Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka mirëpritur Ambasadorin e SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker, në një vizitë zyrtare ku u vu në pah bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve.
Përmes një njoftimi, Ambasada bëri të ditur se gjatë vizitës, Whitaker u njoh nga afër me marinsat amerikanë si dhe me punonjësit amerikanë dhe shqiptarë që kanë shërbyer në operacionet e NATO-s në Afganistan dhe Irak.
“Kishim kënaqësinë të mirëprisnim në ambasadën tonë Ambasadorin e SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker, dhe ta prezantonim atë me marinsat tona dhe punonjësit amerikanë dhe shqiptarë që shërbyen në operacionet e NATO-s në Afganistan dhe Irak”, thuhet në deklaratë.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë thekson se partneriteti mes dy vendeve mbetet i fortë, veçanërisht në mbrojtje të vlerave të përbashkëta.
“Ne e vlerësojmë partneritetin midis vendeve tona në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta”, thuhet në postim.

Postimi i ambasadës së SHBA:
Kishim kënaqësinë të mirëprisnim në ambasadën tonë Ambasadorin e SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker, dhe ta prezantonim atë me marinsat tona dhe punonjësit amerikanë dhe shqiptarë që shërbyen në operacionet e NATO-s në Afganistan dhe Irak. Ne e vlerësojmë partneritetin midis vendeve tona në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta. Panorama