Disa javë më parë pata kënaqësinë të ftohesha nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë për për të regjistruar një podcast, ku ndava përvojën time në College of Europe.
Diskutimi u përqendrua në një temë me shumë rëndësi: ndërkombëtarizimi i universiteteve në Shqipëri.
Në veçanti, theksuam rolin kyç të këtij procesi në përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë dhe në krijimin e mundësive të reja për studentët, jo vetëm brenda tregut kombëtar, por veçanërisht në nivel ndërkombëtar.
Të qenit pjesë e prestigjiozit College of Europe është një privilegj i madh për mua, dhe akoma më domethënëse është të jem pjesë e cohortit të parë të Tiranës, një eksperiencë intensive, sfiduese, por jashtëzakonisht e kënaqshme.
Kjo mundësi jo vetëm që më ka ndihmuar të rritem akademikisht dhe profesionalisht, por gjithashtu më ka dhënë shansin të kontribuoj në dialogun mbi arsimin dhe të ardhmen e bashkëpunimit akademik në rajon.