Dy ditë pas vizitës së drejtorit të INL, Mark Terakovski, sinjali i parë është dorëheqja e Engjëll Agacit nga detyra si Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë, pas daljes nga SPAK.
Në fakt, Agaci është pika kyçe që shikonte ligjshmërinë e vendimeve para se ato të kalonin në mbledhje qeverie. Dorëheqja e tij dhe marrja nën hetim për një çështje si ajo e inceneratorëve, nuk është as e rastësishme dhe as është bërë me short mes prokurorëve.
Nuk ka më justifikime me “letra që i firmoste fap e fap” pa i parë. S’mund të bëjë të paditurin. Agaci nuk e ka kaluar paligjshmërinë, favorizimin apo ligjet personale me kokë të tij. S’mund t’i sjellë dëme afatmesme apo afatgjata buxhetit me kokë të tij dhe pa urdhër.
Pra s’ka më kumbulla pas shpine. Është njeriu më i përshtatshëm për t’u bërë pentito!
Pse ka ndodhur kjo dhe çfarë ndryshoi kursin pas momentit të mbërritjes së drejtorit të INL?
Gjuha ndaj institucioneve bëhet më e vrazhdë, sidomos kur INL është investitore në një institucion si SPAK. Strategjisë së goditjes i shtohet edhe tërbimi: paratë e taksapaguesve amerikanë janë tentuar të shndërrohen në mbrojtje të State Capture.
Çfarë ndodh ekzaktësisht përveç mbrojtjes totale?
Justifikime të tilla si:
• “procedura”
• “kompleksiteti”
• “konteksti”
Nuk merren më si përgjigje (Dumani fliste për vjedhje intelektuale).
Koha bëhet kriter.
Nuk pyetet më:
• “a po punohet?”
Pyetet:
• “pse ende s’ka lëvizje?”
Mbrojtja bëhet selektive:
• vepron → mbrohet
• zvarrit → ekspozohet
Kjo është pika më e rrezikshme për pushtetin.
Heshtja interpretohet si mosbashkëpunim.
Në këtë fazë:
• mungesa e veprimit = sinjal negativ
• neutraliteti nuk ekziston më
Përkthimi:
“Keni pasur kohë. Tani kemi ne kohën.” Durimi si tolerancë ka mbaruar. Ka mbetur vetëm durimi si vëzhgim”.
Dhe ai është shumë më i rrezikshëm.
Në këtë pikë vendimi është marrë. Nuk është më çështje e fatit politik të një sistemi apo individi. Është çështje e reputacionit të SHBA dhe BE.
Do të ishte një shembull i keq, pasi nga autokratucë të vegjël do interpretohej si “procesi mund të thyhet”. “Procesi mund të blihet”.
Pra SHBA dhe BE do goditeshin fort në forcën e tyre. Shembulli s’do ishte vetëm për rajonin. Anëtarësimi në NATO s’mund të jetë koperturë për regjime kriminale, përkundrazi!
Në kushtet që është Shqipëria, krimi ka arritur në ato nivele sa është cenuar rendi kushtetues, duke të kujtuar jo vetëm sistemet komuniste, por shkon edhe më tej…
Ky nuk do jetë vetëm një dënim për sistemin kriminal që ka ndërtuar dhe ka ngritur alarmin e sigurisë kombëtare për SHBA/BE, por shërben edhe si shembull për matrapazët politikë provincialë që mendojnë se me asetet, me paratë e taksapaguesve, me shërbime seksuale sipas midese të lloj-lloj perversësh që na vijnë këtu, kërkojnë të blejnë mbështetje personale për të mbajtur pushtetin.
Kjo me Ramën merr fund!
Ah, sa për atë ftesën e famshme të 19 shkurtit, s’ka asnjë mundësi të shkojë. Madje kam përshtypjen se edhe vizën sikur ia kanë hequr. Le të shkojë ta testojë një herë.
Besoj e patë, Ivanka fshiu edhe fotot e Shqipërisë nga profili i saj. Thjeshtë ka mbaruar