Aktori Demir Hyskja nuk është më. Por janë 25 filma artistikë që shfaqen prej gjysmë shekulli në të cilat imazhi dhe zëri i tij vijnë fuqishëm.
Artisti i madh ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar gjatë tre vjetëve të fundit.
Demir Hyskja u lind më 1 janar 1937 në Elbasan.Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në qytetin e lindjes. Në vitet 1951-1955 përfundoi shkollën e mesme të ndërtimit. Teknik ndërtimi në vitet 1955-1962 dhe më tej aktor në teatrin “Skampa”.
Në galerinë e personazheve të sjellë prej tij numërohen mbi 50 role në teatër dhe 25 në filmat artistikë.
Ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare “ Artisti i Popullit”, aktori i njohur elbasanas Demir Hyskja, i cili me fjalën e plotë titullohet veteran i kinematografisë shiptare që nga vitet e komunizmit e deri në fund të jetës se tij.
Është dekoruar disa herë me dekorata të urdhrave të ndryshme deri tek “Naim Frashëri i Klasit të Parë”.
Në vitin 1969 nderohet me titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1979 nderohet me titullin e lartë “Artist i Popullit”.
Është zgjedhur katër herë radhazi deputet në Kuvendin Popullor.
Rolet në filma të interpretuara nga Demir HyskjaDhe vjen një ditë – (1986) – Baki Branica
- Kronikë e atyre netëve – (1986) (TV)
- Hije që mbeten pas – (1985) – Babai i Agronit
- Fushë e blertë fushë e kuqe – (1984) – Roja e fushës
- Kohë e largët – (1983)… Kolin Stringari
- Një emër midis njerëzve – (1983) Doktor Sazani
- Nëntori i dytë – (1982) –Mytesarifi i Durrësit
- Shokët – (1982)… Drejtori i uzinës
- Dëshmorët e monumenteve – (1980) – mesues Andrea
- Një ndodhi në port – (1980) – babai i Artanit
- Me hapin e shokëve – (1979) (TV)
- Një natë nëntori – (1979) (TV)
- Përtej mureve të gurta – (1979) – Kasem Taga
- Gjyshi partizan – (1978) – Gjyshi
- Dollia e dasmës sime – (1978) – Krushku
- Një udhëtim i vështirë – (1977) – Shoferi
- Fije që priten – (1976) – I shoqi i Besës
- Pylli i lirisë – (1976) – Beu
- Në fillim të verës – (1975) – Shoku Mali
- Rrugicat që kërkonin diell – (1975) – Halimi
- Shpërthimi – (1974) – Inxhinieri
- Operacioni Zjarri – (1973) – Kometa
- Kur zbardhi një ditë – (1971) – Shoferi Thoma Shpuza
- Mëngjeze lufte – (1971) – Ilegali
- Ngadhnjim mbi vdekjen – (1967) – Spiuni
Komentet