rrëmbye në banesën e tij në mes të Beogradit nga agjentë të maskuar të shërbimeve sekret serb BIA dhe u torturua për mbi 6 orë rresht deri sa humbi ndjenjat. Ai u ndëshkua kështu mizorisht thjesht sepse kërkoi falje për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë dhe vendosi një buqetë me lule mbi varrin e një vogelushje shtatëvjeçare kosovare e vrarë nga forcat e armatosura serbe më 1999. Nëse ligji që Vuçiç premtoi në fjalimin e të premtes bëhet realitet, dhunimi ndaj të gjithë atyre që në Serbi e njohin pavarësinë e Kosovës, nuk do të bëhet më me maska por me kod penal.

Masa e dytë e frikshme që shoqëroi fjalimin e Vuçiçit mbi Kosovën është vendosja e sherbimit të detyruar ushtarak në Serbi. Që vitin e ardhshëm të gjithë të rinjtë serbe do të kryejnë shërbim të detyrueshëm ushtarak dy muaj e gjysëm. Edhe vajzat po ashtu ftohen nga qeveria serbe të bëjnë një gjë të tillë në mënyrë vullnetare.

Si do e mbrojë Shqipëria Kosovën
Të gjithë po asistojmë sot në një ndryshim radikal kursi të Serbisë ndaj Kosovës që mund të çojë në një lufte të re ballkanike në mos më gjerë. Vetëm Tirana e Edi Ramës vazhdon të luajë rolin e të verbërit që nuk sheh gjë, të shurdhit që nuk dëgjon gjë, dhe të memecit që nuk thotë gjë. Shqipëria vazhdon kështu traditën e historisë së saj sa tragjike dhe fatale. Shqiptarët kanë qenë historikisht popull i agresuar nga të tjerët, dhe për një kohë të gjatë të pushtuar. Kjo sepse liderit e tyre kanë qenë të paaftë të organizojnë kombin në ditët e vështira, të paaftë t’i paraprijnë të ardhmes, e mbi të gjitha të paaftë të sigurojnë mbrojtjen kombëtare. Liderit aktuale të Shqipërisë mburren me aleancat ndërkombëtare, si vend anëtar i Natos apo si vend kandidat në BE, duke i shfrytëzuar këto aleanca thjesht si alibi apo justifikime për të mos e pajisur vendin me një mbrojtje autonome dhe të denje. Vende anëtare të Natos janë po ashtu edhe Kroacia apo Greqia, edhe Polonia apo vendet balltike, por kurrë si më parë nuk po investohet aktualisht nga këto vende për mbrojtjen e tyre përtej asaj që mund t’u ofrojë NATO.

Dy studiues shqiptarë, Hysamedin Feraj dhe Elvis Hoxha në një artikull të shkëlqyer mbi Kosovën botuar para disa ditësh për një think tank të mirenjohur francez (Fondacioni Zhan Zhores), e theksonin me forcë se dhe vendet më të fuqishme perëndimore e kanë sot në pikëpyetje pavarësinë e tyre: “Pas agresionit të fundit rus, ndjenja e rrezikut për sovranitetin dhe pavarësinë e shteteve nuk është e pranishme vetëm në vende ne periferi të Evropës, por edhe ndër shtetet e fuqishme të Evropës, siç deklaroi së fundmi Presidenti i Frances . Është normale që shtetet në periferi e kuptojnë rrezikun me më shumë largpamësi sesa shtetet e vendosura në qendër të kontinentit evropian”, shkruajnë dy ekspertët shqiptarë. Por ndonëesë Shqipëria është në “periferi” a po e kupton Edi Rama rrezikun që po na kanos të gjithëve Aleksandër Vuçiç?

Dhe sa fjalime e masa të tjera “zjarrvënëse” të presidentit serb i nevojiten Edi Ramës t’i hapen më në fund sytë se rajoni nuk po shkon drejt “Ballkanit te hapur” që e kishte aq të shtrenjtë, por drejt “Ballkanit te Luftes”? Serbia e Vuçiçit në një hark kohor tre javor ndërmorri veprime që bëjnë rimë me konlikt të armatosur dhe jo me Ballkan të përsosur. Serbia blen një flotë ajrore ushtarake ultra-moderne disa miliarda euro. Serbia njofton se me ligj po e transformon në akt kriminal pavarësinë e Kosovës që do të thotë se ajo mund ta sulmojë në çdo moment Kosovën. Dhe Serbia rivendos shërbimin e detyrueshëm ushtarak të kohës së Titos dhe të Millosheviçit. Të gjithë këto vetëm në tre javë pa mbaruar mirë stina e verës.

Çfarë sinjali tjetër pret më tepër Edi Rama për t’u zgjuar nga gjumi hipnotik dhe letargjik ku e ka futur “vellai” i Beogradit? Situata është egzakt si ajo e mes viteve 1930 kur Franca alarmohej se Hitleri po përgatiste luftë të re të Gjermanisë dhe askush nga partnerët anglo-saksonë nuk e dëgjonte apo bënte sikur nuk e besonte. Kur pa se ishte e vetme, Franca vendosi të shtonte buxhetin për mbrojtje, por qe tepër vonë. Frigoj se një ditë kur Tirana zyrtare do të zgjohet, do të jetë tepër vonë. Në vend që Kryeministri të merret me sulme ndaj “armikut të brendshëm”, ndaj asaj PD-je që ai rreket ta trajtojtë ditë e natë si forcë të rraskapitur, Rama bën mirë të hapë sytë mirë ndaj armikut të jashtëm dhe të përbashkët, jo vetëm të shqiptarëve por të bashkësisë ndërkombëtare në rajon dhe më gjerë.

Në vend të sulmeve ndaj opozitës, Rama t’i konsumojë energjitë në përpjekje të rimëkëmbjes së mbrojtjes së rraskapitur të shqiptarëve ku e kanë lënë qeveritë e tij që prej një dekade. Pyetja që shtrohet ndaj tij për një përgjigje të qartë është: si do të veproje shteti i Shqipërisë në rast agresioni ushtarak të Serbisë ndaj Kosovës? Do ta mbrojmë Kosovën ka thene nje herë Rama kur Serbia rrëmbeu tre policë kosovarë. Por me cfarë do ta mbrojmë? Vetëm në dy vjet, Ukraina me popullsi as 40 milionshe u mobilizua dhe po i bën ballë heroikisht Rusisë me popullsi 140 milionëshe.

Një kapacitet rezistence që deri tani as në 10 vjet e sipër në pushtet Edi Rama nuk ka arritur t’ua ofrojë shqiptarëve që vërtet janë 4 milion por përballë kanë një Serbi pothuajse po aq lilipute prej vetëm 6 milion banorësh. Vecse fqinji “liliput “ po armatoset sa për 60 milionë banorë ndërkohë kur Rama shpreson se Nato është garanci e përjetshme për shqiptarët. Jo vetëm që kater milion e ca shqiptarët e rajonit tonë Edi Rama nuk diti t’i mobilizojë ashtu siç i mobilizon cdo javë shteti “amë” serb serbët e Ballkanit (dhe Perëndimi nuk thotë gjë), por me trishtë akoma, kryeministri i Shqipërisë i ndau shqiptarët.

Si kurrë në histori Tirana dhe Prishtina s’kanë qenë kaq në ndasi sa sot. Heshtja aktuale e Shqipërisë së Edi Ramës ndaj Serbisë së Vuçiç vetem sa po e thellon këtë ndarje për të mirë vetëm të atyre që nuk ua duan të mirën shqiptarëve. Para qeverisë së Shqipërisë ka tani një gur prove: A do të fillojë ajo një ofensive diplomatike në shkallë të gjerë kundra kthesës luftënxitëse të presidentit serb ndaj Kosovës apo Edi Rama do të vazhdojë ta mohojë rikthimin tragjik të historisë në të cilin po na rizhyt Serbia.bw

 


Send this to a friend