Të dashur miq, motra dhe vëllezër VATRANË!
Ky muaj do të jetë shumë i rëndësishëm, për Federaten Pan Shqiptare Vatra te Amerikes dhe ekzistencën e saj.
Vatranët nuk mund të heshtin më.
Padrejtësia e një grupi armiqësor jo vatrane (ne sjellje) ndaj Vatrës po tenton shkatërrimin e plotë të Vatrës në mënyra jodemokratike.
Te vetemëruarit duan të sundojnë Vatranët dhe marrë peng Vatrën me Thanasrat e partisë me shokë.
Të paudhët janë vënë në shërbim të politikanëve të korruptuar shqiptarë.
Duhet të reagoni ndaj tyre.
Marsi vendos Vatren të egzistojë apo te shuhet.
Të vetëshpallurit kanë tejkaluar çdo normë demokratike.
Në mënyrë të vazhdueshme, të pa mandatuar pengmarresit, krijojnë degë të rreme, këshilla fallco dhe drejtues të rrejshëm, takohen me autoritetet shtetërore të Kosovës dhe Shqipërisë e Malit te Zi thuajse janë nën drejtimin e tyre.
Maskarada e politikanëve jashtë Amerikës duhet të marrë fund tani.
Vatra nuk mund të jetë peng i këtyre rrymave.
Vatra është e shqiptarëve dhe jo e politikaneve shqiptarë.
Thirrje Ambasadës Shqiptare, Ambasadës se Kosovës dhe Malazeze “Larg duart nga Vatra”
Të qendrueshmit gjithmonë fitojnë, bashkimi është shresa që Vatra të shpëtoj nga Thansasat!!

