VOAL

VOAL

Greqia zbardh paktin e kufirit me Shqipërinë, Kotzias: Do dyfishojmë detin territorial

ARISTIR LUMEZI/Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka deklaruar se me marrëveshjen për përcaktimin e kufirit detar me Shqipërinë, Greqia do të zgjerojë hapësirën e saj detare. Gjatë një interviste për radion greke “News 24/7”, Kotzias tha se Greqia do të marrë 100% influencën e saj në ishujt veriorë të Korfuzit.

Sa i përket shtrirjes së mëtejshme të ujërave territoriale në 12 milje, ministri i Jashtëm grek tha se kjo do të bëhet gradualisht. Ai e barazoi këtë lëvizje me një zgjerim të Detit Territorial.

“Do të jetë hera e parë që Greqia, pas dekadash, do të zgjerojë horizontin e saj territorial”. Për të shkuar te 12 miljet, baza do të jetë Deti Territorial. Sepse ju e dini se, zona ekonomike ekskluzive nuk na jep të drejta sovrane, nuk është sovranitet, nuk është si toka, ndërsa Deti Territorial është si toka, janë të drejta sovraniteti, është zgjerim i Greqisë dhe zgjerimi i Greqisë është një veprim që do të ndodhë dhe do të jetë hera e parë pas shumë dekadave që Greqia zgjeron horizontin e saj”, tha Kotzias.

I pyetur nëse bëhet fjalë për disa mijëra kilometra, Kotzias nuk dha shifra dhe metodologjinë se si do të bëhet, por tha se Greqia do të dyfishojë Detin e saj Territorial. “Zgjerimi i Detit Territorial do të çojë në dyfishimin e Detit Territorial, domethënë në zonën detare, do të kemi dyfishim të sovranitetit tonë”, tha ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias.

Sipas tij, Greqia dhe Shqipëria ndodhen në përfundim të negociatave për marrëveshjen e delimitimit të zonave ekskluzive ekonomike. “Ka pasur një negocim më të hershëm, kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë për një zbatim jo të saktë të së drejtës ndërkombëtare, pati disa çështje teknike dhe tashmë jemi në përfundim të këtyre negociatave”, tha dje Kotzias, gjatë një interviste për radion vendase “News 24/7”. Ministri i Jashtëm grek dha edhe disa detaje lidhur me pritshmëritë e Athinës nga këto negociata.

“Ne duam të kemi 100% influencën mbi ishujt, posaçërisht atyre që janë sipër Korfuzit, e para së gjithash Otonoit. E them këtë, sepse, në marrëveshjen e vitit 2009, e morëm influencën 100%. Por Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë bëri një konstatim: se në marrëveshjen që bëri Kostandinos Karamanlis në 1997 për shelfin kontinental me Italinë, influenca që vetë Karamanlis i dha Otonoit ishte 70%. Rrjedhimisht, ka një vështirësi ligjore, por besoj se do ta kapërcejmë në maksimum”, tha Kotzias.

I pyetur nëse delimitimi i zonave ekskluzive ekonomike me Shqipërinë do të influencojë edhe përqasjen ndaj mosmarrëveshjeve greko-turke, Kotzias u përgjigj: “Do të fillojmë nga Shqipëria që kemi delimitimin e ZEE dhe shpresoj të mos kemi keqkuptime nga ana e Turqisë, sepse do të avancojmë dalëngadalë”.

ÇAMËT

Në intervistë, ministri i Jashtëm grek mohoi edhe njëherë kategorikisht që në negociatat me Tiranën të jetë diskutuar çështja çame. “Nuk diskutuam kurrë dhe as pranova ndonjëherë të diskutojmë në këtë marrëveshjepaketë çështjen çame. Të jemi të qartë”, tha Kotzias. Ai shtoi se janë tjetër gjë pasuritë e mbajtura në sekuestro nga Ligji i Luftës dhe tjetër pronat e çamëve.

“Është tjetër gjë kur shteti grek tha ‘kjo pasuri shqiptare, përderisa jemi në luftë vihet nën sekuestron time dhe nuk mund ta përdorë armiku dhe kur të mbarojë lufta do të shohim si dhe nëse do t’ia kthejmë apo jo. Dhe janë tjetër gjë pasuritë që u konfiskuan për shkak të bashkëpunimit me armikun, domethënë me nazizmin gjerman dhe fashizmin italian, nga grupi i liderëve çamë kryesisht në Thesproti”.

Duke komentuar reagimet në Greqi, sipas të cilave, me marrëveshjen Athinë-Tiranë, do t’u dorëzojë shqiptarëve krahinën e Thesprotisë që do të quhet më pastaj Çamëri, Kotzias i cilësoi si “absurditete”. “Kjo është retorika e urrejtjes dhe e absurditetit. Dhe duhet ta presin. Sepse nuk i shërben vendit, por vetëm interesave idiote të tyre”, ka përfunduar Kotzias.

Putini konfirmoi se do të vizitojë Serbinë në vjeshtë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se vizita e presidentit rus, Vladimir Putin, në vjeshtë do të jetë nder i madh për Serbinë dhe konfirmim i lidhjeve tradicionale miqësore midis dy vendeve.

Vuçiq u takua të premten me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandër Chepurin, i cili konfirmoi se Putini e ka pranuar ftesën për vizitë.

Siç transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, Chepurin e falënderoi Vuçiqin për nivelin e lartë të marrëdhënieve dypalëshe.

Ai tha se vizita e Putinit shpreh dëshirën dhe synimin e Moskës për të punuar në thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.

Pritet që gjatë vizitës së Putinit në Beograd të nënshkruhen disa marrëveshje, tha Presidenca e Serbisë.

Kërcënohet me jetë Vuçiçi: Mos bëj paqe me Kosovën!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është kërcënuar me jetë nëse do të nënshkruajë ndonjë marrëveshje me Prishtinën.

Lajmi mësohet përmes një letre që deputeti i kuvendit serb, Slavisha Ristiç, i ka dërguar presidentit rus Vladimir Putin, në të cilën e kërcënon me vrasje presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Në letrën dërguar Presidentit rus Putin ai pretendon se “nëse Vuçiç tenton të arrijë paqe dhe të nënshkruajë ndonjë marrëveshje me Prishtinën do të përfundojë si ish-kryeministri i vrarë serb, Zoran Gjingjiç”.

Ristiç kujton në letër se serbët “në historinë e marrëdhënieve serbo-ruse, gjithmonë u janë ankuar sundimtarëve rusë për shumë armiq të serbëve”, dhe shton se ata tani për herë të parë këtë duhet ta bëjnë për shkak të pushtetarëve serbë.

Ai tregon se Presidenti i Republikës së Serbisë po përgatitet ta nënshkruajë marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Prishtinën, dhe e paralajmëron Vuçiçin për “fatin tragjik të kryeministrit të ndjerë të Serbisë Zoran Gjingjiç”, e që ky fat mund ta gjejë edhe atë.

“Gati të gjitha mediat të cilat e përkrahin regjimin në Serbi e theksojnë dashurinë e Aleksandër Vuçiçit ndaj Rusisë”, thotë Ristiç në letrën dërguar Putinit, të cilën e kanë transmetuar disa portale serbe, dhe pretendon se “Vuçiçi krenohet me atë se deri tani është takuar 13 herë me Putinin”.

Kuti me gjak e fishekë, kërcënohet me vdekje ministri Kotzias: Kam marrë 800 mesazhe

ATHINE- Kërcënohet sërish me vdekje ministri i Jashtëm grek, Nikolaos Kotzias.

Në intervistë pak orë me parë për radio ’24/7 Athinë’, ministri sulmon opozitën greke për retoriken e urrejtjes që sipas tij po ushtron në negociatat e fundit me Shkupin dhe ndaj qeverisë greke, raporton gazetarja Ira Londo.

Po ashtu ai komentoi zhvillimet në Maqedoni si dhe u përgjigj hapur për negociatat e fundit me Tiranën. “Me kërcënojnë jetën vazhdimisht dhe prokuroria nuk reagon. Më kanë dërguar kuti me gjak, me baltë dhe fishekë. 800 paketa kërcënuese kanë ardhur tek unë dhe familja ime”, deklaroi Kotzias.

Në lidhje me ecurinë e negociatave me Tiranën, diplomati grek tha edhe njëherë së “çështja çame nuk u bisedua kurrë dhe nuk do këtë të tillë bisedë në tryezë, përveç të drejtave në pasuri. Pas abrogimit të ligjit të luftës shqiptaret mund te rimarrin pasuritë e paraluftës, por është tjetër teme sekuestrimi i pasurive ne Thesprotia nga çamet. Rreth 16-23 shtator pritet referendumi ne Maqedoni, ne vijim reforma kushtetuese”.
(BalkanWeb)

Rivali i Erdoganit e pranon humbjen

Muharrem Ince

Kandidati për president të Turqisë, Muharrem Ince, e pranoi humbjen nga presidenti aktual, Recep Tayyip Erdogan, në zgjedhjet e së dielës.

“E pranoj rezultatin zgjedhor”, tha Ince, nga Partia Republikane Popullore, në një konferencë për gazetarë në Ankara.

Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë e shpalli Erdoganin fitues, disa orë pasi ai shpalli fitoren bazuar në rezultate jozyrtare.

Rreth 97% të votave janë numëruar dhe votat e mbetura nuk pritet të ndikojnë rezultatin, tha Këshilli Zgjedhor.

Rezultatet zyrtare priten në dhjetë ditët në vijim.

Ince tha se ka pasur mashtrime elektorale, por jo deri në atë masë që rezultati përfundimtar të ndryshojë.

Pesë muaj pas vrasjes së bashkëshortit, gruaja e Ivanoviçit punësohet në Qeverinë e Serbisë

Milena Ivanoviç, gruaja e kreut të vrarë të Iniciativës qytetare serbe “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”, Oliver Ivanoviç është punësuar në qeverinë serbe.

Siç shkruajnë mediat serbe, raporton Telegrafi, ajo ka filluar punën e saj të re në Qeverinë e Serbisë, përkatësisht në kabinetin e kryeministres Ana Brnabiç, dy javë më parë.

“Milena filloi punën më 11 qershor. Do të jetë në ekipin e kryeministres Brnabiç i cili merret me kulturë dhe industri krijuese”, citohet një burim nga Kabineti i Kryeministres.

Oliver Ivanoviç u vra para ndërtesave të partisë së tij në Kosovska Mitrovica veriore më 16 janar të këtij viti, por deri më sot, vrasësi dhe vrasësit e tij nuk janë zbuluar.

Oliver Ivanoviç u vra para selisë së partisë së tij në Mitrovicën Veriore më 16 janar të këtij viti.

Rama, Ivanov dhe liderë të tjerë botërorë urojnë presidentin Erdogan për suksesin në zgjedhje

ANKARA – Pas suksesit të madh në zgjedhjet e mbajtura sot në Turqi, liderët botërorë kanë uruar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për suksesin në këto zgjedhje.

Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes linjës telefonike ka uruar presidentin Erdoğan për suksesin në zgjedhje.

Sipas burimeve presidenciale, presidenti Erdoğan falënderoi kryeministrin e Shqipërisë për urimin.

Maqedonia

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka uruar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

“Presidenti Ivanov realizoi bisedë telefonike me presidentin e Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, me rastin e suksesit të arritur në zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare në Turqi”, bëhet e ditur në profilin e tij zyrtar të rrjeteve sociale.

Më tej thuhet se presidenti Ivanov uroi Erdoğan për fitoren dhe rezultatet e arritura zgjedhore duke i uruar ushtrimin e suksesshëm të postit presidencial.

“Në bisedën telefonike u shkëmbyen mendime për ndodhitë aktuale politike në të dyja vendet, me ç’rast presidenti Ivanov falënderoi për tërë mbështetjen e deritanishme nga Republika e Turqisë, duke shprehur bindjen se edhe periudhën e ardhshme do të vazhdojë miqësia dhe bashkëpunimi i fuqishëm mes dy vendeve”.

Hungaria

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, u bë lideri i parë i një shteti të Bashkimit Evropian (BE), i cili uroi presidentin Erdoğan për suksesin në zgjedhje. Sipas zyrtarëve, ai uroi presidentin turk përmes linjës telefonike.

Azerbajxhani

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka uruar presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, për suksesin e madh të arritur në zgjedhjet presidenciale.

Sipas një deklarate të lëshuar nga presidenca e Azerbajxhanit mësohet se Aliyev ka telefonuar homologun e tij Erdoğan duke i uruar përgëzimet e tij për “suksesin e madh në zgjedhje”.

Duke bërë të ditur se nën udhëheqjen e Erdoğan Turqia është zhvilluar më shumë, ka arritur suksese të mëdha në fushën e ekonomisë, si dhe ka forcuar pozicionin e saj në arenën ndërkombëtare, Aliyev në bisedën telefonike i ka uruar suskese të mëtejshme presidentit Erdoğan.

Ndërkohë edhe Erdoğan i ka shprehur falenderime homologut të tij Aliyev për kujdesin e treguar dhe urimet e bëra

Gjithashtu bëhet e ditur se Aliyev ka ftuar presidentin Erdoğan për një vizitë në zyrtare në Azerbajxhan, i cili e ka pranuar këtë ftesë.

Bosnjë dhe Hercegovina

Kryetari i Këshillit Presidencial të Bosnjë dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç, uroi presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, për suksesin në zgjedhje.

Palestina

Presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas, uroi presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për suksesin në zgjedhje.

Katari

Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad al Thani, uroi presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për suksesin në zgjedhje.

Sipas të dhënave nga zyrtarët, Al Thani i ka përcjellur presidentit Erdoğan urimet për suksesin e arritur në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbajtura sot në Turqi.

Serbia

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, uroi presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për suksesin në zgjedhje. aa

Turqia voton

Turqit po votojnë të dielën për presidentin dhe parlamentin e ri në zgjedhjet që shihen si sprova më e madhe për Recep Tayyip Erdoganin dhe partinë e tij, që kur morën pushtetin rreth 16 vjet më parë.

Zgjedhjet pritet të vendosin një presidencë të re të fuqishme ekzekutive të kërkuar nga Erdogani dhe të mbështetur nga një shumicë e ngushtë e turqve në një referendum të vitit 2017. Kritikët thonë se kjo do të dëmtojë më tej demokracinë në shtetin anëtar të NATO-s dhe do të forcojë sundimin e një njeriu.

Më shumë se 56 milionë veta janë regjistruar për të hedhur votën e tyre në 180 mijë kuti votimi që u hapën në orën 8 sipas kohës lokale.

Presidenti aktual Erdogan, udhëheqësi më popullor por edhe më përçarës në historinë bashkëkohore të Turqisë, i organizoi shumë më herët zgjedhjet që duhej të mbaheshin në nëntor të vitit 2019, duke argumentuar se fuqitë e reja do ta ndihmonin atë që të përballojë problemet në rritje të ekonomisë së vendit – lira ka humbur 20 për qind kundrejt dollarit këtë vit – dhe përballjen e më kryengritësit kurdë në juglindje të Turqisë dhe në Irak e Siri.

Recep Tayyip Erdogan
Recep Tayyip Erdogan

Por, ai i kishte bërë llogaritë pa kandidatin presidencial, Muharrem Ince, nga partia sekulariste CHP, paraqitja energjike e të cilit ka ringjallur opozitën e ndarë dhe të dëshpëruar turke.

Duke folur gjatë një tubimi në Stamboll të shtunën, ku morën pjesë qindra mijëra njerëz, Ince premtoi të përmbysë atë që ai dhe partitë e opozitës e shohin si një lëvizje drejt sundimit autoritar nën Erdoganin, në vendin me 81 milion banorë.

“Nëse fiton Erdogani, telefonat tuaj do të vazhdojnë të përgjohen. Frika do të vazhdojë të sundojë…. Nëse fiton Ince, gjykatat do të jenë të pavarura”, tha Ince duke nënvizuar që nëse zgjidhet, do të heqë gjendjen e jashtëzakonshme brenda 48 orësh.

Muharrem Ince
Muharrem Ince

Turqia është në gjendje të jashtëzakonshme, e cila shkurton disa nga të drejtat e njeriut dhe i lejon qeverisë të anashkalojë parlamentin me dekrete për gati dy vjet pas përpjekjes për grusht shteti në korrik të vitit 2016.

Erdogani e fajëson për grushtin e shtetit klerikun dhe ish aleatin e tij, Fethullah Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara dhe ka përndjeur mbështetësit e tij në Turqi. Kombet e Bashkuara thonë se rreth 160 ijë njerëz janë burgosur dhe pothuajse aq janë përjashtuar nga puna.

Sipas anketave, Erdogani mund të dështojë të fitojë në raundin e parë, por pret fitoren në raundin e dytë që do të mbahet më 8 korrik, ndërsa partia e tij mund të humbë shumicën në parlament. za/reuters

Vuçiçi: Jemi të gatshëm për kompromis me Kosovën, por nuk i nënshtrohemi presionit

BEOGRAD – Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar me rastin e vazhdimit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel se Serbia është e gatshme të bisedojë për kompromise, por jo edhe të pranojë çfarëdo presioni, shkruajnë mediat serbe.

Gjatë një konference për gazetarë, Vuçiç ka deklaruar se ka kontaktuar me zyrtarë të Brukselit të cilëve u ka thënë se: “nëse janë të vërteta qëndrimet e shqiptarëve, atëherë nuk ka nevojë të shkoj në Bruksel të humb kohë”, duke pretenduar se kinse ata e kanë lutur që të shkojë në Bruksel, transmeton Telegrafi.

“Nëse mendoni se mund të me detyroni t’i dëgjoj dhe shërbej Haradinajt, Hotit dhe Hoxhajt, mos më thirrni”- ka shtuar Vuçiç.

Ai ka thënë para gazetarëve se nuk i frikësohet presionit të perëndimit.

“Keni gjetur personin e gabuar për t’i bërë presion. Nëse jeni të gatshëm të bisedojmë për kompromise, jemi të gatshëm”, ka thënë për fund presidenti serb.

Incident në kufi, policia serbe ia ndalon hyrjen këshilltarit të Edi Ramës

Policia kufitare e Serbisë sot ia ka ndaluar hyrjen në territorin e saj pa dhënë shpjegime këshilltarit për Rajonin të kryeministrit Edi Rama.

Filozofit dhe kritikut të artit nga Kosova, Shkëlzen Maliqi i është ndaluar hyrja në Serbi, në pikën e kalimit kufitar në Merdare.

Policia kufitare e Serbisë nuk ofroi informacion apo arsye për veprimin e tyre.

Maliqi po udhëtonte me dramaturgun dhe drejtorin e Qendrës Multimedia Jeton Neziraj dhe kryeredaktoren dhe fotografen e “Kosovo 2.0”, Besa Luci dhe Majlinda Hoxha.

Ata planifikonin të merrnin pjesë në një diskutim me rastin e publikimit të “20 Vjet Përtej/Preko/Beyond”, që përmbledh një kronologji të 20 viteve të bashkëpunimit kulturor ndërmjet faktorëve kulturorë nga të dyja shtetet.

Pas ndalimit të Maliqit, anëtarët e tjerë të grupit po ashtu vendosën të kthehen në Prishtinë.

Maliqi ka thënë për “Insajderin” se Serbia po merr masa hakmarrëse për zyrtarët e Kosovës. Ai thotë se edhe ekipi ka refuzuar të hyjë në territorin serb në shenjë revolte për ndalimin e Maliqit në kufi.

Shkëlzen Maliqi është analist politik, kritik arti, por edhe filozof. Ai ka lindur në vitin 1947 dhe jeton në Prishtinë. Maliqi ka drejtuar një sërë organizatash, mes të cilave edhe Institutin e Studimeve Sociale, “Gani Bobi”.

Shkup, marrëveshja për emrin hyn në procedurë parlamentare

Marrëveshja midis qeverive të Greqisë dhe Maqedonisë për ndryshimin e emrit të ish republikës jugosllave ka hyrë në procedurë parlamentare dhe Shkupi pritet ta ratifikojë atë para samitit të Bashkimit Evropian më 25 dhe 26 qershor.

Parlamenti i Maqedonisë i dha të martën dritën jeshile draftit të qeverisë për ratifikimin e marrëveshjes, ndërsa komisionet përkatëse të parlamentit hapën debate për këtë (marrëveshjen). Ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov duke folur para ligjvënësve tha se marrëveshja është jetike për të ardhmen evropiane të Maqedonisë dhe se kjo varet nga ratifikimi i marrëveshjes.

Por opozita e cilësoi marrëveshjen si një akt kapitulimi dhe u largua nga seanca e parlamentit. VMRO-DPMNE thotë se marrëveshja për ndryshimin e emrit do të thotë një “embargo e plotë ndaj gjithçkaje që është maqedonase”.

Emri i Republikës së Maqedonisë do të ndryshojë në “Republika e Maqedonisë Veriore”. Kjo ka nxitur pakënaqësi si në Athinë edhe në Shkup tek opozita e të dy vendeve dhe ka bërë që qindra protestues të dalin rrugëve për ta kundërshtuar atë. Megjithatë, shumë analistë mendojnë se Shkupi ka bërë një kompromis të mirë, duke ruajtur identitetin dhe gjuhën e popullit maqedonas, ndërsa vendit pritet shumë shpejt t’i hapen rrugët për anëtarësim në NATO dhe për bisedimet për integrim në Bashkimin Evropian.

Ende asnjë informacion për rastin e zhdukjes së gazetarit serb

Stefan Cvetkoviq

Prokuroria në Serbi nuk i ka publikuar ende rezultatet e para të hetimeve në lidhje me zhdukjen e gazetarit serb, Stefan Cvetkoviq.

“Bëhet fjalë për mbledhjen e të gjitha fakteve relevante. Pastaj priten rezultatet e ekspertizës, pas të cilave do të merren masa të tjera”, tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë Tihomir Knezheviq, prokuror i Prokurorisë Themelore Publike në qytetin Vërshac.

Gazetari Stefan Cvetkoviq u zhduk në natën ndërmjet 13 dhe 14 qershorit në qytetin Bella Cërkva.

Policia lokale konfirmoi se makina e tij u gjet e parkuar me dyer të hapura dhe drita të ndezura.

Ai u gjet gjallë nga policia serbe më 15 qershor.

Në të njëjtën ditë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, thanë se gazetari ka një “rrëfim të çuditshëm”.

Cvetkoviq është ankuar vazhdimisht se ka marrë kërcënime me vdekje, derisa në vitin 2008 është rrahur nga sulmues të panjohur.

Në kohën e fundit, ai ka përcjellë hetimet për vrasjen e politikanit serb në Mitrovicën e Veriut, Oliver Ivanoviq.

Bëri thirrje për grusht shteti, arrestohet deputeti i akuzuar për tradhti ndaj atdheut

Deputeti grek i Agimit të Artë, Konstandinos Barbarusis është arrestuar tre ditë pasi prokuroria greke urdhëroi ndjekje penale për të me akuzën për tradhti të lartë ndaj atdheut.

Deputeti neonazist ka bërë thirrje në Parlament të premten, ditë kur po votohet marrëveshja me Maqdoninë, për grusht shteti, duke kërkuar që ushtria të arrestojë Presidentin e Republikës së Greqisë dhe kryeministrin grek, shkruajnë mediat në vend.

Barabarusis i ka shpëtuar një kontrolli të policisë greke që kishte urdhër-arresti për të, duke u larguar me shpejtësi mbrëmjen e së shtunës.

Por sot ai është arrestuar në lagjen Pendeli, pas një operacioni të antiterrorit grek dhe bashkë me të është shoqëruar në polici edhe një person që e strehonte.

Maqedonia dhe Greqia të dielën nënshkruajnë marrëveshjen për emrin

Isuf Kadriu

Maqedonia dhe Greqia të dielën nënshkruajnë marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar të emrit. Dokumenti që parasheh emrin, Maqedonia e Veriut. Do të nënshkruhet në Prespë, në pjesën e Greqisë nga Ministrat e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, në prani të kryeministrave, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras.

Nga përfaqësuesit ndërkombëtar në këtë akt që vlerësohet si një nga më të rëndësishmit që nga pavarësia e Maqedonia dhe përfundimi i konfliktit të vitit 2001, marrin pjesë ndërmjetësi i OKB-së, Metju, Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogerini si dhe Rozmari Di Karko, përgjegjëse për çështje politike e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteresh.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, dy delegacionet do të kalojnë në pjesën e territorit të Maqedonisë në një drekë solemne prej nga do të përcjellin mesazhe për paqe, fqinjësi të mirë dhe siguri në rajoni.

Marrëveshja që zgjidh kontesti mbi 25 vjeçar, zhbllokon procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, por edhe normalizon raportet mes dy vendeve, që shpesh herë janë përcjell edhe me tensione dhe bllokada ekonomike.

Protesta në Beograd, kërkohen përgjigje për vrasjen e Oliver Ivanoviçit

BEOGRAD – Anëtarët e organizatës “Lëvizja Qytetarët e Lirë (PSG) u mblodhën sot para godinës së Presidencës Serbe në Beograd, me rastin e pesë mujorit të vrasjes së kreut të SDP-së, Oliver Ivanoviç, për të parashtruar pyetje në adresë të organeve të shtetit, se kush e vrau politikanin nga Mitrovica në Kosovë.

Ata paralajmëruan se çdo të premte të ardhshme do të protestojnë në të njëjtin vend, me të njëjtat pyetje se kush vrau Ivanoviçin.

Para Presidencës së Serbisë, PSG shpalosi një transparente me mbishkrimin “Kush e vrau Oliver Ivanoviçin?”.

Asembleisti i PSG-së, në qytetin e Beogradit, Pavle Grboviq, tha se shqetëson “heshtja e theksuar” e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili disa herë premtoi se vrasësit e Ivanoviçit do të zbuloheshin.

“Pyesim Aleksandar Vuçiçin dhe të gjitha organet shtetërore se ku ka mbërritur hetimi për vrasjen e Oliver Ivanoviçit, a janë përfshirë autoritetet tona shtetërore në hetimin në fjalë, dhe nëse mungesa e rezultateve ka të bëjë se ata janë të paaftë ose për shkak se nuk duan ta bëjnë hetimin”, tha Grboviç.

Lideri i nismës qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanoviç, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga një armë më 16 janar të këtij viti, përpara selisë së SDP-së në pjesën e Mitrovicës me shumicë serbe, ndërsa kohë më pas u arrestuan dy policë për manipulimin e provave nga terreni. aa

Shënohet rritje e eksporteve të kompanive turke në Ballkan

Për periudhën në fjalë eksportet më të mëdha në vendet e Ballkanit u realizuan në Bullgari me 1.1 miliardë dollarë, e cila ndiqet nga Greqia me 839.5 milionë dollarë, Sllovenia me 587.8 milionë dollarë dhe Serbia me 367.6 milionë dollarë

STAMBOLL – Eksportet e kompanive turke në Ballkan janë rritur me 22.1 për qind në 5 muajt e parë të vitit, duke arritur në 3 miliardë e 962 milionë e 246 mijë dollarë, ndërsa eksportet më të mëdha në vendet e Ballkanit janë realizuar në Bullgari me 1.1 miliardë dollarë.

Sipas të dhënave që AA ka përpiluar bazuar në të dhënat e Asamblesë së Eksportuesve Turq, theksohet se në 5 muajt e vitit në Ballkan janë kryer eksporte në vlerë 3 miliardë e 962 milionë e 246 mijë dollarë duke përfshirë kryesisht vendet Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Kosovë, Maqedoni, Sllovaki, Serbi, Slloveni, Mali i Zi, Greqi dhe Rumani.

Teksa kjo shifër ka qenë në nivelin prej 3 miliardë e 245 milionë e 298 mijë dollarë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bëhet e ditur se eksportet në pozitën gjeografike të Ballkanit kanë shënuar rritje me 22.1 për qind në vitin e fundit.

Për periudhën në fjalë eksportet më të mëdha në vendet e Ballkanit u realizuan në Bullgari me 1.1 miliardë dollarë, e cila ndiqet nga Greqia me 839.5 milionë dollarë, Sllovenia me 587.8 milionë dollarë dhe Serbia me 367.6 milionë dollarë.

Po ashtu në të njëjtën periudhë, eksportet e kryera vazhdojnë me 211.5 milionë dollarë në Sllovaki, 190.8 milionë dollarë në Kroaci, 179.2 milionë dollarë në Bosnje dhe Hercegovine, 164.3 milionë dollarë në Maqedoni, 159.1 milionë dollarë në Shqipëri, 123.2 milionë dollarë Kosovë dhe 27.6 milionë dollarë në Mal të Zi.

Në eksportet e kryera këtë vit në vendet e Ballkanit, në krahasim me periudhën 5 mujore të vitit 2017 janë shënuar rritje në të gjithë vendet, ku rritja më e madhe është shënuar me 47.7 për qind në Kroaci, ku shifrat për 5 muajt e vitit të kaluar kanë qenë 129.2 milionë dollarë, ndërsa këtë vit kanë arritur në 190.8 milionë dollarë.

Gjithashtu në mesin e vendeve të Ballkanit pas Kroacisë rritje më e madhe është shënuar edhe në Bosnje dhe Hercegovinë me 37.2 për qind e cila ndiqet nga vendet Serbi me 37 për qind, Sllovakia me 36.5 për qind, Greqia me 35.3 për qind, Shqipëria me 25 për qind ,Mal të Zi me 24.6 për qind, Sllovenia me 22.6 për qind, Kosova me 21.3 për qind, Maqedonia me 17.9 për qind dhe me 3.7 për qind në Bullgari.

46 për qind e eksporteve në Ballkan janë nga Stambolli

Duke parë shpërndarjen e eksporteve të realizuara në 5 muaj të vitit në vendet e Ballkanit në bazë të qyteteve, vërehet se eksportet e realizuara në këtë pozitë gjeografike janë në shumën 1 miliard 826 milionë 183 mijë dollarë, ku Stambolli radhitet i pari me 46,1 për qind në totalin e eksporteve prej 3 miliard e 962 milionë e 246 mijë dollarë që janë kryer në vendet ballkanike.

Në eksportet më të mëdha të kryera, Stambolli ndiqet nga qytetet Kocaeli me 605,2 milionë dollarë, Bursa me 302,9 milionë dollarë, Izmir me 192,7 milionë dollarë, Ankara me 169,4 milionë dollarë, dhe Manisa me 102,3 milionë dollarë.

Industria e automobilave në eksportet në vendet e Ballkanit ka qenë sektori kryesues ku në periudhën janar-maj 2018 eksportet arritën në 829.5 milionë dollarë. Ky sektor është ndjekur nga artikujt dhe produktet kimike me 533.8 milion dollarë, tekstilet dhe lënda e parë me 427.9 milionë dollarë, veshjet e gatshme dhe konfeksionet me 332.9 milionë dollarë dhe 321.1 milionë dollarë për sektorët elektirkë, elektronikës dhe të shërbimeve.

Ndërsa sektori ku janë shënuar më pak eksporte për të njëjtën periudhë ka qenë sektori i bimëve dekorative me 2 milionë e 253 mijë dollarë.

Sipas të dhënave nga Asambleja e Eksportuesve Turq, shuma e eksportit (mijë dollarë) dhe shkalla e rritjes së eksporteve në vendet e Ballkanit për periudhën janar-maj 2017 dhe 2018 janë si më poshtë:

Janar-Maj 2017 Janar-Maj 2018 Diferenca (%)
BULLGARI 1.071.853 1.111.610 3,7
GREQI 620.612 839.542 35,3
SLLOVENI 479.386 587.841 22,6
SERBI 268.383 367.579 37,0
SLLOVAKI 154.963 211.522 36,5
KROACI 129.173 190.783 47,7
BOSNJE-HERCEGOVINË 130.626 179.241 37,2
MAQEDONI 139.286 164.250 17,9
SHQIPËRI 127.292 159.068 25,0
KOSOVË 101.559 123.185 21,3
MALI I ZI 22.164 27.625 24,6
TOTAL 3.245.298 3.962.246 22,1

Agimi i Artë thirrje për “puç” për shkak të marrëveshjes me Maqedoninë

“I bëj thirrje ushtrisë që të përmbushin betimin e tyre duke e arrestuar kryeministrin Aleksis Tsipras, Panos Kammenos dhe presidentin Prokopis Pavlopoulos, për të ndaluar këtë tradhti”, tha deputeti i Agimit të Artë Barbarousis

ATHINË – Deputeti i partisë së ekstremit të djathtë në parlamentin grek, Agimi i Artë, Konstantinos Barbarousis, shkaktoi debat me fjalët “e thërras ushtrinë në detyrë”, duke folur në lidhje me konsensusin e arritur për çështjen e emrit mes qeverive greke dhe maqedonase.

“I bëj thirrje ushtrisë që të përmbushin betimin e tyre duke e arrestuar kryeministrin Aleksis Tsipras, (Ministrin e Mbrojtjes) Panos Kammenos dhe presidentin Prokopis Pavlopoulos, për të ndaluar këtë tradhti”, tha Barbarousis.

Thirrja shkaktoi rritje tensionesh në parlament, ndërsa në veçanti shkaktoi reagim te deputetët e partisë kryesore qeveritare SYRIZA.

Kryetari i Kuvendit, Nikos Voutsis, i cili i thirri në mbledhje të jashtëzakonshme krerët e grupeve parlamentare, i cilësoi fjalët e Barbarousis si “ftesë e hapur për grusht shteti”.

Duke pohuar se partia “neo-naziste” Agimi i Artë ka për qëllim të përshkallëzojë dhunën para nënshkrimit të marrëveshjes mes Athinës dhe Shkupit, Voutsis propozoi që të ndalohet pjesëmarrja e tyre në seancat e kuvendit në lidhje me këtë çështje.

Propozimi u miratua nga të gjitha partitë me përjashtim të Agimit të Artë, me ç’rast u ndalua pjesëmarrja e tyre në sencat e kuvendit gjatë debateve në fjalë.

Mocioni i mosbesimit

Në lidhje me “çështjen e emrit” e cila vazhdon mbi një çerek shekulli, është arritur marrëveshje pas disa muajsh negociata.

Për shkak të marrëveshjes e cila parashesh që emri i Maqedonisë të jetë “Republika e Maqedonisë së Veriut”, partia kryesore e opozitës Demokracia e Re (ND) paraqiti mocion të mosbesimit në parlament.

Kryetari i ND-së, Kiriakos Miçotakis, duke theksuar se marrëveshja është një dakordim i keq, kishte pohuar se përcaktimi i nacionalitetit dhe gjuhës së vendit fqinj si “Maqedon” është tërheqje nga vija e kuqe kombëtare.

Në votimin që pritet të realizohet nesër në parlamentin grek me 300 deputetë, të paktën gjysma duhet të votojnë “pro” që mocioni i mosbesimit të materializohet. Kryetari i parnterit qeveritar SYRIZA, Grekët e Pavarur (ANEL), njëherësh ministër i Mbrojtjes, Kammenos, tha se nuk do ta votojë marrëveshjen, ndërsa për mocionin do të votojë “kundër”. aa

Gjendet i gjallë gazetari serb Stefan Cvetkoviq

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç njoftoi në një konferencë të jashtëzakonshme për media se gazetari serb Stefan Cvetkoviq është gjetur i gjallë.

“Atij nuk i mungon asnjë fije floku”, tha Vuçiq për gazetarët në Beograd, dhe shtoi se Cvetkoviq është në duart e Policisë, ku do të mbetet për disa kohë derisa të merret në pyetje.

Zhdukja e Cvetkoviqit është raportuar më 13 qershor, pasi vetura e tij ështe gjetur e braktisur në qytetin Bela Crkva, rreth 100 kilometra në lindje të Beogradit.

Cvetkoviq është ankuar vazhdimisht se ka marrë kërcënime me vdekje, derisa më 2008 ai është rrahur nga sulmues të panjohur.

Në periudhën e fundit ai ka përcjellur hetimet për vrasjen e politikanit serb në Mitrovicën e Veriut, Oliver Ivanoviq.

Tsipras njofton Presidentin: Vendi fqinj do të ketë emrin e ri

Nga sot emri i ri i do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut, nacionaliteti maqedonas të veriut, gjuha maqedonase dhe po ashtu do të përkthehet në të gjitha gjuhët e botës.

Një marrëveshje “që ruan trashëgiminë kulturore të lashtë të Maqedonisë greke dhe ofron ndryshime të gjerë në Kushtetutën e vendit fqinj,” u dërgua këtë pasdite në Presidencë, nga kryeministrit Aleksis Tsipras për të informuar Prokopis Pavlopulos, ndërsa emri i ri i Maqedonisë do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri grek, i tha Presidenti i Republikës se tashmë ka një marrëveshje për një çështje që rrënoi për vite me radhë politikën greke të jashtme, një marrëveshje e mirë dhe e dobishme për Greqinë në lidhje me emrin e vendit fqinj.

“Lajm i mirë. Ne kemi arritur një marrëveshje me kryeministrin maqedonas për një çështje që na intereson shumë vite,” i tha Tsipras Presidentit të Republikës.

“Ne kemi një marrëveshje të mirë, e cila mbulon të gjitha kushtet e vendosura nga pala greke të cilët janë bazat e asaj që ne e quajmë linjën kombëtare: Ne kemi një emër të përbërë me përcaktim gjeografik, si jashtë vendit dhe bilateral, ndërkombëtare si dhe brenda. Pra, fqinjët marrin detyrimin tonë për rishikim kushtetues”, tha ai.

Ai theksoi se marrëveshja parashikon ndryshime përtej emrit. Më e rëndësishmja, kjo marrëveshje është për të siguruar dhe mbrojtur trashëgiminë kulturore dhe trashëgiminë e lashtë të Maqedonisë greke, theksoi kryeministri, duke vënë në dukje se ka pasur disa në të kaluarën të cilët janë përpjekur për të përvetësuar këtë trashëgimi, “kjo ishte një pengesë e përhershme të marrëdhënieve mes dy vende”.

Marrëveshja do të ratifikohet nga pala greke, pas rishikimit kushtetues në Shkup.

Aeroporti i ri i Stambollit do të jetë margaritari i Turqisë

“Fillimisht do të ketë një kapacitet prej 90 milionë pasagjerësh në vit, dhe ky numër në vitin 2023 do të rritet në 150 milionë pasagjerë në vit”, ka thënë presidenti Erdoğan

ANKARA – Pak muaj kanë mbetur nga hapja e aeroportit të madh të Stambollit, i cili pritet të shërbejë 90 milionë pasagjerë në vit, numër ky që deri në vitin 2023, pritet të shkojë në të paktën 150 milionë pasagjerë.

“Fillimisht do të ketë një kapacitet prej 90 milionë pasagjerësh në vit, dhe ky numër në vitin 2023 do të rritet në 150 milionë pasagjerë në vit”, tha të dielën presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan gjatë një iftari të shtruar.

Në të njëjtin fjalim Erdoğan tha se aeroporti i ri ishte radhitur në mesin e tre aeroporteve kryesore ndërkombëtare.

Turqia njoftoi Asociacionin Ndërkombëtar të Transportit Ajror (IATA) dhe Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO) për hapjen e aeroportit më 29 tetor të vitit 2018, që korrespodon me Ditën e Republikës së Turqisë.

Ministri i Transportit, Ahmet Arslan ka njoftuar tashmë se mbi 90 për qind e punëve ndërtimore kanë përfunduar.

Më hërët presidenti turk kishte njoftuar se projekti do t’i sigurojë vendit të ardhura mbi 26 miliardë euro.

Aeroporti është duke u ndërtuar nga një konzorcium prej pesë kompanishë: Limak, Kolin, Cengiz, Harta dhe Kalyon.

Emri i aeroportit ende nuk është vendosur, ndonëse presidenti Erdoğan kishte thënë se kontraktuesit mund të vendosnin për emrin.

Investimi 120 milionë eurosh e bën aeroportin e ri të Stambollit, me kompleksin më të madh të tregtisë pa doganë në botë.

Kompleksi me shitoret shtrihet në 53.000 metra katrorë, në të cilën do të ketë dyqane të markave luksoze.

Nga viti 2008 deri në vitin 2017, gjithsej 1.38 miliard njerëz kanë udhëtuar nëpër aeroportet e Turqisë. aa

Manolis Glezios: Dy popujt tanë duhet të gjejnë gjuhën për të bashkëjetuar!

Fjala e deputetit grek Manolis Glezios nga partia SYRIZA. Ai duke treguar me fakte se ka plot politikanë grekë me prejardhje Arvanitase, nënvizon faktin se duhet gjetur  një gjuihë të përbashkët për fqinjësi të mirë dhe bashkëjetesë midis dy popujve tanë. “Ne i kemi këngët dhe vallet e përbashkëta”, thotë Glezioz, një figurë shumë e shquar si shkrimtar, njeri i letrave, politikan dhe antifashist. “Mund të kesh probleme në familje, por me fqinjin duhet të kesh marrëdhënie shumë të mira”, thotë ai, gjithmonë duke iu referuar fqinjësisë midis grekëve dhe shqiptarëve. Këto marrëdhënie duhet t’i fuqizojë edhe fakti se arvanitasit janë pjesë integrale e Greqisë.

Nderime për Manolis Glezioz!

 

Nuk duhet të lejojmë krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’

Nga: Ira Londo

 

ATHINË – Gjatë një interviste për televizionin grek ‘Skai’ politikani grek Theodoros Pangalos ka debatuar me ish kryeministrin grek Antonis Samaras duke thënë se shteti helen nuk duhet të lejojë krijimin e një Shqipërie të Madhe dhe një Bullgarie të Madhe në kufijtë e Greqisë. Ai tha se emri i Maqedonisë duhet të ketë vetëm përcaktim gjeografik.

“Janë gafa të gjitha lëvizjet, ashtu si gafat që bëjnë sa pretendojnë këtu se janë pasardhës të Grekeve të Lashtë. Aleksandri i Madh nuk ishte Nenë Tereza e Shqiptareve, ishte një gjeneral që vriste e priste për të sunduar. Emri i ri i Maqedonisë të këtë vetëm përcaktim gjeografik, Maqedonia e Epërme ose Maqedonia Veriore”- ka thënë ish zëvendës kryeministri i Greqisë.

Pangalos ka theksuar se zgjidhja e çështjes së emrit është e domosdoshme, për të parandaluar krijimin e Shqipërisë se Madhe apo Bullgarisë së Madhe në kufijtë e Greqisë. Se fundi Pangalos i është referuar edhe gjyshes së tij arvanitase shqipfolese që sipas tij është “më shumë greke se grekët”.

Vuçiç: Unë jam i gatshëm, vazhdimi i dialogut me Prishtinën deri në fund të muajit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se pret që dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës të vazhdojë përpara fundit të këtij muaji.

“Le të vendoset për datën, unë jam i gatshëm të bisedoj, por duke kërkuar respektimin e Marrëveshjes së Brukselit (për normalizimin e marrëdhënieve)”, tha Vuçiç, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Ai shtoi se puna e tij është të kujdeset për Serbinë dhe “ta shpëtojë atë nga konflikti”.

“Puna ime është të kujdesem për vendin, për ta shpëtuar atë nga të gjitha konfliktet dhe luftërat dhe prandaj dua të marr pjesë në të gjitha bisedimet”, tha Vuçiç.

Vuçiçi: Serbinë e pret katastrofa rreth Kosovës

“Serbinë e pret katastrofa rreth Kosovës”. Kështu deklaroi presidenti Aleksandër Vuçiç.
Gazeta “Danas” shkruan se mesazhi i Vuçiç se “fuqitë e mëdha nuk e njohin, përkatësisht nuk e kanë ndër mend ta respektojnë Rezolutën 1244 dhe kjo do të thotë se kemi shumë pak mundësi të bëjmë diçka”, i është dedikuar opinionit të brendshëm dhe atij në Perëndim para fazës së re të negociatave me Kosovën.

“Në kohë të fundit Vuçiç po e përgatit opinionin në Serbi se është e mundshme katastrofa e plotë lidhur me Kosovën dhe se në këtë rast është i mundshëm edhe një pozicionim i ri gjeopolitik i Serbisë, pra kthim më i madh drejt Rusisë”, kanë thënë burime të kësaj gazete nga Beogradi, transmeton Koha.net.
Sipas tyre, Vuçiç edhe më tej shpreson në koncesione nga Perëndimi, përkatësisht se Perëndimi, përfshirë SHBA-në e BE-në, do të vlerësojnë se për shkak të paqes e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor, Serbia të mos shtyhet në përqafim edhe më të madh drejt Rusisë.

Ministri grek i Mbrojtjes bën deklaratë befasuese: Do zgjerojmë ujërat tona territoriale

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos ka bere nje deklarate te forte qe ka ngjallur shume reagime. Ai ka deklaruar se Greqia së shpejti do të zgjerojë hapesiren e ujerave te veta territoriale, ne kuader te njohjes se zonave ekskluzive ekonomike (ZEE).

Sipas mediave greke, Kammenos ka thene se Greqia me njohjen se shpejti te zonave ekonomike ekskluzive (EEZ) do të fillojë të punoje per shfrytezimin e pasurisë nën det, per prodhimin e gazit natyror dhe ndoshta naftës më vonë.

Siç tha ai, “ne jemi në një moment te rendesishem në historinë e kombit, shumë shpejt do të “zgjerojmë” ujërat tona territoriale, njohjen e ZEE, shfrytëzimin e pasurisë nënujore dhe vendi ynë do të hyjë në një epokë të re”.

Me tej, duke dashur te shmange keqkuptimet theksoi se nuk behet fjale per nje zgjerim ne kuptimin fillestar te fjales.

Vuçiç: NATO-ja e ka bërë të qartë që nuk mund të dërgojmë trupa në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të martën në Beograd se NATO-ja e ka paralajmëruar atë kundër çfarëdo përpjekjeje për të dërguar forcat serbe në Kosovë.

Ai i bëri këto komente gjatë një veprimtarie në Beograd duke komentuar spekulimet në medie por edhe deklarimet e përfaqësuesve të ndryshëm politikë në Serbi për dërgimin e 1 mijë trupave serbe në Kosovë, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit. Ai tha se disa herë është paralajmëruar për këtë çështje.

“Nëse do të provonit të hynit me ushtrinë tuaj në Kosovë, me policinë tuaj në Kosovë, në çfarëdo mënyre, NATO-ja do ta trajtojë këtë si akt armiqësor dhe do të hynit në konflikt me fuqinë më të madhe ushtarake në Kosovë”, citoi ai t’i kenë thënë zyrtarë të lartë perëndimorë. “Këtë po e them për shkak të popullit tonë”, tha ai, duke nënvizuar se dëshiron të sqarojë qytetarët e tij se “atyre nuk u intereson Rezoluta 1244 por vetëm fuqia dhe gjendja faktike.

Sipas tij, kjo e vështirëson pozitën e Serbisë e cila “duhet të përpiqet të ruajë paqen dhe sigurinë dhe të ndërtojë një jetë më të mirë dhe një ekonomi më të fortë për qytetarët e saj”.

Ai tha se bisedimet janë e vetmja zgjidhje, ndërsa kritikoi platformën e qeverisë së Kosovës për bisedimet me Serbinë.

“Kur e lexoni atë platformë, e shihni se nuk kanë lënë asnjë milimetër, as edhe një për qind hapësirë për çfarëdo marrëveshje”, tha ai, duke nënvizuar se nuk është optimist për bisedimet që pritet të mbahen në Bruksel, por Serbia, tha ai, do të bëjë gjithçka që të arrihet një kompromis.

Platforma e qeverisë së Kosovës prej tetë pikash, parasheh që bisedimet të përfundojnë me njohje të ndërsjellë duke respektuar sovranitetin dhe tërësinë tokësore, anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara si dhe përkrahjen dhe garantimin e zbatimit të marrëveshjes nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kosova e Serbia pritet që të rifillojnë bisedimet gjatë këtij muaji, në një përpjekje për t’i hapur rrugë arritjes së një marrëveshjeje detyruese ligjore për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Planet e Bashkimit Evropian për një takim të nivelit teknik gjatë kësja jave që do t’i hapnin rrugë një takimi të nivelit më të lartë politik, kanë ndryshuar. Beogradi kërkon që asociacioni i komunave me shumicë serbe të jetë tema kryesore e bisedimeve, ndërsa Prishtinë thekson se nuk do të bisedojë për asgjë nëse nuk zbatohen të gjitha marrëveshjet.

Bisedimet fillimisht teknike mes Kosovës dhe Serbisë nisën në vitin 2011. Në prill të vitit 2013 Kosova dhe Serbia arritën e marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve që përfshinte një gamë çështjesh, pas të cilave bisedimet kryesisht u zhvilluan për rrugët e zbatimit të saj. Bisedimet e deritashme i siguruan Serbisë hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa Kosovës marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. Por ajo vazhdon të jetë e fundit në proceset integruese evropiane.

Një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimi i marrëdhënieve është kusht për të dyja vendet për integrim në Bashkimin Evropian.

Kotzias: Brenda pak ditësh zgjidhen problemet në negociatat me Maqedoninë

Shefi i diplomacisë greke tha se nga pesë alternativat e propozuara nga ndërmjetësi Nimetz, “Maqedonia e Re”, “Maqedonia e Epërme” dhe “Maqedonia e Veriut” janë ende në tryezën e bisedimeve

ATHINË – Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Kotzias, tha se beson që problemet në negociatat për mosmarrëveshjen rreth emrit me Maqedoninë do të zgjidhen brenda pak ditëve në vijim.

Në një intervistë për televizonin shtetëror grek ERT, Kotzias theksoi se i kanë kushtuar vëmendje dhe durim çështjes së negocitave, të cilat, sipas tij, në përgjithësi nuk kanë shkuar në vijë të drejtë dhe janë shoqëruar me batica dhe zbatica.

“Unë kam besimin se problemet do të zgjidhen brenda pak ditëve në vijim”, u shpreh Kotzias, duke shtuar se qeveria e Maqedonisë është e vetëdijshme për disa vështirësi.

Po ashtu, shefi i diplomacisë greke tha se nga pesë alternativat e propozuara nga ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara, Matthew Nimetz, “Maqedonia e Re”, Maqedonia e Epërme” dhe “Maqedonia e Veriut” janë ende në tryezën e bisedimeve.

Kujtojmë se kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev më herët ka thënë se janë pranë një zgjidhjeje të mundshme. aa

Partia kundër emigrimit fiton zgjedhjet në Slloveni

Janez Jansha

Pas numërimit të shumicës së votave në zgjedhjet parlamentare të Sllovenisë, rezulton se partia opozitare e krahut të djathtë e udhëhequr nga ish-kryeministri, Janez Jansha kryeson dukshëm në krahasim me garuesit tjerë.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka thënë më 4 qershor se pas numërimit të 99 përqind të votave, Partia Demokratike Sllovene ka fituar 25 përqind të votave, duke fituar 25 nga 90 ulëset e parlamentit.

Aktori dhe politikani, Marjan Sarec, nga lista e pavarur e të majtëve është listuar i dyti me 12.7 përqind të votave, apo 13 ulëse në parlament.

Tri partitë tjera, Social Demokratët, partia e kryeministrit në shkuarje Miro Cerar dhe ajo e të majtëve kanë fituar secila rreth 9 përqind.

Në rast se rezultatet mbesin të njëjta, asnjëra parti nuk mund të sigurojë shumicën në Parlament, andaj ato duhet të nisin negociata për formimin e koalicionit qeverisës.

Përmes një fjalimi televiziv, 59-vjeçari Jansha ka thënë se partia e tij “i ka dyert e hapura dhe është e gatshme për koalicion” me të gjitha partitë.

Jansha ka qenë kryeministër në periudhat 2004-2008 dhe 2012-2013.

Ai ka kaluar gjashtë muaj në burg më 2014, pas dënimit të bazuar në akuza për ryshfet, të lidhura me një marrëveshje për armët më 2006, mirëpo është liruar masi Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar një rigjykim, i cili nuk u zhvilluar për shkak të skandimit të afatit kohor dhjetëvjeçar.

Jansha ka mohur vazhdimisht çdo keqbërje.

Ai njihet si aleat i kryeministrit hungarez me qasje kundër emigrantëve, Viktor Orban.

“Për shkak të politikës së tij për migrimin, Hungaria tani është shtet i sigurt, derisa Belgjika nuk është”, pati thënë Jansha përmes një postimi në Twitter.

Votuesit në disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian, duke përfshirë Hungarinë dhe Poloninë, kanë përkrahur partitë që kundërshtojnë planet e bllokut, sipas të cilit shtetet duhet të pranojnë azilkërkues sipas kuotave.

Partia e Janshas, e mbështetur nga nacionalisti hungarez, Viktor Orban, kundërshton ashpër këto kuota, duke thënë se shumica e të hollave që përdoren për të mbështetur azilkërkuesit duhet të ndahen për forcat e sigurisë.

“Partia jonë vendos Slloveninë, sllovenët të parët”, ka thënë Jansha pas rezultateve, duke shtuar se partia e tij është e gatshme për bisedime me të gjitha palët tjera.

“Ne jemi të hapur për bashkëpunim, Sllovenia është duke u përballur me kohë kur na duhet bashkëpunimi”, ka shtuar tutje ai.

Presidenti Boru Pahor ka thënë se partisë që ka fituar më së shumti vota do t’i japë mundësinë për të formuar Qeverinë, mirëpo SDS-së i duhet të bëjë koalicion me të paktën dy parti për të fituar shumicën.

Dalja në këto zgjedhje ka qenë 51.5 përqind në krahasim me 51.7 përqind katër vjet më parë.

Për mbajtjen e zgjedhjeve të reja është njoftuar në muajin mars, pas dorëheqjes së kryeministrit, Miro Cerar pak kohë para se të përfundonte mandatin. Largimi i tij ka pasuar një vendim të Gjykatës Supreme për organizimin e një referendumi të ri mbi një projekt të investimeve hekurudhore të mbrojtur nga qeveria.

Mundësia e zgjedhjeve të reja

Jansha ka thënë se kriza e migrantëve është një nga sfidat më të mëdha me të cilët përballet BE-ja, duke shtuar se blloku duhet të punojë për të përmirësuar kushtet në shtetet prej nga vijnë migrantët.

Analistët kanë parashikuar se formimi i Qeverisë mund të jetë proces i vështirë madje disa besojnë se zgjedhjet e reja mund të organizohen shumë shpejt.

Kabineti i ri pritet të reformojë sektorin shëndetësor joefikas dhe sistemin pensional të Sllovenisë.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Turqi: Mbyten në det nëntë refugjatë, përfshirë fëmijë

Ilustrim

Në bregdetin lindor të Turqisë u fundosën nëntë refugjatë duke përfshirë gjashtë fëmijë, raportojnë autoritetet. Të dielën në 2:22 të mëngjesit, varka e tyre u fundos në ishullin Kekova Geyikova në një provincë të Antalias.

Katër nga refugjatët, përfshirë një grua dhe tre burra, u shpëtuan nga një anije peshkimi.

Një person është zhdukur si dhe ende nuk dihet kombësia e refugjatëve.

Bashkimi Evropian ka rritur përpjekjet për të bllokuar emigrimin për shkak të miliona njerëzve që arritën në Turqi më 2015.

Vuçiçi: Nuk e kemi njohur Krimenë si pjesë të Rusisë për shkak të Kosovës

Në një intervistë për gazetën franceze “Le Monde”, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka shpjeguar arsyet pse Beogradi ende nuk e ka njohur Krimenë si pjesë të Rusisë.

Ai këtë e ka argumentuar duke përmendur rastin e Kosovës. “Ne nuk e kemi njohur Krimenë si pjesë të Rusisë. Nëse do ta bënim do të thotë se e mbështesim edhe pavarësinë e Kosovës. Vendoseni vetën në pozicionin tonë. Cili nga anëtarët e Këshillit të OKB-së e mbështet integrimin tonë territorial”, tha Vuçiç.

Presidenti serb më tej deklaroi se integrimet evropiane të Serbisë dhe marrëdhëniet me Moskën nuk e kundërshtojnë njëri-tjetrin.

“Nuk ka kontradikta. Presidenti francez tha të njejtën gjë, se Rusia është vend mik. Nga ana jonë ne duam të forcojmë raportet me Rusinë. Nga pikëpamja ushtarake e mbajnë neutralitetin tonë, dhe gjithsesi kemi rrugën evropiane”, theksoi Vuçiç.

Krimea pretendohet të jetë bërë pjesë e Rusisë në mars të vitit 2014 pas një referendumi, ku 96.77% e votuesve kërkuan bashkimin me Rusinë. Por edhe Ukraina e konsideron Krimenë si territor të sajin.
Duke e akuzuar Rusinë për përzierje në konfliktin e brendshëm të Ukrainës, Perëndimi kishte vendosur disa sanksione mbi Moskën.

Madje shteti rus kishte hedhur poshtë pretendimet që e fajësonin për bashkimin “jodemokratik” me Krimenë.

Ankara, samiti për Ballkanin dhe roli i Turqisë në rajon

Nga: Erion Kaçorri, Turqi

 

Çfarë kërkon Turqia në Ballkan, pse është Ankaraja kaq e përfshirë në vendet e rajonit dhe përse shikohet me sy kritik nga disa vende? Këtyre pyetjeve u përpoqen t’i japin përgjigje politikanë, akademikë, analistë të zhvillimeve rajonale dhe ndërkombëtare si dhe përfaqesues fetare nga 11 vende, si Shqipëria, Greqia, Hungaria, Kroacia, Serbia, Bosnja, Kosova etj, gjatë një samiti dy ditor të zhvilluar në Ankara nga Agjencia turke për Bashkëpunim dhe Koordinim në bashkëpunim me Institutin e Mendimit Strategjik SDE. Gjatë samitit, zëvendëskryeministri turk Hakan Çavusoglu theksoi rëndësinë e strukturës multikulturore të Ballkanit.

“Paqja botërore nuk është e mundur nëse struktura multikulturore, shumëgjuhësore dhe multireligjioze e Ballkanit nuk bëhet simbol i qetësisë, paqes dhe bashkëjetesës”, theksoi në fjalimin e tij Cavusoglu.

Ndërkohe sipas presidentit të TIKA-s Serdar Cam dallimet në rajon në fakt ishin një shembull i pasurisë që karakterizon Ballkanin. “Qytetarët e Ballkanit, të cilët kanë gjuhë, kulturë dhe fe të ndryshme, kanë treguar shumë mirë se si kanë jetuar së bashku dhe janë bërë model për të gjithë globin” deklaroi Cam.

Sipas mendimtarit turk Ibrahim Kalin, këshilltar i presidentit te Turqise, kombet e ndryshme të Ballkanit e kanë parë Turqinë dhe Perandorinë Osmane si pjesë të së njëjtës imagjinatë gjeopolitike. “Kjo mund të duket shumë romantike apo idealiste për disa, por realiteti është se turqit, shqiptarët, boshnjakët dhe të tjerët ndërtuan një kulturë dhe qytetërim që shkoi përtej vijave kufitare të rajonit. “Askush nuk mund të studiojë dhe të kuptojë jetën kulturore, fetare, artistike dhe politike osmane pa pranuar kontributet kryesore të figurave letrare, shkencore dhe politike të prejardhjes ballkanike” deklaroi Kalin i cili gjithashtu u kujtoi te pranishmeve ne kete samit se ishte Sami Frasheri nga Shqiperia autori i fjalorit të parë të rëndësishëm osman. Sipas Kalin, Turqia nuk sheh ndonjë kontradiktë mes zhvillimit të marrëdhënieve të mira me Serbinë nga njëra anë dhe Bosnje-Hercegovinës nga ana tjetër. Sipas tij përpjekjet e Turqisë për të ndikuar në njohjen e shtetit të Kosovës nga komuniteti ndërkombëtar ndihmojnë më shumë sesa pengojnë përpjekjet për paqe në rajon. Gjatë samitit të Ankarasë u analizuan zhvillimet e fundit në Ballkan, e ardhmja e rajonit, nevoja për vazhdimësinë e multikulturalizmit si dhe Identitetet Natyrore dhe Fiktive në Ballkan.

ECHR: Lituania dhe Rumania bashkëfajtore në torturat e CIA-s

Pamje nga burgu, Guantanamo Bay.

Gjyqtarët evropianë kanë vendosur se Lituania dhe Rumunia kanë shkelur të drejtat e dy terroristëve të dyshuar të Al-Kaidës, duke lejuar CIA-n t’i torturojë ata.

Shtetet e Bashkuara kishin arrestuar Abu Zubaydah dhe Abd al-Rahim al-Nashiri, pas sulmeve të 11 shtatorit më 2001 dhe tani gjenden në burgun, Guantanamo Bay.

CIA ka vepruar në burgje të fshehta në disa shtete, duke përfshirë Lituaninë dhe Rumaninë.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR), ka thënë se dy shtetet kanë shkelur ligjin evropian për ndalim të torturës.

Ekzistenca e të ashtuquajturave “vendet e errëta” të CIA-s për marrje në pyetje, është mbajtur sekret për shumë vjet, pas sulmit të 11 shatorit.

Abu Zubaydah, palestinez i lindur në Arabinë Saudite, është thënë se ka qenë shef i rekrutimit në kuadër të Al-Kaidës në vitet 1990 dhe më vonë është bërë organizator kyç që ka lidhur Osama Bin Laden me rrjete tjera të Al-Kaidës.

Sipas inteligjencës amerikane, Abd al-Nashiri, i lindur po ashtu në Arabinë Saudite ka udhëhequr operacionet e Al-Kaidës në rajonin e Gjirit Arab.

Gjykata Evropiane ka thënë se njëri nga burgjet e CIA-s ka qenë në territorin e Rumanisë, ku Abd al-Nashiri është përballur me “regjim tejet të ashpër të burgimit”.

I njëjti vendim është shpallur edhe kundër Lituanisë, duke ngritur shqetësime për trajtimin e Abu Zubaydah në periudhën kohore 2005-2006.

Gjyqtarët kanë cituar dokumente të CIA-s, sipas të cilave të dyshuarit për terrorizëm janë përballur me izolim, përdorimin të vazhdueshëm të prangave në këmbë dhe ekspozim të tepruar ndaj zhurmës dhe dritës. rel

NATO nga 5 qershori do të ruajë qiellin e Malit të Zi

“Meqë Mali i Zi nuk ka avionë ushtarakë, aleatët do t’i ndihmojnë në sigurimin e hapësirës ajrore”, qëndron në njoftimin e NATO-s

PODGORICË – Aleatët e NATO-s Italia dhe Greqia nga 5 qershori do të fillojë patrulla ajrore të NATO-s mbi Malin e Zi, njoftojnë nga Aleanca.

“Meqë Mali i Zi nuk ka avionë ushtarakë, aleatët do t’i ndihmojnë në sigurimin e hapësirës ajrore”, qëndron në njoftimin e NATO-s.

Nga Brukseli theksojnë se Mali i Zi kontribuon drejt sigurisë së përbashkët të Aleancës me dërgimin e ushtarëve në misionin për stërvitje të NATO-s në Afganistan dhe duke dhënë mbështetje financiare për forcat afgane të sigurisë.

“Në shenjë solidariteti mes aleatëve, Italia dhe Greqia do të ndihmojnë në mbrojtjen e hapësirës ajrore të Malit të Zi. Avionët italianë dhe grekë edhe më tej do të jenë me bazë në vendet e tyre amë dhe sipas nevojës do të përdoren”, sqarojnë nga NATO.

Patrullimi ajror, siç theksojnë nga NATO, nuk është përgjigje e ndonjë kërcimi specifik, por është e rëndësishme komponenta që e jep NATO si siguri për anëtaret e saj. aa

Policia pengon futjen e fotografive me simbole kombëtare nga Kosova në Serbi

Policia kufitare serbe, ndaloi futjen në territorin e Serbisë të disa fotografive dhe një katalogu fotografish me simbolet e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë, që ishin pjesë e një ekspozite të artistes Eliza Hoxha që do të hapet në Beograd.

Ndalimi i fotografive u bë derisa një grup artistësh po udhëtonin për në Beograd për të marrë pjesë në festivalin “Mirdita, Dobar Dan”, nëpërmjet të cilit synohet shkëmbimi i veprimtarive artistike si mjet për normalizimin e marrëdhënieve.

Ndalimi i fotografive nxiti reagime të ashpra në Kosovë. Presidenti Hashim Thaçi, tha se po i ndjek me shqetësim pengesat që autoritetet e Serbisë po ua bëjnë artistëve dhe të rinjve nga Kosova që janë nisur për të marrë pjesë në ekspozitën “Mirëdita, Dobar Dan” në Beograd.

“Arti, kultura, sporti nuk duhet të pengohen nga politika, veçanërisht kur angazhohen për paqe e pajtim. Për më tepër, kjo sjellje e autoriteteve të Serbisë është në kundërshtim të frymës së bashkëpunimit që po ndërtojmë në rajon dhe në kundërshtim me përpjekjet për të vënë raporte evropiane në mes vendeve të rajonit. Kjo bëhet edhe më e rëndë pas mesazheve të qarta të dhëna në Samitin e Sofjes në mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor se vendet e Evropës Juglindore nuk kanë të ardhme evropiane pa ndërtim dhe normalizim të marrëdhënieve të mira ndër-fqinjësore”, shkroi ai.

Kryeministri Ramush Haradinaj, shkroi në facebook se “Autoritetet serbe me aktin e ndalesës në kufi të artistëve kosovarë, të ftuar në festivalin “Mirëdita, Dobar Dan” në Beograd, po rrënojnë edhe ato pak mundësi për vendosjen e një komunikimi normal me Kosovën, qoftë edhe përmes artit, si gjuhë universale”.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes rrjetit social twitter, i quajti “skena të turpshme në kufi, pasi autoritetet e Serbisë po keqtrajtojnë artistë të Kosovës që udhëtojnë për në Beograd. Ne kërkojmë nga qeveria serbe që menjëherë të ndërpresë abuzimin e qytetarëve tanë ose do të marrim masa reciproke. Marrëdhëniet nuk mund të jenë normale nëse ndalojnë artistët të marrin pjesë në ekspozita”,thuhet në reagimin e zotit Hoxhaj.

Shameful scenes at the border, as #Serbian authorities are mistreating #Kosovo artists traveling to Belgrade. We demand from Serbian Gov to immediately stop abusing our citizens or we’ll take reciprocal measures. Relations can’t be normal if they ban artists to attend exhibitions pic.twitter.com/FhhlOnrTQy

— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) May 30, 2018

Festivali që mbahet nga sot deri më 2 qershor organizohet nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi në bashkëpunim me disa organizata nga Kosova me synonim për të ndihmuar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Një vit më parë, autoritetet serbe i ndaluan pjesëmarrjen në kët festival ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga e cila ishte ftuar aty për të folur për librin, ”Dua të dëgjohem” – Libri i kujtimeve me tregime të grave që kanë përjetuar dhunë në luftën e fundit në Kosovë.

Kundër festivalit që sivjet mbahet për herë të pestë, gjatë javës kanë protestuar parti dhe lëvizje të djathta në Serbi.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës të shpallur në shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian. Por, ajo është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovës në shkëmbim të integrimit në Bashkimin Evropian.

Daçiç: Disa shqiptarë kanë thënë se ndarja është zgjidhja më e mirë për Kosovën

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka thënë se disa përfaqësues shqiptarë kanë folur se ndarja është zgjidhja më e mirë për Kosovën.

Sipas tij, pala kosovare pa praninë e ndërkombëtarëve, do të pranonte edhe ndarjen.

“Unë vazhdoj të them se shqiptarët, kur do të fillonim të bisedonim me ta pa mentorët e tyre, do të pranonin për ndarjen e Kosovës, pasi kjo edhe për ata do të ishte një zgjidhje e mirë”, tha ai transmeton Novosti.

“Duhet të pranoj që presidenti Aleksandër Vuçiq ka bartur mjaft ngarkesë kur bëhet fjalë për kërkimin e zgjidhjeve për Kosovën. E dini, nuk është aspak e lehtë të diskutohet dhe të bindet një pjesë e mirë e bashkësisë ndërkombëtare që t’i rishikojë gabimet e tyre. Shumë nga Perëndimi nuk dëshirojnë të pranojnë asgjë përveç përmbushjes së të gjitha kërkesave të shqiptarëve. Kjo nuk mundet. Serbëve kurrgjë, e shqiptarëve të gjitha. E çfarë janë pastaj këto bisedime? Këto janë ultimatume”, u shpreh ai.

Daçiq ka folur edhe për përballjet me ambasadoren e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku.

“E keni parë që ndaj çdo argumenti tim në OKB, Vlora Çitaku përmendi Sllobodan Millosheviçin. Aman, njerëz, lini njeriun, ai ka vdekur, hajde të zgjedhim problemet”, theksoi ai.

I pyetur se me cilin përfaqësues nga Prishtina Serbia do të gjente gjuhën e përbashkët, Daçiq tha se është e vështirë të bisedohet me Behgjet Pacollin, Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçin.

Jahti i Josip Titos shndërrohet në muze, për të do të investohen mbi 5,4 milionë euro

Superjahti i ish-liderit jugosllav, Josip Broz Tito do të restaurohet dhe trasformohet në një muze, njoftoi media kroate.

Josip Broz Tito udhëhoqi Jugosllavinë për 35 vjet, deri në vdekjen e tij, në vitin 1980.

Superjahti për kohën, i quajtur ”Galeb” (”Pulëbardha”), ka qënë i frekuentuar nga politikanë të rangut të lartë, diva hollivudi, dhe aktualisht gjendet në portin e lumit Rijeka, në veri te Adriatikut, i ndryshkur, me mobiljet luksoze të shkatërruara dhe në gjendje të mjerueshme.

”Për të do të investohen mbi 5,4 milionë euro”, sipas medias kroate.

Kryeministri grek: Maqedonasit s’kanë lidhje me Aleksandrin e Madh, kanë rrënjë sllave e shqiptare

SELANIK – Gjatë fjalës së tij nga Selaniku, Kryeministri grek, Aleksis Cipras tha se Greqia në negociatat për çështjen e emrit të Maqedonisë synon të marrë diçka që të tjerët e kanë dorëzuar para më shumë se 70 vjetësh. Ai tha se fqinjët veriorë nuk kanë asnjë lidhje me Aleksadrin e Madh dhe se kanë rrënjë sllave dhe shqiptare.

“Fqinjët tanë veriorë për mbi 70 vjet kanë një entitet shtetëror, qoftë në kuadër të Federatës Jugosllave, qoftë si shtet i pavarur më vonë pas shpërbërjes së Jugosllavisë, që quhet Maqedoni dhe mbajnë një emër i cili, pa asnjë referencë tjetër revokon botën antike greke dhe trashëgiminë e rëndë kulturore të Maqedonisë greke. Këtë po shkojmë të marrim. Nuk është e lehtë. Disa budallenj na thonë se po shkojmë të japim. Shkojmë që të marrim, jo që të japim.

Po shkojmë të pajtohemi me fqinjët tanë të cilët kanë një entitet shtetëror që për 70 vjet quhet Maqedoni, por që nuk ka asnjë lidhje me Aleksandrin e Madh dhe rrugëtimin e tij historik. Kanë rrënjë sllave dhe shqiptare dhe këtë ata e pranojnë. Nëse fitojmë përcaktues para emrit Maqedoni është fitore e madhe dhe akoma më e madhe nëse merremi vesh se tjetër është Maqedonia ynë që vjen nga tradita e lashtë e botës antike greke, ndërsa tjetër është tradita e tyre dhe shenja e tyre kulturore”– deklaroi Aleksis Cipras.

Xhon Keri takohet në Beograd me Vuçiçin

Xhon Keri dhe Aleksandër Vuçiç, Beograd 2015

Ish sekretari i SHBA-së Xhon Keri dhe biznesmeni amerikan Tim Kolins janë takuar sot në Beograd, pa asnjë paralajmërim, me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe kryeministren e shtetit Ana Brnabiq.

Sipas një deklarate të lëshuar nga kabineti i presidentit Vuçiq temë e bisedimeve ishte ruajtja e paqes dhe e stabilitetit në rajon. Gjithashtu, thuhet se në këto takime është diskutuar edhe për investimet amerikane në Serbi.

Në deklaratë bëhet e ditur se Serbia do të investojë edhe më shumë në zhvillimin e sektorit të teknologjisë së informacionit.

“Forcimi i sektorit të teknoligjisë së informacionit do të rrisë zhvillimin e ekonomisë serbe dhe do të kontribuojë ndjeshëm në rritjen e prodhimit të brendshëm”, thuhet në deklaratën e presidencës serbe.

BE dhe investimet turke në Ballkanin Perëndimor

Në samitin e javës së kaluar të Bashkimit Evropian në Sofje u bë e qartë se vendet e Ballkanit Perendimor nuk mund të presin një rrugë të shpejtë anëtarësimi. Por vonesat e Bashkimit Europian për zgjerim, pas daljes së Britanisë dhe pasojat e krizave të borxhit dhe imigracionit, kanë bërë që rajoni i Ballkanit Perendimor të kthehet në një fushë loje për pushtet mes BE-së,Turqisë, Rusisë dhe Kinës që konkurrojnë gjithashtu për ndikim.

Ivan Isailoviç, kryebashkiaku i qytetit të vogël serb të Krupanjës, është duke kërkuar investitorë jo në Mynih apo Paris, por në Stamboll – një shenjë e ndikimit në rritje të Turqisë në të gjithë Ballkanin Perëndimor, që shqetëson disa shtete të BE-së.

Isailoviç kërkon punë për komunitetin e tij të varfër dhe të izoluar që shtrihet në kodrat e pyllëzuara pranë kufirit perëndimor të Serbisë me Bosnjën. Dhe preferenca e tij se ku të kërkojë për kompani që mund të jenë të interesuara, pasqyron gatishmërinë e Turqisë për të investuar dhe shtrirë ndikimin e saj në e vendet e Ballkanit, dikur pjesë e Perandorisë Osmane.

“Investimet turke në Krupanj dhe në përgjithësi në Serbi janë shumë të rëndësishme. Në territorin e Serbisë ekzistojnë më shumë se 100 biznese turke. Njëra prej tyre është ‘Jeanci’, një kompani që unë mendoj se është më e mira, pasi punësoi 150 njerëz pas përmbytjeve që kishim”, thotë kryetari i bashkisë së Krupanjit, Ivan Isailoviç.

Ndërkohë po rritet perceptimi se qeveritë dhe investitorët e Evropës Perëndimore po shpërfillin tregjet e vogla dhe të ndara të një rajoni shumë pranë tyre.

Udhëheqësit e BE-së u takuan javën e kaluar me homologët e tyre nga Serbia, Shqipëria, Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova, duke rënë dakord të ndërtojnë më shumë lidhje për energjinë dhe të punojnë më ngushtë për çështjet që nga kundërshtimi i radikalizmit e deri tek kontrolli i migracionit.

Por ky ishte takimi i parë i këtij lloji në 15 vite dhe BE-ja e bëri të qartë se vendet nuk mund të prisnin një rrugë të shpejtë të anëtarësimit në bllok.

Sipas Dhomës serbe të Tregtisë, 20 uzina turke u hapën vitin e kaluar ose janë në ndërtim e sipër në vend, e cila ka gjithashtu lidhje historike me Rusinë.

“Investitorët turq deri tani kanë investuar më shumë se 100 milionë euro dhe punësojnë rreth 8,000 punëtorë. Ajo që është interesante me investitorët turq është se ata investuan kryesisht në zonat e pazhvilluara në Serbi, që do të thotë në zonat ku nuk ka punë”, thotë Marko Cadez, kreu i Dhomës serbe të Tregëtisë.

Vëllimet e tregtisë mes Turqisë dhe gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, që aspirojnë të hyjnë në BE, janë rritur vazhdimisht, duke u rritur nga 435 milionë dollarë në 2002 në 3 miliardë dollarë në vitin 2016.

Me 340 milionë euro të investuara në Kosovë, shumica për të blerë një aeroport dhe rrjetin e shpërndarjes së energjisë, Turqia është investitori i tretë më i madh në vend.

Vehbi Kajtazi është kryeredaktor i portalit “Insajder”:

“Mendoj se Turqia do të vazhdojë presionin e saj politik. Nuk e di se sa shumë janë në gjendje autoritetet e Kosovës dhe institucionet e saj të brishta t’i rezistojnë presionit politik nga Turqia. Së dyti, mendoj se influenca e Turqisë dhe presioni do të vazhdojnë përmes fesë”.

Në Bosnje, një vend etnikisht i ndarë në të cilin myslimanët përbëjnë shumicën, Turqia ka shpenzuar 300 milionë euro në projekte, duke përfshirë rindërtimin e xhamive dhe monumenteve të periudhës osmane.

Disa evropianë janë të zhgënjyer që rajoni mund të rrësshqasë nën sferën e influencës së Turqisë, pasi Ankaraja po projekton fuqinë e saj përmes kulturës si dhe marrëveshjeve të biznesit.


Send this to a friend