Ndoqa një lajm rastësisht në kazan median e “rilindjes” që Partia Socialiste paska festuar sot 35 vjetorin e themelimit në Durrës!
Nuk ka deri më sot asnjë vendim, akt ligjor apo qoftë edhe vendim politik të themelimit të Partise Socialiste pas vitit 1990!
Nuk ka asnjë regjistrim themelimi në gjykatat shqiptare të ndonjë force të re politike që sot njihet si Partia Socialiste!
E sfidoj këdo që ma gjen dhe publikon një vendim të tillë!
…vetëm nëse kjo është bërë në ilegalitet se këtë e kanë zanat komunistët shqiptarë!
***
Partia që njihet sot si partia socialiste na është thënë që është themeluar në vitin 1941 nga Dushan Mugosha e Miladin Popoviçi me emrin Partia Komuniste e Shqipërisë – PKSH!
– në vitin 1948 PKSH ka ndërruar emrin në Partia e Punës së Shqipërisë – PPSH!
– në 13 qershorin e vitin 1991 kongresi i 10të i Partisë së Punës së Shqipërisë vendosi ndërrimin e emrit nga PPSH në Partia Socialiste e Shqipërisë!
Pra miq, nuk kemi asnjë vendim apo akt që shkrin apo shpërndan PPSH-në dhe krijon PS-në!
Unë si shumë prej jush e kemi jetuar atë kohë dhe arkivat janë aty!
PPSH vetëm ka ndërruar emrin në vitin 1991 e nuk kemi themelim të ndonjë forcë të re politike!
Nëse ata pretendojnë se janë forcë e re politike duhen shpallur të PALIGJSHËM sepse janë ilegjitimë!
Le të dalë dikush e të ma hedhë poshtë këtë aresyetim:
Një numër i gazetës ‘Zeri i Popullit’ botuar në vitin 1995 ka në ballinën e saj;
– Gazetë e Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe po ta shikoni me kujdes në anën e djathtë thotë….viti i 54-t i botimit!
Një parti nuk mund të kishte “Zerin e Popullit” si organ të saj nëse do ishte e re apo e rithemeluar!
Nuk mund të ketë rithemelim pa një akt shkrirjeje/shpërndarjeje të partisë së vjetër apo distancimi të prere nga trashëgimia politike e kriminale e saj!