Një dokument i kohës sovjetike thotë se presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, ka punuar për KGB-në, apo Komitetin për Siguri Shtetërore të Bashkimit Sovjetik, në fillim të viteve 1980.
Mundësia, e cila është trumbetuar nga mediat izraelite, ka dalë nga një dokument në arkivin e Britanisë, i cili liston agjentët sovjetikë nga viti 1983.
Dokumenti titullohet “Zhvillimet e KGB-së” dhe Abbas e identifikon veten me emrin e koduar “Krotov” ose “Mole”.
Qendra Churchil e Arkivit ka konfirmuar se dokumenti është autentik.
Por zyrtarët palestinezë e kanë hedhur poshtë këtë informacion.
Komentet