Komandant Quni, respekt për Betejen e Koshares, per ju dhe bashkeluftaret tuaj. Gjithmone kam menduar se pas Ises do te beheshit ju nje kryetar i sukseshem i LDK-se nga pershtypja qe kisha fituar nga te bemat e luftes. Megjithate, qasja juaj ne paqe sikur u shendrua si ajo e shume komandanteve; interes dhe karriere.
Komandant, ju orvateni te deshifroni kodin e ‘besnikerise politike’ dhe e akuzoni Doniken se e braktisi partine, por ne fakt s’ishte ashtu?
Jo komandant, Donika nuk e braktisi partine/njesitin, qe i sherbeu me aq perkushtim per nje kohe te gjate. Ishte partia, ajo qe i linçoi dy gra te guximshme e te ditura, biles ‘burrat’ e partisë e terhoqen zvarre nga pragu i shtepise se saj qe i kishte sherbyer me shpirt. Pas kesaj historie rezultati dihet. LDK shendrohet ne 12% sepse, ti komandant, ne kor me ushtaret e Ises votove: per ‘kodet’ politike te Ises, votove ligjin per Specialen, votove ligjin per amnesti te krimineleve serb (2013), votove demarkacionin, gjithmone ne kor me PDK-ne.
Komandant, realiteti thote ndryshe, je ti, ai qe e braktise njesitin dhe i harrove shoket e vrarë ne lufte e ne paqe, dhe nuk kerkuat drejtesi me partinë, e harruat akronimin e FARK-ut, aq sa tani ka një pershtypje se FARK-u s’ka ekzistuar. Komandant, je ti, ai qe voton ne nje krah me PDK-ne, me ata qe dikur te quanin ‘Boshko Buha’, e qe pretendonin se ke qenë për vëllazërim-bashkim edhe pse unë nuk dyshoj në patriotizmin tuaj. Je ti që në bllok me PDK-në nuk voton për dy gra qe vine nga dy familje kombetarisht te njohura, dy grate me te votuara ne Kosove, vetem per t’ia mbajte ison partnerit politik edhe atëherë kur demtohet procesi demokratik i shtetit.
Komandant, derisa Donika mbeti jetime ne moshen të re ne vitin 1982, ajo dhe familja e saj mbeten te braktisur nga shoqeria per shkak te frikes se persekutimit nga regjimi i sllav. Kjo familje u end rrugëve te botes, te poshteruar dhe te kercenuar nga regjimi, duke u frikesuar qe te ktheheshin ne Kosove pas vrasjes makabre te babait, Jusuf Gervalla, por, ti atëherë lirshëm dilje dhe hyje në Kosove sa here qe deshiroje, si i privilegjuar, si kadet ne Akademine Ushtarake ne Beograd (1986-1989) derisa, Donika dhe familja e saj perpëliteshin qe te mbeteshin gjalle dhe te kercenuar ore e çast, bile edhe sot është e cenuar me shpjife bizare edhe nga ju komandant.
Komandant, mos vallezo me melodite e PDK-se, oligarkeve, dhe te interesit, sepse i shkaktoni deme partise së të madhit Rugova dhe Kosoves. Donika, nuk eshte vetem pinjollja e Gërvallajve, ajo është nje zë i kumbueshëm i pavaresise gjate viteve 90-ta dhe nje zë i vendosur dhe i paluhatshem gjate kater viteve te shkuara edhe pse ka qene nen shenjester te shpifjeve dhe kritikave të çmendura nga opozita dhe nga disa media te njëanshme e te paguara nga qarqe anti shqiptare.
Komandant, ktheje fjalen mbrapsht, reflekto nese ishte debim apo braktisje nga partia, reflekto kush e devijoi rrugen e rugovizmit, reflekto pse partia rrëshqet të bëhet simotra e PDK-së bile edhe të shkrihet dhe e poshtëruar nga oligarkët. Bravo, Anton Quni, ti në kete rast dukesh si Jul Cezari, kur ankohej se togeri i tij Titus dezertoi te Pompeu në Betejën e Durrësit. Tani më s’dukesh as si komandant i vetëvetes por një i komanduar.