“Kanë ardhur kohëra kur heshtja bëhet tradhti”, ka shkruar Williams, duke kujtuar fjalët e Martin Luther King, njërit nga luftëtarët më të mëdhenj për të drejtat e afro-amerikanëve
NJU JORK (AA) – Njëra nga lojtaret më të mira të tenisit në botë Serena Williams (35) në faqen e saj zyrtare në Facebook ka shkruar se “nuk do të heshtë” në lidhje me vrasjen e afro-amerikanëve nga oficerët e policisë në SHBA.
Siç theksoi, ka vendosur të flasë publikisht për racizmin në Amerikë, pasi kohët e fundit kushëriri i saj 18-vjeçar me makinë e kishte dërguar në takim. Me makinë, siç shkruan, kishin kaluar pranë policisë, kur lojtarja e tenisit kishte kontrolluar se me çfarë shpejtësie janë duke lëvizur, apo nëse shpejtësia është në përputhje me kufizimin e shpejtësisë për të shmangur ndalimin eventual të policisë. Pastaj, ajo kujtoi rastin e fundit të vrasjes së afro-amerikanit nga policia amerikane. aa
Komentet