Ajo po largohet
si një yll që shuhet në Gjithësi.
.
Gjithë trendafilat e kopshteve të botës
që tani kanë nisur ulërimën.
.
Ajo po largohet.
Diell, ndriçoje për të fundit çast
buzëqeshjen e saj
si një tufë trëndafilash të bardhë.
.
Ajo po largohet.
Dhe dita nis të errësohet.
si në çastet kur disku i zjarrtë i Diellit
zhytet në det.
.
Çfarë dhimbje lë pas…
Çfarë dhimbje!
.
Zemra ime
ndizet si zjarr prometean
kur mendoj se ajo
s’do të kthehet më kurrë.
.
Ajo po ngjitet në qiell.
.
Vetëtini vetëtima
e bubullini bubullima!
.
Për ta përcjellë këtë ikje
me tam- tame luftrash
e ulërima grash
si në koret e tragjedive greke