VOAL- Nuk duhet të luash me dashurinë.
Kthimi e bën dikë ta dojë lamtumirën.
Sa e lavdishme është – dhe gjithashtu sa e dhimbshme – të jesh një përjashtim.
Me një puthje le të nisemi për në një botë të panjohur.
Nuk ia dal dot – pavarësisht vetes, pafundësia më mundon.
Artistët e mëdhenj nuk kanë atdhe.
Nuk ka trishtim më të keq sesa të kujtosh lumturinë në ditën e trishtimit.
Këngët më dëshpëruese janë më të bukurat, dhe unë njoh disa të pavdekshme që janë lotë të pastër.
Çdo varg i paharrueshëm i një poeti të vërtetë ia kalon dy a tri herë përmbajtjes së shkruar./Elida Buçpapaj