Dashi 21/3 – 20/4
Dita do të jetë e qetë, ndërsa në mbrëmje keni dhe një surprizë. Beqarët do realizojnë takime tejet emocionuese. Në planin financiar do bëni mirë të reflektoni para se të shpenzoni.
Demi 21/4 – 21/5
Komunikimi do të mbizotërojë për ata që janë në një lidhje. Ju që jeni në kërkim të një lidhjeje, sot mos e merrni mundimin. Financat do të jenë të mira.
Binjakët 22/5 – 21/6
Ditë fantastike dhe e mbushur me çmenduri. Beqarët ka rrezik të fillojnë një histori dashurie, që nuk do i çojë askund. Në planin financiar duhet të kërkoni sa më parë ndihmë.
Gaforrja 22/6 – 22/7
Shfrytëzojeni sa më shumë që të mundeni kohën kur të jeni pranë partnerit. Beqarët nuk do kenë aspak fat dhe do mbeten përsëri vetëm. Në planin financiar duhet të bëni kujdes.
Luani 23/7 – 21/8
Ditë e veçantë do jetë sot për ata që janë në një lidhje. Beqarët do jenë të përkëdhelurit e planetëve dhe do arrijnë ta gjejnë njeriun e tyre të zemrës. Financat do varet nga mënyra sesi ju do veproni.
Virgjëresha 22/8 – 23/9
Dielli do e ngrohë tej mase jetën tuaj në çift. Beqarët nuk duhet të presin të takojnë një person perfekt, sepse të tillë nuk ka. Në planin financiar gjithçka do jetë ashtu si duhet.
Peshorja 24/9 – 23/10
Dita do fillojë mirë për ata që janë në një lidhje. Beqarët do jenë joshës dhe do e bëjnë për vete atë që pëlqejnë. Financat do jenë më katastrofike se kurrë më parë.
Akrepi 24/10 – 22/11
Një pjesë e dëshirave do ju plotësohen, ndërkohë që për të tjerat duhet të bëni pak durim. Beqarët mund të realizojnë takime, por nuk do ndihen ende gati për të hedhur hapa. Financat më në fund do t’i stabilizoni.
Shigjetari 23/11 – 22/12
Një ditë me luhatje. Mëngjesi do të jetë i mirë, por me kalimin e orëve persona të jashtëm do ndërhyjnë në lidhjen tuaj. Beqarët bëjnë mirë t’i marrin gjërat si t’iu vijnë. Gjendja e parave do të jetë goxha e mirë.
Bricjapi 23/12 – 20/1
Ditë shumë e vështirë. Do ndiheni keq në krahët e partnerit dhe do vuani tej mase. Beqarët do jenë gati të bëjnë çdo gjë vetëm për të qenë në krahët e atij që duan.
Ujori 21/1 – 19/2
Duke filluar që në orët e mesditës e deri në mbrëmje do përjetoni emocione të pafundme. Për financat përkujdesuni çdo çast dhe do e shihni që çdo gjë do të rregullohet.
Peshqit 20/2 – 20/3
Qetësia do mbizotërojë në çdo moment për ju të dashuruarit. Do jeni të lirë të bëni ato që dëshironi pa u shqetësuar për asgjë tjetër. Beqarët nuk do kenë mundësi për lidhje serioze
Komentet