VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Komentet

Fjalë të urta – Sami Frashëri: Trathtari ikën si dhelpra, pa qenë i ndjekur nga askush

Trathtari ikën si dhelpra, pa qenë i ndjekur nga askush; i drejti, edhe sikur ta rrethojë gjithë bota, qëndron me kurajo të plotë si luan dhe nuk tundet nga vendi.
SAMI FRASHËRI

Aforizmi i ditës – 30 nëntor 2020

Wisdom comes by disillusionment.

George Santayana

Zgjuarsia vjen  nga zhgënjimet.

George Santayana

 

Fjalë të urta – Sami Frashëri: Bota është një shesh i ekspozuar shiut dhe erës

Bota është një shesh i ekspozuar shiut dhe erës; ai që në këtë shesh e ruan dritën e përpjekjes e të kuptimit dhe nuk e shuan, është filozof i vërtetë.
SAMI FRASHËRI

Aforizmi i ditës – 29 nëntor 2020

Women want mediocre men, and men are working to be as mediocre as possible.

Margaret Mead

Gratë duan burra mediokër, dhe burrat po bëjnë ç’është e mundur për të qenë sa më mediokër.

Margaret Mead

 

Fjalë të urta – Sami Frashëri: Kombi është themeli i godinës së shtetit

Kombi është themeli i godinës së shtetit, sa më i fortë të jetë themeli, aq më shumë qëndron godina.
SAMI FRASHËRI

Aforizmi i ditës – 28 nëntor 2020

Exclusion is never the way forward on our shared paths to freedom and justice.

Desmond Tutu

Përjashtimi nuk është kurrë mënyra e duhur në shtigjet tona të përbashkëta të lirisë dhe të drejtësisë.

Desmond Tutu

 

Fjalë të urta – Sami Frashëri: Ekzistenca dhe lumturia e shoqërisë njerëzore varet nga gruaja

Ekzistenca dhe lumturia e shoqërisë njerëzore varet nga gruaja. Midani thot: “Aty ku mungon gruaja, asaj duhet bërë një shtatore prej druri.”
SAMI FRASHËRI

Aforizmi i ditës – 21 nëntor 2020

I will love the light for it shows me the way, yet I will endure the darkness because it shows me the stars.

Og Mandino

Unë do ta dua dritën, sepse ajo ma tregon rrugën; megjithatë e duroj errësirën, sepse ajo m’i tregon mua yjet.

Og Mandino

Fjalë të urta – Sami Frashëri: Do që të mos ndihet fjala që do të thuash?

Do që të mos ndihet fjala që do të thuash? Mos e thuaj. Do që të mos shihet puna që do të bësh? Mos e bër.
SAMI FRASHËRI

Aforizmi i ditës – 26 nëntor 2020

There is one day that is ours. Thanksgiving Day is the one day that is purely American.

O. Henry

Ka një ditë që është vetëm e jona. Dita e Falënderimeve është ajo ditë që është mirëfilli amerikane.

O. Henry

 

Fjalë të urta – Sami Frashëri: Shërbimin që bën arsimi për përmirësimin e një kombi

Shërbimin që bën arsimi për përmirësimin e një kombi, ligji s’mund ta bëjë kurrë.
SAMI FRASHËRI

Aforizmi i ditës – 25 nëntor 2020

The brain is a wonderful organ; it starts working the moment you get up in the morning and does not stop until you get into the office.

Robert Frost

Truri është një organ i mrekullueshëm; ai fillon të punojë sapo ti zgjohesh në mëngjes dhe nuk pushon derisa ti arrin në zyrë.

Robert Frost

 


Send this to a friend