Kur e zgjodhën ose emruan Friedrich Nietzschen për dekan dhe profesor në Univerrzitetin e lashtë të Leipzigut në Gjermani, asokohe u shpreh decidivisht: “E para gjë që dua të bëj në jetën time shkencore ose akademike, është ndarja dhe lirimi i shkencës nga religjioni ose teologjia, si dhe teologjisë nga shkenca. “.
Se këndejmi, i njohur si “arkitekt i mbinjeriut” dhe “profet i madh” i Anti-Zotit ose Anti-Krishtit”, Friedrich Nitzscheja dikur me vonë do shprehej edhe mbi ato elemente dhe instrumente përbashkuese dhe insubordinuese qe iu nevojitën shkencës dhe religjionit. E sidomos mbi harmoninë e përhershme në mes të ligjëve të larta natyrore dhe mbi natyrore. Aty pra ku Zoti dhe natyra i ndihmojnë njeriut të ditur dhe besimtar.
Detyra e parë e një shkenctari, akademiku dhe revolucionari të lartë ose kulminantë, pos tjerash janë edukata, kultura, arsimimi, emancipimi, nderi, morali dhe karakteri i tij, do thoshte asokohe Fridrih Niçëja.
“Zoti për njeriun e ngritur, të ditur dhe ekselent në kuptimin e plotë të fjalës është vetëm ´një princip i lartë´ josubstancial”, do shtonte homologuu i tij holandez, Baruch de Spinoza.. duke pleduar dhe besuar keshtu në mendjen (logjikën), intelektin dhe shpirtin e njohur krijues dhe inovatorë. Në unin e pastërt, të shëndetshëm , të ndërgjegjshëm, racional dhe praktikë.
U mor vesh se fjala ose nocioni “akademi” rrjedhë nga greqishtja e vjetër e cila e ka kuptimin e heroit ose dijetarit të madh mitik ose mitologjikë-Akademit i cili në saje të aftësive dhe intelegjencës së tij të kristaltë ose brilante, pos tjerash thuhet se i kishte zbuluar vendndodhjen dhe sekretët e Elenes së Trojës në Afrindi në kohën kur Kostori dhe Polideuku të fisit të njohr spartan të Tindadëve e kishin sulmuar Atikën për të liruar motrën e tyre nga pengamarrja ose arresti. Kështu që Diademi dhe Lakademi, saherë që i sulomin Trojën dhe Atikën, ishin të detyruar të mbronin dhe siguronin pronën ose pasurinë e Elenës dhe Akademit në Kefis pranë Athinës ku dikur me vonë Platoni e ngriti dhe themeloi “Akademinë” e tij.
Edhe në latinisht “akademia” ( “academus”, apo “hekademus”) e ka kuptimin e mesipërm mitik ose mitologjikë.
Heronjtë mitikë (mitologjikë) të Greqisë Antike ishin Akili, Eneu, Akademi, Hektori, Edipi, Herakliti, Pirroja,.Odiseu, Përzeu, Tezeu, Filokrati, Orfeu, Perikliti, Dekademoni, Agamemnoni, Elena, Psiha, Parisi, Penelopa, Priami, Agatria, Elida,Perdika, Euridika, Hera, Athina, Olimpia, Elekta, Narcisi, Ifigjenia, Andromeda, Europa, Atrida, Venera (Afrodita) etj.
Dhe, kush ishte në të vërtetë Fridrich Nietzsche?
Nietzsche lindi në tetor të vitit të largët 1844 në qytetin e vogël Rancken- afër Lajpcigut(Leipzig) në Gjermani.
Ai konsiderohet si njeri prej mendimtarëve dhe filozofëve mer të rëndësishem, me kontraverz dhe me karisnmatik në historinë e përgjithshme të mendimit dhe filozofisë botërore.
Ndaj, Fridrih Niçëja ishte i njohur dhe mbiquajtur ndryshe edhe si “arkitetkti” ose “instruktori i harlisur” dhe kryesor i “mbinjeriut” dhe “profeti i madh” i “Anti-Krishtit” !(…). Kjo për faktin e njohur se edhe përkundër asaj se historisë së përgjithshme të filozofisë ose mendimit të gjithëmbarshëm shkencorë dhe filozofik; që nga atika e largët dhe gjer me sot nuk i munguan si të thuash kurrë emrat,veprat dhe personalitetët e njohura si ato të Sokratit, Platonit, Aristotelit, Senekës, Tacitit, Konfuqit, Hegelit, Kantit ,Dekartit, Spinozës, Veberit, Lokut, Leibnicit, Sen Simonit etj.
Në këtë sfond si duket askush me shumë se sa Fridrih Niçëja nuk pati ndikime, influenca dhe reflektime të ndryshme (eksterne dhe eksplikative) në zhvillimin, evolucionin ,detërminizmin dhe definimin e përgjithshëm dhe substancial të mendimëve, konceptëve ,ideve, pikëpamjeve dhe ´formulimëve të reja´ diskursive dhe dialektike në kontekstin e njohur të filozofisë së përgjithshme-praktike dhe asaj analitike ose linguistike.
Duke i shpërthyer dhe tejkaluar në këtë sfond madje, edhe ´limitët´ ose kornizat e njoura shkencore ose akademike të lëndës dhe materies së njohur të filozofisë, si dhe duke i vërë ( vënë) në levizje dhe funksione të ndryshme impulsive ,funksionale, aksionale, dialektike, organike, diakronike, empirike, determinante, paradigmatike dhe tepër dinamike edhe shkencat ose disiplinat tjera shkencore dhe akademike si artin, kulturën, letërsinë, historinë, politikën, etikën, estetikën, antropologjinë e përgjithshme fetare dhe sociokulturore dhe kështu me radhë. Kjo sidomos gjatë vitëve të njëzeta dhe të tridhjeta të shekullit të kaluar (XX)-të njohura, mbiquajtura dhe paramenduara asokohe si “vite të dritës” dhe të “shpresës” e të ngjashme.
Mbase, gjithnjë fjala mbi ´epokën e re´ të edukatës, kulturës, emancipimimit, etikës, estetikës dhe disiplinës së gjithëmbarshme shkencore dhe akademike , gjegjësisht,mbi rolin, ndikimet, impulset dhe reflektimet e shumëta dhe të shumëfishta të veprës dhe personalitetit të njohur ( te jashtezakonshem) të Fridrih Niçës në strukturat, superstrukturat ose elitat e ndryshme intelektuale, kulturore dhe politike të kontinentit të vjetër europian dhe më gjërë.
Në këtë frymë admirimin, fascinimim dhe mrekullinë e tyre të përgjithshme para veprës dhe personalitetit të jashtëzakonshem të Fridrih Niçës atëbotë e shfaqen dhe pranuan hapur ose boterisht figura dhe personalitete të njohura të artit, kulturës, letërsisë, politikës dhe filozofisë së përgjithshme botërore ose ndërkombëtare si Rime, Valeri, Prusti, Hjustoni, Frommi, Adorno, Stjuartri, Horkhajmeri, Çembërleini, Shtrezemani, Klemanso, Orlando, Vilsoni, Stalin, Hitleri, Musolini dhe shumë e shumë të tjerë. Ndonëse, sëcili prej tyre në forma, stile, paraftyrime dhe profile të ndryshme emocionale, impresive, spirtualiste, sociale, societale, filozofike, etike, politike, empirike, funksionale, aksionaliste etj.
Kjo në radhë të parë për faktin se në jetën ,botën, veprën dhe personin (personalitetin) e jashtëzakonshëm dhe tepër kontroverz e karismatik të Fridrih Niçës.: Duket se atëbotë shpalosej dhe shfletohej vazhdimisht një “kosmos” ose ´univers i pafund ´ ideshë, pikëpamjesh, mendimësh, tundimësh, përsiatjesh, reflektimësh, konceptësh ,vizionësh dhe formulimësh të larmishme filozofike dhe sociopsikologjike ..të cilat në instancë të fundit ishin “derivate” ose “artikuj të brëndshëm” shpirtëror , emocional , sociofizik dhe sociopsikologjik që duhej t´i ushqenin dhe plotësonin paksa nevojat dhe kërkesat e njohura objektive dhe subjektive të qarqëve, strukturave, superstrukturave ose ´elitave´të ndryshme kulturore, politike, intelektuale ose akademike në Europën e asokohshme dhe më largë. E sidomos elitat ose “par-exelencat” ndryshme pushtetmbajtëse ose politike.
Ndaj, mu për këtë shkak: jeta, vepra dhe personaliteti i përgjithshëm i Fridrih Niçës nuk mund të kuptohen dhe akceptohetn në tërësinë ose plotninë e tyre pa i njohur, studuar dhe analizuar shkaqet, faktorët dhe rrethanat e ndryshme objektive dhe subjektive (apo, determinante, simbolike, impulsive, reflektive, paradigmatike dhe të tjera..) në të cilat lindi, jetoi dhe veproi Fridrih Niçëja. Gjegjësisht, kohën, jetën, botën, natyrën dhe ambientin e tij jetësorë, shoqërorë dhe shkencor së bashku me stilin, edukaten ,kulturen, mentalitetin, temperamentin dhe testamentin e njohur krijues metaestetik dhe metafilozofik të Fridrih Niçës që në disa raste i shpërthenë dhe tejkalonë kufinjtë ose kornizat e lartëpërmendura intelektuale, shkencore se akademike.
/.
Se këndejmi, i frymëzuar dhe ndikuar paksa nga letërsia klasike, përkatësisht, nga mitët, eposët, legjendat, dramat, baladat dhe tragjeditë e ndryshme- Antike në njerën anë, si dhe nga qëndrimet dhe pikëpamjet e njohura filozofike dhe metaestetike të Artur Shopenhauerit dhe të tjerëve në anën tjetër: Fridrih Niçëja që në moshë të re, gjegjësisht, si student (dikur edhe si profesor universiteti i lëndës së teologjisë, filozofisë , letërsisë dhe gjuhëve të lashta-klasike në Universitetin e Lajpcigut etj.): Do i bashkohej Shopenhauerit dhe filozofëve tjerë në “luftën” ose ´konfliktët ´e tyre konceptuale dhe ideologjike-kundër Hegelit dhe bashkëmendimtarëve të tij “transcendental” dhe idealist. Duke u përpjekur dhe angazhuar asokohe për një botë të shkëputur dhe të çliruar një trohë nga “rrjeti i dendur” i “mërimëngës së madhe” të antagonizmave, mospajtimëve, divergjencave , disonancave dhe diskrepancave të ndryshme fetre, kulturore, klasore, sociale, politike, konceptuale, ideologjike dhe të tjera në mes “botës klasike” dhe asaj moderne ose bashkohore në kontekstin e përgjithshëm ose multidemenzional të filozofisë së përgjithshme teorike dhe asaj praktike.
Duke e vërë theksin edhe në Faljen ose Pajtimin e konceptëve, pikëpamjeve, ideve, modelëve sistemëve, rregullimëve ose formulimëve të ndryshme fetare, kulturore, sociale, politike, historike, filozofike dhe të tjera të cilat, gjithnjë spas Niçës ishin ose janë ´elemente´ ose ínstrumente´ të fuqishme dhe imperative , gjegjësisht, historike dhe dialektike në ngritjen dhe sendërtimin e strukturave ose superstrukturave (elitave) të reja shoqërore, qytetare, kulgturore dhe politike në çdo kohë dhe hapësirë.
Një digresion:
Siç dihet: në periudhën e njohur të Humanizmit dhe Renesansës, pos tjerash kishin filluar edhe arritjet dhe përparimet e njohura matematikore ose aritmetike me anë të të cilave Galileu i famshëm dhe Koperniku, me në fund do të mund të pohonin të shpënguar dhe pa frikë se:”Libri i Natyrës” megjithatë është shkruar dhe formuluar me gjuhën dhe formulat e njohura matematikore ose aritmetike. Duke aluduar kështu në “Matematikën Universale” dhe “Gjeometrinë Analitike” të Rene Dekartit dhe bashkëmendimtarëve të tij të shumtë në këtë kontekst. Respektivisht, në historinë, filozofinë dhe fenomenologjinë e njohur të shpirtit dhe natyrës sipas Hegelit, Kantit, Husserlit dhe të tjerëve. E sidomos në logjikën e njohur racionale, shkencore dhe empirike të zbulimëve të njohura shkencore, industriale ose teknologjike sipas ideve dhe teorive elitare dhe eksksluziviste te Kuhnit, Popperit dhe filozofëve ose mendimtarëve tjerë në këtë sfond që janë në funksion të studimëve, analizave, reflektimëve dhe përsiatjeve të mesipërme etike dhe metaestetike.
Ndërkohë që arritjet dhe përparimet e njohura industriale dhe tekonologjike(duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe të të asthtuquajturit “njerëzit rrobot” ose “njerëzit makinë”!) në instancë të fundit janë pikërisht logjika ,intuita,imagjinata, fantazia dhe ajo “profecia” e njohur filozofike dhe metaestetike e Fridrih Niçës, e shrehur dhe formuluar asokohe në kader të “mbinjeriut” të tij?! Apo, mos ndoshta bukuria, dashuria, profecia dhe hyjnia e mesipërme krijuese dhe metaestetike që e prekin dhe arrijnë vazhdimisht të lartën?!
Për fund:
Sidoqoftë, me fjalën ose nocionin e njohur filozofi në radhë të parë i nënkuptojmë respektin, mirëkuptimin, dashurinë, devocionin dhe përkushtimin tonë me të thellë (fundamental ose substancial) ndaj fillimit( jetës), ndaj dijes (diturisë), ndaj qenjes, krijesës, natyrës, materies dhe ekzistencës sonë në këtë botë të përhershme ose të përbotshme.
Kur kemi lindur ose kur kemi ardhur dhe jemi krijuar në këtë botë ose mbi këtë tokë nuk ka ka pyetur askush., do thoshte Nietzscheja.
E njëjta do vlei edhe kur do ndahemi ose shkëputemi një ditë nga ky proces i pandryshuar dhe tepër harmonik i ligjëve të njohura hyjnore dhe natyrore.
Ne jetojmë në diversitete të ndryshme dhe polaritet. Duke i nënkuptuar këtu polin dhe antipolin.
Pa lindje nuk ka vdekje, pa vdekje nuk ka lindje. Pa ribërje nuk ka shpërbërje ose pa shpërbërje nuk ka ribërje, pa fillim nuk ka fund, nuk ka mbarim, pa mbarim nuk ka fillim dhe kështu me radhë.
Ndaj, të vdesim duke jetuar apo të jetojmë duke vdekur ? Kjo është mbase pyetja ose dilema kryesore në një botë të fluiidshme, furioze, hektike, eklektike dhe tepër turbulente çfarë e kemi sot.
Mjafton të reflektojmë së bashku për disa çaste në parashtesën e njohur filozofike “Filo-s” dhe ndajshtesën e saj “s-ofia” që mbi të gjithat e nënkuptojnë fillimin, jetën, qënjen, materien, krijesën, ekzistencën, përvojat e përgjithshme, aftësitë, mundësitë ose potencialet tona objektive dhe subjektive. Afinitetët ose shkathtësitë tona në kuptimin e plotë të fjalës dhe nocionit të përgjithshëm të Filozofisë si shkencë ordinare ose universale. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe nevojat dhe kërkesat tona objektive dhe subjektive së bashku me përvojen, praktikën e përgjithshme dhe teorinë.
Në këtë frymë pra:Filozofia në radhë të parë është shkenca e njohur(universale) mbi rendin e natyrshëm dhe ordinarë ( “Filosofiae est sciencia universalis ordinis naturalis” ).
Pa i harruar kurrë në këtë suspekt edhe degët ose disiplinat tjera shkencore ose filozofike si ontologjia, epistemologjia, gneseologjia, metafizika, antropologjia, logjika, etika, estetika etj. Akëcila ose secila prej tyre me tiparët, specifikat dhe karakteristikat e njohura shkencore dhe metodologjike.
Shih për këtë: në varësi (varshmëri); përputhshmëri ( pajtueshmeri) dhe rezonansë të plotë ekskursive dhe diskursive me marëdhëniët ose raportët e lartëpërmendura në relacionin ose dimenzionin e njohur njeriu- jeta (fillimi)-mendja(logjika)-qenja-krijesa-materia-ekzistenca etj. I kemi edhe Dy (2) Drejtimet ose Orjentimet e njohura politike dhe filozofike.Përkatëesisht, Dtrerjtimin Materialist dhe Drejtimin Idealist ( lëxo: Materializmin dhe Idealizmin) që janë në funksion të “luftërave” ose konfliktëve; por edhe të faljeve ose pajtimëve të ndryshme klasore, sociale, politike, partiake, fetare, kulturore, konceptuale, ideologjike dhe të tjera në të gjitha shtetët ose shoqëritë e ndryshme njerëzore ose qytetare kundo në botë.
Në këtë kuadër filozofia (për dallim të “degëve” ose “disiplinave” të tjera si mitologjia, eshatologjia, animizmi, tothemizmi, shamanizmi, gnosticizmi, agnosticizmi, misticizmi, hedonizmi, alkimizmi, ezoterizmi etj.) dallon dhe është e veçantë për nga forma dhe menyra e njohur e qasjës konkrete,praktike, teorike, skematike, pragmatike, paradigmatike etj. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe natyrën dhe karakterin e njohur të studimit, analizës dhe përkushtimit të njohur (esencial dhe substancial ) të lëndës ose materies së njohur të filozofisë ndaj zgjidhjës praktike dhe teorike të pyetjeve, nëvojave ,kërkesave, problemëve dhe parashtresave të përgjithshme dhe fondamentale në kontekstin e njohur global ose universal.
Në fund të fundit ligji themelor i jetës së njeriut është ligji i besimit, respektit, mirëkuptimit, paqës, dashurisë ,tolerancës dhe harmonisë dhe barazisë së njohur gjinore, racore,etnike, klasore, sociale, fetare, kulturore, shtetërore; nacionale; politike; historike, gjeografike etj. E sidomos, liritë dhe të drejtat e njohura globale ose niversale në kuptimin e njohur të vlerave të larta hyjnore dhe universale të jetës sonë mbi tokë. Çfarë duhet ditur ? , Çfarë duhet bërë? , Çfarë duhet besuar dhe shpresuar ?, Si duhet menduar ? , Si duhet jetuar ? dhe Si duhet vepruar ? … Këtu qëndron esenca.
E kunderta është makiavelizëm i mbyllur ose egocentrik. Relativizimë i gjithëmbarshëm i lirisë, moralit dhe vlerave të lartëpërmendura globale dhe universale të jetës sonë mbi tokë. Utopi e pafalshme, blasfemi, demagogji dhe hipokrizi. ose demagogji. ( Ne kuader te botimeve te vecante autoriale ose publicistike..)