VOAL

VOAL

Hillary Clinton – amerikanëve: Mos u dorëzoni kurrë!

Me një fjalim emocionues, duke shfaqur hapur vuajtjen dhe dhimbjen, u shfaq në daljen e parë publike që pas humbjes përballë Trump në garën për presidentin e SHBA, Hillary Clinton.

 

“Nuk është e lehtë të jem këtu, javën e shkuar mendova të mos dilja më nga shtëpia”- ka thënë ajo.

Kandidatja demokrate tha se ajo donte të futej brenda në shtëpi me një libër të mirë dhe të mos dilte më kurrë.

Deklaratën e bëri në një fjalim gjatë një aktiviteti bamirësie për fëmijët, ku ajo u kërkoi të pranishmëve të luftonin për vlerat amerikane dhe të mos hiqnin dorë.

“Tani do ta pranoj që të vija këtu nuk ishte e lehtë aspak për mua,” tha ajo në Fondin e Mbrojtjes së Fëmijëve.

“Ajo që doja të bëja gjatë gjithë javës së shkuar ishte të ulesha në shtëpi e të lexoja ndonjë libër, të nxirrja qentë dhe të mos dilja më kurrë nga shtëpia”- tha ajo.

E veshur me blu, ajo e bëri thirrjen e saj për të pranishmit. “Mos u dorëzoni kurrë”. “E di që së fundi shumë njerëz kanë menduar nëse Amerika është vendi që ne të gjithë mendonim, por ju lutem dëgjoni cfarë ju them, ia vlen të besosh te Amerika. Na takon të gjithëve të punojmë për ta bërë me të fortë e më të drejtë dhe ende, kemi nevojë për ju, Amerika ka nevojë për energjinë tuaj, ambicjen tuaj dhe talentin tuaj. Ne do t’ja dalim”-tha ajo.

Audienca e ngritur në këmbë, brohoriste emrin e Hillaryt dhe e shoqëroi me duartrokitje gjatë një fjalimi emocionues.

Me votë popullore Hillary udhëheq me mbi 1 milion e 300 mijë vota

Edhe pse votimi ka përfunduar, numërimi ende vazhdon edhe një javë pas votimeve. Hillary Clinton ka 62,793, 044 vota ndërsa Donald Trump ka 61,469,976 vota.

Raportohet se votat nga Maryland, shtuan udhëheqjen e Clinton në më shumë se 1 milion vota. Clinton aty mori 20,000 vota ndërsa Trump 3.000.

Votat janë duke u numëruar ende në Californi, Utah dhe Washington, sipas Tracy Lewis, menaxhere e operacioneve zgjedhore e cila u prononcua për Associated Press. Rezultatet në Michigan janë shumë afër për t’u përfunduar.

Trump, një republikan dhe një humbës i parashikuar, shkoi në zgjedhje, fitoi Kolegjin Zgjedhor me një diferencë të konsiderueshme, duke mahnitur Washingtonin. Derisa Clinton pati një diferencë të madhe të votave të para në shtetet blu si California dhe u afrua më shumë se demokratët tradicionalisht marrin në shtete si Arizona dhe Georgia, Trump ka arritur të marrë shtetet si Wisconsin, duke i dhënë fitoren.

Humbja e papritur e Clinton në Kolegjin Zgjedhor ka nxitur disa debate për sistemin zgjedhor në mesin e demokratëve, të cilët gjithashtu humbën Shtëpinë e Bardhë, por fituan votën popullore në vitin 2000. Të martën, senatorja nga California, Barbara Boxer, ka paraqitur një projekt-ligj që do të eliminonte Kolegjin Zgjedhor.

Trump të marten u mburr në llogarinë e tij në Twitter se ai do të kishte fituar votën popullore poqese do të ishte në qendër të fushatës së tij.

“Në qoftë se zgjedhjet do të ishin të bazuara në votim të përgjithshëm popullor unë do të kisha bërë fushatë në N.Y. Florida dhe California dhe do kisha fituar më shumë dhe më lehtë,” shkroi ai. “Kolegji Zgjedhor në fakt është diçka gjeniale në atë që sjell në lojë të gjitha shtetet, duke përfshirë edhe ato më të vogla. Të bësh fushatë është shumë e ndryshme!”

statistikat

Demokratët i kërkojnë Trump të anullojë emërimin e Steve Bannon

Voal – Voal.ch shkruan se në një letër të hapur, shumica e demokratëve të Dhomës së Përfaqësuesve i kërkoi presidentit të zgjedhur Donald Trump që të anullojë emërimin e Steve Bannon si shef i strategjisë dhe këshilltarë i lartë i i Shtëpisë së Bardhë .

Themeluesi kontravers i Breitbart News është i njohur për idetë e tij nacionaliste.

Letrën e hapur e kanë nënshkruar 169 nga 188 demokratë të zgjedhur në Kongres, sipas të cilës emërimi i Bannon minon aftësinë e shefit të ardhshëm të Shtëpisë së Bardhë për të bashkuar vendin.

Në letrën e hapur citohen artikuj nga faqja e tij e internetit ku përçmohen sidomos hebrejtë dhe muslimanët.

“Miliona amerikanë kanë shprehur frikë dhe shqetësohen për mënyrën se si ata do të trajtohen nga Administrata Trump dhe emërimi që ai i ka bërë zotit Bannon ushqen dhe konfirmon frikën e tyre”, thuhet në letër./ Burimi/ Swissinfo.ch

Sfida e Trumpit për të bashkuar kombin

Pas rreth 2 muajsh Donald Trump do të jetë zyrtarisht presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara. Një nga sfidat kyçe të tij do të jetë balacimi i premtimeve të bëra në fushatë mbështetësve tij me nevojën për të shëruar plagë që u hapën dhe shqetësuan mjaft amerikanë pikërisht për shkak të kësaj retorike. Analistët thonë se emrat që zoti Trump do të zgjedhë për kabinetin e tij do të tregojnë shumë se çfarë tonesh kërkon t’i japë ai qeverisjes.

Fitorja impresionuese e Donald Trumpit u duket ende një ëndërr disa prej mbështetësve të tij dhe ai menjëherë përcolli një mesazh pajtimi në fjalimin e tij të fitores.

Mendoj se ka ardhur koha që të bashkohemi” – tha Donald Trump .

Por fitorja e zotit Trump u zbeh prej protestave nga Oregoni dhe Kalifornia në perëndim, në qytetin e ti, në Nju Jork dhe Masaçuset në lindje.

Jam i zhgënjyer, por ky më tremb” thotë një nga pjesmarrësit në protestat kundër presidentit të zgjedhur.

Pas zgjedhjeve janë shënuar disa incidente që kanë patur në shënjestër pakicat dhe myslimanët, diçka rreth së cilës zoti Trump u pyet gjatë emisionit “60 Minuta” të rrjetit CBS.

Më trishton të dëgjoj një gjë të tillë, ndaj them ndalni, nëse ndihmon”-tha Donald Trump.

Tejkalimi i ndarjes politike është shqetësim edhe për presidentin Barak Obama.

Është shumë e rëndësishme të përpiqemi të shpërndajmë mesazhe bashkimi, të mbrrijmë me to tek grupet e pakicave, gratë apo tek të tjerët që u shqetësuan nga përmbatja e fushatës”- tha presidenti Obama

Politika u trazua sërisht pasi zoti Trump nisi përzgjedhjen e qeverisë së tij, përfshi kryetarin e partisë republikane Reince Priebus si shefin e kabinetit dhe Stephen Bannon si këshilltarin e tij kryesor, një gazetar i diskutueshëm, I identifikuar me krahun e djathtë ekstrem.

Prova kryesore e Trumpit është përzgjedhja e ekipit qeverisës thotë John Fortier i qëndrës së politikave mbipartiake.

Proçesi i përzgjedhjes së stafit është shumë i rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara dhe si një kandidat që vjen nga jashtë politikës, ai nuk ka lidhjet tradicionale dhe njerëzit e duhur që një administrate duhet të ketë”.

Por aftësia e zotit Trump për të inkurajuar shërimin e kombit ka më shumë të bëjë me tonin e retorikës së tij, thotë Molly Reynolds e institutit “Brookings”.

Kemi ndjesinë e Trumpit që kemi parë në fushatë dhe kemi një version të zbehtë të Trumpit që vjen kohë pas kohe. Dhe pyetja është nëse ajo formë e tij që pamë gjatë fushatës elektorale do të shfaqet sërisht kur ai të jetë në krye të Shtëpisë së Bardhë. Këtë nuk dimë!”

Në javët që vijnë pritet që zoti Trump të bëjë publike emrat e kabinetit të tij. Ata që ai do të të përzgjedhë do të nënvizojnë edhe tonin që do të përdorë si president i ardhshëm.

Një shkollë e mesme proteston kundër zotit Trump

Rreth një mijë gjimnazistë nga kryeqyteti amerikan dhe zonat përreth braktisën mësimin për të zhvilluar një marshim në qytet të martën me nota proteste kundër presidentit të sapo zgjedhur Donald Trump.

Një klub i të drejtave të njeriut nga Shkolla e Mesme “Woodrow Wilson” i lajmëroi nxënësit përmes medias sociale dhe u dërgoi email prindërve lidhur me synimet për të organizuar protestën. Lakita Porchia është nëna e një studenti protestues.

“Kur fola me tim bir ai më sqaroi se donte të tregonte unitet me shokët e tij dhe se nuk i besonte prentendimet e zotit Trump.”

Disa studentë kishin veshur bluza me mbishkrimin “grua e ulët”, një referencë ndaj komentit që zoti Trump bëri për kundërshtaren demokrate Hillary Clinton.

Edhe pse këta studentë nuk mund të votojnë, ata dëshironin të shprehnin qëndrimin e tyre ndaj presidentit të zgjedhur. Matt Floid është njëri prej tyre.

“Kjo do të thotë unitet dhe e kemi shprehur zëshëm qëkur u mblodhëm. Në një mënyrë duhet të reagojmë ndaj retorikës, nuk mund të kemi një vend ku retorika e mbushur me urrejtje pranohet nga shoqëria. Kjo është qesharake.”

Në mbarë vendin janë zhvilluar protesta masive të përditshme, që nga fitorja e zotit Trump ndaj zonjës Clitnon. Por tani, grupe aktivistësh po hartojnë planet për një protestë ditën që zoti Trump do të bëjë betimin.

Mbi 80 mijë njerëz kanë nënshkruar në Facebook për të marrë jesë në Marshimin e Grave në Uashington me 21 janar.

Në një intervistë televizive të transmetuar të dielën, zoti Trump tha se amerikanët nuk kanë pse të frikësohen nga presidenca e tij.

Të premten ai shkroi në Twitter se i pëlqen fakti që ka grupe të vogla që kanë pasion për vendin dhe parashikoi se “ne të gjithë do të jemi të bashkuar dhe krenarë”.

SHBA: Ripërtrihen sanksionet kundër Iranit e mbështetësve të Sirisë

Pamje nga një senacë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara

 

Dhoma Përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara pothuajse unanimisht e ka miratuar legjislacionin dypartiak për ripërtritjen e sanksioneve kundër Iranit dhe imponimin e sanksioneve të reja kundër mbështetësve të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

Ky legjislacion, që është miratuar me 419 vota për dhe 1 kundër, tregon mbështetje të gjërë në Kapitoll Hill për mbajtjen e presionit ekonomik ndaj Teheranit dhe ndëshkimin e mbështetësve të qeverisë së Sirisë.

Ky legjislacion ishte sponzorizuar nga kryesuesi republikan i Komitetit të punëve të jashtme, Ed Royce, dhe demokrati më i lartë në këtë komitet, Eliot Engel.

Tash ky legjislacion duhet të diskutohet në Senat, para se t’i dërgohet presidentit, Barack Obama, për nënshkrim.

(Video- intervista e plotë) Dëgjoni çfarë thotë Joe DioGuardi: Nuk ka kurrfarë deklarate të Trump-it pro serbëve dhe kundër shqiptarëve

DioGuardi premton lobim të fortë për Kosovën në administratën Trump

Joseph DioGuardi, ish-kongresisti amerikan me origjinë arbëreshe, njeriu i parë që i hapi rrugën çështjes shqiptare në Kongresin amerikan, në fundin e viteve ’80, thotë se do të fillojë një lobim të fortë edhe në administratën Trump për Kosovën, ndërkohë që ai nuk e di me siguri se cili do të jetë qëndrimi i presidentit te ri amerikan, Donald Trump, ndaj shqiptarëve.

Megjithatë, për një gjë ai është i sigurt: presidenti i zgjedhur Trump i njeh shqiptarët, për shkak se mijëra prej tyre punojnë në bizneset e tij në New York, dhe gëzon respekt për ta.

Duke folur për Vizion Plus, ai i përgjigjet shkurtimisht pyetjes se drejtpërdrejte: Çfarë mendoni se do të ndryshojë dhe si mendoni se do të jenë marrëdhëniet mes presidentit të ri amerikan dhe shqiptarëve në rajon?

“Kjo mbetet për t’u parë”, ka thënë ai.

Por, DioGuardi diçka shumë të rëndësishme e di më mirë se kushdo tjetër, se si duhet gjetur mbështetja për shqiptarët aty dhe ku duhet lobuar me fort: Në Kongres.

“Nuk na intereson se kush është president. Ne duhet të përdorim fuqinë në Kongres. Këtu nuk funksionon si me Parlamentin në Kosovë, Shqipëri apo Maqedoni, ku një parti kontrollon gjithçka. Ne kemi miq në Senat, siç është senatori John McCain. Ai është mik yni. Ne e dimë se tashmë ai do të drejtojë Komitetin e Shërbimit Ushtarak në Senat, që është një Komitet shumë i rëndësishëm për të pasur miq pjesëtarë të tij. Dhe, në Dhomën e Përfaqësuesve në Kongres ne ende kemi Dana Rohrabacher që ka qenë më i miri dhe ka shërbyer si të ishte një armë automatike. Ne kemi njerëz që nxjerrin fjalët siç dalin plumbat nga një armë automatike, në momentin që kemi nevojë për ta, për një çështje të drejtë. Ne kemi marrë fuqi nga Kongresi, pavarësisht se kush ka qenë president”, ka thënë ai.

DioGuardi, që ka shërbyer në Dhomën e Përfaqësuesve si republikan, megjithatë është i sigurt për diçka: Trump i njeh shqiptarët, për shkak se mijëra prej tyre punojnë në bizneset e tij në New York, dhe gëzon respekt për ta.

DioGuardi thekson edhe njëherë se nuk ka kurrfarë deklarate të Trump pro serbëve dhe kundër shqiptarëve, duke iu referuar një artikulli të rremë të pak javëve më parë.

“E telefonova ndihmësen e tij personale për ta pyetur se si mund të ketë ndodhur që Donald ta ketë bërë këtë. Por ajo u përgjigj: Joe, ne e kemi dëgjuar këtë histori, por nuk ka dalë nga ne. Dikush e ka stisur. Ky është një artikull telefonatash. Kjo nuk ka dalë nga ne. Siç duket, dikush nga komuniteti sllav në Chicago po përpiqet ta bëjë të duket sikur ne po mbështesim sllavët, por kjo nuk është e vërtetë”, tha ai.

Joseph DioGuardi është njeriu i parë që i hapi rrugën çështjes shqiptare në Kongresin amerikan, në fundin e viteve ’80 të shekullit të kaluar. Falë tij nisi një qasje e re e Washingtonit zyrtar ndaj shqiptarëve. Ai dhe bashkëshortja e tij Shirley, mbeten edhe sot zëri më i fuqishëm pro-shqiptarëve në kryeqytetin amerikan, aty ku përcaktohen politikat e mëdha botërore.

Por shpresa e ish-kongresistit amerikan, Joseph DioGuardi, është funksionimi i ndryshëm i Kongresit dhe i Senatit në SHBA nga Shqipëria, Kosova apo Maqedonia ku në këto vende një parti kontrollon gjithçka. DioGuardi ka shumë shpresë te Senati, sidomos te senatori John McCain, mik i shqiptarëve.

Ish-kongresisti DioGuardi thekson se nuk ka kurrfarë deklarate të Trump-it pro serbëve dhe kundër shqiptarëve, duke iu referuar një artikulli të rremë të pak javëve më parë.

Giuliani vlerësohet kandidat serioz për sekretar shteti në administratën Trump

Ish-kryetari i New Yorkut, Rudolph Giuliani

Ish kryetari i New Yorkut, Rudolph Giuliani është ndër kandidatët kryesor për sekretar të shtetit në adminstratën e Donald Trump, thanë zyratrë të Trumpit më 14 nëntor.

Giuliani ishte këshilltari kryesor dhe më avokuesi më i zëshëm për Trumpin gjatë fushatës kundër demokrates Hillary Clinton.

Duke folur në një ngjarje të Wall Street Journal në Washington, Giuliani hodhi poshtë mundësinë që të bëhet prokuror i përgjithshëm i Trump – një punë për të cilën ish prokurori federal është parë si kandidati kryesor

Ai tha se mendon që John Bolton, ish ambassador i SHBA-së në OKB, “do të ishte një zgjedhje shumë e mirë” për sekretar të shtetit. Por I pyetur nëse ishte dikush tjetër më i mirë, ai u përgjigj me një buzëqeshje: “ Ndoshta unë, nuk e di’.

Inaugurimi i Trump bëhet brenda 66 ditësh dhe presidenti i zgjedhur është i përqëndruar në ndërtimin e ekipit dhe për të biseduar me udhëheqës të jashtëm.(REL)

Përveç Gulianit dhe Bolton,kryetari i Dhomës së Përfaqësuesva, Njut Gingrich gjithashtu është emëruar si një [prej kandidatëve kryesorë për një punë diplomatike.

Mijëra studentë protestojnë kundër Trumpit në SHBA

Protestat kundër presidentit të zgjedhur Donald Trump

Mijëra studentë kanë lënë orët e mësimit për të protestuar kundër presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, duke vazhduar protestat edhe në javën e dytë.

Rajoni i Los Angeles-it numëroi rreth 4 mijë studentë pjesëmarrës në protestë, që brohoritën “JO Presidenti im”, për shkak të planeve të Trumpit për të dëbuar imigrantët e paligjshëm dhe pë rtë ndërtuar murin ndërmjet SHBA-së dhe Meksikës.

Zyrtarët e arsimit në Seattle thanë se rreth 5 mijë studentë të shkollave të larta dhe nxënës të shkollave të mesme, rreth 10 për qind e studentëve të këtij distrikti, dolën në rrugë.

Qindra studentë të tjerë, marshuan në protestë në Portland, Oregon, Montgomery County, Maryland, Denver dhe në rajonin e San Franciscos, thanë autoritetet.

Dhjetëra mijëra njerëz marshuan në qytete nga Neë Yorku deri në Los Angeles në taubimet përgjithësisht paqesore që prej fitores së Trump ndaj demokrates Hillary Clinton, më 8 Nëntor. Trump siguroi vota të mjaftueshme në Kolegjin Zgjedhor prej 538 anëtarëve për të fituar presidencëm.

Protestuesit kanë dënuar sulmet ndaj grave që bartin shami të kokës, grafitet raciste dhe ngacmimin e fëijëve imigrantë.

Trump në një intervistë në CBS tha se ishte “i mërzitur” me incidentet e tilla dhe ju bëri thirrje kryesve të akteve të tilla “të ndalojnë”.

Sanders mbështet protestat anti-Trump

Senatori i Vermontit, Bernie Sanders i dhënë përkrahje protestave kundër presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, dhe ka vënë në pikëpyetje sistemin e Kolegjit Elektoral të Shteteve të Bashkuara, transmeton Express.

Gjatë një interviste në “USA Today”, senatori i Vermontit ka thënë se është koha për një diskutim serioz për sistemin elektoral, që i jep postin e presidentit dikujt, pavarësisht se ai nuk ka marrë shumicën e votave popullore.

Senatori Sanders ka thënë se i kupton të gjithë ata që janë kundër Trumpit dhe se janë të frustruar me qëndrimet e tij.

Sanders ka shtuar se njerëzit që po protestojnë kundër Trumpit dëshirojnë t’i tregojnë atij se e kanë luftuar shumë gjatë diskriminimin dhe fanatizmat, dhe nëse presidenti i zgjedhur do të vazhdojë këto përpjekje, atëherë do t’i ketë ata përballë. /Express

FBI: Më 2015 në SHBA ishin shtuar krimet kundër myslimanëve

Krimet e urrejtjes të raportuara kundër myslimanëve janë rritur në vitin 2015, në nivelin më të lartë, prej atyre që janë parë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, thuhet në statistikat e agjencisë amerikane FBI, të publikuara sot.

Grupet për të drejtat civile i kishin ngritur shqetësimet për një reagim të ashpër kundër myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, edhe para sulmeve terroriste në Paris dhe San Bernardino të Kalifornisë, më vonë atë vit, raporton agjencia AP, transmeton rel.

Në periudhën e raportuar përfshihet viti kalendarik 2015, por ai u publikua në periudhën e tensioneve të shtuara pas zgjedhjeve presidenciale të javës së kaluar në Shtetet e Bashkuara.

Në vitin 2015, kishin ndodhur 275 incidente me paragjykime anti-myslimane, krahasuar me 154 incidente që kishin ndodhur një vit më parë, kështu që kjo paraqet një rritje prej 67%.

Numri më i madh i këtyre krimeve ishte shënuar pas sulmeve terroriste më 11 shtator të vitit 2001, kur ishin raportuar 481 incidente kundër myslimanëve.

Trump bën emërimet e para

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë dy emërime kyçe.

Reince Priebus, kryetar i Komitetit Kombëtar Republikan, do të jetë shef i stafit. Në këtë rol, ai do të vendosë për përbërjen e re të Shtëpisë së Bardhë dhe do të shërbejë si kanal midis Kongresit dhe Qeverisë.

Stephen Bannon, nga Rrjeti i Lajmeve Breitbart, do të shërbejë si kryestrateg i Trumpit.

Bannon ishte larguar përkohësisht nga posti i shefit ekzekutiv të Breitbart për të shërbyer si shef i fushatës së Trumpit.

“Steve dhe Reince janë liderë të kualifikuar, që kanë punuar mirë në fushatën tonë dhe na kanë udhëhequr drejt fitores historike. Tani do t’i kem të dy në Shtëpinë e Bardhë, për ta bërë Amerikën të madhe përsëri”, ka thënë përmes një deklarate Trump.

Trump, kandidat i Partisë Republikane, ka mundur rivalen demokrate Hillary Clinton në zgjedhjet e javës së kaluar.

Ai do të marrë udhëheqjen e Shtëpisë së Bardhë më 20 janar, kur edhe presidenti i deritashëm, Barack Obama, përfundon mandatin e dytë.

Në intervistën e parë si president i zgjedhur, për televizionin CBS, Trump ka thënë se do të dëbojë ose burgosë deri në tre milionë migrantë të paligjshëm, me lidhje kriminale.

Trump ka thënë se nuk do të përmbysë legjislacionin për martesa midis çifteve me gjini të njëjtë.

Ai po ashtu ka thënë se do të heqë dorë nga paga e presidentit prej 400,000 dollarësh në vit dhe, në vend të kësaj shume, do të marrë vetëm një dollar.

Trump ka thënë se do të mendojë nëse do të emërojë ose jo një prokuror të posaçëm për të hetuar Hillary Clintonin mbi përdorimin e emailit privat gjatë kohës sa ka qenë Sekretare e Shtetit në administratën Obama.

Gjatë fushatës, ai ka thënë se do ta dërgonte atë në burg, nëse do të zgjidhej president.

Duke folur për CBS-in, Trump ka thënë se nuk do të donte t’i lëndonte Clintonët, të cilët, sipas tij, janë “njerëz të mirë”.

Ai i ka bërë këto komente derisa mijëra njerëz kanë protestuar për të pestën natë me radhë, në disa qytete të mëdha të SHBA-së, kundër zgjedhjes së Trumpit president.

Trump ka thënë se demonstruesit “nuk e njohin atë” dhe u ka kërkuar që “të mos kenë frikë”, sepse, siç ka thënë, “ne do ta rikthejmë vendin tonë”.

Trump është zgjedhur presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara, pas një fushate që është konsideruar si më e pista në historinë amerikane.

Përgatiti: Valona Tela

Trump i përkushtuar për dëbimin e miliona emigrantëve pa dokumente

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, tha se është i përkushtuar për ta mbajtur premtimin e tij për dëbimin e miliona emigrantëve pa dokumente nga Shtetet e Bashkuara, përfshirë afro 3 milionë, për të cilët ai thotë se mund të largohen me shpejtësi, pasi ai ta fillojë presidencën më 20 janar.

Gjatë një interviste për programin “60minuta” të Televizionit amerikan, pjesë të së cilës janë publikuar para transmetimit të sontëm, Trump ka thënë se ai do t’i përfshijë “njerëzit që janë kriminelë dhe kanë të kaluar kriminale, pjesëtarë të bandave, dilerë të drogës”.

Ai theksoi se “me gjasë dy milionë” e deri në tre milionë të 11.3 milionë migrantëve pa dokumente në Shtetet e Bashkuara, mund të dëbohen ose arrestohen shpejtë sipas planit të tij.

Duke u shprehur për planin e tij për ndërtimin e murit të sigurisë përgjatë gjithë kufirit jugor ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, Trump tha se kjo ndoshta nuk do të kërkoj beton në tërësi, por “do të ketë ndonjë lloj të gardhit” në disa hapësira.

“Por, në hapësira të caktuara, muri është më tepër përkatës”, tha Trump.

Diplomacia amerikane në tranzicion

Retorika e fushatës së presidentit të sapo-zgjedhur Donald Trump ka lënë pas ankth dhe konfuzion se çfarë rruge do të ndjekë politika e jashtme amerikane.

Gjatë fushatës biznesmeni i pasur ishte i paqartë në disa çështje kyçe, duke përfshirë luftën kundër grupit Shteti Islamik. Për çështjet e tjera ai ishte i qëndrueshëm dhe i bindur për: shfuqizimin e Partneritetit Trans-Paqësor, rinegocimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe tërheqjen nga marrëveshja e Parisit për klimën; të gjitha të cilësuara arritje të rëndësishme të administratës Obama.

Sa i përket traktatit për ndryshimet klimatike për të cilat Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord “ne do të presim për të parë se si administrata e ardhshme do ta trajtojë këtë, por unë besoj se ne jemi në rrugën e duhur, dhe kjo është një udhë që populli amerikan është angazhuar sepse shumica e popullit amerikan beson se ndryshimi i klimës në fakt, ndodh dhe kërkon ta trajtojë këtë çështje”, tha sekretari i Shtetit, John Kerry para se të nisej për në Aman.

Duke vizituar Antarktikën të premten e kaluar, sekretari Kerry u bëri thirrje amerikanëve që në mënyrë aktive ta kundërshtojnë skepticizmin e zotit Trump ndaj shkencës së klimës.

Zoti Kerry gjithashtu ka udhëzuar një tranzicion të rregullt në Departamentin e Shtetit.

“Fokusi ynë gjatë muajve të ardhshëm është për të siguruar që kalimi i pushtetit të ndodhë normalisht dhe me sa më efikasitet të jetë e mundur”, i tha Zërit të Amerikës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby.

“Ekipi i Tranzicionit Trump”, shtoi ai, “do të jetë i mirëpritur ngrohtësisht dhe me kandidatët ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që ata të kenë informacionin e nevojshëm për të udhëhequr këtë departament.”

Shqetësime të thella në lidhje me drejtimin e politikës së jashtme të zotit Trump janë duke u shprehur nga ish-zyrtarë të lartë të administratave të mëparëshme demokrate dhe republikane.

Presidenti i zgjedhur ka “denigruar aleatët tanë të NATO-s duke vlerësuar Vladimir Putin e Rusisë, dhe kritikuar aleatët tanë aziatikë, Japoninë dhe Korenë e Jugut. Ai u zotua për të mbajtur muslimanët jashtë SHBA-së, dhe ka fyer popullin meksikan me terma vulgare”, tha ish-nënsekretar i shtetit për çështjet politike, Nicholas Burns, tani profesor në Kennedy School of Government në Harvard.

Drejtori ekzekutiv i Qendrës për Marrëdhënie Transatlantike në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare, Daniel Hamilton pranë Universitetit Johns Hopkins, i tha Zërit të Amerikës se marrëdhëniet me Evropën përballen me një transformim, nëse administrata Trump kërkon nga aleatë që të “paguajnë në mënyrë të plotë” praninë amerikane në Evropë, dhe NATO.

Një zëdhënës i Kremlinit e ka deklaruar qasjen e politikës së jashtme të presidentit të sapo zgjedhur Donald Trump shumë të afërt me atë të presidentit rus Vladimir Putin.

“Kjo është ndoshta një bazë e mirë për optimizëm të moderuar se ata të paktën do të jetë në gjendje për të filluar një dialog”, tha Dmitry Peskov në komentet e transmetuara nga televizioni shtetëror rus Channel One të enjten.

Mes emrave për postin si Sekretar Shteti janë kryetari i Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, Bob Corker dhe ish ambasador i SHBA në Kombet e Bashkuara, John Bolton.

Ish-kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Newt Gingrich, i njohur për qëndrimet e tij të ashpra ndaj Iranit dhe Koresë së Veriut, është përmendur gjithashtu, edhe pse në ditët e fundit ai ka shprehur dëshirën për t’u përfshirë në marrjen e vendimeve të politikës për administratën e re, me sa duket nga brenda Shtëpisë së Bardhë.

Gjithashtu si një sekretar i mundshëm shteti është senatori Jeff Sessions, një republikan nga Alabama në Komisionin e Shërbimeve të Armatosura.

Të tjerë nën shqyrtim, sipas The New York Times, janë ish-ambasadori i SHBA në Afganistan Zalmay Khalilzad dhe gjenerali në pension Stanley McChrystal, i cili komandoi forcat amerikane në Afganistan.

Në SHBA protesta masive pas fitores së Trumpit

Edhe në ditën e katërt të protestave kundër fitores në zgjedhje të Trumpit, tubimi më i madh u organizua në Manhattan në New York

NEW YORK – Vala e protestave pas fitores së Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale ka vazhduar edhe mbrëmë në mbarë SHBA-të, ndërsa në sheshin Unon në Manhattan u mblodhën më shumë se 20.000 protestues.

Edhe në ditën e katërt të protestave kundër fitores në zgjedhje të Trumpit, tubimi më i madh u organizua në Manhattan në New York. Më shumë se 20.000 persona morën pjesë në marshin protestues drejt Trump Tower.

“Grua e fortë, bota e fortë”, “Mirë se vini muslimanë”, “Lufto për të drejtat tua”, “Trump nuk është presidenti ynë”, “Jo, fashizmit në SHBA”, dhe “Zgjohu SHBA” janë disa nga sloganet dhe porositë që demonstruesit brohorisnin gjatë protestës.

Demonstratave iu bashkëngjit edhe regjisori i njohur Michael Moore, ndërsa një grup i protestuesve të rinj bënë thirrje edhe Partisë Demokratike që të analizojë kandidaturën e Hillary Clinton, e cila humbi zgjedhjet, sepse siç pohojnë, oponenti i saj Bernie Sanders ka pasur më shumë gjasa që të fitojë Trumpin.

Protestat u zhvilluan nën masa të përforcuara të sigurisë, ndërsa tubime të tilla janë mbajtur edhe në Los Angelos, Chicago dhe qytetet tjera të SHBA-ve. Disa mijëra protestues në Chicago veshën rroba tradicionale indiane dhe me valle nëpër rrugë shprehën protestën e tyre për shkak të fitores së Trumpit në zgjedhje. Demonstruesit me “vallen e gjarprit” shprehën pakënaqësinë ndaj projektit të paralajmëruar të gazsjellësit në Dakotan Veriore. aa

SHBA: Vazhduan protestat kundër Trumpit, arrestime në Portland

Pamje nga protestat kundër zgjedhjes së Donald Trumpit në Manhatën të Nju Jorkut

Mijëra vetë kanë dalur mbrëmë në rrugët e qyteteve në Shtetet e Bashkuara, në kuadër të protestave për shkak të zgjedhjes së Donald Trumpit për president amerikan.

Disa mijëra njerëz mbrëmë kanë marshuar rrugëve të qendrës së Çikagos, duke brohoritur “jo urrejtje, jo frikë, imigrantët janë të mirëseardhur këtu”.

Në Menhetën të Nju Jorkut afro 2 mijë vetë kanë brohoritur “nuk është president imi”, derisa kanë marshuar kah selia e zotit Trump.

Nuk është raportuar për trazira ose dhunë.

Protesta ka pasur edhe në Los-Anxhelos, Portlaned dhe Majami.

Në Portland, gjatë natës, mijëra vetë kanë mbajtur protestë kryesisht paqësore. Por, ka pasur edhe dhunë, kur një demonstrues është plagosur, por jeta e tij nuk është në rrezik.

Policia në këtë qytet i ka arrestuar katër vetë lidhur me këtë të shtënë nga arma dhe ka njoftuar se gjithsej 17 vetë janë arrestuar prej fillimit të protestave më herët këtë javë.

Stema e sigurisë, simbol i mbështetjet për pakicat

Që nga fitorja e presidentit të zgjedhur Donald Trump, shumë amerikanë janë duke mbajtur një stemë në xhaketat e tyre që simbolizon solidaritetin kundër intolerancës.

Ky gjest i thjeshtë synon të ofrojë mbështetje pa zhurmë për minoritetet, gratë, emigrantët, komunitetin LGBT, të cilët mund të ndihen të marxhinalizuar nga retorika përgjatë fushatës Trump. Fushata e tij premtoi të deportojë emigrantët dhe të ndalojë hyrjen e myslimanëve, krahas komenteve degraduese për gratë, duke ushqyer frikën e ksenofobisë tashmë që ai pritet të marrë detyrën.

Që nga zgjedhja e tij ditën e martë, njoftimet tregojnë një rritje të incidenteve racore dhe krimeve të urrejtjes në mbarë vendin. Organizata “Southern Poverty Law Center”, e cila monitoron grupimet e urrejtjes, ka dokumentuar mbi 200 incidente ngacmimesh dhe intimidimi gjatë tre ditëve që pasuan zgjedhjet.

Moda e të quajturës “stema e sigurisë” është përhapur në mediat sociale, duke ndjekur modelin e përdorur në Britani nga kundërshtarët e daljes nga BE-ja, të cilët mbartën stema solidariteti për emigrantët dhe minoritetet që përjetuan një rritje të krimeve të urrejtjes.

Donald Trumpi takohet për të dytën ditë me ekipin e tranzicionit

President i zgjedhur Donald Trump u takua dje për të dytën ditën radhazi me ekipin e tij të tranzicionit për në Shtëpinë e Bardhë, duke synuar të plotësojnë me shpejtësi një listë të anëtarëve të rinj të kabinetit dhe pozicionet më të larta të administratës.

Pozicioni i shefit të stafit të Shtëpisë së Bardhë, i cili ka përgjegjësinë e menaxhimit të zyrës ekzekutive të Presidentit, pritet të ketë një rëndësi në rritje në adminstratën e re, për shkak të mungesës së eksperiencës politikë-bërëse të zotit Trump dhe të lidhjeve me qendrat e pushtetit në Uashington.

Kryetari i Komitetit Kombëtar Republikan (RNC), Reince Priebus, mendohet se po shqyrtohet për këtë pozicion, krahas kreut të fushatës Trump, kryeredaktorit të “Breibart News”, Stephen Bannon, një figurë e debatueshme që ndihmoi në mobilizimin e konservatorëve të djathtë.

Strategu dhe drejtori i komunikimeve në RNC, Sean Spicer, paralajmëroi që mos t’u kushtohet shumë vëmendje njoftimeve se cilët janë emrat që po shqyrtohen.

“Nuk dua të nxjerr karrocën përpara kalit”, u shpreh zoti Spencer sot për rrjetin CNN, duke shtuar se vendimet për personelin do të merren nga vetë presidenti i zgjedhur.

Emërimet e bëra nga presidentët shërbejnë si tregues të politikave që ata planifikojnë të ndjekin. Zoti Trump e pranoi këtë të premten në një deklaratë ku thuhej se ekipi i tij po shqyrton “grupime udhëheqësish nga më të kualifikuarit që do të jenë në gjendje të zbatojnë axhendën tonë të ndryshimit në Uashington”.

Zoti Trump e riorganizoi ekipin e tij të tranzicionit ditën e djeshme duke caktuar në krye zëvendëspresidentin e zgjedhur Mike Pence dhe duke emëruar një grup personash të brendshëm të Uashingtonit, të cilët do të ndihmojnë në përzgjedhjen e kabinetit.

Nëpërmjet caktimit të zotit Pence, u mënjanua Guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, i cili tashmë është nënkryetar i ekipit. Ky ndryshim u bë dy ditë pasi dy ish-ndihmësa të zotit Christie u gjetën fajtorë për një vendim politik për mbylljen e urës “George Washington”, që lidh lagjen Manhattan të Nju Jorkut me Fort Lee të Nju Xhersit.

Gjithashtu, tre nga fëmijët e zotit Trump dhe dhëndri i tij Jared Kushner iu shtuan komitetit ekzekutiv të ekipit të tranzicionit, të përbërë prej 16 anëtarësh. Ky vendim mund të ngrejë shqetësime për konflikt interesash, pasi ata mendohet se do të menaxhojnë edhe interesat e gjera të biznesit të zotit Trump gjatë katër viteve të ardhshme.

Ndër anëtarët e tjerë të komitetit ekzekutiv të ekipit të tranzicionit janë Senatori Jeff Sessions, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut Rudolph Giuliani, ish-kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Newt Gingrich, Gjeneral Lietnanti në pension Michael Flynn, dhe ish-kandidati republikan Ben Carson. Të gjithë këta mendohet se do të merren në konsideratë për pozicione kyçe në administratën Trump.

Ndërkohë, ekipit i është kërkuar të identifikojë personat që do të jenë në 15 pozicione kyçe të kabinetit qeveritar, si dhe në rreth 1 mijë pozicione të tjera të larta që duhet të konfirmohen nga Senati.

Dita e katërt e protestave kundër presidentit të zgjedhur Donald Trump

Protestat kundër fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale vazhduan për të katërtën ditë në disa qytete të Shteteve të Bashkuara. Protesta që zgjati deri në orët e para të ditës së sotme në Portland, të Oregonit, u bë e dhunshme, ndërsa aktivistët frikësohen se presidenca e zotit Trump do të cënojë të drejtat civile në SHBA. Organizatorët thanë se do të organizojnë tubime të tjera në ditët e ardhshme.

Qindra protestues marshuan darkën e së premtes në rrugët e qytetit Portland, duke bllokuar rrugët dhe përdorur bojë për mbishkrime.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe granata zhurmuese, pasi protestuesit hodhën objekte me zjarr ndaj policisë. Autoritetet thanë se gjatë protestës pati vandalizëm dhe sulme, megjithëse organizatorët kishin thënë se do të ishte një tubim paqësor.

Sipas një dëshmitari, policia në Oregon plagosi me armë në këmbë një protestues në orët e para të së shtunës. Në Los Angelos, policia njoftoi se arrestoi 185 persona, pasi bllokuan disa nga autostradat kryesore.

Mbrëmë në qytetin e Nju Jorkut, qindra njerëz u mblodhën në parkun Washington Square në “tubimin e dashurisë”. Ata mbartnin parulla kundër tij dhe thërrisnin “Donald Trump largohu” dhe “ai nuk është presidenti im”.

Në qendër të Manhatanit, demonstrues të tjerë u mblodhën pranë rezidencës së presidentit të zgjedhur, një apartment luksoz tripleks, i cili mbrohet tashmë nga një kordon kamionësh më rërë. Demonstruesit u mbajtën në distancë, një bllok më larg.

Qindra njerëz u mblodhën në një tubim anti-Trump në qytetin Miami, ku thërrisnin “jo Amerikës raciste”.

Demonstrata të tjera u mbajtën në Atlanta, Georgia, dhe në Universitetin Vanderbilt në Tennessee.

Në Philadelfia, rreth 100 studentë të Universitetit Temple marshuan drejt bashkisë për të shprehur shqetësimin e tyre se presidenti i zgjedhur Trump nuk do ta bashkojë vendin, por do ta përçajë atë.

Sipas agjensisë së lajmeve Associated Press, këto ditë janë shfaqur incidente racore në disa shkolla dhe universitete amerikane, ndër to edhe shfaqje publike të supremacistëve të bardhë.

Zoti Trump u është përgjigjur protestave me dy mesazhe të ndryshme në Twitter.

Fillimisht, ai u ankua të enjten se “protestues profesionistë, të nxitur nga mediat, po protestojnë. Shumë e padrejtë!”.

Megjithatë, ai shkruajti të premten se: “Më pëlqen fakti që grupe të vogla demonstruesish kanë pasion për vendin tonë. Do të bashkohemi të gjithë dhe do të jemi krenarë!”.

Tubime të tjera kundër zotit Trump janë planifikuar të mbahen sot në Nju Jork, Las Vegas dhe Los Angeles.

Valët e protestave filluan pak orë pasi fitorja e tij ndaj ish-Sekretares së Shtetit Hillary Clinton u konfirmua në orët e vona të së mërkurës. Demonstratat ka patur çdo ditë në disa qytete amerikane.

Ja kush është autori i humbjes së Clintonit

Vetëm pak ditë pas disfatës përballë republikanit Trump, tashmë presidenti i ri i SHBA-ve, drejtuesit e fishatës së Cilntonit nuk kanë ndenjur të qetë.

 

Ata kanë analizuar gjithë sa ndodhi dhe kanë mbërritur edhe në përfundime, duke gjetur fajtorin e humbjes.

Navin Nayak, drejtori kërkimor i fushatës, bën fajtor drejtorin e FBI-së, James Comey, për humbjen e zgjedhjeve ndaj Donald Trump. Ai kujton ‘fushatën’ e FBI kundër Clintonit vetëm pak ditë para zgjedhjeve, duke e quajtur atë dëmtuesen kryesore.

Ai i dërgoi një email stafit të FBI-së, duke i akuzuar për humbjen.

“Ne besojmë se i kemi humbur zgjedhjet në javën e fundit. Letra e Comey në 11 ditët e fundit të zgjedhjeve mposhti mbështetjen e votuesve tanë, sidomos ata të arsimuarit dhe ata në periferi” – thuhet në letër, raporton “Politico”.

Sipas Nayak, “stafi i Clinton mendon gjithashtu se letra e 2-të e Comey, e cili kishte për qëllim që të shpëtonte Clintonin, në fakt ka ndihmuar Trump.”

Nayak ka shkruar në letër se fushata e Clintonit ishte gati për të fituar deri në javën e fundit, kur “çdo gjë ndryshoi.”

Sipas tij, ishte momenti kur vrulli u zhvendos drejt republikanëve. Nayak në letër fajëson Comey edhe për dëshpërimin e pjesëmarresve në mesin e përkrahësve të Klintonit në qytetet e mëdha si Filadelfia, Milwaukee dhe Detroit.

“Nuk ka dyshim se një javë nga dita e zgjedhjeve, Clinton ishte gati për një fitore historike”- thotë ai.

Sipas tij, një pjesë e fajit ishte shtrirë në këmbët e kandidates së Partisë së Gjelbër Jill Stein, 130.000 votat e së cilës në tri shtetet kryesore ishin një “rikthim në kujtesë i rëndësisë i votës së partive të treta.”

Trumpi nuk do ta pranojë rrogën e presidentit

Donald Trumpi ka thënë se nuk do të pranojë rrogën për punën si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas zgjedhjes së tij si president, janë shtuar zërat se çfarë do të ndodhë me të ardhurat e Trumpit, raporton CBS News.

Në vitin 2015, në një tubim në Rochester të New Hampshire, Trump kishte thënë se nuk do të pranonte rrogën e presidentit.

“Gjëja e parë që do të bëjë nëse do të zgjedhem president është se nuk do të pranoj rrogën, në rregull? Kjo nuk është puna e madhe për mua”, kishte thënë Trump.

Trump ka përsëritur të njëjtin qëndrim edhe në Twitter kur një përdorues e pyeti nëse do të pranonte tani rrogën e presidentit.

“Për aq sa jam i shqetësuar, nuk do të pranoj asnjë dollar. Nuk do të marrë rrogën nëse bëhem president”.

Ku Klux Klan paradë në në Karolinën e Veriut për të kremtuar fitoren e Trump

Voal – Voal.ch shkruan se Ku Klux Klan ka lajmëruar se do ta kremtojë në Karolinën e Veriut me paradë fitoren e Trump kundër Hillyry Clinton.

Kalorësit Besnikë të Bardhë – The Loyal White Knights – kanë planifikuar një paradë më 3 dhjetor, sipas një postimi në një web të Pelham, N.C.,ku bën me dije për paradë të “Victory Klavalkade Klan Parade.”

Që në fillim të këtij viti, Trump ka marrë mbështetje nga Magjistari Perandorak –  Imperial Wizard e Brigadës Rebele – Rebel Brigade të Ku Klux Klan gjatë një interviste në nbc.

Trump po ashtu është mbështetur nga ish lideri i KKK, David Duke, i cili e festoi në Twitter fitoren e Trump, shkruan voal.ch.

Ku-Klux-Klan është krijuar në vitin 1865 në shtetin federal amerikan Tenese si një organizatë terroriste raciste, e cila duke vrarë të zezakët dhe duke kryer atentate kundër politikanëve, luftonte kundër heqjes së skllavërisë. Organizata u quajt e jashtëligjshme në vitin 1882, por u rithemelua në vitin 1915. Klani i organizuar me hierarki të fortë dhe me rituale të ngjashme me ato të urdhërave ngjalli frikë dhe llahtari me zjarrvëniet, rrahjet dhe vrasjet, si dhe me linçimet. Famëkeqe ishin edhe aksionet e dhunshme të burrave në veshje të bardha dhe kapuçët me cepa, nën kryqët në flakë. Dikur Ku-Klux-Klan arriti të kishte në SHBA katër milionë anëtarë. Sot, sipas eskpertëve numri i anëtarëve arrin në 5 mijë deri në 8 mijë.

 

 

 

SHBA, dita kur nderohen veteranët

Presidenti Barack Obama nderoi sot afro 22 milionë veteranët amerikanë në Varrezat Kombëtare pranë Uashingtonit.

Zoti Obama mori pjesë në një ceremoni ku u vendos kurorë në Varrin e Ushtarit të Panjohur, një monument që u kushtohet anëtarëve të paidentifikuar të ushtrisë amerikane që sakrifkuan jetën.

Presidenti kishte ftuar për mëngjes në Shtëpinë e Bardhë, veteranë dhe familjet e tyre. Mes tyre ishte edhe një veteran i Luftës së Dytë Botërore, në moshën 108 vjeçare. Presidenti i zgjedhur Donald Trump, tha se po e kalon Ditën e Veteranëve duke u marrë me formimin e administratës së tij të re. Në një mesazh në Twitter ai shkruante se shumë shpejt do të bëhen të ditura vendime të rëndësishme lidhur me personat që do ta ndihmojnë të qeverisë. Pjesëtarët e ushtrisë nderohen çdo vit, më 11 nëntor, Ditën e Veteranëve, që u bë një festë federale në vitin 1938.

Protestat anti-Trump, 29 të arrestuar në Oregon

Protestat anti-Trump

 

Në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar protestat kundër presidentit të zgjedhur, Donald Trump.

Në Portland të Oregonit ato janë kthyer në dhunë.

Disa mijëra qytetarë janë mbledhur në qendër të këtij qyteti; disa prej tyre kanë thyer dyqane dhe xhama makinash dhe u kanë vënë flakën mbeturinave.

Policia ka arrestuar 29 veta. Protestat në qytete të tjera kanë qenë më të qeta.

Trump ka shkruar në Twitter se protestat janë të padrejta dhe se nxiten nga mediat.

Protestuesit, shumica të rinj, thonë se presidenca e Trumpit do të krijojë ndarje të thella përgjatë linjave racore dhe gjinore.

Ndryshe, Trump ka takuar të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë presidentin Barack Obama, i cili është zotuar për një tranzicion të qetë të pushtetit.

Kandidatura Clinton, frymëzim për shumë vajza

Humbja e Hillary Clintonit shihet nga disa si goditje ndaj feminizmit. Disa gra amerikane nuk po dinë të gjejnë fjalët për t’ua shpjeguar vajzave të tyre këtë rezultat. Një numër faktorësh nuk lejuan që të shënohet ky moment historik në avancimin e grave në politikë?

Nata e zgjedhjeve ishte e ngarkuar me emocionet në pritje të një momenti historik. Shpresat ishin të mëdha që një grua – Hillary Clinton – të fitonte duke dëshmuar se gratë mund të arrijnë edhe postin më të lartë. Nënat sollën vajzat me vete në qendrat e votimit:

“Është një moment ndryshimi. Vajzat e mia do të mësojnë se është e mundur të bëhen president, pra askush s’mund t’u thotë se disa gjëra i kanë të paarritshme,” thotë një votuese në Nju Jork.

Pikërisht këtyre vajzave iu drejtua Hillary Clinton, pasi rezultati ishte konfirmuar dhe ajo pranoi humbjen:

“Mos e vini kurrë në pikëpyetje vlerën dhe fuqinë tuaj dhe faktin se meritoni çdo shans dhe mundësi në botë për të ndjekur dhe përmbushur ëndrrat tuaja”.

Çfarë e solli këtë rezultat në zgjedhje? Një anketë e organizatës Pew tregon se burrat preferonin Trumpin me një diferencë prej 12%. CNN tregon se gratë e bardha preferonin Trumpin me një diferencë prej 10%.

Politologu David Schultz thotë:

“Mendoj se ende ka një përqindje të madhe të popullsisë amerikane që nuk është gati të votojë për një grua në zgjedhjet presidenciale”.

Në fillim të shekullit të 20-të, Elizabeth Cady Stanton luftoi për t’u siguruar grave të drejtën e votës.

Disa përkrahës të zotit Trump shprehen se do të kishin votuar për një grua, po të kishte një alternativë tjetër:

“Patjetër dua që një grua të bëhet president, por dua një kandidate me integritet,” thotë një votuese.

Me largimin e zonjës Clinton nga skena, hapet mundësia për gra të tjera të konkurrojnë për presidente:

“Është momenti për t’u mobilizuar dhe aktivizuar përsëri në politikë,” thotë një votuese.

Një shekull më parë gratë fituan të drejtën e votës. Pas këtyre zgjedhjeve ato do të luftojnë edhe më fort për të fituar Shtëpinë e Bardhë.

Këshilltari i Donald Trumpit: SHBA duhet të ekstradojë Gylenin në Turqi

Uashingtoni duhet të ekstradojë klerikun Fethullah Gylen, i dyshuar dhe akuzuar në Turqi si autori i grushtit të dështuar të shtetit pak muaj më parë në vend.

 

Kështu ka thënë një këshilltar i lartë ushtarak i Presidentit të ri të SHBA, Donald Trump.

“Ne kemi nevojë të rregullojmë politikën tonë të jashtme dhe për ta pasur Turqinë një prioritet. Kemi nevojë për ta parë botën nga perspektiva e Turqisë”, tha gjenerali në pension Michael T. Flynn.

Ai shtoi dhe bëri krahasimin: “Çfarë do të kishim bërë ne, nëse menjëherë pas 11 Shtatorit do të dëgjonim lajmin se Osama bin Laden jeton në një vilë të bukur në një vendpushim turk ndërsa drejton 160 shkolla të financuara nga taksapaguesit turq?”

Ai vazhdoi: “Ne nuk duhet të japim atij strehë të sigurt. Në këtë krizë, është e domosdoshme që ne të kujtojmë kush janë miqtë tanë të vërtetë. ”

Menjëherë pas fitores së Trump në votimin e së martës, kryeministri turk Binali Yildirim uroi manjatin në fitoren e tij, por edhe i bëri thirrje që të ekstradojë klerikun Gylen, i cili ka jetuar në shtetin Amerikan të Pensilvanisë që nga viti 1999.

Takim i tensionuar Obama-Trump, çfarë zbulon gjuha e tyre e trupit

Atë që nuk e thonë fjalët e nxjerr zbuluar trupi. Kështu ka ndodhur edhe me takimin e shumëdiskutuar mes presidentit në ikje Barak Obama dhe atij të sapozgjedhur Daonld Trump, dje në Shtëpinë e Bardhë.

Takimi u paraqit miqësor dhe bashkëpunues, por cfarë thonë ekspertët e gjuhës së trupit për atë që ata transmetuar me shenja dhe lëvizje.

Trump tha se “po shikonte mundësinë për të bashkëpunuar me presidentin Obama në të ardhmen”, ndërsa Obama tha se “ndihej shumë i inkurajuar nga interesi i Presidentit të sapo-zgjedhur për të punuar me skuadrën time”.

“Por edhe për një sy të pastërvitur ishte e qartë se kishte tensione mes tyre në atë takim, dhe ekspertja e gjuhës së trupit Patti Wood ka analizuar takimin e parë mes njeriut më të fuqishëm në Amerikë dhe personit të zgjedhur për ta zëvendësuar atë”- shkruan “Daily Mail”.

5 4

Sipas saj, Obama ndihej “shumë i lodhur, i dorëzuar dhe jo shpresëdhënës,” ndërsa Trump “rrinte rëndë, serioz dhe ndoshta ndoshta i frikshëm”.

3

“Nëse shikoni pozicionin e këmbëve të Trump, janë në pozicionin alfa, që nënkupton shprehjen ‘Jam një burrë i vërtetë’, thote ajo.

Kurse duke komentuar qëndrimin e Obamës, shprehet: “Këmbët e Presidentit Obama qëndrojnë më larg njëra tjetrës, gjë që nënkupton forcë dhe në mënyrë subkoshiente kërkon të thotë ‘Jam unë ende në krye’”.2

Ajo thote se ishin duart e Trump që tërhoqën vëmendjen. Ai i kishte vendosur ato në një pozicion lutës por me kokë poshtë.

“Kjo nuk është aspak tipike për një President të zgjedhur. Sipas leximit tim ai ka mësuar diçka që nuk e dinte më parë. Është një shenjë që kërkon të rehatojë veten. Kurse nga mënyra se si Obama mban duart e këmbët më bën të mendoj se ndihet i lodhur. Madje nuk më bindin as fjalët që Obama tha se ishte i inkurajuar për të punuar me ekipin e Trump. Sepse kur i thotë këto, ai vazhdimisht mbyll sytë, duke lënë të kuptohet që nuk e beson atë që thotë”- thotëajo.

1

Protesta në natën e dytë, Trump thotë se “mediat po i nxisin”

Protesta të qytetarëve në SHBA, gjatë 9 nëntorit

Protesuesit marshuan sërish kundër Presidentit të zgjedhur Donald Trump gjithandej SHBA-ve më 10 nëntor, duke nxitur reagimin e tij me cilësimet se janë “profesionistë” dhe “të nxitur nga media”.

Protesta paqësore u zhvilluan në Washington, Baltimore, Philadelphia, New York, Los Angeles, San Francisco, Oakland dhe Portland me veprime të padëgjueshmërisë qytetare.

Një numër në Minneapolis marshuan në autostradë duke bllokuar trafikun për të paktën një orë.

Rreth 600 njerëz marshuan në qendër të Baltimore, disa prej të cilëve bllokuan rrugët duke u ulur. Dy qytetarë janë arrestuar, tha policia.

Në Denver, një turmë prej rreth 3 mijë personash u mblodhën në rrugë.

Rreth 300 qytetarë u mblodhën në qendër të Dallasit ndërekohë që 500 të tjerë dolën në rrugë në Louisville, Kentucky. Një ditë më heret, pesë persona u arrestuan në Universitetin e Kentacky

Disa qindra njerëz vërshuan rrugët më të ngarkuara në Los Angeles, duke shkaktuar radhë disa kilometërshe në trafik. Më shumë se 1 mijë studentë nga San Francisco organizuan një marsh nëpër qytet.

Shumica e protestuesve në Californi po e shtyjnë propozimin për shkëputje nga SHBA-ja, me argumentin se ekonomia e shtetit dhe numri I popullatës është më I madh se sa shumica e shteteve.

Trump është përgjigjur në Twitter me: “Shumë e padrejtë”.

Ndërkohë presidenti i Meksikës tha se ishte optimist se vendi i tij do të ketë marrëdhënie pozitive me SHBA-në, pavarësisht retorikës anti Meksikë të Trumpit gjatë fushatës, bënë të ditur BBC.

Enrique Pena Nieto tha se aid he Trump janë pajtuar të takohen, mbase gjatë periudhës transitore përpara inaugurumit të Trump në janar.

Më heret zoti Trump tha se ishte një “nder i madh” që takoi Presidentin Obama për të biseduar për tranzicionin në Shtëpinë e Bardhë.

Zoti Obama tha se përparësi e tij është që ta “lehtësojë një tranzicion që siguron se presidenti ynë i zgjedhur është i suksesshëm”.

Presidenti Obama takohet me Presidentin e zgjedhur Donald Trump

Presidenti amerikan Barack Obama thotë se pati një bisedë “të shkëlqyer” dhe “të gjithashme” me Donald Trumpin, në vizitën e parë të Presidentit të zgjedhur në Shtëpinë e Bardhë.

Duke folur në Zyrën Ovale, zoti Obama theksoi se përparësia e tij numër 1, është transferimi i rregullt i pushtetit.

Zoti Trump tha se e pret me kënaqësi bashkëpunimin me Presidentin Obama në të ardhmen, duke e quajtur një “nder të madh”.

“Transferimi paqësor i pushtetit është parimi themelor i demokracisë sonë” tha Shtëpia e Bardhë para takimit në zyrën ovale.

Zonja e parë Michelle Obama po takohet privatisht me bashkëshorten e zotit Trump, Melania rreth jetës në Shtëpinë e Bardhë.

Edhe Zv/presidenti Joe Biden pritet që në orët në vijim të takohet me Mike Pence i cili është zgjedhur në vend të tij.

Shtëpia e Bardhë tha shumë kohë para se fitorja e papritur e republikanit Trump të martën të bëhej e qartë se zoti Obama u kërkoi zyrtarëve vitin e kaluar të bënin një tanzicion të qetë mes dy administrative.

Shtëpia e Bardhë tha se administrate Obama po bën gjithshka të mundur që zoti Trump dhe zyrtarët e tij kryesor që ende pritet të emërohen, të jenë të “përgatitur që nga dita e pare të mbrojnë sigurinë kombëtare”. Zyrtarët e zbulimit dhe të mbrojtjes po e informojnë zotin Trump mbi kërcënimet e sigurisë së vendit dhe operacionet ushtarake jashtë.

Përveç kësaj, administrata Obama ka në plan të organizojë dy prova të disa agjenci qeveritare për të ndihmuar zyrtarët e administrates Trump të familiarizohen me mënyrat e përgjigjes ndaj emergjencave, qofshin sulmet terroriste apo katastrofa natyrore.

Gjatë qëndrimit në Uashington, zoti Trump do të takohet gjithashtu me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan dhe udhëheqësin e shumicës në senat Mitch McConnel dhe anëtarë të tjerë të kongresit.

Trumpi nënshkroi një kontratë me votuesit, ja çfarë parashikon

Donald Trump nënshkroi një kontratë formale me zgjedhësit e tij, ku rendiste masat politike që do të ndërmerrte si president i SHBA-ve.

Manjati premtoi se për të rindezur ekonominë, duhet të ridiskutoheshin traktatet ndërkombëtare. Në axhendë edhe emigracioni dhe terrorizmi.

Çdokush mund ta printonte dokumentin nga faqja zyrtare e milionerit, ta nënshkruante dhe ta përcaktonte si një angazhim me manjatin e pasurive. Trump vuri të zezë mbi të bardhë lëvizjet e tij të para si president: shumë prej tyre ishin të fokusuara në uljen e taksave dhe eliminimin e emigracionit dhe korrupsionit në vend.

Një manifestim i vërtetë që zyrtarisht impenjon manjatin të ndjekë angazhimet e marra para elektoratit të tij.

Ideja e një angazhimi të tillë formal me amerikanët lindi pas një tubimi fushate në Gettysburg më 22 tetor. Në atë rast, manjati i kërkoi “popullit amerikan të qëndronte mbi zhurmën dhe rrëmujën politikës sonë të korruptuar dhe të përqafonte besimin dhe optimizmin e madh që kanë qenë gjithmonë përbërësi kryesor i karakterit amerikan.”

Trump premtoi që në 100 ditët e tij të para do të ishte shumë i zënë duke respektuar të gjitha premtimet e bëra dhe që kontrata do të gjykohet jo vetëm si e tillë por në kontrast me atë të ofruar nga pala tjetër. Presidenti i ri përfundoi fjalimin e tij me një kërkesë të vetme: “Ju kërkoj të ëndërroni.”

Fillon të skicohet administrata e Trumpit

Pas zgjedhjes së Donald Trumpit për shef të Shtëpisë së Bardhë, ka filluar të shtrohet pyetja se cilët njerëz do t’i vendosë ai në pozitat kryesore shtetërore.

Medie të huaja thonë se ish prefekti i New Yorkut Rudy Guiliani mund ta marrë vendin e Prokurorit Shtetëror e shef i Kabinetit të Trumpit përmendet emri i Reince Priebus, kryetar aktual i Komitetit Kombëtar Republikan.

Ende nuk dihet se kush do të jetë Sekretar i Shtetit, përkatësisht shef i diplomacisë.
Për këtë post përmenden emrat e katër kandidatëve të mundshëm, e më së shumte shanse aktualisht ka një grua, Paula Dobriansky.

Dobriansky njihet si eksperte e politikës së jashtme, ka pasur rol kryesor si diplomate dhe kreatore e politikës në administratat e pesë presidentëve amerikanë, qoftë demokratë, qoftë republikanë. Është eksperte për Europën Lindore dhe njohëse e madhe e Ballkanit, e ish – Bashkimit Sovjetik si dhe është eksperte për çështje politiko – ushtarake. Ka qenë nënsekretare shteti për Demokraci dhe çështje globale në vitet 2001 e 2009.

Pos kësaj, tash për tash kandidat jozyrtar për Sekretar Shteti janë edhe Newt Gingrich,bashkëpunëtor kryesor i Trumpit gjatë fushatës, pastaj kryetari aktual i Komitetit të Senatit për Punë të Jashtme Bob Corker dhe ish-ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara John Bolton.

Për Sekretar të Mbrojtjes, jo zyrtarisht përmendet emri i Michael Flyn, gjeneral i pensionuar dhe ish – drejtor i DEA-s, Agjenci Informative Ushtarake.

Ministër i Punëve të Brendshme përmendet emri i 74 – vjeçit i Forrest Lucas, bashkëthemelues i kompanisë Luckas Oil e veterani Goldman Sachs Stephen Menuhin përmendet si ministër i mundshëm i Financave.

Mijëra protestues në rrugët e qyteteve të SHBA-së kundër fitores së Trumpit

Studentë të Universitetit Davis të Californisë në protestë kundër zgjedhjes së Trumpit

 

Mijiëra vetë kanë protestuar kundër zgjedhjes së papritur të Donald Trumpit për president, në qytetet gjithandej SHBA-së, filluar nga Boston e deri te Los Angeles, më 9 nëntor.

Kryesisht paqësorë, protestuesit kanë penguar trafikun, kanë mbajtur pankarta kundër Trumpit dhe kanë bohoritur kundër zotimeve të manjatit të patundshmërive për të goditur imigrantët, myslimanët dhe grupet e tjera pakicë.

Në New York, mijëra protestues dolën në rrugë në qendër të Manhattan dhe marshuan drejt Kullës Trump, shtëpisë së Trump në Bulevardin e pestë. Qindra të tjerë u mblodhën në parkun e Manhattanit dhe brohoritën “Jo presidenti im”.

Në Chicago, rreth 1.800 njerëz u mblodhën para Hotelit Trump International dhe Kullës së tij dhe brohoritën “Jo Trump! Jo KKK! Jo SHBA-së raciste”.

Në Boston, mijëra protestues anti-Trump ecën drejt qendrës, duke brohoritur “Trumpi është racist” dhe mbajtën shenja me të cilën kërkohej “hetim për Trump” dhe “pezullim të Kolegjit Elektoral”.

Në Seattle policia tha se iu përgjigj të shtënave me pasoja në njerëz në afërsi të skenës së protestave anti-Trump. Policia tha se të shtënat nuk kishin lidhje me demonstratat.

Protestat u përqëndruan në qytetet përreth brigjeve që votuan me shumicë për rivalen demokrate të Trumpit, për Hillary Clintonin, por gjithashtu u zhvilluan edh enë bastionet e Trumpit në perëndim dhe jug si Richmond, Virginia, Omaha, Nebraska dhe Kansas City.

Në Austin, kryeqytetin e Texasit, rreth 400 njerëz marshuan në rrugët e qytetit, tha policia.

Protestat u zhvilluan kundër Trumpit për shkak të zotimit të tij që të ndërtonte një mur përgjatë kufirit me Meksikën për të parandaluar imigrantët që të hyjnë në SHBA në mënyrë të paligjshme.

Marshuesit brohoritën dhe mbajtën pankarta përpara Hotelit Trump International në Washington DC. Një grup tjetër qëndroi përpara Shtëpisë së Bardhë. Ata mbanin qirinj, dëgjuan fjalime dhe kënduan këngë.

Protestuesit në Universitetin Amerikan të Washingtonit, dogjën flamujt amerikanë në kampus.

Qindra u mblodhën në Philadelphia, Boston dhe Portland, Oregon dhe organizatorët thanë se po përgatisnin protesta në San Francisco, Los Angeles dhe Oakland, California, më 10 nëntor.

Fushata e Trumpit nuk u përgjigj menjëherë. Trump tha, në fjalimin e tij të fitores, se ai do të jetë President për të gjithë amerikanët dhe shtoi se: “Është koha që të bëhemi bashkë si një komb i bashkuar”.

Më heret gjatë këtij muaji, fushata e tij kundërshtoi mbëhstetjen e një gazete Ku Klux Klan dhe tha se “zoti Trump dhe fushata e tij kundërshtojnë urrejtjen e çdo lloji”.

Më here më 9 nëntor, rreth 1500 studentë dhe arsimtarë u mblodhën në oborrin Shkollës së Lartë Berkeley dhe marshuan drejt kampusit të Universitetit Californbia në Berkeley, një parajsë për liberalët në San Francisco.

Mijëra studentë të shkollave të larta dhe universiteteve gjithashtu marshuan në protesta në Seattle, Phoenix, Los Angeles dhe tri qytetet e tjera – Oakland, Richmond and El Cerrito.

Grupi prej 300 nxënësve të shkollave, kryesisht latinë, dolën nga orët e mësimit në Los Angeles dhe marshuan deri tek ndërtesa e komunës, ku zhvilluan një tubim të zhurmshëm.

Duke brohoritur në gjuhën spanjole: “Populli bashkuar asnjë nuk mund të mundet” grupi mbajti pankarta me sloganet si “Jo mbështetjes së Racizmit. Jo Presidenti im” dhe “Imigrantët e bëjnë Amerikën madhështore”.

Shumica e studentëve janë anëtarë të gjeneratës së “Endërrimtarëve”, fëmijë – prindërit e të cilëve i sollën në SHBA në mënyrë të paligjshme dhe të cilët druajnë nga deportimi nën administratën e Trumpit, thonë zyrtarë të shkollave.

Demonstratat erdhën pas një nate të protestave në rajonin e San Franciscos dhe gjithnadej në vend në kundërshtim të fitores së Trumpit ndaj Clinton, që u favorizua.

Në të vetmin rast të dhunës së njoftuar, demonstruesit thyen xhxmat e një dyqani dhe dogjën plehrat dhe gomat më 8 Nëntor në Oakland. (REL)

Trumpi viziton Shtëpinë e Bardhë për herë të parë që prej zgjedhjes

Donald Trump, fitues në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së

Donald Trump do të zhvillojë, të enjten, vizitën e tij të parë në Shtëpinë e Bardhe, që kur ka fituar zgjedhjet presidencial etë SHBA-së, me ftesë të presidentit Barack Obama.

Disa orë pasi Trump fitoi garën presidenciale ndaj rivales demokrate Hillary Clinton, përkundër të gjitha pritjeve, Obama premtoi të hap rrugën për një tranzicion të qetë të pushtetit, përkundër “dallimeve të theksuara”.

“Një gjë që e kuptoni shumë shpejt është se Presidenca dhe zëvendës presidenca janë më të mëdha se sa secili prej nesh” tha Obama në fjalën e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Obama gjithashtu foli edhe me demokratët që votuan kundër Trump dhe ende nuk e kanë pranuar presidencën e tij, ndërkhë që mijëra veta kanë dalë në rrugë për të protestuar.

“Ne jemi të gjtihë në një ekip”, tha Obama. “Ne nuk jemi demokratë fillimisht. Ne nuk jemi Republikanë fillimisht. Ne jemi amerikanë para së gjithash. Ne jemi patritotë para së gjithash”.

Trump do të betohet më 20 janar për të marrë qeverisjen nga Obama, I cili po e përmbyllë mandatin e tij të dytë katër vjeçar. (REL)

Obama: Tranzicion i lehtë dhe i suksesshëm në presidencën Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, thotë se e ka angazhuar personelin që të punojë sa më tepër që të jetë e mundur për sigurimin e tranzicionit të lehtë dhe të suksesshëm të autoritetit, kur presidenti i zgjedhur, Donald Trump, nga Partia Republikane, inaugurohet më 20 janar.

Në paraqitjen e tij të parë publike prej se rezultatet e zgjedhjeve presidenciale konfirmuan se Trump e ka fituar shumicën e votave në Kolegjin Elektoral për tu bërë president, Obama tha se i ka ururar Trumpit gjatë një bisede telefonike dhe e ka ftuar atë që ta vizitoj Shtëpinë e Bardhë, gjatë ditës së nesërme, për fillimin e tranzicionit.

“Tranzicioni paqësor i autoritetit është njëri nga shenjat kryesore të demokracisë sonë dhe gjatë pak muajve të ardhshëm ne do ta tregojmë këtë para botës”, tha Barack Obama, gjatë fjalimit të tij të sotëm në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Fjalimi i zotit Obama u bë pak kohë pasi Hillary Clinton, kandidate demokrate për presidente, e pranoi disfatën në zgjedhjet presidenciale.

Një tragjedi amerikane Nga David Remnick*

Zgjedhja e Donald Trump në Presidencë nuk është asgjë më pak se një tragjedi për Republikën Amerikane, një tragjedi për Kushtetutën, dhe një triumf për forcat, brenda dhe jashtë vendit, autoritariste, dhe raciste. Fitorja tronditëse e Trump, është një ngjarje e pështirë në historinë e Shteteve të Bashkuara dhe demokracisë liberale.

Më 20 janar 2017, ne do të japin lamtumirën Presidentit të parë afro-amerikan, integritetit, dinjitetit dhe shpirtit bujar, duke qenë dëshmitarë të një kohe që bëri pak të hidhen poshtë forcat e ksenofobisë dhe supremacisë së bardhë. Është e pamundur për të reaguar në këtë moment me asgjë më pak se neverisë dhe ankthit të thellë.

Me zgjedhjen e Trump vijnë në mënyrë të pashmangshme, mjerimet e ardhshme: një ngritje  më reaksionare e Gjykatës së Lartë; një inkurajim i krahut të djathtë në Kongres; një President përbuzja e të cilit për gratë dhe pakicat, lirive civile dhe të vërtetës shkencore, për të mos folur e mirësjelljes së thjeshtë, është demonstruar në mënyrë të përsëritur. Trump karakterizohet nga një vulgaritet i pakufizuar, një udhëheqës kombëtar pa njohuri i cili jo vetëm që do të shkaktojë akrobaci në tregje por do ngjallë frikë në zemrat e të pambrojturve, të dobëtit dhe, mbi të gjitha, varietetet e shumta që ai i ka fyer aq thellë. Këtu bëhet fjalë për afro-amerikianët, hispanikët, seksin femër, hebrenjtë dhe muslimanët. Mënyra më shpresëdhënëse për të parë në këtë ngjarje të rëndë, është se këto zgjedhje dhe vitet pasardhëse do të jenë një test i fuqisë, apo brishtësisë, së institucioneve amerikane. Ajo do të jetë një provë e seriozitetit dhe vendosmërisë.

Më herët në ditën e zgjedhjeve, sondazhet nxorrën një lajm mjaft premtuese për demokratët në shtete si Pennsilvania, Miçigan, Karolina e Veriut, dhe madje edhe Florida se do të ishim dëshmitarë të zgjedhjes së gruas së parë në Shtëpinë e Bardhë. Fitorja e mundshme në shtete si Georgjia u zhduk, pak më shumë se një javë më parë nga FBI me rihapjen e çështjes së hetimit për e-mailet e Clinton. Por pavarësisht kësaj, shanset ishin ende me Hillari Klinton.

Në ditët e ardhshme, analistët do të përpiqen të normalizojnë këtë ngjarje. Ata do të përpiqen për të zbutur lexuesit dhe shikuesit e tyre me mendime në lidhje me “urtësi” dhe “mirësjellje” të popullit amerikan. Ata do të minimizojnë virulencën e nacionalizmit vendimin për t’i dhënë Presidencën një njeriu mizor i cili udhëton me një avion të veshur me ar, por që për të fituar i errësoi me retorikën populiste. George Orwell, më i patremburi i analistëve, kishte të drejtë kur tha se opinioni publik nuk është më natyrë e mençur, por janë thjesht njerëz. Dhe njerëzit mund të sillen pa mend, të jenë të pakujdesshëm, vetë-shkatërrimtarë në total ashtu si dhe në mënyrë individuale. Ndonjëherë ajo çka njerëzit kërkojnë është një udhëheqës i sprovuar, një demagog që lexon valët e pakënaqësisë dhe i kthen ata në një fitore popullore. “Çështja është se liria relative të cilën gëzojmë varet nga opinioni publik”, shkruante Orwell në esenë e tij “Liria e Parkut.”

“Ligji nuk ka mbrojtje. Qeveritë bëjnë ligje, por nëse ato janë ato zbatohen apo dhe si sillet policia, varet nga lideri në vend. Në qoftë se një numër i madh i njerëzve janë të interesuar në lirinë e fjalës, do të ketë liri fjal, edhe nëse ligji e ndalon atë; në qoftë se opinioni publik është i ngadaltë, minoritetet do të persekutohen, edhe në qoftë se ekzistojnë ligjet për t’i mbrojtur .”

Trump e bëri fushatën e tij të ndjerë, duke ofruar ndjenjën e shpronësimit dhe ankthit mes miliona votuesve, kryersisht votues të bardhë. Dhe shumë nga ata votues, jo të gjithë, ndoqën Trump, sepse ata panë se ky interpretues i shkëlqyeshëm, një barsaletë rreth të  tetëdhjetave dhe nëntëdhjetave në Nju Jork, ishte më se i gatshëm për të marrë përsipër pakënaqësitë e tyre, zemërimin e tyre, ndjenjën e një botë të re që komplotuan kundër interesave të tyre. Se ai ishte një miliarder me reputacion të ulët që nuk do t’i dekurajonte ata më shumë se çdo votues pro-Brexit në Britani që u dekurajua nga cinizmi i Boris Johnson dhe shumë të tjerë. Elektorati Demokrat mund të ketë marrë ngushëllim  faktin se kombi ishte shëruar në thelb, në qoftë se në mënyrë të pabarabartë, që nga recesioni i Madh, papunësia është ulur në 4.9%, por kjo çoi, ajo na çoi, të nënvlerësojmë rëndë realitetin. Elektorati Demokrat gjithashtu besonte se, me zgjedhjen e një Presidenti afro-amerikan dhe rritja e barazisë së martesës dhe shënuesve të tjera, luftërat kulturore u afruan së tepërmi. Trump ka filluar fushatën e tij duke deklaruar se emigrantët meksikanë janë “përdhunues”; ai e mbylli me një reklamë anti-semite që krijon “Protokollet e të Urtëve të Sionit”; sjellja e tij ka bërë një tallje të dinjitetit të grave dhe trupave të grave. Dhe, kur kritikohej, ai përgjigjej me retorikën e “korrektësisë politike.” Me të vërtetë një figurë e tillë mizore dhe reaksionaer mund të ketë sukses në mesin e disa votuesve, por si mund të fitojë? Sigurisht, Breitbart Neës, një vend i komploteve të ulëta, nuk mund të bëhet për miliona burim i lajmit dhe opinionit zakonshëm. E megjithatë Trump, i cili e nisi fushatën e tij thjesht si një sprovë e figurës së tij, herët a vonë pranoi se ai mund të manipulojë këto forca të errëta. Fakti që republikanët “tradicionalë”, nga George H. Ë. Bush e Mitt Romney, bënë të ditur publikisht neverinë e tyre për Trump, vetëm sa thelloi mbështetjen e tij.

Ananlistët, në përpjekjen e tyre për të normalizuar këtë tragjedi, do të gjejnë mënyra për të nxjerrë si të paaftë forcën shkatërruese të FBI-së, ndërhyrjen e inteligjencës ruse, me orë të tëra të  pandërprera mediatike dhe televizive që Trump nga televizioni kabllor, veçanërisht në muajt e parë të fushatës së tij, do të ia kushtojë vetes. Tani ne na duhet të llogarisim stabilitetin e institucioneve amerikane, tendenca madje edhe të politikanëve më radikalë për të frenuar veten kur të thirren në zyrë. Liberalët do të këshillohen si të vetëkënaqur, të shkëputur nga vuajtjet, a thua se shumë votues demokratë janë të paprekur nga varfëra, lufta dhe pakënaqësia. Nuk ka asnjë arsye për të besuar këto pallavra. Nuk ka asnjë arsye për të besuar se Trump dhe grupi i tij i bashkëpunëtorëve, Chris Christie, Rudolph Giuliani, Mike Pence dhe Paul Ryan, janë në humor për të qeverisur si republikanët brenda kufijve tradicionalë të mirësjelljes. Trump nuk u zgjodh për një platformë të mirësjelljes, drejtësisë, moderimit, kompromisit, dhe sundimin të ligjitit; ai u zgjodh, më kryesorja, me një platformë mbi pakënaqësinë. Fashizmi nuk është e ardhmja e vendit tonë, nuk mund të jetë; ne nuk mund të lejojmë që ajo të jetë kështu, por kjo është me siguri mënyra se si fashizmi mund të fillojë.

Hillary Clinton ishte një kandidate me të meta, por një lidere elastike, inteligjente, dhe kompetente, e cila kurrë nuk e kapërceu imazhin e saj në mesin e miliona votuesve si e pasigurt dhe e drejtë. Kjo bëri që të zhvillohet Brenda saj instikti dyshues, i zhvilluar gjatë viteve duke i bërë ballë “skandaleve false” ndaj saj. E megjithatë, në një farë mënyre, pa marrë parasysh se sa kohë ka kryer shërbimin e saj të sinqertë publik, ajo ishte më pak e besuar se Trump, një njeri që mashtron klientët e tij, investitorët dhe kontraktorët; një njeri i uritur, me deklarata dhe sjellje  të panumërta që pasqyrojnë një qenie njerëzore të me cilësi të mjera si babëzitja, mashtrimi dhe fanatizmi. Niveli i tij i egoizmit është shfaqur rrallë jashtë mjediseve të një klinike.

Për 8 vjet, vendi ka jetuar me Barack Obaman si President të saj. Shumë shpesh, ne u përpoqëm të zvogëlojë racizmin dhe fyerjen që kibernetike ndaj tij. Por informacioni u shpartallua. Në Facebook, artikuj në shtypin tradicional, fakte që dilnin si nene nga mediat konspirative të djathta. Përfaqësuesit e heshtur tani kanë qasje në audienca të mëdha. Ky ishte kazani, me një gjuhë aq shumë misogjiniste, sa ndihmi për të poshtëruar dhe shkatërruar Clinton. Shtypi i së djathtës ekstreme  ishte burim i gënjeshtrave të vazhdueshme, propagandës, dhe teorive të konspiracionit që Trump përdori si oksigjenin e fushatës së tij. Steve Bannon, një figurë qëndrore në Breitbart Neës, ishte menaxheri i fushatës së Trump.

Kjo është e gjitha një foto e zymtë. Mbrëmë vonë, pasi dolën rezultatet nga shtetet e fundit, një mik më telefonoi me plot trishtim, plot ankth për konflikt, për luftën. Pse të mos largohem nga vendi? Por dëshpërimi nuk është përgjigje. Për të luftuar autoritarizmin, gënjeshtrën, duhet të luftojnë me nder dhe ashpër në emër të idealeve amerikane. Kjo është e gjitha që duhet për të bërë.

Marrë nga “The New Yorker” – Përktheu Lexo.al

SHBA: Në tri shtete legalizohet përdorimi rekreativ i marihuanës

Marihuana

Tri shtete amerikane, Kalifornia, Masaçusets dhe Nevada, kanë votuar për legalizim të përdorimit rekreativ të marihuanës.

Kështu, tash nurmi i shteteve që e kanë miratuar këtë masë në Shtetet e Bashkuara arriti në shtatë sosh.

Sipas kësaj mase, personat më të vjetër se 21 vjeçar, mund ta përdorin marihuanën për qëllime rekreative.

Megjithatë, sipas ligjit federal amerikan, marihuana mbetet narkotik illegal.

Para 20 vitesh, Kalifornia u bë shteti i parë, që e kishte miratuar legjislacionin për përdorim të marihuanës për qëllime mjekësore.

Sot Obama pret Trumpin në Shtëpinë e Bardhë

Barack Obama do të flasë sot për zgjedhjen e Donald Trump-it president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilin e ka ftuar në Shtëpinë e Bardhë

Dimë se Barack Obama muajve të fundit kishte përcjellë dhe përkrahur kandidaten demokrate për presidente, Hillary Clinton. Ai gjithashtu kishte besim të madh se ajo do të bëhej presidentja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Express.

Mirëpo, në këtë ëndërr nuk besoi vetëm ai, por besoi e gjithë bota.

Obama sot do të takohet me Donald Trumpin. Takimi do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë në Washington DC.

Trumpi premton: Nuk do t’ju zhgënjej kurrë

VOAL – NEW YORK, 9 NOV – ‘Ju premtoj: nuk do t’ju zhgënjej kurrë. Kështu pohon Donald Trumpi, duke nënvizuar se “fushata ka mbaruar, por puna e kësaj lëvizjeje vazhdon.” “Do të jem presidenti i të gjithë amerikanëve,” ka siguruar ai.

“Sapo i kam marrë urimet e Hillary Clintonit dhe unë e uroj atë për fushatën.” “Është momenti që të bashkohemi dhe t’i kapërcejmë ndarjet,” ka shtuar.
”Do të kërkojmë aleanca, jo konfikte, në botë.” Kështu pohon më tej Donald Trumpi, duke nënvizuar se Shtetet e Bashkuara “do të jetë dakord me të gjithë ata që do të jenë dakord me ne”.

NBC: Clinton ia njeh fitoren Trumpit

Në një telefonatë, thotë televizioni amerikan, duke përmendur ‘burimet’

VOAL – NEW YORK, 9 NOV – Hillary Clinton ia ka njohur fitoren Donald Trumpit nëpërmjet telefonit. Kështu bën të ditur NBC duke përmendur disa burime.


Send this to a friend