Akti i fundit që i kishte ngelur pa realizuar Rilindja komuniste e Partisë socialiste ishte rehabilitimi i diktatorit Enver Hoxha, dhe këtë e realizoi sot me Institutin Parlamentar alias Instituti Marksist-leninist pranë Kuvendit të🇦🇱
Ku e din Instituti marksist-leninist parlamentar se diktatori kreu genocid në Shqipëri:
STATISTIKA SHTETËRORE E KRIMIT KOMUNISTE 45 VJECAR NË SHQIPËRI
Te ekzekutuar per motive politike 5037 burra dhe 450 gra
Te denuar me burgosje politike 28.788 burra dhe 7367 gra
Te internuar per motive politike 50.217 burra dhe 10.792 gra
U debuan nga qytetet kryesore dhe nga zonat kufitare 11.536 familje
U pushkatuan apo digen ne burgjet shgiptare 64 shtetas të huaj
U burgosën 1215 burra dhe 38 gra me kombesi jo shqiptare
95 shqiptare kosovare ge ndodheshin ne Shqiperi u pushkatuan
U ekzekutuan dhe u burgosën klerike katolik 120 veta
U ekzekutuan dhe u burgosën klerike bektashian 83 veta
U ekzekutuan dhe burgosen klerike mysliman 60 veta
U ekzekutuan dhe burgosn klerike ortodokse 39 veta
U shkatruan dhe u mbyllën 2169 institucione fetare
740 Xhami
608 Kisha e Manastire Ortodokse
Kisha manastire katolike 157
Teqe, tyrbe 530
6000 Te pushkatuar me giygi dhe pa giygi nuk u jane gjetur eshtrat…
Ne vend u ngrit nje sistem burgjesh e kampesh
cfarosëse :Gjirokaster, Tepelenë, Vlore,Korçë, Berat,Elbasan, Durrës, Tiranë, Burrel, Shkodër, Peshkopi, Tepelena, Bulqizë,Spaçi, Qaf-Bari.
Është e gëzuar Partia socialiste për këto krime që ka kryer udhëheqësi shpirtnor i tyre. Ata skërkuan falje për tre dekada për këtë genocid,kështu me ideologjinë dhe propogandën që përdor nga 35 vite ajo e qetë don ta rehabilitoi diktatorin e fundit stalinist Enver Hoxhën dhe të fshij genocidin që ka ba ky kriminel!
Atëhere ne antikomunistave ish të burgosur dhe të përndjekurve politikë që provuam krimet më të tmerrshme të Enver Hoxhës na lind e drejta: Largohuni nga sistemi demokratik zotrinj socialistë -se nuk mund të ekzistoi një parti që rehabiliton diktaturën dhe diktatorin të fuksionoi në një demokraci!
E pakta që duhet të bëjë opozita të kërkoi shkrirjen e këtij Instituti parlamentar marksit-leninist!
Shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit!
Parlamenti shqiptar të kërkoi falje publike mbas tre dekadash familjeve antikomuniste dhe mos të prishi ekulibrat e shoqërisë. Çdo urretje politike që çfaqet në shoqëri e çon shoqërinë drejt konfliktit social!
Mediat të mos heshtin për rehabilitim e diktatorit!
I ftojmë ambasadat e akredituar në Tiranë, që mos të heshtin përpara këtij skandali e të turpërohen që bashkëpunojnë me një forcë politike që rehabiliton diktatorin stalinist Enver Hoxha!
Shqipni, qëndro në naltësinë e kësaj beteje të madhe!
Besim Ndregjoni
