Mirënjohja në librin e Sebastian Marroquin përbëhet nga një fjali: “Për babanë tim, i cili më tregoi se çfarë rruge të mos marrë.”
Ky ndoshta është komplimenti më i mirë që Marroquin mund t’i kushtonte babait të tij. Çfarë mund të thoni rreth një njeriu i cili ishte përbindësh?, shkruan CNN.
Ndoshta kjo është arsyeja pse Marroquin qëndroi i heshtur për dy dekada pas vdekjes së Pablo Escobar në vitin 1993, pronari kolumbian i drogës që ndërtoi perandori prej miliarda dollarësh nga kokaina.
Gjatë asaj kohe, ai urdhëroi vdekjen e mijëra njerëzve, në mesin e tyre politikanë, gjykatës, gazetarë dhe trafikantë rivalë.
Escobar ishte ambicioz dhe mjaftueshëm i vrazhdë për t’u bërë një nga kriminelët më të pasur dhe më të dhunshëm në botë nga të gjitha kohërat.
Komentet