Me një histori të gjatë të terrorizmit të brendshëm, Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në një fazë të rrezikshme në të cilën polarizimi politik në rritje ka të ngjarë të nxisë dhunë të mëtejshme. Ndërsa terrorizmi fetar nga xhihadistët e huaj dhe të brendshëm është në rënie, terrorizmi politik është në rritje. Megjithëse fajtorët kryesorë të kësaj janë supremacistët e bardhë, terrorizmi ultra i djathtë do të frymëzojë gjithashtu terrorizmin ultra të majtë, veçanërisht nëse në trajtimin e militantëve të djathtë nga qeveria shihen dobësi.
Gjatë dekadave të fundit, SHBA ka përjetuar terrorizëm nga i gjithë spektri politik. Terrorizmi i kahut të majtë dominonte në vitet 1960 dhe 1970, me grupe radikale, si Weather Underground, të cilët vinin bomba në mënyrë periodike për të protestuar kundër “imperializmit amerikan” dhe përfshirjes së SHBA në luftën në Indokinë, si dhe për të shfaqur kundërshtinë e tyre ndaj autoritetit/grupimit/ sistemit politik.
Gjatë viteve 1980 dhe 1990, terrorizmi i djathtë anti-sistem ishte më i përhapur. I ashtuquajturi “Unabomber”, Ted Kaczynski terrorizoi kombin me një numër bombash të paketuara, pas lëshimit të një deklarate antiqeveritare/ “fletë-rrufeje” kundër qeverisë. l vetmi akt terrorist më shkatërrues para 11 shtatorit 2001 ishte shpërthimi në qytetin Oklahoma në prill 1995. Dy simpatizantë të lëvizjeve militare dhe armiq të përbetuar të sistemit hodhën në erë një ndërtesë qeveritare me një kamion-bomb, ku mbetën të vrarë 168 njerëz dhe u plagosën mbi 680 të tjerë.
Shumica e sulmeve me bomba ose vrasjet masive janë të nxituara nga ideologjitë, edhe nëse ata (sulmuesit) nuk janë të lidhur me ndonjë grup politik të caktuar dhe janë kryer nga operatorë të vetëm. Simpatizantët e grupeve radikale raciste si KKK (Ku Klux Klan) kanë sulmuar sinagogat hebraike dhe kishat afrikano-amerikane, dhe në disa raste kanë masakruar anëtarët e kongregacionit/ klerikët.
Në klimën aktuale politike thellësisht të ndarë, kërcënimi terrorist ka hyrë në një fazë të re. Me rritjen e racizmit dhe ksenofobisë, një reagim militant i majtë duket gjithnjë e më i mundshëm. Vërtet, sulmuesi i Dejtonit, i cili vrau nëntë civilë më 4 gusht, ishte një radikal i majtë i vetë-deklaruar, i cili, në rrjetet sociale, protestonte kundër autoritetit centrist ose “gjeneratës së Bidenit”. Ashtu si supremacistët racistë besojnë në një utopi të ardhshme të bardhë, ultra-e majta është e bindur për (ardhjen) e një të ardhme utopike socialiste.
Për herë të parë në historinë moderne të Amerikës, ekstremistët e dhunshëm dhe terroristët po pretendojnë që janë aktivë në emër të Shtëpisë së Bardhë dhe jo kundër qeverisë. Janë krijuar një numër rrjetesh militante, që mbrojnë virtytet e nacionalizmit të bardhë dhe të përparësisë etnike dhe të cilët janë të gatshëm për t’u përfshirë në sulme të dhunshme ndaj protestuesve të majtë dhe antifashistë, siç u dëshmua në Charlottesville, dy vjet më parë. Ata janë ekuivalentët e djathtë radikalë të grupeve anti-kapitaliste dhe anti-globaliste që kanë ndërmarrë sulme të dhunshme në institucione të tilla si Banka Botërore.
Sulmet e fundit terroriste në El Paso dhe Dayton mund të jenë maja e një ajsbergu që po shkrihet ndërsa polarizimi në politikën amerikane po nxehet/rritet me afrimin e sezonit zgjedhor. Klima e frikës dhe urrejtjes po përkeqësohet nëpërmjet fjalimeve, komenteve dhe tweet-eve që poshtërojnë dhe dehumanizojnë/shpërfytyrojnë kundërshtarët politikë, përshkruajnë pjesë të mediave si armiq të përbetuar dhe u japin “mish të kuq”/ushqim për shijen e tyre aktivistëve militantë.
Si asnjë president tjetër në historinë moderne të SHBA, Trump ka gjeneruar si devotshmëri ashtu dhe armiqësi njëkohësisht. Disa nga mbështetësit e tij janë të mendimit se institucioni “shtet i thellë” kërkon ta shtypë dhe ta rrëzojë, ashtu si është e qartë në hetimin e komplotit rus. Nga ana tjetër, kundërshtarët më militantë të presidentit janë të zemëruar nga institucionet që lejojnë Trump të rrijë në detyrë. Në mënyrë paradoksale, ultra të djathtët dhe ultra të majtët bien dakord, pasi të dy palët e shohin veten në luftë kundër centrizmit të moderuar dhe pluralizmit demokratik.
Në mes të ultra-të majtës, Trump karikaturohet si një injorant sadist dhe përkrahësit e tij si racistë të tërbuar. Një përgjithësim/vulgarizim/thjeshtësim i tillë mund të kontribuojë në justifikimin e akteve të terrorizmit kundër përkrahësve të presidentit në evente publike në qytetet që votuan kryesisht për të. Kjo ka të ngjarë të provokojë hakmarrje të dhunshme nga e djathta ekstreme. Përgjatë historisë moderne, fashistët dhe komunistët kanë mbajtur një marrëdhënie simbiotike/ të ndërvarur me njëra-tjetrën dhe një marrëdhënie parazitare me shoqërinë.
Polarizimi politik nxitet nga teoritë e komplotit dhe dezinformimi i plotë, të cilat agjencitë e inteligjencës së Moskës do të ndihmojnë të promovohen për të thelluar ndarjet sociale të Amerikës. Për shembull, pretendimi se nacionalizmi i bardhë është një hile mashtruese e demokratëve për të diskredituar republikanët do të shërbejë për të kamufluar dhe legjitimuar radikalizmin, duke e zhdukur gjithnjë e më shumë qendrën politike.
SHBA është duke ndërmarrë një trajektore kombëtare të rrezikshme dhe po përballet me një zgjedhje të vështirë në të dy anët e ndarjes politike që po thellohet. Republikanët dhe demokratët e boshtit qendror mund të monitorojnë, ekspozojnë dhe neutralizojnë ekstremistët e dhunshëm në radhët e tyre si dhe përgjatë krahëve të tyre, ose ata mund të lejojnë që ideologjitë radikale të konsumojnë shoqërinë amerikane.

Janusz Bugajski
AMERICAN TERRORISM ALERT
With a long history of domestic terrorism, the United States has entered a perilous phase in which widening political polarization is likely to fuel further violence. While religious terrorism by foreign and domestic jihadists has subsided, political terrorism is on the rise. Although the major culprits are white supremacists, ultra-right terrorism will also inspire ultra-left terrorism particularly if the government is seen as weak in dealing with rightist militants.
Over recent decades, the U.S. has experienced terrorism from across the political spectrum.Left-wing terrorism was prominent in the 1960s and 1970s with radical groups such as the Weather Underground periodically planting bombs to protest against “US imperialism” and American involvement in the war in Indochina and to demonstrate their defiance of the political establishment.
During the 1980s and 1990s, rightist anti-establishment terrorism became more prevalent. The “Unabomber” Ted Kaczynski terrorized the nation with several package bombs following the release of an anti-government diatribe. The most destructive single terrorist act before 9/11 was the Oklahoma City bombing in April 1995. Two sympathizers of the militia movement and sworn enemies of the establishment blew up a government building with a truck bomb and killed 168 people and injured over 680.
Most bomb attacksor mass shootings are ideologically driven even if they are not tied to anyspecific political group and are conducted by single operators. Sympathizers of radical racist groups such as the KKK have attacked Jewish synagogues and African-American churches and in some instances slaughtered members of the congregation.
In the current deeply divided political climate the terrorist threat has entered a new phase, with racism and xenophobia on the rise and a militant leftist reaction looking increasingly likely. Indeed, the Dayton gunman who murdered nine civilians on 4 August was a self-professed radical leftist rebelling against the centrist establishment or “Biden generation” on his social network. Just as racist supremacists believe in the coming white utopia the ultra-left is convinced of a future socialist utopia.
For the first time in modern American history, violent extremists and terrorists are now claiming to be active on behalf of the White House and not against the government. Several militant networks have emerged asserting the virtues of white nationalism and ethnic exclusivity, and willing to engage in violent attacks on leftist and anti-fascist protestors, as witnessed in Charlottesville two years ago. This is a radical right equivalent of the anti-capitalist and anti-globalist groups who have spearheaded violent assaults on institutions such as the World Bank.
The recent terrorist attacks in El Paso and Dayton may be the tip of a melting iceberg as polarization in American politics is heating up with election season approaching. The climate of fear and hate is exacerbated through speeches, commentaries, and tweets that belittle and dehumanize political opponents, depict parts of the media as sworn enemies, and give red meat to militant activists.
Trump has generated both devotion and hostility like no other President in modern U.S history.Some of his backers propound the notion that the “deep state”establishment seeks to stifle and overthrow him, as evident in the Russian collusion probe. Conversely, the President’s more militant opponents are angry at the establishment for allowing Trump to remain in office. Paradoxically, the ultra-right and ultra-left are in agreement, as both see themselves at war against moderate centrism and democratic pluralism.
Among the ultra-left, Trump is caricatured as a sadistic ignoramus and his supporters as rabid racists. Such simplification can contribute to justifying acts of terrorism against the President’s supporters at public events in districts that predominantly voted for him. This would likely provoke violent retaliation from the extreme right. Throughout modern history fascists and communists have maintained a symbiotic relationship with each other and a parasitic relationship with society.
Political polarization is fuelled by conspiracy theories and outright disinformation, which Moscow’s intelligence agencies will help promote to deepen America’s social divisions. For instance, the claim that white nationalism is a hoax perpetrated by Democrats to discredit Republicans will serve to camouflage and legitimize radicalism while increasingly hollowing out the political center.
The U.S. is embarking on a dangerous national trajectory and confronts a stark choice on either side of the deepening political divide. Mainstream Republicans and Democrats can either monitor, expose, and neutralize the violent extremists in their ranks and along their flanks, or they can allow radical ideologies to consume American society.
Komentet