Ish-presidenti i Hondurasit Juan Orlando Hernández është shpallur fajtor nga një gjykatë në SHBA për akuzat e trafikut të drogës.
Hernández u dënua të premten për trafik kokainë në SHBA dhe për posedim të “pajisjeve shkatërruese” duke përfshirë armët e renda të zjarrit.
Prokurorët thanë se ish-presidenti drejtoi Hondurasin si një “narko-shtet”, duke pranuar ryshfet nga trafikantët e drogës.
Hernández tani përballet me burgim të përjetshëm.
Ai kishte mohuar çdo akuzë dhe u deklarua i pafajshëm në këtë rast.bw