VOAL

VOAL

AGK ngre shqetësim për sulmin ndaj gazetarëve në veri të Kosovës

October 13, 2021

Komentet

Vrasja e Gilmando Danit, gazetari Artan Hoxha nxjerr video dhe zbulon lidhjen me ekzekutimin në Vlorë: Një skuadër pushkatimi po vepron si entitet i pavarur, të pamëshirshëm, të paprekshëm dhe…

Një skuadër pushkatimi që vepron si entitet i pavarur prej vitesh, me saktësi kirurgjikale në ekzekutime dhe të pamëshirshëm. Me mbështetje dhe të paprekshëm, që marrin porosi dhe gëzojnë fuqi.

 

Kështu e përshkruan gazetari Artan Hoxha autorësinë e grupit kriminal që po vepron sipas tij prej të paktën 7 vitesh dhe gjatë kësaj kohe kanë eliminuar të pashqetësuar figurat më të mëdha të krimit në vend, njëra pas tjetrës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ai sjell dy raste të ngjashme të atentateve të bujshme në vend, duke e shoqëruar edhe me një video. Bëhet fjalë për ekzekutimin më 10 maj 2021 në Vlorë të Bledar Birçajt dhe të 11 nëntorit 2025 (4 vite më pas) në afërsi të aeroportit të Rinasit në Tiranë të Gilmando Danit, krahut të djathtë të Emiljano Shullazit.

Por kush janë ngjashmëritë që nuk janë rastësi sipas gazetarit: Birçaj dhe Dani eliminohen nga një skuadër qitësish gjakftohtë, me armë të precizionit të lartë, të ngjashme, në pritë të organizuar dhe me informacion të detajuar për lëvizjet. Të dy lëviznin nën shoqërinë e agjentëve të policisë, i pari me një oficer Antidroge dhe i dyti me një agjent të AMP-së (Muçi Shaljani, i plagosur). Të dy viktimat ktheheshin apo sapo ishin kthyer nga Spanja.

Postimi i plotë i Artan Hoxhës në Facebook:

“Prej vitesh një skuadër pushkatimi, po vepron si një entitet i pavarur, por me saktësi kirurgjikale.

Kjo skuadër pushkatimi është përgjegjëse për vrasjet më të bujshme në shtatë vitet fundit, duke eleminuar njëri pas tjetrit disa nga figurat kryesore të krimit në dy dekada.

Të pamëshirshëm, të vendosur ndaj kujtdo që është objektiv i tyre, me një efikasitet gati kirurgjikal, ata shfaqen rrallë, por kur shfaqen…. atëherë bëj gati një kurorë me lule për objektivin e tyre.

Asnjë skuadër pushkatimi nuk ka mbijetuar kaq gjatë në botën e krimit sa ata.

Duket sikur atë që nuk e bën dot SPAK, ndërrimin e elitës kriminale në vend, ata po e bëjnë me një efikasitet të frikshëm.

Vrasja e Gilmando Danit, përpara Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, dëshmoi se ata mbeten nën mbrojtjen e  Aleancës, struktura kriminale që po kontrollon vendin dhe ekzekutojnë si një zyrë përmbarimi vendimet e saj.

Më poshtë është video e ekzekutimit të 40-vjeçarit Bledar Birçaj nga Vlora.

Duket gati identike si dy pika uji.

Mesditën e 10 majit 2021, Bledar Birçaj, i cili kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Spanja, u qëllua nga një skuadër pushkatimi në vendin e quajtur Bishti i Kalldrëmit. Si në rastin e Rinasit edhe ne Vlorë, viktima udhëtonte nën shoqërinë e oficerit të antidrogës Granit Deromema, ndërsa në pjesën e pasme të automjetit ndodhej dhe 20-vjeçari Edison Zeneli.

Si në rastin e Rinasit, autorët të veshur me uniforma të trupave speciale kanë parkuar në anë të rrugës dhe sapo BMË X5 shfaqet, ata zbresin nga makina dhe hapin zjarr drejt viktimës pa mëshirë, por me saktësi të madhe duke u kujdesur të mos qëllojnë oficerin e antidrogës ne sediljen e parë dhe pasagjerin në sediljen e pasme.

Vrasësit në të dyja rastet kanë informacion të saktë për lëvizjen e viktimës dhe shfaqen në skenë në çastin e duhur.

Edhe në rastin e Vlorës, qitësit kryesor i bie nga dora diçka që duket si automatik, por në fakt është shtrati i një pistolete Glock19. Autori kthehet dhe e merr armën për të mos lënë gjurmë në vendin e krimit.

Pajisja në dukje si automatik, shërben për ta kthyer pistoletën në një armë me preçizion të lartë pasi në këtë mënyrë qitësi e fikson armën me të dyja duart si automatik.

Kanë më shumë se 4 vite nga ngjarja e Vlorës, por autorët nuk janë gjetur. Në të dy rastet viktimat që sapo janë kthyer nga Spanja, shoqërohen, në Vlorë nga një oficer antidroge, në Rinas nga një agjent i Agjensisë së Mbikëqyrjes Policore.

Nëse nuk do të kishte lidhjet e forta brenda agjensive të zbatimit të ligjit dhe krahët e ngrohtë nga lidhja e fortë me pushtetin, kjo skuadër pushkatimi së bashku me Aleancën që e komandon, nuk do të kishin qëndruar kaq gjatë Të Paprekshëm… Në video atentati i 10 majit 2021, kur ekzekutohet Bledar Birçaj në qytetin e Vlorës”. Panorama

Parullat shoviniste në Serbi: Shqiptarët fyhen njëlloj nga përkrahësit edhe kundërshtarët e pushtetit

Iva Martinoviq

Nga akuzat për korrupsion, deri te fyerjet, duke përdorur emra poshtërues për një popull të tërë.

Parullat me të cilat protestuesit në rrugët e Serbisë tash e një vit po kërkojnë përgjegjësi nga pushteti për shembjen e çatisë në Novi Sad, shoqërohen edhe me brohoritje shoviniste.

Të drejtuara ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq, ato në fakt e fyejnë popullin shqiptar – me të njëjtin term që përdor edhe vetë pushteti në përplasjet me udhëheqësit kosovarë dhe kritikët e tij brenda Serbisë.

“Ndiej zhgënjim kur dëgjoj thirrje fyese nga të dyja anët. Ai zhgënjim bëhet edhe më i madh kur nuk ka asnjë distancim nga një gjuhë e tillë”, thotë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë (REL) sociologu nga Presheva, Altin Boriqi.

Në këtë qytet në jug të Serbisë jeton shumica shqiptare. Me rreth 60 mijë banorë, shqiptarët përbëjnë pakicën e katërt kombëtare në vend.

“Ata nuk ekzistojnë në asnjë program apo fjalim publik, nuk janë pjesë e itinerareve të ‘Serbisë studentore’ apo të rrugëve të pajtimit, por përmenden vetëm në thirrje poshtëruese”, thotë për REL-in shkrimtari Dejan Atanackoviq.

Çfarë brohorasin protestuesit?

Nga “Duart tuaja janë me gjak”, te parulla studentore “Pompo” dhe “Kush nuk kërcen, është i Qeverisë”, deri te ato “Aco, hajdut!” dhe “Shiptar!” drejtuar presidentit të Serbisë.

Studentët, të cilët që nga aksidenti në Novi Sad udhëheqin protestat e mëdha kundër Qeverisë, nuk i janë përgjigjur pyetjeve të REL-it për thirrjet që fyejnë kombe dhe pakica.

Ashtu si edhe për çështjen e Kosovës, ata nuk kanë qëndrim të unifikuar.

“Unë personalisht brohoras vetëm për temat që lidhen me kërkesat tona, dhe ajo kryesorja tani është: Shpallni zgjedhje. Nuk më pëlqen parulla ‘Aco, Shiptar’, sepse fyen pakicat; më mirë të brohoritet diçka më konstruktive”, thotë për REL-in Millani, student i Fakultetit të Biologjisë në Beograd.

Nga ana tjetër, Ivani, student në Fakultetin e Shkencave Politike, thotë se nuk ka problem me mesazhet drejtuar presidentit.

“Është metaforë, sepse ai e ka shitur Kosovën. Nuk është fyerje për popullin shqiptar, sepse ata vetë e quajnë veten ‘Shqiptar’ në gjuhën e tyre”, tha ai.

Megjithatë, ndonëse shqiptarët e quajnë veten “Shqiptar”, termi “Shiptar” në gjuhën serbe është fyes dhe përçon mesazh negativ.

Përmes kësaj parulle fyese, disa protestues shprehin qëndrimin e tyre ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Unë brohoras ‘E ke tradhtuar Kosovën dhe Metohinë’, dhe sigurisht ‘Aco, Shiptar’, sepse Vuçiq bashkëpunon me ta dhe shihet se është më i keq se [kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin] Kurti”, thotë për REL-in, Jovani nga Beogradi.

Milica e pranon se “e kupton që këto thirrje mund të nxisin urrejtje ndaj komunitetit shqiptar”.

“Por, shpresoj që nuk është kështu, sepse është drejtuar vetëm Vuçiqit, i cili hiqet si mbrojtës i madh i serbëve, ndërkohë që po shet gjithçka që është serbe”.

Dragan nga Beogradi mendon se fyerjet nuk kanë vend në protestat kundër pushtetit.

“Ka plot parulla të mençura dhe me humor, këto nuk janë aspak të nevojshme”, thotë ai.

Fyerje të normalizuara

Parullat shoviniste rrallëherë shoqërohen me dënime publike.

Lutje që të mos fyhen shqiptarët dhe anëtarët e komunitetit LGBTI (lesbike, homoseksualë, biseksualë, trangjinorë, e tjera) kanë ardhur nga rrjetet sociale – nga deputeti opozitar i Frontit të Gjelbër të Majtë në Kuvendin e Serbisë, Radomir Lazoviq, dhe nga disa grupe qytetare të formuara me iniciativën e lëvizjes studentore.

“Disa nga këto parulla ngjajnë me propagandën e viteve ’90, e cila çoi në luftëra, krime dhe shkatërrime që sollën fatkeqësi për miliona njerëz”, thuhet në faqen e një grupi qytetar të komunës Stari Grad në Beograd.

Të njëjtin term fyes për shqiptarët e përdor edhe pushteti, edhe mediat proqeveritare.

Ish-ministri dhe ish-shefi i agjencisë së inteligjencës, Aleksandar Vulin, e ka përdorur shpesh publikisht, njësoj si edhe përfaqësues të tjerë të pushtetit.

Qëndrimi i Komisionares për Barazi nga viti 2015, si dhe vendimi i Gjykatës së Apelit në Beograd më 2018, që e cilësoi përdorimin e këtij termi si “gjuhë urrejtjeje”, nuk i kanë ndalur tabloidet proqeveritare, të cilët vazhdojnë ta përdorin në titujt kryesorë.

Përveç fyerjeve ndaj popullit të Kosovës, termi përdoret edhe për sulme dhe diskreditim të kritikëve të pushtetit në Serbi.

Kujt i përket tema e Kosovës?

Simbolet nacionaliste dhe mesazhet për Kosovën – pavarësinë e së cilës Beogradi nuk e njeh – janë të pranishme në të dyja anët e kordonëve policorë që ndajnë përkrahësit dhe kundërshtarët e Qeverisë.

Narrativi i luftës së viteve ’90 ishte më i zëshëm në protestën e madhe të organizuar nga studentët në qershor, në festën fetare të Vidovdanit, ndërsa thirrjet ndaj policisë “Shkoni në Kosovë” dhe “E keni tradhtuar Kosovën” dëgjohen ende edhe sot.

“Ka shumë mesazhe të tjera që mund t’i drejtohen policisë, si për shembull ‘Na mbroni’, sepse thirrje si ‘Shkoni në Kosovë’ menjëherë të kujtojnë thirrjet për luftë”, thotë sociologu Altin Boriqi.

Forcat serbe u tërhoqën nga Kosova në vitin 1999, pas një lufte ku u vranë mbi 13.000 civilë, kryesisht shqiptarë.

Protestë në mbështetje të serbëve në Kosovë, e mbajtur në Beograd më 11 tetor 2025.

Protestë në mbështetje të serbëve në Kosovë, e mbajtur në Beograd më 11 tetor 2025.

Trupat e viktimave shqiptare u gjetën në varreza masive në Serbi, ndërsa krimet e ushtrisë dhe policisë serbe janë vërtetuar me vendime të gjykatës ndërkombëtare në Hagë.

“Ky regjim, e as sistemi i vlerave, nuk do të shemben duke lejuar flirtimin me iracionalitetin dhe retorikën e së keqes. Harresa, edhe më pak”, thotë shkrimtari Dejan Atanackoviq.

Në të dy anët e kordonit

Ai kujton tubimet në qendër të Beogradit kur më 2 nëntor pushteti organizoi “pritjen e serbëve që ecin nga Kosova” në një kamp para Parlamentit, ndërsa protestuesit kundër Qeverisë ishin mbledhur pranë ndërtesës, ku nëna e një prej viktimave në Novi Sad hyri në grevë urie.

“Në një moment, flamuri i të ashtuquajturve ‘mosdorëzues të Kosovës’ u pa në të dyja anët e kordonit policor”, thotë Atanackoviq.

Sipas tij, kjo tregon për “bashkëpjesëmarrje në gënjeshtrën” se Kosova – e cila shpalli pavarësinë më 2008 – është ende “krahinë serbe”, siç shkruhet në Kushtetutën e Serbisë.

“Jam i bindur se politika ndaj Kosovës është një nga arsyet kryesore pse jetojmë në këtë sistem të korruptuar e kriminal. Prandaj, është e rëndësishme që të lindë një forcë politike që do të flasë për pajtim, jo për territore”, shton ai.

Në tubimin e përkrahësve të pushtetit u kënduan edhe këngë nacionaliste dhe për territore.

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, falënderoi “veteranët” që po qëndrojnë në tenda para Parlamentit.

Mes tyre ka ish-anëtarë të ish-Jedinisë për Operacione Speciale, që mori pjesë në luftërat në të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë.

“Këta njerëz të mrekullueshëm dhe të guximshëm dikur mbronin Serbinë me armë. Nuk e sulmuan askënd, ata e mbronin Serbinë. Sot kemi luftëra hibride dhe ata janë sërish këtu për ta mbrojtur Serbinë nga një luftë e tillë”, tha Bërnabiq.

Një mesazh të ngjashëm dha edhe ish-kryeministri dhe aktualisht lideri i Partisë Progresive Serbe, Millosh Vuçeviq, i cili tha se serbët e Kosovës prej 26 vjetësh “ruajnë emrin dhe mbiemrin serb në territorin e pushtuar”.

“Vazhdojmë të shpresojmë”

“Vazhdojmë të shpresojmë që e kaluara do të na shërbejë si mësim”, thotë sociologu nga Presheva, Altin Boriqi, duke shtuar se të rinjtë nga jugu i Serbisë janë “më shumë vëzhgues sesa pjesëmarrës” në zhvillimet politike të vendit.

Altin Boriqi

Altin Boriqi

“Kjo është pasojë e mungesës së integrimit. Me gishta mund të numërohen organizatat serbe joqeveritare që kanë bashkëpunuar me studentët tanë”, thotë Boriqi.

Refuzimi i Beogradit për të njohur diplomat e fituara në Kosovë është një nga arsyet pse shumë prej tyre nuk e shohin të ardhmen në Serbi.

“Dikush mund të thotë se nuk do të kishin vështirësi të tilla po të kishin studiuar në Serbi. Por, duhet theksuar se, sipas statistikave zyrtare, komunat tona janë ndër më të varfrat. Për familjet me dy ose tre studentë, është shumë e vështirë, sepse universitetet në Serbi janë shumë më të shtrenjta se ato në Kosovë”, shpjegon ai.

Mosnjohja e diplomave është pengesë për punësim në Serbi, ndërsa diskriminimi dhe përfaqësimi i pamjaftueshëm në institucione janë arsye shtesë për emigrim, për të cilat paralajmërojnë përfaqësuesit politikë shqiptarë.

Ata gjithashtu tërheqin vëmendjen për pasivizimin e adresave – fshirjen e paligjshme të qytetarëve shqiptarë nga regjistrat e adresave të banimit në Serbi, çka u mohon atyre të drejtat bazike.

Për këtë praktikë ka raportuar disa herë edhe Komisioni Evropian.

Radio Evropa e Lirë

Atje kuptova diçka të madhe” – Valon Ademi tregon momentin e thyerjes me Pacollin: Ose vete unë si hajdut në burg, ose ai si mashtrues

 

Në intervistën për “Opinion”, ku Valon Ademi tregoi versionin e tij për aeroportin e Vlorës, ai zbuloi momentin e prishjes së raporteve me Behgjet Pacollin. Ademi thotë se marrëdhënia u thye në maj të këtij viti prej një projekti në Libi.

Blendi Fevziu: Kur ka ndodhur thyerja juaj? Në cilën kohë? Kur doli çështja e aksioneve? Më herët, më vonë?

Valon Ademi: Unë me z. Pacolli u prisha në maj të këtij viti.

Blendi Fevziu: Pse?

Valon Ademi: Është ai projekti në Bengazi, i Libisë. Atje bëri një veprim Behgjet Pacolli. Unë nga atje kuptova diçka të madhe. Behgjet Pacolli merr në telefon njeriun tim atje dhe më thotë do të dalësh ti te kompania ime.

Ademi pretendon se ky ishte një skenar, teksa shton: “A e kupton ti ku shkova unë me z. Pacolli? Unë kam shkuar e kam takuar në Lugano pasi ishte sëmurë, unë në makinë me të, ai fillo qaj dy orë në makinë duke thënë që të gjithë ma bëjnë të padrejtë dhe unë i besoja, kaq është shumë e thjeshtë!”

***

Ose unë si hajdut në burg, ose…

Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi, dy ortakët për aeroportin e Vlorës janë ankimuar në Prokurorinë e Tiranës lidhur me çështjen. Ademi thotë se ka një pritshmëri nga prokuroria.

Blendi Fevziu: Çfarë prisni nga prokuroria?

Valon Ademi: Nga prokuroria ose duhet të shkoj unë si hajdut në burg, ose duhet të shkojë ai si mashtrues.

Blendi Fevziu: Por mund të zgjidhet edhe pa burg kjo, bini dakord, ndani aksionet në bazë të investimit.

Valon Ademi: Ah, nëse prokuroria shqiptare merret me bie dakord ai, në rregull.

Blendi Fevziu: Ti pret o ai, o ti.

Valon Ademi: Unë e kam kallëzuar Behgjet Pacollin në prokurori për mashtrues. Ai më ka kallëzuar, kundërpadi, pra në këto kushte ose do të duhet të përgjigjem unë penalisht për vjedhje, mashtrim, ku e di unë, ose duhet të përgjigjet ai për mashtrim.

Por, Ademi thekson se ka një mënyrë që mes tij e Pacollit marrëdhënia të funksionojë.

Valon Ademi: Absolutisht ka vend që unë të vazhdoj të funksionoj me z. Pacolli. Ka vend, por me Compartment Berninën, kurrë.

Blendi Fevziu: Po me Pacollin ka vend.

Valon Ademi: Por s’është më i shkreti, iku.

Sa i takon këtij konflikti mes aksionerësh që ka përfunduar në dyert e Prokurorisë, është diskutuar në “Opinion” , edhe më 20 tetor. Kompania Mabco Constructions SA, e përfaqësuar nga Behgjet Pacolli, e cila ka aktualisht të regjistruara 98% të aksioneve, pretendohet se ka marrë kredi nga një grup i panjohur, që në kushtet e kontratës merr në dorë Aeroportin e Vlorës.

Pse ikën turqit? Valon Ademi e thotë prerë: Nuk donin të investonin

Një nga pikat ku ai u ndal gjatë intervistës me Blendi Fevziun ishte largimi i aksionerëve turq. Sipas Ademit, ata nuk donin të investonin, çka u bë e qartë edhe në një mbledhje të asamblesë të thirrur prej tij.

Blendi Fevziu: Një nga problemet e tjera ishte largimi i turqve. Pse ikën turqit?

Valon Ademi: Unë isha dëshmitar sepse thirra një mbledhje të aksionerëve Blendi sepse nuk po investonte asnjëri nga ata, ndërkohë që ne do të duhej të fillonim punën. Ministria na bënte presion vazhdoni punën, këta jo po do të shikojmë ne, do të bëjmë ne, ndërkohë që unë kisha sjellë makineritë, stafin.

Blendi Fevziu: Po pse ikën turqit?

Valon Ademi: Nuk donin të investonin.

Blendi Fevziu: Pse kishin hyrë në kompani kur s’donin të investonin?

Valon Ademi: Nuk di ta them.

Blendi Fevziu: Kjo është ajo pika e errët e turqve që tregon që këta realisht kanë ardhur për të marrë ato lekët dhe ikën. Erdhën, kishin edhe një lidhje me spitalin e Fierit…

Valon Ademi: Cilat lekë?

Blendi Fevziu: 3 milionë euro.

Valon Ademi: Kush ia dha këto 3 milionë euro, z. Pacolli?

Blendi Fevziu: Po.

Valon Ademi: Nga ia dha?

Blendi Fevziu: Nuk e di nga ia ka dhënë. Kompania turke është larguar pasi ka marrë një shumë dhe nuk ka bërë asnjë ditë punë dhe nuk ka derdhur asnjë lek që tregon që ka qenë fiktive se po të donte të operonte me aeroportin siç kërkonte në bazë të koncensionit, kompania do të qëndronte dhe do të administronte koncensionin.

Valon Ademi: Llafet e Pacollit e bëjnë fiktiv turkun, ndërkohë që dokumentacioni, letrat, thonë që turkut iu blenë 4 mijë euro aksione.

Blendi Fevziu: Ato janë aksionet nominale.

Valon Ademi: O Blendi, a e kupton që në vitin 2021 nuk donin të të jepnin as banka, nuk donin të të shikonin njerëzit, çfarë janë këta budallenj që investojnë në aeroportin e Vlorës?

Blendi Fevziu: Pse ikën turqit?

Valon Ademi: Se ndoshta kishin frikë, ndoshta s’kishin lekë. Nuk e di. Por në mbledhje të asamblesë, e thirrur nga unë, përfaqësuesi i kompanisë YDA thotë ne nuk mund të investojmë në këtë projekt. Kaq, shumë e thjeshtë.

“O vëlla, e ka shit o Blendi” – Ademi: Aeroporti i Vlorës është marrë me dhunë!

Biznesmeni Valon Ademi pretendon se ka investuar në projektin për aeroportin e Vlorës, që në ditën e parë. Ai deklaroi se “kompania turke YDA Group dhe ajo e Behgjet Pacollit (Mabetex) kishin frikë të investonin”.

“Investimi në atë projekt ka nisur që nga dita e parë, këtu edhe garancinë e kontratës e kam paguar unë. Aviacioni në vitin 2021 ishte në një krizë, që kujtdo t’i thoje që do investoj, të shikonin si budalla. Ata (Pacolli dhe kompania turke) nuk e donin këtë projekt. Madje kishin frikë sepse kishte rrisqe të larta”, tregoi Ademi.

“Unë kam të gjithë dokumentacionin, faturat, librat ndërtimorë, sepse aty nuk është Netflix, është një kompani që ka investuar afërsisht 25 milion euro, kryesisht në infrastrukturën e pistës me aksesorët rreth e rrotull”, u shpreh ai…

Po kush e garantoi kredinë?

“Garantuam ne me çfarëdo që kemi dhe u kërkua një kolateral shtesë tranzitor deri në përfundim të ndërtimit, për t’u siguruar banka që lekët do shkojnë te aeroporti. Të 56 milionët janë investuar te aeroporti. Ai ka problem, se unë s’kam as te kredia problem.”

Sipas Ademit, aeroporti i Vlorës do të hapet më 1 mars 2026, pavarësisht se situata duket tejet komplekse.

“Do e hapim në 1 mars. Do ulim avionin dhe do vazhdojmë operimet. Ne s’shesim bileta, e di çfarë kërkese ka Blendi?! Të hatashme, nga të gjitha kompanitë! Wizz Air, Ryanair, këto kompanitë low cost.”

Pse e denoncoi Pacollin në Prokurori?

“Mashtrim! O Blendi shitja e aeroportit o vëlla, e ka shit o Blendi”, u përgjigj Ademi.

Sipas tij, Pacolli e ka shitur aeroportin e Vlorës.

“Kontrata e Delpho nuk është kontratë kredie, por marrje me dhunë! Problemi është kontrata e shitjes, marrje me dhunë e aeroportit. Ore nuk do e marrin! Kur lexon kontratën thua ore kush është ky njeri që merr këtë lloj borxhi?! Compartment Bernina nuk e di njeri se kush është, ai do marrë aeroportin. Inshallah nuk janë rusë, se do dalë edhe tradhtar, deri këtu është në nivelin e mashtrimit. Po na doli rusi, do dalë edhe tradhtar ky. Delpho nuk është bankë!”, tha Ademi.

Vizita – Takimi Rama-Meloni/ ‘Shuplaka’ e gazetës italiane: Narkoshteti shqiptar shpërblehet me paratë e italianëve Nga Nello Trocchia, DOMANI

Pas marrëveshjes së nënshkruar midis Italisë dhe Shqipërisë, me një vlerë prej gati një miliard euro, për menaxhimin e emigrantëve, kryeministri shqiptar, Edi Rama, kthehet në Romë për t’u takuar me Giorgia Melonin.

Kryeministrja kishte premtuar, me një ton të prerë, se qendrat për emigrantët, të ndërtuara në tokën shqiptare, “do të funksionojnë”, por ai model ka dështuar.

Nuk është vetëm çështja e efektivitetit, për të cilën ‘Domani’ mund të zbulojë anomali të reja midis agjentëve të riatdhesuar dhe strehimeve të papërshtatshme, por edhe një temë në pjesën më të madhe të heshtur, ajo që lidhet me krimin e organizuar në atë vend.

Në heshtje shtrohet një pyetje: kujt i kemi dhënë 100 milionë euro para publike (të destinuara për mbikëqyrjen e jashtme)? Me cilin vend kemi nënshkruar një marrëveshje prej gati një miliard euro (parashikohet një shpenzim minimal prej 650 milionë euro), për pesë vjet?

Kundërshtarët e qeverisë ‘Rama’, vëzhgues ndërkombëtarë, një pjesë e së djathtës italiane, e kanë quajtur në të kaluarën e afërt Shqipërinë një narkoshtet.

A është ky përkufizim një ekzagjerim?

“Jo, përkundrazi. Grupet shqiptare filluan të trafikojnë marijuanë për të kaluar më pas te heroina, falë marrëdhënieve me mafian turke, dhe në fund te kokaina, për të cilën janë bërë ndërmjetës ndërkombëtarë. Të ardhurat nga këto veprimtari u dhanë grupeve shqiptare më shumë fuqi ekonomike dhe politike, të cilat kanë shumë ngjashmëri me ‘Ndranghetën, që nga familjarizmi deri te kodet e rrepta të sjelljes, të bazuara mbi besën, ndjenjën e nderit dhe të fjalës së dhënë, nga aftësia për t’u infiltruar në indin ekonomik-financiar deri te ndikimi në sektorin politik-administrativ”.

Kështu thotë prokurori i përgjithshëm i Napolit, Nicola Gratteri, i intervistuar nga autori i këtij artikulli për të treguar hegjemoninë ndërkombëtare të mafias shqiptare.

Heshtja

Fjalë të thëna nga një magjistrat ekspert, në vijën e parë kundër krimit, që shtojnë pyetjet mbi nevojën për të nënshkruar një protokoll me një vend jashtë BE-së, i cili nuk ka një kuadër ligjor të përshtatshëm për të luftuar krimin e organizuar dhe, aq më tepër, nuk ka një legjislacion të aftë për të goditur akumulimin e paligjshëm të pasurive ekonomike dhe financiare.

Një çështje edhe më e rëndë, nëse merret në konsideratë ajo që ka zbuluar ‘Domani’ lidhur me një takim të konfirmuar nga DIA midis një karteli kriminal dhe përfaqësuesve të papërcaktuar të qeverisë Rama. Ishte viti 2019. Një ngjarje, për të cilën Rama ka zgjedhur heshtjen, e cila shkaktoi një stuhi politike dhe mediatike në Shqipëri, por u errësua në Itali.

Kryeministrja e Italisë shprehet me fjalë të mëdha kundër mafies, pastaj zgjedh bashkëbisedues ndërkombëtarë, politikat e të cilëve në përballjen me pastrimin e parave, korrupsionin dhe infiltrimet gjykohen “jo të përparuara”, thotë përsëri Gratteri.

Në Villa Pamphili do të zhvillohet takimi midis Ramës dhe Melonit; është parashikuar nënshkrimi i një marrëveshjeje strategjike globale që përfshin sektorë si energjia, shëndetësia, mjedisi, mbrojtja, arsimi, inovacioni, migracioni dhe zhvillimi ekonomik.

Fotografi zyrtare, fjalë lavdëruese reciproke — edhe për të fshehur fushatën e dështuar të Shqipërisë. Një vit më parë hapeshin qendrat për emigrantët, pothuajse gjithmonë bosh, të dobësuara nga e drejta ndërkombëtare dhe të shndërruara në monumente të mëdha të shpërdorimit.

Në fakt, në një rast, makina burokratike shqiptare ka funksionuar shumë mirë. Është rasti i agjentit të riatdhesuar.

I vetmi riatdhesim? Agjenti

Në projektin e dështuar të ngritur nga qeveria italiane në anën tjetër të Adriatikut, ishte parashikuar edhe një burg me 20 vende. Një strukturë që ndodhet brenda kompleksit më të madh, i cili përfshin qendrën e ndalimit të kërkuesve të azilit dhe qendrën për riatdhesime. Destinuar për ata që, midis emigrantëve, do të kishin kryer krime në zonën e konsideruar nën juridiksionin italian.

Aktualisht është i ruajtur nga 15 agjentë të policisë së burgjeve, një e treta e kontingjentit fillestar që ishte dislokuar në Shqipëri. Por çfarë faji ka agjenti i riatdhesuar?

Dyshohej se kishte fotografuar qentë endacakë që mblidheshin, të ushqyer nga policët, pranë burgut bosh.

Kështu, pas një procedure disiplinore që u mbyll me pushim çështjeje, agjenti u dërgua përsëri në shtëpi.

Pra, riatdhesimi funksionon për ata që dyshohet se ndërveprojnë me sindikatat.

Por ka edhe diçka tjetër.

Duke iu përgjigjur një kërkese që i kishte mbërritur departamentit të policisë së burgjeve nga sindikata UIL, zbulohet një mungesë strukturore: dhomat e agjentëve duhet të jenë për një person të vetëm, përndryshe nuk janë në përputhje me parashikimet e marrëveshjes kombëtare kuadër. Dhe, çfarë ndodh në të vërtetë?

“Dhomat e dedikuara për personelin, me një sipërfaqe prej 30 metrash katrorë, strehojnë për momentin maksimumi dy persona; çdo dhomë, e pajisur me sistem klimatizimi dhe banjo përkatëse, është e kompletuar me mobiliet e parashikuara në shtojcën A të Marrëveshjes Kuadër; është e arsyeshme të theksohet se nuk është regjistruar asnjë ankesë nga personeli”, shkruan Rita Russo, aktualisht drejtoreshë e personelit, dhe më parë ofruese në Piemonte, ku nënsekretari i Drejtësisë është Andrea Delmastro Delle Vedove.

Pikërisht Russo merrej me atë rajon kur kjo gazetë ngriti çështjen e truprojës së Delmastro-s, në veçanti arsyet e zgjedhjes dhe përzgjedhjes së tij, pavarësisht moshës së avancuar. “Nuk dua absolutisht të flas”, u përgjigj ajo.

Heshtje edhe kur e pyetëm për inspektimin e brendshëm të dështuar.

Pas asaj përvoje ajo u transferua në Romë për të drejtuar personelin në departamentin që Delmastro menaxhon çdo emërim.

Dhe tani përgjigjet për strehimet e papërshtatshme duke i qetësuar të gjithë: “Askush nuk ankohet”.

Sepse nëse ankohen, i riatdhesojnë.

Magjistrati – Intervista bombastike/ Kryeprokurori Nicola Gratteri: Shqipëria është një narkoshtet, ky nuk është ekzagjerim Nga Nello Trocchia, DOMANI

“Në Londër kontrollojnë pothuajse të gjitha sheshet e shpërndarjes së drogës dhe janë protagonistë në trafikun botëror të kokainës,” – thotë prokurori i përgjithshëm i Napolit në intervistën e dhënë për gazetarin Nello Trocchia, të botuar në librin Invincibili (Rizzoli). Një hetim mbi pushtetin dhe bizneset e fshehta të mafies shqiptare.

Kam folur me disa sipërmarrës, njohës të Shqipërisë. Makinat luksoze, pallatet e mëdha, resortet — dikush e quan ‘Dubai në portat e Evropës’. Si do ta përkufizonit ju atë vend dhe nivelin e përballjes me fenomenet e korrupsionit dhe pastrimit të parave?

Sot, grupet kriminale shqiptare disponojnë kapital të jashtëzakonshëm dhe mund të mbështeten në lidhje e mbrojtje brenda institucioneve. Ato përdorin në mënyrë të vazhdueshme korrupsionin, duke shfrytëzuar teknologjitë më moderne informatike. Ndryshe nga mafiet e tjera, që nuk investojnë në vendet e origjinës, grupet kriminale shqiptare i riciklojnë të ardhurat e tyre në industri e sektorë të ndryshëm të vendit dhe janë gjithnjë e më shumë të orientuara drejt pushtimit të tregjeve të reja.

Shqipëria është bërë një lloj Eldorado e qarkullimit të parasë së gatshme. Sot, paraja në dorë mund të transferohet falë sistemeve të vjetra, por shumë efikase, si hawala, dhe mund të përdoret edhe në Evropë falë asimetrive që ekzistojnë në kufizimet e përdorimit të saj, të ndryshme nga një vend në tjetrin. Si e gjykoni sistemin ligjor të luftës kundër krimit të organizuar në Shqipëri?

Është një sistem që duhet përmirësuar. Nuk është në pararojë. Duhet luftuar lidhja mes krimit dhe sektorëve politikë e ekonomikë, korrupsioni, dhe duhet forcuar sistemi i sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurive që vijnë nga veprimtari të paligjshme. Është e domosdoshme të garantohet izolimi i plotë i të burgosurve të rrezikshëm për të parandaluar komunikimet me jashtë, si dhe të reformohet sistemi gjyqësor për të ruajtur integritetin dhe efektivitetin e tij, duke e mbrojtur nga korrupsioni dhe ndikimet politike.

Megjithatë, diçka po ndryshon, falë ekipeve të përbashkëta hetimore. Kohët e fundit, disa trafikantë të rëndësishëm shqiptarë të drogës kanë përfunduar në burg, disa prej të cilëve kanë vendosur të bashkëpunojnë me drejtësinë. Me deklaratat e bashkëpunëtorëve të parë të drejtësisë shqiptare po ngrihet niveli i hetimeve, duke dhënë rezultate të rëndësishme në luftën kundër pastrimit të parave të pista.

Në të kaluarën e afërt, disa vëzhgues dhe ish-presidenti Sali Berisha e përkufizonin Shqipërinë si një “narkoshtet”. A është një ekzagjerim kjo?

Jo, përkundrazi. Grupet shqiptare fillimisht e nisën me trafikun e marijuanës, për të kaluar më pas te heroina, falë lidhjeve me mafien turke, dhe në fund te kokaina, në tregtinë e së cilës janë bërë ndërmjetës ndërkombëtarë. Të ardhurat nga këto veprimtari u kanë dhënë grupeve shqiptare fuqi të mëtejshme ekonomike e politike.

Ato kanë shumë ngjashmëri me ’Ndranghetën — nga strukturat familjare dhe kodet e rrepta të sjelljes, të bazuara te besa, ndjenja e nderit dhe e fjalës së dhënë, deri te aftësia për t’u infiltruar në industritë ekonomiko-financiare dhe për të ndikuar në sektorin politik e administrativ.

Ndër protagonistët e librit tim janë trafikantët e drogës: disa planifikojnë vrasje nga burgu, drejtojnë trafikun dhe urdhërojnë hakmarrje. Çfarë roli ka mafia shqiptare në Evropë?

Është shumë e fuqishme. Është e pranishme në portet e Roterdamit, Anversës dhe Hamburgut; administron pjesën më të madhe të kokainës që shitet në Evropë dhe kontrollon pothuajse të gjitha pikat e shpërndarjes në Londër. Është një nga organizatat kriminale që po rrit me ritme të jashtëzakonshme peshën e saj në nivel ndërkombëtar, duke konsoliduar kontrollin mbi rrugët e trafikut – veçanërisht në sektorin e drogës, prostitucionit dhe armëve.

Falë një strukture shumë të mbyllur dhe lidhjeve sinergjike me grupe të tjera transnacionale, klanet shqiptare kanë arritur të depërtojnë në tregje të ndryshme legale dhe ilegale, duke e rritur ndikimin e tyre jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Evropë dhe në rajone të tjera të botës.

Sa përqind të lëndëve narkotike që hyjnë në Itali arrijnë t’i kapin autoritetet?

Është e vështirë të përcaktohet me saktësi, por përqindja e drogës së sekuestruar nuk duhet të kalojë 10–15 për qind të totalit.

Çfarë marrëdhëniesh ka mafia shqiptare me mafiet italiane?

Është bërë partnere tregtare e ’Ndranghetës, falë së cilës ka arritur të vendoset në Amerikën Latine, veçanërisht në Ekuador, Kolumbi dhe Brazil. Ajo ka marrëdhënie me organizatat kryesore kriminale transnacionale që veprojnë në Evropë, Amerikën e Veriut e të Jugut, dhe po e drejton gjithnjë e më shumë vëmendjen drejt tregjeve aziatike e australiane.

Shifrat janë të qarta: në Evropë konfiskohet më pak se 2% e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme. Pjesa tjetër futet me një lehtësi të habitshme në ekonominë ligjore. Duhet bërë më shumë, duke unifikuar strategjitë e luftës kundër krimit dhe duke ndjekur ndërmjetësit që ndihmojnë në pastrimin dhe riinvestimin e kapitalit mafioz.

Kur e kuptuat se mafia shqiptare po bëhej dominuese?

Të paktën që prej dhjetë vitesh. Grupet shqiptare nuk janë më ata që dikur sulmonin vilat e rajoneve të veriut. Prej kohësh janë bërë pjesë e qarkut të madh të trafikut ndërkombëtar të drogës, duke u shndërruar në një fuqi ekonomike e financiare — siç dëshmojnë investimet në Shqipëri që po ndryshojnë fytyrën e qyteteve si Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Vlora.

Në Romë, “kolona romane” e shqiptarëve ka vrarë, ka trafikuar drogë, ka torturuar, ka futur tonelata kokaine — dhe megjithatë, nuk ka asnjë vendim për mafie. Sa pas jemi, në planin gjyqësor, në luftën kundër krimit të organizuar?

Jemi shumë pas, sidomos në përballjen me mafiet jo autoktone, të cilat vazhdojnë të nënvlerësohen. Në rastin e grupeve shqiptare, ato kanë të gjitha karakteristikat e mafieve italiane: nga kontrolli i territorit – sidomos në rajonet e qendrës e veriut të Italisë – deri te aftësia për të ofruar “shërbime”, siguri dhe mbrojtje.

Përveç mbështetjes që marrin, ato përfitojnë nga bashkëpunimi i heshtur dhe lidhjet e forta me sipërmarrës, politikanë dhe profesionistë, duke ndërtuar një rrjet ndikimi që përhapet nga Tirana deri në Londër e Amerikën Latine.

Narkoshteti i Ramës/ ‘Shpërthen’ gazetari italian: Pse hesht Meloni për ‘Arubën’, takimi u konfirmua nga DIA

Edi Rama pritet të takohet me kryeministren italiane, Giorgia Meloni për të organizuar të pari takim ndërqeveritar mes dy vendeve.

Por kjo gjë ka sjellë reagime të ashpra në Itali.

Gazetari italian, Nello Trocchia thotë se Meloni po takohet me drejtuesin e një narkoshteti, të cilit i ka dhënë paratë e taksapaguesve italianë.

Në një editorial në gazetën ‘Domani’, ai thekson se Meloni po hesht për takimin e Arubës, ku drejtuesit e karteleve kriminale u takuan me përfaqësuesit e qeverisë së Edi Ramës.

Gazetari nënvizon se takimi i Arubës është konfirmuar nga DIA (Antimafia Italiane).

“Një çështje edhe më e rëndë, nëse merret në konsideratë ajo që ka zbuluar ‘Domani’ lidhur me një takim të konfirmuar nga DIA midis një karteli kriminal dhe përfaqësuesve të papërcaktuar të qeverisë Rama. Ishte viti 2019. Një ngjarje, për të cilën Rama ka zgjedhur heshtjen, e cila shkaktoi një stuhi politike dhe mediatike në Shqipëri, por u errësua në Itali.

KUSH JANË SERBËT NË MAL TË ZI? Shkruan: Millutin L. CEROVIQ – Me koment nga Xhafer Shatri – SYNIMET E RREZIKSHME TË SERBISË

Apo taksirati me e pasë dreqin kojshi

Në zallahinë e ndryshimeve kolosale gjeopolitike, Serbia, derisa, në njërën anë, flet gjithandej për integrime evropiane, në anën tjetër, po vazhdon me praktikën e gjithmonshme agresive.

Aktualisht tri shtete, fqinje të Serbisë, janë të rrezikuara drejtpërdrejtë dhe seriozisht nga imperializmi serb: Kosova, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi.

Çdonjëri prej tyre në mënyrë të veçantë, por me rrezik dhe qëllim të njëjtë: shpartallimi dhe zaptimi i territorit të tyre.

Në të tria rastet, qasja e Beogradit është e ndryshme.

Kundër Kosovës keqpërdorë serbët e këtushëm, si të ishin mina të kurdisura,

Kundër Bosnje e Hercegovinë Srpska Republikën si pykë, ndërsa,

Kundër Malit të Zi duke vënë në pikëpyetje identitetin e gjysmës së popullsisë malazeze dhe duke përdorë Kishën e fuqishme ortodokse serbe si tokmak.

Çështjen e identitetit të të ashtuquajturve serbë në Mal të Zi e trajton publicisti dhe analisti e ri e brilant malazez, Milutin L. Cerović.

Ky është i drejtëpërdrejtë dhe i shqetësuar seriozisht për gjendjen në Mal të Zi, sepse, sipas tij dhe, si duket, të shumicës së malazezve, «Pushteti i ri në Mal të Zi nuk punon për Malin e Zi, por për interesa të vendit fqinj dhe shpeshherë në dëm të qytetarëve të tij.»

Lexojeni me vëmendje analizën e tij të mprehtë, kushtuar temës së prushtë për identitetin. Sepse do të mësoni edhe për një tjetër vatër të re krize krejt afër nesh.

Ky artikull është botuar te « Aktuelno », datë 11 nëntor 2025

Në mungesë kohe, përkthimin, po edhe rezymimin e mëposhtëm, të analizës së Ceroviqit, ia besova nënës së ministres ediramiste, Diella.

___________

KUSH JANË SERBËT NË MAL TË ZI?

Shkruan: Millutin L. CEROVIQ

Pyetja shtrohet: çfarë, në të vërtetë, i shtyn ata serbë politikë në Mal të Zi?

Sepse ata nuk janë serbë as nga lindja, as nga prejardhja, as nga dokumentet – por nga premtimi.

________________________________________

Në të vërtetë, askush i gjallë që prej tre dekadash e gjysmë nuk e shtroi një pyetje fare të thjeshtë:

kush janë, në fakt, ata të famshëm “serbë në Mal të Zi”?

A ka fare të tillë? Dhe – ç’është edhe më interesante – nga erdhën në numër aq të madh, kur e dimë se asnjë shpërngulje historike nuk është regjistruar ndonjëherë?

Të mos e gënjejmë veten: përgjigjen për këtë pyetje të gjithë e dinë.

Pikërisht për këtë arsye – të gjithë heshtin.

Sepse e vërteta, si në Mal të Zi ashtu edhe në Serbi, prej kohësh trajtohet si shkelje – madje nganjëherë edhe si vepër penale.

Ky tekst, pra, ka për qëllim ta çmontojë këtë temë të ndaluar me dhunë – në atome dhe molekula.

(Unë) Shkrimtari i këtyre rreshtave ka për synim të tregojë qartë, me fakte dhe me arsyetim të shëndoshë, atë që shumëkush e di, por rrallëkush guxon ta thotë:

asnjëherë nuk kanë ekzistuar serbë në Mal të Zi.

________________________________________

Për cilët serbë po flasim këtu?

Për ata që janë lindur në Mal të Zi, prindërit e të cilëve janë lindur po në Mal të Zi, dhe të cilëve në çertifikatën e lindjes u shkruan “serb”.

Të tillë, me falni, ka më pak se përmbytje në Saharë.

Të gjithë e dinë këtë, por të gjithë – heshtin.

Dija, ta dini, në këto anë prej kohësh është bërë materie shoqërore e rrezikshme.

Dhe tani dikush do të thotë:

“Po mirë, si është e mundur – kur në regjistrim 30% e popullsisë deklarohen si serbë?”

Ja ku qëndron, zotërinj, thelbi i çështjes.

Ato 30% do të deklaroheshin pa problem edhe si dhelpra, sikur t’u shpjegohej se kjo është në interesin e tyre, e jo si gjendje e vërtetë identitare.

________________________________________

Serbë hibridë

Për të qenë të saktë, bëhet fjalë për serbë hibridë – që lëvizin si makinat hibride: pak me rrymë, pak me karburant, e kur duhet – edhe me “hidrogjen politik”.

Pyetja është: çfarë në të vërtetë i lëviz ata serbë politikë në Mal të Zi?

Sepse ata nuk janë serbë as nga lindja, as nga prejardhja, as nga dokumentet – por nga premtimi.

U janë premtuar privilegje të ndryshme, përfitime politike e interesa të vogla, prandaj – ja ku janë – deklarohen siç “duhet”, që ato përfitime të mbahen gjallë.

Nuk mund, e dini, dikush të deklarohet me fjalë se është gjeni, shkencëtar apo vetë Ati Zoti, e të mos e dijë tabelën e shumëzimit

.

Ashtu siç nuk mund dikush të pohojë se është Napoleon Bonaparta, kur në fakt është thjesht një personazh vizatimi në formën e gjelit Sofronije nga oborri i fqinjit.

Pra, e njëjta gjë është edhe me “serbët kontroversë” nga Mali i Zi:

deklarohen, por askund – asnjë provë .

________________________________________

Po prova?

A keni, zotërinj, ndonjë provë të vetme se jeni ata që pretendoni se jeni – përveç deklaratës suaj?

Nuk keni.

Dhe këtë e dimë të gjithë.

E dini, po ashtu, se paraqitja e rreme është vepër e dënueshme me ligj?

Ju, megjithatë, e praktikoni atë prej vitesh – pa asnjë ndjenjë faji.

Disa të mençur thonë: “Secili ka të drejtë të deklarohet si të dojë.”

Në rregull.

Në atë rast, ja, unë po deklarohem si fitues trefish i Çmimit Nobel.

Nëse më pyesni për çfarë veprash – nuk ka rëndësi, ç’ju duhet ?

Mjafton që u deklarova.

Ja pra, zotërinj, e gjithë filozofia për “të drejtën e deklarimit”, për identitetet, për “kombet” dhe përrallat e tjera që s’kanë as themele, as dëshmi.

________________________________________

P.S.

Për t’u përgjigjur edhe në pyetjen e titullit:

Kush janë serbët në Mal të Zi?

Besoni ose jo – 99% e tyre janë malazezë të lindur.

Kush dyshon në këtë, le të përmendë qoftë edhe një emër të vetëm që e kundërshton këtë të vërtetë.

Deri atëherë, faktet qëndrojnë – si mali Lovçen:

Serbët në Mal të Zi nuk kanë ardhur prej diku tjetër – ata kanë ikur nga vetvetja.*

_____________________________

Përmbledhje analitike

Tema qendrore

Artikulli trajton pyetjen e identitetit të serbëve në Mal të Zi dhe sfidon legjitimitetin e atij identiteti duke e paraqitur si produkt politik, e jo etnik ose historik. Autori e sheh deklarimin si “serb” jo si fakt të lindjes apo të prejardhjes, por si rezultat i interesave dhe premtimeve politike.

________________________________________

Qëndrimi i autorit

Milutin L. Cerović mban një ton ironik, sarkastik dhe provokues. Ai pretendon se:

  1. Në Mal të Zi kurrë nuk kanë ekzistuar serbë “autentikë”, sepse nuk ka pasur asnjë valë historike shpërnguljeje serbe në këtë territor.
  2. Të ashtuquajturit “serbë të Malit të Zi” janë në fakt malazezë etnikë, të cilët për arsye politike apo materiale janë vetë-deklaruar si serbë.
  3. Ai i quan ata “serbë hibridë”, që veprojnë sipas interesit – “pak me rrymë, pak me karburant, e kur duhet me hidrogjen politik”.
  4. Ky vetëdeklarim sipas tij është formë mashtrimi identitar, një “paraqitje e rreme” që në një shoqëri normale do të konsiderohej edhe vepër e dënueshme.
  5. Autori ironizon të drejtën për vetëdeklarim, duke e çuar në absurditet: “Nëse secili mund të deklarohet si të dojë, atëherë edhe unë jam fitues i trefishtë i Çmimit Nobel.”

________________________________________

Mesazhi kryesor

Sipas Cerovićit, serbët e Malit të Zi nuk janë një komunitet etnik që “erdhi nga diku”, por një kategori e krijuar politikisht, që “u largua nga vetvetja”, pra nga identiteti i tyre malazez.

Në fund, ai përmbyll me metaforë:

“Serbët në Mal të Zi nuk kanë ardhur prej diku tjetër – ata kanë ikur nga vetvetja.”

________________________________________

Analizë e stilit

  • Toni: polemik, ironik, shpesh satirik.
  • Qasja: pseudoshkencore, por e mbështetur në arsyetim politik dhe sociologjik.
  • Synimi: jo informativ, por provokues dhe dekonstruktues ndaj diskursit serb në Mal të Zi.
  • Përdorimi i metaforës (përmbytja në Saharë, “hibridi politik”, “Napoleoni i lagjes”) e bën tekstin më lehtë të kuptueshëm, por edhe më polemik.

________________________________________

Përfundim

Cerović paraqet një kritikë të ashpër ndaj politizimit të identitetit serb në Mal të Zi, duke e interpretuar si fenomen të interesave pragmatike dhe jo të përkatësisë etnike.

Artikulli është pjesë e debatit të brendshëm malazez mbi identitetin kombëtar, që pas ndarjes nga Serbia (2006) është bërë një nga çështjet më të ndjeshme politike e shoqërore në vend.

 

BIRN: Mburoja politike e Ramës për Ballukun, një sfidë për drejtësinë

Kryeministri Edi Rama akuzohet se po merr në mbrojtje zv.kryeministren Belinda Balluku pas akuzës së ngritur nga SPAK, duke shmangur përgjegjësinë politike dhe në kundërshti të plotë me vlerat e Bashkimit Europian.

Lajmi se zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme u prit fillimisht me heshtje, më pas me shmangie dhe së fundmi me shfaqjen se asgjë nuk ka ndodhur.

Dhjetë ditë pas zyrtarizimit të akuzës, kryeministri Edi Rama dhe Balluku u shfaqën krah për krah në një aktivitet rutinë të titulluar “OSHEE Charge” të hënën lidhur me një rrjet kombëtar për karikimin e makinave elektrike.

Balluku vazhdon të mbajë pozicionet e larta në qeveri, pavarësisht se akuzohet për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera lidhur me tunelin e Llogarasë – një nga projektet më të kushtueshme të infrastrukturës në pesë vitet e fundit. Sipas hetimeve të SPAK, Balluku akuzohet se kontrolloi çdo hap të projektit rreth 190 milionë euro dhe paracaktoi fituesin, në shkelje të kritereve standarde të tenderit.

Për opozitën, Rama po i jep bashkëpunëtores së vet një mbrojtje të hapur politike duke sfiduar drejtësinë, në kundërshtim të plotë me standardet europiane të përgjegjshmërisë politike.

“Balluku e mban peng Ramën dhe e kërcënon që ta marrë me vete, pasi ajo në rastin e tunelit është thjesht ekzekutorja e aferës korruptive të ideuar nga Rama,” thotë deputeti demokrat, Belind Këlliçi, duke aluduar se dosja hetimore ofron fakte për lidhjen e tyre direkte në këtë “aferë”.

Këlliçi theksoi gjithashtu se duke mos i kërkuar dorëheqjen ose duke mos e shkarkuar nga detyra, Rama po krijon një “pengesë flagrante” për procesin e integrimit europian.

“Mbrojtja që i bën shkon në kundërshti të plotë të vlerave të BE-së dhe kërkesave të familjes europiane, pasi është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në sistemin e drejtësisë..,” shtoi Këlliçi.

Edhe për kreun partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, kryeministri Rama po e mbron Belinda Ballukun nga drejtësia duke e mbajtur në qeveri.

Sipas tij, “kjo ndodh sepse marrja e pandehur e Ballukut, zv.kryeministre e dytë pas Ahmetajt në këtë pozitë, tregon që korrupsioni është në rrethin më të ngushtë të mundshëm të Edi Ramës”.

“Qartazi është e papranueshme për Bashkimin Europian që Shqipëria të ketë një zv.kryeministre të pandehur dhe shumë shpejt Edi Rama do të detyrohet të zgjedhë, ose të shkarkojë Ballukun ose të pranojë që qeveria pengon haptas drejtësinë,” theksoi ai.

Përgjegjësia e munguar politike

Belinda Balluku iu bashkua kabinetit të Ramës si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në vitin 2019 dhe kontrollon prej më shumë se pesë vitesh portofolin më të madh qeveritar.

Ajo është gjithashtu zyrtarja më e lartë që përballet aktualisht me akuzat e SPAK, pas një linje të gjatë bashkëpunëtorësh të ngushtë të Ramës që e humbën pushtetin për shkak të akuzave penale si Arben Ahmetaj, ish-zv.kryeministër, Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës, Ilir Beqaj, ish-ministër i Shëndetësisë apo më herët Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm.

Vetë Rama ka zgjedhur përgjithësisht të mos konfrontohet me sistemin e drejtësisë kur merren nën akuzë zyrtarë të lartë të qeverisë së tij – por është kujdesur që të distancohet prej tyre.

Për herë të parë me Ballukun, Rama po i qëndron në krah numrit 2 të qeverisë, ndërkohë që ka shmangur komentet ndaj akuzave të ngritura ndaj saj. Analistët e politikës e shohin këtë sjellje si një shmangie nga përgjegjësia politike dhe morale, por njëherazi tregues se vendi nuk është demokratik.

Andi Bushati, botues i Lapsi.al i tha BIRN se qëndrimi në detyrë si e pandehur e numrit 2 të qeverisë do të ishte e papranueshme dhe e pamoralshme për një vend demokratik, ndërkohë që do të ndëshkohej elektoralisht.

“Por ngaqë ne nuk jemi më një vend demokratik, morali nuk ka kuptim dhe zgjedhjet janë thjesht një formalitet. Pra, Rama as nuk humbet duke e mbajtur Ballukun, as fiton më shumë duke e detyruar atë të dorëhiqet,” theksoi ai.

Për gazetarin Lutfi Dervishi, edhe pse akuza ndaj Ballukut nuk nënkupton fajësi të provuar, rasti kërkon sipas tij një ndarje të qartë mes përgjegjësisë ligjore dhe asaj politike.

“Përtej aspektit ligjor, përgjegjësia politike është një gjë tjetër,” thotë Dervishi, ndërsa shton se “një qeveri që pretendon të anëtarësoje vendin në BE duhet të jetë më e ndjeshme ndaj perceptimit publik, opinionit publik dhe besueshmërisë institucionale”.

Sipas Dervishit, kryeministri ka vendosur ta lexojë akuzën si një “proces personal”, duke heshtur apo sfiduar me daljet e tij publike.

“Edhe nëse prokuroria heq dorë sot apo gjykata do ta shpallë të pafajshme nesër, vetë procesi i nisur do të duhej të ishte i mjaftueshëm për një hap pas, qoftë edhe të përkohshëm, si shenjë respekti ndaj institucioneve dhe publikut,” vlerëson ai.

Në mungesë të reflektimit me dorëheqje apo shkarkim, Bushati vlerëson se i takon SPAK-ut ta zgjidhë këtë paradoks.

“Para se të kërkojmë një qasje morale, pra një gjë që është në vullnetin e atyre që e kanë në dorë dorëheqjen apo shkarkimin, duhet të ushtrojmë presion mbi institucionet që e kanë për detyrë ta zgjidhin këtë paradoks,” tha Bushati, duke iu referuar SPAK-ut.

“Personalisht mendoj se këtu përgjegjësia institucionale e SPAK është më e madhe se ajo morale e kryeministrit,” shtoi ai.

Shqipëria është në negociata për anëtarësim me Bashkimin Europian dhe kryeministri Edi Rama u mburr me atë që ai e quajti rekord absolut për hapjen e të gjithë kapitujve në vitin e fundit. Por analisti Lutfi Dervishi mendon se me qëndrimin ndaj Ballukut, qeveria e vendos në pikëpyetje angazhimin e saj për procesin e intergrimit.

“Pavarësisht nëse ka apo jo një presion të drejtpërdrejtë ndaj drejtësisë, fakti që një zëvendëskryeministre vijon të qëndrojë në detyrë ndërkohë që përballet me akuza penale për çështje tenderash, ngre pikëpyetje për standardet e integritetit dhe për vendosmërinë e qeverisë në luftën kundër abuzimit dhe korrupsionit,” theksoi Dervishi.

Por Bushati mendon ndryshe, ndërsa thekson se rasti “Balluku” as nuk e përforcon dhe as e mpak “njollën e imazhit të një qeverisjeje të korruptuar”.

“Nëse për burokratët e BE-së rruga e përafrimit me Brukselin, të kësaj Shqipërie që është, konsiderohet si histori suksesi, këtë përshtypje nuk do e prishë qëndrimi i një zv. kryeministreje të pandehur në postin e saj,” tha ai.

Për Bushatin, fati i Ballukut do varet nga kalkulime dhe llogari të brendshme dhe jo nga ardhmëria e rrugës drejt BE./ BIRN

Skandali korruptiv në Rumani ekspozon skemën e shitjes së armëve që synonte ta mashtronte BE-në

Një ushtar ukrainas në vijën e frontit në rajonin e Donjeckut. Maj, 2025.

 

Simona Carlugea, Shërbimi rumun i REL-it, Shërbimi bullgar i REL-it

Autoritetet në Rumani kanë arrestuar një ish-senator i cili dyshohet se kishte tentuar t’i ofronte ryshfet prej 1 milion eurosh ministrit të Mbrojtjes të shtetit për të lehtësuar një marrëveshje armatimi që mund të financohej në mënyrë mashtruese nga një program i Bashkimit Evropian.

Marrëveshja në fjalë është e ndërlikuar: blerja e predhave të tipit rus në Kazakistan, importimi i tyre në Rumani, ribrendimi i tyre si predha rumune dhe më pas shitja e tyre në Ukrainë përmes një ndërmjetësi në Bullgari.

Ideja ishte të krijohej një skemë për biznes të ardhshëm që mund të përfitonte fonde nga programi i BE-së për Riarmatosjen e Evropës, që u lansua në mars për të mbështetur prodhimin e armëve brenda bllokut 27 anëtarësh.

Shërbimi rumun i Radios Evropa e Lirë ka biseduar me dy figura kyç të përfshira në këtë rast.

Njëri prej tyre tha se ishte kontaktuar nga ish-senatori Marius Ovidiu Isaila, ndërsa tjetri nga një biznesmen bullgar i quajtur Roman Ivanov Angelov.

Në fillim të tetorit, Angelov dyshohet se udhëhoqi një delegacion që kontaktoi kreun e Romtehnica, kompani tregtare e armëve që përfaqëson Ministrinë e Mbrojtjes të Rumanisë, duke kërkuar që të shfrytëzojë kontaktet e saj në Kazakistan.

Ofertë “e dyshimtë”

“Ata më propozuan një marrëveshje”, tha shefi i Romtehnica, Razvan Mincu, për Radion Evropa e Lirë. “Ne do të merrnim municion nga Kazakistani dhe do t’ua rishisnim atyre”.

Por, Mincu tha se oferta iu duk “e dyshimtë” dhe kishte refuzuar propozimet.

Sipas një raporti të prokurorëve rumunë, Isaila i ishte afruar një ndërmjetësi duke tentuar që ta korruptonte ministrin e Mbrojtjes, Ionut Mosteanu, që të lehtësonte marrëveshjen.

REL-i ka biseduar me ndërmjetësin, politikanin Octavian Berceanu, i cili u bë sinjalizues dhe bëri 17 incizime të fshehta për organet e rendit gjatë takimeve të tij me Isailan.

“Kjo ka të bëjë me një grup që dëshiron të sjellë municione ruse apo të llojit rus në Rumani, të cilët më pas mund të eksportohen në Bullgari e prej aty në Ukrainë. Të gjitha [të blera] me para të Bashkimit Evropian”, tha ai.

“Më ofruan 10 milionë euro për t’u bërë pjesë e këtij grupi. Kjo është metoda, ata u ofrojnë shuma të mëdha politikanëve për t’i rekrutuar ata”.

Deklaratat e Isailas dhe transkriptet e incizimeve të bëra nga Berceanu, të publikuara më 10 nëntor nga faqja rumune Gandul, sugjerojnë se ai po punonte me të tjerët – shpesh u referohej si “ne” dhe nënkuptonte se bëhej fjalë për shuma të mëdha parash dhe ndikim politik.

Në një moment, ai citohet të ketë thënë: “Unë jam personi që e hap derën. Dhe unë e hap derën për ju: NATO, Ambasadë amerikane, Gjermani”.

Në një shkëmbim tjetër, ai citohet t’i ketë thënë Berceanut: “Më thuaj sa të duhet dhe në mbrëmje… brenda 24 orësh, do t’i kesh të gjitha paratë”.

Isaila po ashtu citohet duke përshkruar se si funksiononte skema. “Ne i blejmë [predhat] nga Kazakistani, i çmontojmë vetë, i sjellim të çmontuara këtu… i rimontojmë, i lyejmë, i sistemojmë dhe shteti rumun i shet ato”.

“Miliarderë brenda natës”

Sipas transkriptove, Isaila gjithashtu sugjeroi se një skemë e ngjashme veçse ishte zbatuar në Shqipëri, dhe tha se të përfshirët në të “u bënë miliarderë brenda natës”. Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri dhe autoriteti kundër korrupsionit nuk iu përgjigjen pyetjeve të REL-it.

Ministri rumun i Mbrojtjes, Mosteanu, publikoi në rrjetet sociale se “një person u përpoq të blinte ndikimin tim me një milion euro për të lehtësuar një kontratë me Romtehnica. Refuzova në mënyrë kategorike çdo takim me atë person”.

Ndërkaq, Isaila është dërguar në paraburgim për 30 ditë, vendndodhja e biznesmenit bullgar, Roman Angelov, nuk dihet. Angelov është hisedari i vetëm në një kompani të quajtur Sofia Arm Tech, që vitin e kaluar mori një licencë ndërkombëtare për tregti armësh.

Para kësaj, kompania nuk kishte regjistruar asnjë aktivitet në dokumentet që kishte dorëzuar në regjistrin tregtar të Bullgarisë pas themelimit të saj në vitin 2020. Regjistrat tregojnë se kompania ka tetë punonjës.

As Angelov dhe as kompania nuk iu përgjigjën pyetjeve të Shërbimit bullgar të REL-it.

Përgatiti: Mimoza Sadiku

Deputetët ushtarë të Edvin Ramës- Nga GËZIM ZILJA

Është absolute që deputetët socialistë e dinë që kyeministri po gabon, në drejtimin e Shqipërisë. Tundimi për të mos thënë atë që mendon por atë që udhëheqësit i pëlqen të dëgjojë, është buka e përditëshme e intelektualëve dhe deputetëve të PS-së. Kjo lloj race e re intelektualësh (e gjen në të gjitha partitë) as që është e interesuar për të vërtetën, dhe ka një hendek midis asaj që ata thonë në publik dhe asaj që mendojnë realisht.
Kjo është drama më e madhe e intelektualit politikan shqiptar në përgjithësi dhe atij socialist në veçanti. Ky lloj intelektuali, kur është në pushtet është më i rrezikshmi, më intriganti dhe më servili. Sepse kërkon të të imponojë atë që mendon udhëheqësi dhe jo atë që është e vërtetë. Ky lloj deputeti parapëlqen t’i bëjë qejfin kryetarit, duke përfituar kudo, e duke vënë para së gjithash interesin e tij vetiak dhe familjar. Lufta për të zenë një mik me rëndësi ose një vend të rëndësishëm në drejtim, kërkon të bësh të pamoralshmin, t’u vesh stërkëmbëshin atyre, që deri dje i ke pasur shokë, duke mburrur e shenjtëruar lidershipin. Socialistët duket se të gjithë sot janë viktima të kësaj ideje, që po rrënjoset nga Edi Rama.
Roli qesharak që mori përsipër për “Ballkanin e Hapur,” apo “udhëheqësit global” plot miq e shokë, që jep leksione e mend në konferencat e mbledhjet në Europë, është blerë me para apo favore në dëm të Shqipërisë. Dhënia e Portit të Durrësit arabëve, Sazanin dhe Zvërnecin dhëndrit të Trampit, 8ha tokë Melonit, 80 ha tokë nga Baza e Pashalimanit mafies italiane, afera me portin e Limionit në Sarandë, projekti për Syrin e Kaltër me Melonin, dhënia e Portit të Vlorës, Fushës, tokat e bregdetit miqve e shokëve, etj, nuk kanë sjellë aspak zhvillim për vendin. Skandali me Tunelin e Llogorasë dhe TEC-et lundrues, po nxjerrin kaq shumë qelb e llum njerëzor sa heshtja, deputetët socialistë, i bën po aq fajtorë sa dhe Rama e Ballukët.
Përndryshe si është e mundur që në 83 deputetë, kur dhjetëra kryetarë bashkie, ministra e drejtues të lartë janë në burg, në ndjekje penalë, kur çdo ditë ndodhin skandale e vjedhje të papara e padëgjuara kurrë më pare, të mos ngrihej një deputet apo ministër e të pyeste: “Zoti Rama ku po shkojmë kështu? Nuk mund të fshiheni më pas gishtit! Në gjithë këto skandale, gjithë këta drejtues të lartë të PS-së që janë në burg ose nën hetim dhe të tjerë që presin rradhën a mbani përgjegjësi? Të gjithë të emëruarit janë zgjedhje juaj?”
Unë si qytetar pyes: Jeni ju deputetë e ministra dakord me drejtimin e Ramës? Shumë keq! Keni frikë? Prapë keq! Jeni dhe ju hajdutë dhe prisni rradhën të vidhni? Ende më keq! I gëzoni rrogës dhe privilegjeve?! Atëherë turpi ju mbuloftë dhe paçi përjetë mallkimin e fukarenjëve! Jeni dakord me modelet e Xhaçkës, Beqos, Zengjinesë, Veliajt, Ballukut e kompani? Epo në mos sot nesër do kërcasin sërish byzylyqet dhe burgu u pret.

VIDEOLAJM- Dalin pamjet e reja të ekzekutimit të Gilmando Danit në Rinas! Killerat e qëlluan disa herë me breshëri! Momenti kur i jepet goditja finale nga afër

Zbulohen pamjet e reja të ekzekutimit të krahut te djathte te Emiljano Shullazit, Gilmando Danit në Rinas pasditen e djeshme. Gjate ketij antentati mafioz mbeti i plagosur rende miku i tij, Muçi Shaljani alias Sheqeri, i cili eshte efektiv i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).

 

Në pamjet e siguruara nga gazetarja Klodiana Lala, shihet momenti kur autorët kanë bërë pritë në rrethrotullimin e aeroportit te Rinasit, Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit, te cilet udhetonin me makinen benz i bardh. Killerat u kanë dalë përballë, duke hapur zjarr në drejtim të tyre.

Po ashtu, nga pamjet shihet se mjeti i viktimave ka dalë në korsinë tjetër, ndërsa autorët, të maskuar me veshje me dukje si jelek antipulumb, me maska dhe kapele, i janë afruar dhe kanë qelluar sërish, duke i dhënë goditjen finale nga afër. Një prej qitësve ka përdorur dy armë.

Autorët më pas largohen nga vendngjarja drejt fshatit Halil, ku edhe u gjet e djegur Toyota së bashku me 4 armët që u përdorën në atentat.

Mjeti i djegur i autorëve
Mjeti i djegur i autorëve

Viktima Gilmando Dani, mik dhe krahu i djathë i Emiljano Shullazit, dhe i plagosuri, Muçi Shaljani alias Sheqeri, mësohet se kanë udhëtuar nga Barcelona ditën e djeshme (11 Nëntor) para se ndaj tyre të qëlloshin me breshëri plumbash.

Fluturimi ishte planifikuar në orët e para të mëngjesit, por mësohet se linja ajrore kishte shtyrë udhëtimin për në drekë. Makina “Toyota” ka pritur ekzaktësisht disa minuta në rrethrrotullimin pranë aeroportit kur ndodhi atentati.

E gjithë zona, në momentin e ardhjes së makinës nga Nikla deri në Rinas, dhe më pas kur u largua në të njëjtin drejtim, ka qenë pa energji elektrike. Kjo ka ngritur dyshime të forta tek hetuesit pas për shkak të mungesës së energjisë asnjë kamera nuk e ka fiksuar lëvizjet e mjetit ku ndodheshin autorët.

Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani (Sheqeri)
Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani (Sheqeri)

Autorët nuk kanë vepruar të vetëm

Burime bëjnë me dije se autorët që ekzekutuan Glimando Danin nuk kanë vepruar të vetëm, por dyshohet se janë ndihmuar edhe nga persona të tjerë, të cilët kanë qëndruar me dy makina dhe kanë pasur rolin e informatorit.

Po ashtu, nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton është fiksuar itinerari që ka ndjekur makina, por nuk identifikohen dot autorët.

“Burime nga grupi hetimor që po këqyrin kamerat e sigurisë ka rezultuar se makina Toyota që ishte e autorëve ka ardhur disa orë para se të ndodhte ngjarja nga zona e Niklës dhe sërish është larguar andej, ku me pas u dogj në fshatin Halil. Kamerat kanë filmuar lëvizjen e automjetit, por nuk kanë fiksuar fytyrat e autorëve. Gëzhojat e gjetura i përkasin të katër armëve të zjarrit që janë sekuestruar nga policia, konkretisht tre kallashnikovë dhe një pistoletë.

Në makinë kanë qënë katër persona, tre kanë qenë qitësit dhe njëri ka qenë shoferi. Njëri nga qitësit ka qëlluar me dy armë të ndryshme. Brenda makinës në momentin që ka qëlluar duke ecur paralele me makinën e Danit dhe më pas pasi kanë ndaluar në rreth, njëri prej autoreve ka zbritur me pistoletë në dorë dhe ka qëlluar ndaj Gilmando Dani”, raportoi gazetarja Xhensila Kodra.

Targat e “Toyota” të vjedhura në Greqi

Mësohet se targat e mjetit tip “Toyota”, që u gjet e shkrumbuar nga flakët në fshatin Halil dhe brenda të cilit ndodheshin 4 armë, rezultojnë të vjedhura në Greqi vitin e kaluar.

Ndërsa makina ende nuk është përcaktuar nëse është grabitur apo jo, per shkak se ende nuk është rikuperuar numri i shasisë për shkak të djegies së makinës.

Autorët të cilët kanë qenë 4, tre prej tyre qitës dhe 1 shofer, sipas burimeve, kanë ardhur nga Nikla në drejtim të Rinasit, zonë dhe nga janë larguar më pas.

Si ndodhi ngjarja

Ka qenë ora 14:30 e të martës (11 nëntor) kur persona ende të paidentifikuar sulmuan me breshëri kallashnikovi makinën ku ndodhej Gilmando Dani dhe miku i tij Muçi Shaljani Sheqeri. Ngjarja ndodhi në rrethrrotullimin e Rinasit, kur dy personat sapo kishin ardhur nga Spanja.

 

Autorët kanë qenë të maskuar me veshje me ngjyrat e rrobave të policisë, me maska dhe kapele, ndërkohë që pasi makina e dy personave të sulmuar nuk ka vijuar të ecë, personi që ka qenë në tokë, ka lënë kallashnikovin dhe me pistoletë, ka hapur derën e pasagjerit që kishte ndërruar jetë dhe ka qëlluar sërish mbi të.

Atentatorët kanë ikur në drejtim të Fushë-Krujës, si gjithnjë kur ndodhin krime në atë zonë dhe kalimtarë të rastit janë afruar për të hapur derën e shoferit të mjetit, pasi është parë që kishte shenja jete. Dera nuk hapej. Policia shkoi aty, por pas qytetarëve, me duar në xhepa.

Një person, civil, thyen xhamin e mjetit, hap derën dhe nxjerr me pak shenja jete jashtë shoferin, që rezultoi të ishte një agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ndërsa i pajetë në sediljen e parë të mjetit ishte Gilmando Dani, 47 vjeç, një emër shumë i njohur në vendin tonë, më shumë se sa për bëmat e tij, për miqësinë dhe kudondodhjen me Emiljano Shullazin, një prej emrave proverbial të krimit në vendin tonë.

Po ndërsa Shullazi vijon të jetë në qeli, i dënuar dhe me dy masa arresti të tjera shtesë, Gilmando Dani kishte fituar lirinë rreth një vit më parë, ndërsa kishte tentuar të niste edhe jetë të re. Por më 7 nëntor ai është nisur në drejtim të Barcelonës bashkë me mikun e tij të policisë dhe u kthye dje, për të mos dalë i gjallë nga aeroporti. Panorama

Dy zëra të fuqishëm të financës botërore për 100-vjetorin e Bankës së Shqipërisë

Me rastin e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë, dy nga figurat më të rëndësishme të financës ndërkombëtare – Kristalina Georgieva, Drejtore e Përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Christine Lagarde, Presidente e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), përcollën urimet dhe mesazhet e tyre për këtë jubile historik, duke vlerësuar rolin që Banka e Shqipërisë ka luajtur në ruajtjen e stabilitetit monetar dhe në udhëtimin e Shqipërisë drejt integrimit evropian.


Kristalina Georgieva dhe Christine Lagard (2)

Në mesazhin e saj përshëndetës, Kristalina Georgieva përgëzoi Bankën e Shqipërisë për 100 vite qëndrueshmëri, reformash dhe vizioni. Ajo theksoi se historia e bankës qendrore shqiptare është pasqyra më e mirë e evolucionit të shtetit shqiptar, nga standardi i arit e deri te politikat moderne të shënjestrimit të inflacionit.

“Pavarësia e bankave qendrore është shumë më tepër se një teknikalitet formal – ajo është gur themeli i qëndrueshmërisë kombëtare,” deklaroi Georgieva, duke nënvizuar rëndësinë e kuadrit ligjor, transparencës dhe komunikimit të hapur me publikun si elemente që garantojnë besimin dhe stabilitetin.

 

Shefja e FMN-së vlerësoi rolin kyç të Bankës së Shqipërisë në përballimin e krizave të viteve të fundit, nga kriza financiare globale tek pandemia e COVID-19 dhe theksoi se angazhimi i saj i palëkundur për politika të kujdesshme monetare dhe rregullim të përgjegjshëm ka forcuar themelet e qëndrueshmërisë ekonomike të vendit.

Duke parë përpara, Georgieva theksoi se Shqipëria përballet me sfida të reja si fragmentimi gjeopolitik, transformimi digjital dhe ndryshimet demografike, por theksoi se FMN do të mbetet një partnere e palëkundur në këtë rrugëtim për reforma dhe forcim institucional.

Kristalina Georgieva dhe Christine Lagard (1)

Në mesazhin e saj, zonja Lagarde vuri në dukje transformimin e jashtëzakonshëm të Bankës së Shqipërisë përgjatë një shekulli, duke theksuar se ky përvjetor është një moment reflektimi mbi rrugën e gjatë të kaluar dhe sfidat e së ardhmes.

Ajo kujtoi periudhën e vështirë të tranzicionit të viteve ’90, kur inflacioni në Shqipëri arriti mbi 200%, si dhe masat e guximshme të bankës qendrore për të rikthyer stabilitetin monetar.

“Ligji i vitit 1997, që i dha pavarësinë operacionale dhe mandatin e palëkundur për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve”, nënvizoi Lagarde.

Presidentja e BQE-së vlerësoi gjithashtu përpjekjet e Bankës së Shqipërisë për të përforcuar stabilitetin financiar dhe për t’u përafruar me standardet e Bashkimit Evropian, përmes rregulloreve prudenciale dhe përfshirjes në sisteme të rëndësishme evropiane të pagesave, si SEPA dhe në të ardhmen në TIPS Clone. Sipas saj, ky proces pasqyron jo vetëm suksesin institucional të bankës, por edhe përparimin e Shqipërisë drejt integrimit të plotë evropian.

“Ndërsa Shqipëria ecën përpara drejt një lidhjeje gjithnjë e më të afërt me Bashkimin Evropian, është thelbësore të ruhet angazhimi ndaj politikave të shëndetshme dhe institucioneve të besueshme,” përfundoi Lagarde.

Një shekull qëndrueshmërie dhe besimi

Të dyja drejtueset, në mesazhet e tyre, bashkohen në një ide thelbësore: suksesi i Bankës së Shqipërisë është një sukses i qëndrueshmërisë institucionale dhe i besimit publik.

Në një kohë ndryshimesh globale, Banka e Shqipërisë shihet si një ankorë stabiliteti dhe si një institucion që ka ditur të ruajë pavarësinë, integritetin dhe profesionalizmin – duke shërbyer jo vetëm si bankë qendrore, por si një simbol i maturisë dhe progresit të shtetit shqiptar. gsh


Send this to a friend