VOAL

VOAL

Ambasadori holandez: Zhvillimet në selinë blu, shenjë demokracie

December 17, 2021

Komentet

“Shqipëria e rinisë, kryeministri i qelisë!” – Emigranti i drejtohet Ramës: Ke 24 orë për të dhënë dorëheqjen, pastaj fshihu si mi halesh!

Një tjetër emigrant që i është bashkuar protestës mbarëkombëtare theksoi se kryeministri Edi Rama ka 24 orë për të dhënë dorëheqjen.

 

Në fjalën e tij, emigranti theksoi se kryeministri më pas duhet të fshihet si “mi halesh”.

“Vij nga diaspora me mbështetur protestën e rinisë. Edi Rama ka vetëm 24 orë, pastaj të fshihet si mi halesh. Shqipëria e rinisë, Rama i qelisë.”, tha ai. gsh

“SPAK t’i heqë imunitetin dhe ta ndjekë penalisht Edi Ramën” – Protestuesi: Të sekuestrohen pasuritë e të gjithë politikanëve! Duhet qeveri teknike 1 vjeçare

Një protestues i bëri thirrje SPAK që të kërkojë heqjen e imunitetit të kryeministrit Edi Rama dhe ta ndjekë penalisht atë.

 

Në fjalën e tij në protestën masive kundër qeverisë, ai bëri thirrje që të sekuestrohen edhe pasuritë e të gjithë politikanëve në vend.

Mes të tjerash ai paraqiti edhe një sërë propozimesh, nga qeveria teknike 1 vjeçare me emra jo politikë tek mbajtja e referendumit.

“SPAK të kërkojë heqjen e imunitetit të Edi Ramës dhe të fillojë ndjekjen penale. Ndërsa gjykata kushtetuese i jam drejtuar edhe me shkrim zyrtar si Institut i Politikave të sigurisë kombëtare çuditërisht fle gjumë. Të anulojë marrëveshjet e kundraligjshme të Ramës për Sazanin dhe Zvërnecin. Siç veproi për anulimin e marrëveshjes së detit me Greqinë, të anulojë edhe marrëveshjen për Sazanin dhe Zvërnecin.

Të krijohet qeveri teknike 1 vjeçare me personalitete të botës shqiptare. Me emra jo partiake por shkencëtarë. Të bëhet referendumi popullor me të gjitha pikat që janë antishqiptare, antiligjore e antikushtetuese. Përfundimet të dalin me referendum popullor. Të sekuestrohen të gjitha pasuritë e politikanëve, deputetëve dhe ministrave. Të kërkohet ndjekej penale të kryeministrin, Sali Berisha që shkatërroi fabrika e uzina.”, tha ai. gsh

“Njerëzit e lirë nuk mund të frikësohen”- Shqiptarët ultimatum Ramës të japë dorëheqjen, atleti David Nikolli denoncon: Më hoqën nga puna sepse dola në protestë!

Atleti David Nikolli ka denoncuar se ndaj tij janë marrë masa pas pjesëmarrjes në protestat që vijojnë prej 22 ditësh para Kryeministrisë, ku qytetarët kërkojnë largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Në një video postim në rrjetet sociale, atleti është shprehur se për shkak të pjesëmarrjes në protestë është larguar nga detyra, por ka bërë me dije se këtë çështje do ta ndjekë ligjërisht.

“Jam këtu të denoncoj maskarallëkun e radhës së pushtetit.

Unë si kampion që kam përfaqësuar vendin tim me krenari dhe kam dhënë gjithçka në sport, sot përballem me këtë padrejtësi.

Jam kampion i Ballkanit me 8 medalje, kam 12 rekorde kombëtare dhe vetëm pak ditë më parë fitova kampionatin kombëtar shqiptar në dy gara.

Më hiqet puna shtetërore dhe nuk më njihen titujt vetëm sepse kam dalë të protestoj me të rinjtë si qytetar i lirë.

Këto padrejtësi ndaj meje dhe ndaj të rinjve do të dënohen ligjërisht bashkë me avokatët e mi. Do të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të mbrojtur të drejtat e mia.

Mos u shqetësoni, koha do t’i rregullojë të gjitha.

Njerëzit e lirë nuk mund të frikësohen”, u shpreh ai.bw

Më 20 qershor 1930 u vendosën marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-Japoni

Marrëdhëniet Shqipëri-Japoni janë marrëdhënie bilaterale midis Shqipërisë dhe Japonisë. Ambasadori i Japonisë në Romë është i akredituar në Shqipëri, ndërsa një Konsullatë Nderi në Tiranë ndihmon interesat japoneze në Shqipëri. Shqipëria ka një ambasadë në Tokio.

Kryeministri shqiptar Sali Berisha (majtas) dhe Kryeministri japonez Yasuo Fukuda në Rezidencën Zyrtare të Kryeministrit në Tokio më 5 shkurt 2008.

Marrëdhëniet diplomatike u vendosën në prill të vitit 1922 me njohjen e shtetit të ri të pavarur shqiptar nga Japonia. Më 20 qershor 1930 u nënshkrua Traktati i Parë Tregtar midis dy vendeve. Më 1935 Mbretëria e Shqipërisë hapi Konsullatën e Nderit në Osaka. Pas Luftës së Dytë Botërore marrëdhëniet u ngrinë dhe ato u rivendosën në mars të 1981. Në dhjetor 2005 Ambasada e Republikës së Shqipërisë u hap në Tokio dhe në mars 2016 Qeveria Japoneze miratoi vendimin për hapjen e Ambasadës në Tiranë (hapja zyrtarisht në janar 2017)

Shqipëria e konsideron Japoninë si një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë në Lindjen e Largët. Ata kanë nënshkruar shumë marrëveshje bilaterale, të cilat kryesisht konsistojnë në ndihmën e zhvillimit të ardhshëm të ekonomisë shqiptare

Tregtia e Shqipërisë me Japoninë:

  • Eksportet në Japoni nga Shqipëria: 153 milionë ¥
  • Importet nga Japonia në Shqipëri: 252 milionë ¥

Ndihma Zyrtare e Zhvillimit të Japonisë për Shqipërinë arrin në 25.278 miliardë jenë në total, ose afërsisht 179 milionë EUR (nga maji 2014)

  • Ndihma e Grantit: 4,98 miliardë jenë
    • Kredi për Yen: 18.092 miliardë jenë
    • Bashkëpunimi teknik: 2.206 miliardë jenë

Të dyja vendet kanë nënshkruar më shumë se 15 marrëveshje bilaterale dhe shumica e tyre janë përqendruar në zhvillimin e Ekonomisë së Shqipërisë. Në shtator 2007 u arrit një marrëveshje për heqjen e vizave të pasaportave diplomatike me Japoninë dhe ajo hyri në fuqi më 10.12.2007. Wikipedia

 

CNN ka përgënjeshtruar sërish publikisht deklaratat e Kryeministrit!! Nga Enxhi Ahmeti

Duke publikuar si deklaratën fillestare ashtu edhe atë të një dite më parë, gazetarja Isa Soares nxori në pah mungesën e transparencës në komunikimin zyrtar të Kryeministrit në një media ndërkombëtare.

Kjo nuk është më çështje interpretimi, por një problem që po ekspozohet hapur nga vetë mediat më të mëdha në botë.

Ndërkohë, modeli i reagimit mbetet i pandryshuar: shmangie përgjegjësie, sulme dhe bullizem ndaj gazetarëve, blogerëve dhe qytetarëve protestues, dhe një gjuhë arrogante që tenton të delegjitimojë çdo zë kritik.

E njëjta sjellje reflektohet edhe te një pjesë e madhe e deputetëve dhe ministrave — një kulturë politike e vjetruar, e ashpër dhe joprofesionale, që nuk përfaqëson standardet që kërkon shoqëria sot.

Sot diaspora mblidhet sërish në Tiranë. Autokolona nga e gjithë Europa dhe Shqipëria, dhe mijëra qytetarë që bashkohen nga çdo formë e mundshme.

Kjo nuk është më thjesht protestë. Është një kërkesë e qartë për të vërtetën, transparencën dhe përgjegjësinë. Ky sistem aktual duhet shembur sa me pare.

Sot zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet më fort se kurrë. Bashkohu me ne ne oren 19:00. Vendin tone e bejme ne!🫶🏼

Berisha: Ftoj çdo demokrat dhe qytetar të vërshojë për të mbështetur këtë protestë

Kryetari i PD, Sali Berisha përmes një komunikimi online me shqiptarët i ka ftuar këta të fundit, t’i bashkohen pasivisht protestës në kryeqytet.

Gjatë bashkëbisedimit me ta, Berisha tha se mbështetja ndaj protestës së sonte është një mbështetje ndaj kauzës së çdo qytetari që beson në lirinë, vlerat e saj.

‘Që beson se vota e lirë duhet të përcaktojë qeveritarët e këtij vendi. Që beson se zgjedhjet e lira janë kushti më themelor për një komb që të ketë të ardhmen që meriton’, theksoi lideri demokrat.

Bashkëbisedimi:

Arbër Mitrushaj: Përshëndetje zoti Berisha, duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit, dua t’ju bëj dy pyetje.

E para, pas protestave dhe tensioneve të fundit politike në vend, cili është plani konkret i opozitës për të sjellë ndryshim politik dhe për të garantuar zgjedhje të lira dhe të besueshme?

E dyta, nëse opozita vjen në pushtet, cilat do të jenë tre vendimet e para që do të merrni për të luftuar korrupsionin dhe për të rikthyer besimin e qytetarëve te institucionet?

Sali Berisha: Pyetje e drejtë. Së pari, për zgjedhjet, opozita siç mund ta dini zoti Mitrushaj, ka arritur të sanksionojë në të gjitha dokumentet ndërkombëtare se zgjedhjet në Shqipëri ishin zgjedhje në kushtet e partisë-shtet.

Pra ishin farsë zgjedhore. Dhe kjo ka bërë, ose për këtë arsye qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk ka uruar Edi Ramën pas instalimit të tij me mandatin e katërt, kurse Parlamenti Europian në raportin që miratoi, Parlamenti Europian që miratoi para 3-4 ditësh, bën fjalë për një shkrirje të linjës ndarëse midis institucioneve shtetërore dhe partisë së Edi Ramës.

Kjo është një arritje e rëndësishme. Pra, pse është shumë e rëndësishme? Sepse është faturuar që Edi Rama nuk ka legjitimitet si qeveri. Dhe natyrisht ne mbetemi të vendosur të vazhdojmë betejën tonë.

Nuk kemi thirrur protestë gjatë këtyre ditëve, për arsye se nuk e gjykuam të drejtë të rivalizojmë një protestë qytetare-rinore, por e gjykuam më të drejtë që anëtarët dhe mbështetësit tanë të jenë të pranishëm me qindra dhe mijëra në këtë protestë, dhe kjo po ndodh.

Floriana Garo: Këto ishin pyetje Doktor, një përmbyllje…

Sali Berisha: Edhe një herë, dua të ftoj çdo qytetar dhe qytetare shqiptar, çdo mbështetëse dhe mbështetës, anëtar dhe anëtare të Partisë Demokratike, sot më shumë se kurrë, të vërshojmë drejt bulevardit, shesheve dhe rrugëve të Tiranës, të mbështesim këtë protestë, kauza e së cilës është kauzë e çdo qytetari që beson në lirinë, vlerat e saj.

Që beson se vota e lirë duhet të përcaktojë qeveritarët e këtij vendi.

Që beson se zgjedhjet e lira janë kushti më themelor për një komb që të ketë të ardhmen që meriton.

“I erdhi fundi kësaj klase politike! Dorëheqje”, aktivisti Murataj thirrje Ramës dhe Berishës: Dëgjoni kërkesat e protestuesve, ndryshe ata dinë “të flasin”!

Aktivisti dhe juristi Erion Murataj, i cili është bërë pjesë e protestës masive qytetare që kërkon dorëheqjen e Ramës, që nga dita një, pohoi se tashmë fati i vendit është në dorë të shqiptarëve.

I ftuar në emisionin ‘News24 fundjavë’ në News24, Murataj theksoi se tashmë është kthyer në detyrë patriotike protestimi çdo ditë në shesh, deri në rrëzimin e Ramës nga pushteti.

“Jo vetëm që është detyrë qytetarë, por mendoj se është kthyer në detyrë patriotike për të qenë në këtë protestë. Ju keni qenë në protestë që nga dita e parë, keni qenë të vetmit. Protesta ka hyrë në një fazë që kërkon jo thjesht arritje ne një objektivi, por të një qëllimi. Ka eskaluar gjëja nga shkrepja që i vuri flakën. Ajo që ndodhi në Zvërnecin është gjithçka që shqiptarët kanë parë në këto 36 vite. Zvërneci u përdor si plaçkë lufte. Kush e prodhoi AMTP-në, që përvetësoi atë pronë? E prodhoi binomi nga ligji 7501. Kush e dha certifikatën e pronësisë? E ka qeveria e Ramës. Brenda pak kohësh janë ndërruar 15 drejtorë te Kadastra e Vlorës. Dokumenti nuk mban vulë partie, por të institucionit shqiptar. Luajnë ‘topa lufte’ me përgjegjësinë dhe ligjet i kanë bashkëvotuar vetë. Të vetmit që kanë vuajtur pasojat janë populli dhe shkaktarë janë; Rama dhe Berisha.

Protesta ka thyer frikën, mosbesimin se shqiptarët mund të ngrihen për fatin e tyre. Ka arritur të ndërkombëtarizojë këtë fakt, e ka çuar në PE. Më kryesorja, protesta ka arritur të faktojë shpirtin kreativ që ka rinia shqiptare, edhe përmes mediave. Ka arritur të shpërfaqë cilësitë më të mira që ka familja shqiptare. Ata nuk janë çyrykë, siç thotë Edi Rama. Ata dinë të flasin me gjuhën e arsyes dhe kulturës. I garantoj Ramës dhe Berishës, që në rast se nuk i dëgjojnë, dinë dhe ata të flasin, por jo si skutha! Policia e Shtetit rrinte në Zvërnec, dhe shihte një grup privat të oligarkëve. Trafikun ndërkombëtar të drogës se bëjnë vetëm individët, por klasa institucionale. Mos harroni ndërhyrjet në sistemin TIMS, përfshirjen e politikanëve, të koordinatorëve të krimit. Shqiptarët kanë kuptuar se banditët e vërtetë, janë politika, por po sillen me shumë kulturë. Shqiptarët kanë duruar zgjedhën turke dhe otomane për 500 vite, por kjo nuk do të thotë se nënshtrohen. Qytetarët e kanë marrë në dorë politikisht fatin e vendit me këtë protestë! Disa prej burrave dhe grave të Strukturave Antikorrupsion, ua njoh aftësinë profesionale. SPAK ka shkruar historinë në Shqipëri. Ka çuar para drejtësisë zv.kryeministren, që ta çonte në përgjegjësi penale, por Rama e ka refuzuar. Ergys Agasi e ka marrë në qafë Ramën, se u ka dhënë shqiptarëve shumë prova kundër tij.”, tha Murataj.

Duke u ndalur te skenari i ditëve të ardhshme në protestë, ai shtoi; “parashikimi është vetëm një; nuk ka negociata! Ju thash, protesta ka arritur shumë nga misionet e saj. Qëllimi është dorëheqja e Ramës. Klasës politike i ka ardhur fundi. Thirrja për SPAK; Rama në burg, Berisha në burg. Masivizimi është i madh çdo ditë. Taksat janë rritur, gjobat abuzive janë rritur, janë rritur çmimet e shportës.

“Janë thyer rekordet!” Analisti Burimi: Protesta ka hyrë në histori! Pushteti i Ramës u minimizua! Kryeministri në SPAK, si Balluku!

Analisti Genc Burimi deklaroi se protestat që po mbahen prej 20 ditësh në Tiranë, kanë thyer rekordet dhe kanë hyrë tashmë në historinë e Shqipërisë.

Teksa u bë pjesë e emisionit ‘News24 fundjavë’, Burimi tha se pushteti i Ramës ka rënë.

“Në periudhën e tranzicionit, është protesta më e madhe. Për nga pjesëmarrja dhe forma. Është protestë që duam apo nuk duam, ka hyrë në histori! Kjo protestë thyen rekordet.
Ka misionin minimal që është Zvërneci dhe maksimali, largimi i Ramës. Ka minimizuar figurën dhe pushtetin e Ramës. Ai është si Putin. Është figurë e çmonetizuar. Të rinjtë sot protestojnë, por prindërit e tyre votonin për Edi Ramën. Kur sheh sot pensionistët në protesta, tregon se sot ka një unanimitet anti-Rama. Nëse SPAK do të bënte detyrën, kjo protestë nuk duhet të kishte zgjatur kaq. Por duhet të kishte thirrur Ramën siç thirri Ballukun. Ndaj kështu mbaron filmi. Ndaj kam shumë rezerva. SPAK duhet të arrestojë Edi Ramën! SPAK duhet ta kishte marrë për një auditim.”, tha ai.

“Protesta ka vrarë frikën dhe apatinë”- Aktivisti Alimadhi: Gjithë bota po njeh moton “Shqipëria nuk shitet”! Shpërthim popullor ndaj arrogancës së regjimit

Aktivisti Gentian Alimadhi, një nga organizatorët e protestave të diasporës shqiptare në Itali, tha sot në një lidhje direkte për “News24”, se protestat kanë vrarë frikën e qytetarëve ndaj arrogancës së pushtetit politik 35-vjeçar.

 

Ai ka deklaruar se kjo protestë është luftë për rezistencë dhe ekzistencë.

Alimadhi tha se qytetarët po shfryjnë mllefin dhe zemërimin e tyre, pasi kishin vite që ishin të ndrydhur dhe në apati.

“Pjesëmarrja e diasporës në Itali është shumë e madhe, kjo është luftë për ekzistencë dhe rezistencë. Parrulla që “Shqipëria nuk shitet” është shumë domethënëse, po e bashkëndan edhe bota. Kjo është luftë për ekzistencë, mungonte kjo shkëndijë, shqiptarët ishin të ndrydhur dhe në apati, kjo vrau frikën. Po i tregojmë ndërgjegjes sonë se nuk kemi frikë”, tha ai mes të tjerash.

Sipas Alimadhit, kjo është një shfryrje ndaj regjimit dhe arrogancës, pasi sjellja e pushtetit ishte edhe shkëndija që ndezi revoltën.

“Ne na ndanë nga gjysma jonë, njerëzit me mikrofon po shfryhen, është reagim ndaj këtij regjimi dhe ndaj talljes dhe arrogancës anadollake. Kjo është drama më e madhe që bëri njerëzit të shprehin zemëratën e tyre. Jam marrë me organizime eventesh, por më të bukur se kjo nuk kam parë”, u shpreh ai.

Ndërtuesi i veprave më të mëdha energjetike të vendit- Ndahet nga jeta ish-ministri dhe inxhinier i shquar, Ismail Ahmeti

Është ndarë nga jeta Ismail Ahmeti, inxhinier i shquar dhe ish-ministër, i cili la gjurmë të pashlyeshme në historinë e energjetikës shqiptare.

Ismail Ahmeti ishte një nga personalitetet më të spikatura të ndërtimit të hidrocentraleve të Hidrocentrali i Fierzës dhe Hidrocentrali i Komanit, vepra madhore që kontribuan në zhvillimin ekonomik dhe energjetik të vendit. Me përkushtimin, profesionalizmin dhe vizionin e tij, ai u bë pjesë e brezit të specialistëve që ndërtuan veprat e mëdha të dritës në Shqipëri.

Qytetar i denjë i Shkodër, Ahmeti do të kujtohet jo vetëm për kontributin e tij të çmuar në inxhinieri dhe administratë publike, por edhe për integritetin, urtësinë dhe frymën frymëzuese që përcolli tek kolegët dhe brezat e rinj.

Largimi i tij nga jeta përbën një humbje për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të. bw

“Rama do dorëhiqet se s’bën, guri i parë i dominosë”- Progni: Njerëzit nuk durojnë dot më, ka arritur kulmi! Partitë e mëdha kanë marrëveshje mes tyre

Eksperti i IT-së, Gent Progni, tha se kryeministri Edi Rama është guri i parë i dominosë që pasi të bjerë do të marrë edhe të tjerët me vete, të të gjithë klasës së vjetër politike.

 

Ai nënvizoi se kërkesa kryesore e protestuesve është dorëheqja e Edi Ramës dhe më pas shfuqizimi i ligjeve të miratuara, si ai i Kodit Zgjedhor.

“Shprehja e famshme shqiptare ‘na ka ardhur në maj të hundës’ është bërë ‘na ka ardhur në maj të ballit. Njerëzit janë të acaruar, nuk janë budallenj. Njerëzit nuk po durojnë dot më. Nuk janë të metodës së vjetër që ndryshohen politikanët për ndryshim të ri dhe pastaj bashkëpunojnë mes tyre. Ka ardhur kulmi, nuk durohet më, njerëzit janë të shqetësuar. Ka ardhur në majë të hundës me këtë pronësinë e të vërtetës që kanë partitë politike duke censuruar deri edhe mediat në marrëveshje me njëra-tjetrën. Këta kanë bërë marrëveshje siç ishte dhe me AKSHI-n dhe nuk duhet të flasë askush”, tha ai mes të tjerash për “News24”.

Ai shpjegoi se për fat të mirë të shqiptarëve ka qenë një shkëndijë ajo që ndezi protestën e cila prej 20 ditësh mbledh mijëra qytetarë në shesh, përfshi edhe Diasporën.

“Për fatin e mirë ka qenë një shkëndijë që bëri që njerëzit të dalin, ka nga të gjitha rrymat. I kuptoj shumë mirë këto mosbesimet, se ka që duan foninë apo s’duan foninë, po me faktorizojnë me tezën që Genti s’do që njerëzit me fol. Genti nuk ndalon njerëzit të flasin, ka nga të gjitha shtresat, ka numër të pafund të atyre që duan të flasin”, tha ai.

Ndërsa për kërkesat e protestuesve, Progni shpjegoi e kryesorja mbetet dorëheqja e Ramës dhe se ai do e japë patjetër.

“Unë realisht do doja që të kishte e të vinin më shumë intelektualë, është mendimi im. Të gjithë kanë dhe dinë ide, nuk dua të hyjmë në teknikalitete. Mendimi im është se nëse Rama jep dorëheqjen dhe Rama do e japi se s’bën dorëheqjen, është guri i parë i dominosë që merr edhe gurët e tjerë me vete. Dorëheqja e Ramës sjell ekzaltim dhe dëshirë më të madhe për të dalë në protestë, do rriten numrat edhe më shumë, do dalin më shumë në shesh dhe do i frymëzojë”, theksoi ai.

Eksperti shpjegoi edhe hapin tjetër pas dorëheqjes së kryeministrit:

“Pastaj do i kërkojmë parlamentit të shfuqizojë ligjet, duke nisur që nga ai i vitit 2008 i zgjedhjeve, që ka kapluar të gjithë sistemin dhe vendosin këta se si, kë do votojnë dhe ku do votojnë. Pra është Kodi Zgjedhor. Por kryesorja mbetet dorëheqja e Edi Ramës”.

Adriatik Lapaj reagon pas apelit të Ing. Gent Prognit: Personalisht, si avokat, dhe gjithë ekipi ynë i avokatëve janë në dispozicion të protestës!

 

Ing.Gent Progni bëri thirrje në rrjet për asistencë ligjore mbrojtje, pas ndërhyrjeve të policisë për të proceduar protestuesit si mjet friksimi kundër protestave.

Reagoi po në rrjet menjëherë Adriatik Lapaj si më poshtë:

“Sapo dëgjova një thirrje nga ing. Gent Progni, i cili kërkonte asistencë ligjore për protestuesit e proceduar penalisht nga policia.

Personalisht, si avokat, dhe gjithë ekipi ynë i avokatëve janë në dispozicion të protestës.

Kushdo nga protestuesit që është proceduar apo do procedohet të më kontaktojë!

Asnjë hap pas!”


Send this to a friend