Sot shqiptarët përkujtojnë 26 vjetorin e 2 korrikut 1990, ditën kur mijëra qytetarë shqiptarë sfiduan diktaturën komuniste dhe izolimin 45-vjeçar të saj, duke hyrë në ambasadat e vendeve perëndimore në Tiranë.
Kjo ditë kujtohet si shembja e “murit shqiptar” të komunizmit, i fundit i rrëzuar në Evropën komuniste.
Sot, 26 vjet më vonë, shumë gjëra kanë ndryshuar nga ajo ditë që shikohet sot me vështrime e vlerësime nga më të ndryshmet.
Diktatura komuniste ka rënë.
Shqipëria de jure është një vend demokratik, anëtare e NATO-s dhe kandidate për në BE, ndërkohë që shqiptarët lëvizin pa viza në shumicën e vendeve të BE-së.
E krahasuar me kërkesat e 2 korrikut 1990, kur ata vetëm donin të largoheshin, situata është si nata me ditën.
Megjithatë, demokracia shqiptare ka ende shumë probleme të pazgjidhura.
Përmbysja e komunizmit erdhi e ngadaltë dhe e sforcuar, për të mos thënë e planifikuar nga vetë diktuara.
Sot, 26 vjet më vonë, ish-komunistët e konvertuar në “socialistë e progresistë” apo bijtë e tyre politikë e gjenetikë janë në pushtet.
Institucionet shtetërore të mbushura me autorë të krimeve të komunizmit të asaj diktature e izolimi që shqiptarët çanë për herë të parë në 2 korrik 1990.
Me vjen keq qe qeveria e sotme komuniste nuk bën asnjë aktivitet perkujtimor për këtë ngjarje të rëndesishme historike.
2 Korrik 2016
Komentet