Agustin M.Mirakaj: Vatra nuk u përket revolucionarëve të partisë, por idealistëve patriotë Shqiptaro-Amerikanë!
Agustin M.Mirakaj bashkë me një grup të madh të nderuar të Vatranëve është përjashtuar nga klika e Elmi Berishës, e cila sapo e uzurpoi pa zgjedhje por me mandat të dhuruar Vatrën u bekua tek kryetari i Kuvendit të asaj kohe Gramoz Ruçi. Klika e Elmi Berishës dhe Gramoz Ruçi kanë patur qëllim t’a shkatërrojnë Vatrën nga themelet e Etërve deri tek bijtë e trashëgimtarët e saj.
Agustin M.Mirakaj është nipi i Kol Mirakajt, autori i librit “vetvrasja e një Kombi” i dënuar me vdekje nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës që e kaloi jetën si emigrant politik në SHBA.
Ndërsa nipin e tij e ka përjashtuar në mes të Amerikës klika e Elmi Berishës!
Familja e shquar Mirakaj u dënuan me vdekje, me burgje, internime 45 vjet deri më 1991.
Gjatë diktaturës komuniste Familja Mirakaj pësoi: VRASJE, HETUESI, BURGJE DHE INTERNIME 950 VJET…
Babai i Agustinit Moisi Mirakaj shkoi foshnje në internim, aty krijoi familjen dhe aty lindi edhe Agustini e jetuan deri në rrëzimin e diktaturës.
Trashëgimtarët e Kol Mirakajt menjëherë pas rrëzimit të diktaturës u vendosën në SHBA dhe aty ndërtuan jetën duke iu bashkangjitur ideale të Vatrës, të cilat prej janarit 2020 janë shkelur me këmbë.
Prandaj Agustin M.Mirakaj kujton se Vatra u takon patriotëve Shqiptaro-Amerikanë dhe jo uzurpatorëve që mbajnë lidhje me Edi Ramën.