Prej kur gjithë ky averzion ndaj ambasadave?! Pjesa dërmuese e komenteve ndaj statuseve të mia në rrjetet sociale e atakojnë Ambasadën amerikane në Kosovë si shkaktare të gjendjes së rëndë në Kosovë. Arsye konkrete për këtë akuzë ende nuk ka ofruar kush.
Pse, si dhe ku e denigroi këtë vend, Ambasada?!
Kush e votoi shumicën e deputetëve me dosje të ‘begatshme’ kriminale në Kuvendin e Kosovës – Ambasada?! Kush i jep 20 mijë vota sojit të Kamishit -Ambasada?!
Kush e vjedh Kosovën – Ambasada?! Kush i lejon të dyshuarit për vrasje të punojnë në institucione – Ambasada?! Kush ka uzurpuar prona pas luftës – Ambasada?!
Kush iu dha tenderët milionësh militantëve partiakë – Ambasada?! Kush e organizoi rrjetin kriminal në shëndetësi – Ambasada?!
Kush iu dha pozita analfabetëve në UP – Ambasada?!
Kush iu ndau doktoratura injorantëve – Ambasada?!
Kush e ka në dorë biznesin e nëntokës – Ambasada?!
Kush e shtrenjton rrymën në mënyrë progresive- Ambasada?!
Kush punëson familjarë nëpër ministri e ndërmarrje publike- Ambasada?!
Kush ju kërkon përqindje investitorëve të huaj- Ambasada?!
Kush i degradoi asetet publike- ambasada?!
JO- të nderuar, fajtorë për dështimin tonë dhe adhurimin në heshtje ndaj kriminelëve e autokratëve nuk është Ambasada, por NE!
Komentet