VOAL

VOAL

Maqedoni: Përkrahje Kombëtares Shqiptare…

June 11, 2016

Komentet

Teliti: Shpirtin opozitar nuk e ndalojnë dot me policinë e pushtetit

Veliaj tmerrohet nga protesta qytetare, urdhëron këshilltarët të mbajnë mbledhje online

Ditën e sotme, 30 prill 2024, ishte lajmëruar mbledhja e Kryesisë së Këshillit të Bashkisë Tiranë në orën 16:30, por mësohet se kjo mbledhje është anuluar për arsye sigurie, thuhët në një mesazh (grup i këshilltarëve bashkiak) për arsye sigurie.

Anëtarët e mazhorancës kanë votuar që mbledhja të mbahet on line pasi kanë frikë nga protesta e qytetarëve.

Protesta organizohet nga Aleanca për Teatrin dhe qytetarë të zemëruar nga vjedhja skandaloze me dosjen ‘5D’ të drejtorëve të Erion Veliajt.

Mazhoranca në Këshillin Bashkiak e kontrolluar nga kryebashkiaku nuk pranojnë interpelancat e kërkuara nga këshillatarët e opozitës për aferën korruptive, madje ata prej disa kohësh nuk lejohen të futen fare në godinën e bashkisë edhe pse janë të zgjedhur me votën e qytetarëve.

Image

Teliti: Shpirtin opozitar nuk e ndalojnë dot me policinë e pushtetit

Dorjan Teliti, nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, duke denoncuar vendimin për të mbajtur mbledhjen ‘online’ tha se fjalën e lirë dhe shpirtin opozitar nuk e ndalojnë dot as me policinë e pushtetit as me shtetin policor.

“Këta kanë anulluar mbledhjen e zakonshme të këshillit bashkiak, ne duam të marrim pjesë edhe në mbledhjen online, por të hapin dyert e bashkisë, të lejohen këshilltarët të hyjnë brenda. Por ato duan që të mbyllin mbledhjen për 313 sekonda, pasi nuk duan të japin llogaridhënie”, tha Teliti.

Sipas tij, sot vajza dhe djem, disa të shkolluar edhe jashtë, janë kthyer në ushtarë të atij që edhe kur është para Prokurorëve, jep urdhëra të tillë.

“Shembulli më i keq kundër interesit të popullit”, tha Teliti, duke iu referuar Veliajt.

Ilda Zhulali, anëtare e Këshillit Bashkiak, tha se nuk ka mbetur njeri i madh dhe i vogël që nuk ka marrë vesh që janë vjedhur taksat e qytetarëve të Tiranës nga drejtorët e Erion Veliajt.

“Është i vetmi vend ku kjo nuk diskutohet, që këta nuk pyesin se ku përfunduan taksat e qytetarëve”, tha ajo. Zhulali u shpreh se vijojnë të paguhen 80 mijë euro në ditë për inceneratorin fantazëm të Tiranës, ndërkohë që ato para mund të investoheshin për shkolla, kopshte, çerdhe.

Erion Veliaj heq flamurin shqiptar nga bashkia

Erion Veliaj e cilëson bashkinë si çiflig të vetin.

Ai ka shkuar deri aty sa ka hequr flamurin e Shqipërisë nga bashkia e Tiranës, që është i detyruar nga të gjitha institucionet që të vendoset në godinë.

Lexo edhe:

‘Policia bashkëpunon me krimin’, deputetët e opozitës kërkojnë seancë dëgjimore për Dumanin

Image

Por për Veliajn flamuri shqiptar nuk ka shumë vlerë, dhe për këtë arsye e ka hequr, dhe ka vendosur një kamera vëzhgimi në vendin e tij.

Më poshtë keni dy foto të fotografit Felix Bilanit, të bëra të premten e kaluar dhe ditën e sotme.

Image

Teliti: Do rrëzojmë klikën mafioze dhe strukturën kriminale financiare

Dorjan Teliti, nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, tha gjatë fjalës së mbajtur në protestën qytetare para Bashkisë së Tiranës, se ata që janë betuar se do të respektonin ligjin, kushtetutën, sot kanë përdhosur edhe veten e tyre.

Teliti tha se këshilltarët bashkiakë të opozitës janë të gatshëm të futen në mbledhjen e këshillit bashkiak, por nuk lejohen, janë mbyllur dyert me zinxhirë dhe policia është urdhëruar të mos na lejojë.

“Nga se frikësohen? Ata frikësohen nga fjala e lirë, nga e vërteta, sepse nuk kanë një fjalë për të thënë se ku kanë përfunduar 130 mln eurot e inceneratorit, 30 mln eurot e 5D. Ky qytet nuk ka ujë, por ka policë që të ndalojnë këshilltarët të hyjnë në këshillin bashkiak”, tha Teliti.

Ai tha se çdokush që është pjesë e klikës mafioze, e grupit të struktuar kriminal financiar, duhet të largohet, të japë dorëheqjen ose do të rrëzohen nga qytetarët.

Neritan Liçaj: ‘Luani’ i vogël Lali del me badigardë, këta duhen rrëzuar…

Ka nisur protesta qytetare në Bashkinë e Tiranës kundër Erion Veliajt, i kapur në vjedhjen e 30 mln eurove me aferën ‘5D’.

Aktori Neritan Liçaj tha se ecim në rrugët e qytetit pa roje, kurse luani i vogël Lali, ecën me badigardë.

“Ai kryebashkiaku i Kievit që është në luftë del pa truproja, ndërsa ky del me truproja.

Çfarë do të presim më të ndodhë që qytetarët të dalin dhe të rrëzojnë kriminelët e këtij vendi?

Çfarë do tëp resin më shqiptarët që të dalin dhe të fitojnë të drejtat e tyre?

Ne duhet të rrëzojmë këtë, apo edhe atë tjetrin, ai që do të vijë pas këtij apo atij tjetrit do të sillet edhe më keq”, tha Liçaj.

Image

Balliu: Veliaj tashmë është i shkarkuar nga qytetarët, s’ka prokuror që mund ta zhbëjë vendimin

Sekretari i Organizmit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu pjesëmarrës në protestën para Bashkisë,u shpreh se Veliaj tashmë është i shkarkuar me vendim të qytetarëve.

“Hajde sot lali 5D dhe takoji pak qytetarët e Tiranës të cilët kanë një vendim për ty, një vendim i cili nuk ka prokuror që mund ta zhbëjë. Ti je i shkarkuar me vendim të qytetarëve , je I shkarkuar”, u  shpreh Balliu.

Sot Erion Veliaj pasi ka kaluar 6 orë , dhe kolegët e tij sapo ka dalë , hajde sot lali 5D dhe takoji pak qytetarët e Tiranës të cilët kanë një vendim për ty, një vendim  cili nuk ka prokuror që mund ta zhbëjë.

Ti je i shkarkuar me vendim të qytetarëve , je i shkarkuar.

Të nderuar miq, shikoni pak, ndjej keqardhje kur shoh efektivët e policisë që blindojnë bashkinë, po pse, bashkia e Tiranës është bashkia e Veliajt?

Është bashkia e 5D? Kush ka ardhur këtu? Shikoni hekurat.

S’është blinduar kurrë bashkia e Tiranës në këtë formë.

Kë po mbroni? Krye-hajdutin e Tiranës? Pronarin faktik të inceneratorit?

Kryetarin e organizëtës kriminale 5D?  Bashkëpunëtorin e Ndraghetës?

Kë po mbroni?!

Besart Xhaferri: Erjon Veliaj bëju pentito, futja Ramës që ta futi

Besart Xhaferri, kreu i FRPD, në fjalën e mbajtur në protestën qytetare para Bashkisë së Tiranës, tha se për herë të parë në këto 9 vjet, kryeqyteti jeton i lirë.

“Nuk u dhanë leje për 3 mijë m2 ndërtim, nuk u pastruan 4.5 mln euro para të pista”, tha Xhaferri.

Ai u shpreh se Erion Veliaj nuk do të shkelë kurrë në këtë godinë, dhe kjo do të realizohet  nga vullneti I qytetarëve.

“Erion Veliaj bëju pentito dhe futja atij që ta futi, Edi Ramës”, tha Xhaferri.

Këlliçi: Policia të arrestojë banditin Veliaj, ku janë ndërkombëtarët që s’flasin për…

Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD-së, tha se sot pamë një lepurush të vogël, pa ngjyrë në fytyrë, që shkoi në SPAK, aty ku e kishin thërritur, për të dhënë shpjegime për aferën e inceneratorit të Tiranës, ku ai është pronari faktik.

Në protestën qytetare para Bashkisë së Tiranës, Këlliçi tha se policia e shtetit të arrestojë një bandit dhe të arrestojë atë që vodhi 30 mln euro, të kapë atë bandidin që as nuk skuqet dhe as nuk nxihet.

“Kjo protestë është kundër hajdutit më të madh që ka parë Shqipëria, banditit më të madh që ka parë bashkia e Tiranës.

Erion Veliaj ka vjedhur 132 mln euro me inceneratorin e Tiranës, 60 mln euro me dherat, 30 mln euro me ‘5D’, dhe kjo banda këtu vjedh taksat e qytetarëve”, tha Këlliçi.

Në vijim ai tha “ku janë ndërkombëtarët që nuk shohin vjedhjen që ndodh në Bashkinë e Tiranës, ku janë këta ndërkombëtarë që nuk shohin se si nuk lejohen anëtarët e këshillit bashkiak të marrin pjesë në mbledhje. Kjo protest është kundër hajdutëve, po na vjedhin të gjithëve”.

Budina: Erjon Veliaj kur të vesh në burg do të të shqyjnë ata 96 ‘këlyshët e lepurit’

Regjizori i njohur, Edmond Budina, gjatë fjalës së mbajtur në protestën qytetare se jemi kundër bandës së mafiozëve.

“Unë jam një nga ata lepujt, që ashtu siç je edhe ti, jemi në stanin e lepujve, por po të them o  ‘koqefiksi’ Erion Veliaj, nuk bëj pjesë në stanin e hajdutëve, mafiozëve, në stanin e çingijeve, ku bën pjesë ti.

Koha e fjalëve ka mbaruar, këta duhet të shporren, nuk japin dorëheqjen. Policia ti thërrasë mendjes, të jetë me qytetarët. Ai bëri krahasimin me lepujt, por lepuri lind 8 herë në vit, dhe bën 12 këlyshë, pra në një vit 96 këlyshë. Por ruaju nga 96 këlyshët e lepurit se do të të shqyejnë kur të vesh në burg”, tha Budina.

Gjokutaj: Veliaj dhe banda e tij kanë hyrë në çdo shtëpi! Policia e Shtetit po mbron një hajdut

Avokati Genc Gjokutaj, ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, si hajdut me vulën e korrupsionit në ballë.

Gjatë protestës së sotme të pestën në radhë para Bashkisë së Tiranës kundër kryebashkiakut dhe drejtorëve të tij të cilët u kapën duke vjedhur 100% fondet e bashkisw, Gjokutaj theksoi se Veliaj dhe banda e tij kanë hyrë në çdo shtëpi, kanë hyrë te uji, kanë hyrë te taksat, kanë hyrë në jetën e qytetarëve të kryeqytetit.

Gjithashtu avokati i bëri thirrje dhe Policisë së Shtetit që të mos mbrojnë një hajdut.

Gjokutaj: Të mblidhemi dhe të mbrojmë Tiranën. Erion Veliaj dhe banda e tij kanë hyrë në çdo shtëpi, kanë hyrë te uji kanë hyrë te taksat, kanë hyrë në jetën tonë. Ky bandit ka dalë nga vrima tani dhe thotë se është sekret hetimor dhe unë nuk jap shpjegime. Do japësh shpjegime para qytetarëve të Tiranës. Një fjalë për Policinë e Shtetit. Ju jeni Policia e Shtetit për të mbrojtur ligjin, sot ju po mbroni një hajdut dhe kjo është e pafalshme dhe e pamoralshme. Të mbrojmë Tiranën se me marrjen e Tiranës marrim të gjithë Shqipërinë. Ne nuk do të dorëzohemi, këtu do të jemi. Do të marim hekurin do ta shkrijmë dhe do ti bëjmë pranga për Erion Veliajn që ti ketë në duar siç ka në ballë vulën e korrupsionit.

Protesta për largimin e Veliajt, Argita Malltezi i bashkohet qytetarëve kundër hajdutit

Pasditen e sotme është zhvilluar protesta e pestë qytetare para Bashkisë së Tiranës, ku po kërkohet largimi i Erion Veliajt nga zyra e Kryebashkiakut.

Protesta ka nisur rreth orës 16:30, ndërsa asaj i janë bashkuar qytetarë që të revoltuar kërkojnë largimin e një kryebashkiaku hajdut, që jo vetëm ka vjedhur taksat, por vijon të grabisë çdo ditë qytetin.

Protestës qytetare i është bashkuar Argita Berisha, e cila ashtu edhe si edhe në protestat e mëparshme, ishte e veshur me bluzën ku jepej mesazhi i qartë: lironi liderin e opozitës.

E ndërsa Berisha prej 30 dhjetorit me një vendim politik mbahet në arrest pa prova e fakte, Erion Veliaj i kapur në grabitjen e 30 mln eurove përmes ‘5D’ jo vetëm është në detyrë, po tallet me Prokurorët e SPAK, që herë i quan kolegë dhe herë organizatë, duke i vënë emërtimin e organizatës që kishin ngritur drejtorët e tij, të pagëzuar ‘5D’.

  • Qytetarët e revoltuar shkulnin gardhin metalik te Bashkia, policët përdorin sprite

    Qytetarët e revoltuar kanë arritur të shkulin gardhin metalik, të vendosur te Bashkia e Tiranës, pas rreth 2 orësh proteste intensive, ku është kërkuar largimi i Erion Veliajt nga zyra e kryebashkiakut.

    Ndërkohë ndaj protestuesve është hedhur sprite, që shkakton problem me djegien e syve dhe frymëmarrjen.

    Lexo edhe:

    ‘Policia përplaset me qytetarët’/ Bardhi: S’lejojnë këshilltarët të futen në godinë! Po mbrojnë paligjshmërinë

    Sprite është hedhur nga policë të ndërhyrjes së shpejtë, ndërkohë që disa nga kolegët e tyre të komisariateve të papërgatitur gjithashtu kanë pasur proble

Dokumentari i RAI3- “Do të ketë edhe 2 episode plot me skandale”, Këlliçi: Rama i bëri favor me emigrantët, Meloni i doli në mbrojtje

Ish-deputeti i PD, Belind Këlliçi, i ftuar në studion e “Open” në News24 ka folur në lidhje me dokumentarin investigativ të televizionit italian RAI3 ku preket edhe Shqipëria.

Këlliçi tha se Meloni i doli në mbrojtje Ramës së fundmi pasi kryeministri shqiptar i ka bërë një favor të madh me marrëveshjen për emigrantët.

Sipas tij do të ketë edhe dy seri të tjera të dokumentarit nga media italiane, edhe pse pjesa e dytë nuk u transmetua ditën e djeshme ashtu si ishte supozuar.

“Duke qenë se marrëveshja për emigrantët, një favor i madh që i ka bërë Rama Melonit, kjo e fundit do ia kthente mbrapsht. Ata po punojnë për dy seritë në vijim të dokumentarit që do të jenë të mbushura me informacione dhe skandale të qeverisë. Duke qenë se Rama ka telefonuar drejtorin e RAI-t mendon se ka telefonuar Carlo Bollinon këtu për t’u bërë një televizion i propagandës së qeverisë.

Dokumentari përsëriste akuzat e opozitës, por se i ka bërë opozita nuk do të thotë se janë gënjeshtra, nesër SPAK do marrë kryetarin e bashkisë Tiranë për shkak të akuzave të bëra nga opozita. Në momentin që del një media kaq e rëndësishme e qeverisë italiane dhe flet për lidhjet e drogës të vëllait të Ramës, e ministrave të ndryshëm, kjo ka një peshë të madhe ndërkombëtare.

Nëse opozita kontrollon RAI3…kur nuk kontrollon media në Shqipëri dhe censurohet… Për shkak të formimit të tij juridik, Agaçi ka qenë një njeri shumë i përgatitur dhe i qëndronte letrave të tij fije e për pe. Duke qenë se është jurist nuk do të jetë i papërgatitur. Ka preferuar të dërgojë me shkrim variantin e tij dhe nuk ka dhënë një intervistë spontane ku mund të bënte gabime. Lidhjet e supozuara të Agaçit me Ndragheta-n dhe botën e krimit në Itali spekulohen prej kohësh në Shqipëri”, tha ai.bw

Shqipëria narko-shtet: Filiberto Zaratti kërkon interpelancë me Melonin (Intervista e plotë)

Deputeti italian, Filiberto Zaratti, ishte i ftuari i mbrëmjes i gazetares Armela Ferko në SYRI TV.

Ligjvënësi i Të Gjelbërve në Itali, komentoi kërkesën e të majtës italiane për të pasur një interpelancë me kryeministren Giorgia Meloni në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar me qeverinë e Edi Ramës për ngritjen e kampeve të refugjatëve në Shqipëri.

‘Kjo nuk është interpelanca e parë që ne paraqesim për këtë çështje. Por në mënyrë të veçantë, kjo interpelancë e fundit ka marrë shkas nga një investigim i bërë nga programi Report që transmetohet në televizionin publik, i cili dha disa lajme shqetësuese për shpenzimet që qeveria italiane duhet të përballojë.

Thuhet në këtë investigim që shpenzimi nga 650 milionë euro që ishte shpenzimi fillestar, ai mund të kalojë 1 miliard euro.

Programi thotë se mund të ketë probleme dhe rreziqe për sa i përket menaxhimit të krimineleve të këtyre fondeve.

Këtu në Itali ekziston një ligji i antimafies që ka një sërë verifikimesh dhe kontrollesh që duhet të bëhen që kompanitë që marrin pjesë në këto tendera të përputhen me kriteret e transparencës.

Investigimi i Report na thotë se ka probleme serioze dhe për këtë arsye duhet një diskutim më i gjerë sepse Italia do e përdorë territorin shqiptar për këto struktura ku do mbahen emigrantët,’ tha deputeti.

Ndryshe nga sa ndodh në Shqipëri, ku interpelancat rrëzohen sipas dëshirave të kryeministrit Edi Rama, interpelanca është pranuar.

Ndërkohë ligjvënësi italian thekson se marrëveshja nuk është as në interes të Shqipërisë dhe as të Italisë.

‘Interpelanca është pranuar, sigurisht sepse futet në kompetencat inspektuese që deptuetët e veçantë mund të kenë në vendin tonë.

Ne kemi besim që në ditët e ardhshme nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ministritë e interesuara të na japin përgjigje.

Ne mendojmë se kjo nismë nuk është as në interesin më të mirë të Italisë dhe as të Shqipërisë,’ tha Deputeti italian, Filiberto Zaratti.

INTERVISTA E PLOTE:

Instituti Ndërkombëtar Republikan: Kosova dhe Shqipëria, vendet më pro-perëndimore në Ballkanin Perëndimor

VOA/Garentina Kraja

Në një anketë të zhvilluar së fundmi në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Instituti Ndërkombëtar Republikan, gjeti një përkrahje të gjerë pro-Perëndimore tek shqiptarët në Shqipëri, Kosovë dhe shtete tjera të rajonit ku jetojnë ata. Por, sipas drejtorit për Evropën të kësaj organizate këtu në Uashington, në kontrast të madh ndaj këtij orientimi pro-Bashkimit Evropian dhe NATO-s, qëndron Serbia, ndërkohë që përkrahja për kursin pro-evropian është zbutur edhe në vendet si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, të dyja shtete anëtare të NATO-s.

Kosova dhe Shqipëria janë shtetet më pro-perëndimore në Ballkan.

Në një rajon ku përkrahja për orientimin euro-atlantik po lëkundet përballë vonesave të integrimit apo sentimentit pro-rus, brenda publikut shqiptar kursi perëndimor vazhdon të konsiderohet si drejtimi i vetëm.

Në Kosovë, 87 për qind e të anketuarve shprehen se shteti i tyre duhet të ndjekë një politikë të jashtme që përputhet me Bashkimin Evropian dhe Perëndimin, ndërsa në Shqipëri, ku anketa është realizuar për herë të parë, ky drejtim mbështetet nga 82 për qind e të anketuarve.

Në fund të listës qëndron Serbia, ku opinion publik është i polarizuar, me vetëm 10 për qind të të anketuarve që janë për një kurs pro-perëndimor dhe një shumice që synon një politikë të balancuar mes BE-së dhe Rusisë.

Anketa është kryer gjatë muajit shkurt dhe mars të këtij viti.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, drejtori për Evropën i Institutit Ndërkombëtar Republikan, Paul McCarthy thotë se në të gjashtë shtetet e rajonit, përkrahja për BE-në mbetet e fortë, me disa përjashtime të rëndësishme.

“Serbia dallon nga pesë shtetet e tjera të rajonit, duke qenë më pro-ruse, duke fajësuar Perëndimin për konfliktin në Ukrainë dhe me një mbështetje shumë të ulët për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Në anën tjetër shohim qëndrime shumë pro perëndimore në mesin e popullsisë shqiptare në rajon, në Shqipëri, në Kosovë dhe në vendet ku ata jetojnë si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Një orientim të ngjashëm shumë pro-perëndimor, ndonëse pak më pak, e gjejmë edhe te muslimanët e Bosnjës, ku Turqia radhitet si vendi më i përkrahur, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara dalin të dytat për këtë popullsi,” thotë ai.

Por në rast të një referendumi për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në të gjitha shtetet e rajonit vihet re përkrahje nga një shumicë solide, ndërkohë që në vende si Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, anëtarësimi mbështetet nga një shumicë dërmuese. Ato dallojnë në besimin që kanë nëse Bashkimi Evropian me të vërtetë e synon integrimin e tyre.

Drejtori McCarthy thotë se pëkrahja për anëtarësimin në NATO mbetet po ashtu e fuqishme, me përjashtim të Serbisë, dhe përkrahjes më të zbehur se ç‘është pritur për NATO-n në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi, si dhe për rolin që NATO-ja ka luajtur për këto vende anëtare. Në Shqipëri, 64 për qind e të anketuarve mendojnë që anëtarësimi në NATO është shumë pozitiv për vendin, ndërkohë që në Maqedoninë e Veriut një vlerësim të tillë e japin 32 për qind të të anketuarve, ndërsa në Malin e Zi vetëm 28 për qind e tyre.

Në Kosovë, e cila kohët e fundit ka përjetuar një acarim të tensioneve me Serbinë, përkrahja për anëtarësimin në NATO është ngritur me 13 për qind që nga viti i kaluar. Në Serbi, përkrahja për anëatërsim në NATO edhe sivjet është vetëm 3 për qind.

“Pritja e gjatë i ka bërë banorët e këtyre vendeve të humbasin durimin për t’u anëtarësuar në Bashkimin Ervopian. Një pjesë e kësaj shpjegohet edhe me faktin që Ukraina dhe shtete të tjera u ftuan, ndërkohë që në të shumtën e rasteve shtetet e Ballkanit Perëndimor ka mbi dy dekada që presin në radhë për t’iu bashkuar BE-së. Sipas analizës time, përkrahja për BE-në po fillon të zbehet në vendet ku ishte shumë, shumë e fortë,” sipas zotit McCarthy.

Në Serbi kjo përkrahje, thotë zoti McCarthy, është tkurrur, por sipas tij, që nga pushtimi rus i Ukrainës, opinion publik në këtë vend është polarizuar edhe më shumë dhe qëndrimet e kundërta pro-perëndimore dhe pro-lindjes, kanë shënuar rritje. Qasja anti-BE në Serbi, sipas zotit McCarthy, po ashtu po nxitet nga qeveria, e cila e ushqen këtë ndjenjë përmes mediave, duke theksuar marrëdhëniet me aktorë të huaj autoritarë siç janë Rusia dhe Kina.

Por kush është aleat e kush armik?

Për Shqipërinë dhe Kosovën, aleati në i rëndësishëm janë Shtetet e Bashkuara, ndërsa për Maqedoninë e Veriut, aleati më i rëndësishëm është Serbia, sikurse edhe për Malin e Zi. Për Bosnjën, Turqia është tani aleati më i rëndësishëm, ndërsa për Serbinë është Rusia.
Për shumicën dërmuese të të anketuarve në Kosovë, Serbia mbetet kërcënimi kryesor, ndërsa në Shqipëri shumica sheh si kërcënim Serbinë dhe Rusinë. Në Maqedoninë e Veriut, rrezik kryesor shihet Bullgaria, ndërsa në Mal të Zi, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia. Në Bosnjë rrezik përbën Serbia dhe në Serbi Shtetet e Bashkuara dhe Kosova e Shqipëria.

Kjo pasqyrë e rajonit, sipas zotit McCarthy kërkon një angazhim nga Uashingtoni dhe Brukseli për t’iu ofruar të gjithë vendeve të rajonit anëtarësim me një hap të përshpejtuar.

“Do të ishte gabim, për shembull, të lihet prapa Serbia ndërkohë që të gjithë anëtarësohen. Nuk do të ndodhë brenda natës dhe do të nevojitet kohë, por nuk mund ta lëmë Serbinë jashtë ndërkohë që lëvizim përpara, ngaqë për stabilitetin e Ballkanit është e nevojshme që Serbia të jetë me Perëndimin, të jetë në BE dhe përfundimisht edhe në NATO, ngaqë në shumë forma është qendra e Ballkanit, vendi më i madh dhe shtetet përreth saj, sidomos ato me pakica serbe brenda tyre, që kurrë nuk do të ndihen të sigurta përderisa Serbia të mos jetë e orientuar me Perëndimin,” thotë ai.

Sipas zotit McCarthy, Rusia po përpiqet të destablizojë Ballkanin për të shpërqëndruar vëmendjen e Perëndimit nga përkrahja për Ukrainën.

Stoltenbergu zhvillon vizitë të paparalajmëruar në Kiev

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s. Jens Stoltenberg, gjatë konferencës për media në Kiev më 29 prill 2024.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka zhvilluar një vizitë të paparalajmëruar në Kiev më 29 prill.

Gjatë vizitës, ai tha se armët dhe municionet në Ukrainë do të nisin të arrijnë në shtet, përderisa pranoi se aleatët perëndimorë kanë dështuar të mbajnë premtimet sa i përket mbështetjes ushtarake për Ukrainën.

Duke folur në një konferencë për media së bashku me presidentin Volodymyr Zelensky, në kryeqytetin ukrainas, Stoltenberg gjatë vizitës së tretë që kur nisi pushtimi rus i Ukrainës më 2022, tha se “vonesat serioze në mbështetje kanë shkaktuar pasoja serioze në fushëbetejë.

“Për muaj të tërë, Shtetet e Bashkuara nuk ishin në gjendje të pajtoheshin për një paketë të ndihmës dhe aleatët evropianë ishin në gjendje të dërgojnë municione në shkallën që kanë premtuar”, tha ai.

“Ukraina për muaj të tërë ka numër më të vogël të ushtarëve dhe ka pak municione… Më shumë ndihmë do të vijë së shpejti”.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka nënshkruar paketën e ndihmës më 24 prill, pasi Senati amerikan e miratoi atë. Legjislacioni ishte bllokuar për muaj të tërë në Dhomën e Përfaqësuesve, por udhëheqësit republikanë të Dhomës u pajtuan që masa përfundimisht të hidhej në votim dhe kaloi më 20 prill, duke ia përcjellë Senatit.

Paketa e re e ndihmës ushtarake për Ukrainën, që SHBA-ja miratoi, është në vlerë prej 61 miliardë dollarësh. REL

Kurti i kërkon Scholzit mbështetje për Këshillin e Evropës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një konference për media me kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Gjermani, 4 maj 2022.

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar me kancelarin gjerman Olaf Scholz të cilit i ka thënë se shpreson që Gjermania do ta mbështesë kandidaturën e shtetit të tij në Këshillin e Evropës.

Shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës e mbështetën më 16 prill raportin që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë me seli në Strasburg.

Për votuan 131 deputetë, kundër ishin 29, kurse 11 abstenuan.

Çështja tani është në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës.

Takimi i radhës i Këshillit të Ministrave do të zhvillohet në mesin e muajit maj. Këshilli i Ministrave të Jashtëm në Këshillin e Evropës takohet një herë në vit, tradicionalisht në muajin maj.

Në bisedën telefonike me Scholzin, kryeministri i Kosovës tha se i ka shprehur atij mirënjohje për mbështetjen “e palëkundur të Gjermanisë për Kosovën”.

“Nënvizova shpresën se Gjermania do ta mbështesë kandidaturën tonë për anëtarësim në KiE në përputhje me rekomandimet e Amsamblesë Parlamentare. Po ashtu rikonfirmova angazhimin tonë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës, themeluar më 1949.

Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare.

Një prej përfitimeve direkte të qytetarëve të Kosovës nga anëtarësimi eventual në Këshillin e Evropës do të jetë qasja në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut [GJEDNJ].

Serbia, shtet i cili e kundërshton anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, kishte propozuar disa amandamente në tekstin për rekomandimin që Kosova të pranohet në këtë organizatë.

Përmes tyre, kërkohej që Kosova të mos pranohet në Këshillin e Evropës derisa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të mos vendosë për statusin e Kosovës.

Serbia po ashtu kërkoi që në vazhdim të procesit, Kosovës t’i vihet si kusht themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Këto amandamente nuk kaluan.REL

Drejtuesi i Report tek RAI3 Sigfrido Ranucci: Do ta transmetojmë – presim akord të intervistojmë Ramën

Voal.ch – Sigfrido Ranucci, drejtuesi i programit televiziv tek Rai3 Report është përgjigjur para disa minutash në rrjetin social Facebook se transmetimi i pjesës së dytë të dokumentarit, që fliste për penetrimin e mafies deri në majat më të larta të pushtetit të Tiranës, do të transmetohet, por është pritur një dakordësi me Edi Ramën i cili dëshiron të intervistohet.

“…Do ta transmetojmë. Jemi duke pritur që të arrijmë një akord për intervistën me Ramën. Përzemërisht” – Sigfrido Ranucci : “… Lo trasmetteremo. Stiamo aspettando di raggiungere accordo per intervista a Rama. Cordialità”

Kjo është përgjigja që drejtuesi i emisionit Report Ranucci i jep një komentuesi të zemëruar, i cili ka shprehur pakënaqësinë pasi RAI3 lajmëroi se do të transmetonte pjesën e dytë, por nuk lajmëroi se kishte anulluar programin dhe, kështu, gjithë shqiptarët përpara ekranit të vogël, që ishin në pritje, mbetën të zhgënjyer.

Ndërkohë, premier Meloni, pa marrë parasysh fare atë që reportonte Report i RAI3, e mori publikisht në mbrojtje Edi Ramën.

 

RAI 3 anulon pjesën e dytë të reportazhit për marrëveshjen e refugjatëve Itali-Shqipëri

Ndryshe nga raportimet gjatë ditës të autorit të emisionit “Report”, Sigfrido Ranucci, televizioni shtetëror italian RAI 3 nuk e ka transmetuar mbrëmjen e kësaj të diele pjesën e dytë të investigimit për marrëveshjen e refugjatëve mes Italisë dhe Shqipërisë.

Emisioni “Report” në RAI 3 prej një jave ka nxitur reagime të forta në politikën shqiptare, por edhe në Itali. Në puntatën e së dielës nuk ka dhënë pjesën e dytë të materialit, reportazh të cilin e pati paralajmëruar pothuajse çdo ditë përmes postimeve në rrjetet sociale.

Më herët gjatë të dielës, kryeministrja Giorgia Meloni deklaroi gjatë konventës së partisë së saj se homologu i saj shqiptar, Edi Rama, po sulmohej për faktin e vetëm se po ndihmonte kombin italian. Në fjalimin e saj të gjatë, Meloni kërkoi nga mbështetësit që të shprehnin solidaritet me Ramën.

Ndaj deklaratave të Melonit reagoi Sigfrido Ranucci, autori i emisionit “Report”. Ai shkoi edhe më tej duke paralajmëruar publikimin e pjesës së dytë me të tjera investigime.

Ranucci I Pari
Ranucci Njoftimi

Por më pas gjatë emisionit, pjesa e dytë e reportazhit nuk u dha. Madje nuk pati as edhe një shpjegim se pse pjesa e investigimit për Shqipërinë u anulua. bw

Zelenskiy ripërsërit kërkesën për sisteme të mbrojtjes ajrore “Patriot”

VOA/Marrë nga Reuters

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy i drejtoi sërish një lutje komunitetit ndërkombëtar që të shpejtojë dhe të ofrojë më shumë sisteme të mbrojtje ajrore për vendin e tij. Po kështu zoti Zelenskiy bëri thirrje për nisjen e bisedimeve zyrtare mes Ukrainës dhe Bashkimit Evropian, si dhe që NATO ta ftojë vendin e tij për anëtarësim.

Forcat ukrainase përballen me një pozitë të përkeqësuar në lindje vendit dhe po presin dorëzimin e armëve amerikane, pas miratimit më 23 prill të një ndihme nga Kongresi prej 61 miliardë dollarësh, pas disa muajsh vonese. Zoti Zelenskiy ka kërkuar vazhdimisht sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore, veçanërisht ato ‘Patriot’.

Zoti Zelenskiy tha se kishte biseduar me udhëheqësin e pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve Hakeem Jeffries si dhe kishte falënderuar Kongresin amerikan për miratimin e paketës së ndihmës. Por ai shtoi se Ukraina po punonte me të gjithë partnerët që dërgesat të vinin me shpejtësi, çka do t’i mundësonte Ukrainës të ruante pozicionet e saj.

Po presim ato vëllime (në armatime) që mund të ndryshojnë situatën në fushën e betejës, në interes të Ukrainës“, tha ai.

Lidhur me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, zoti Zelenskiy tha se Ukraina i kishte përmbushur të gjitha kushtet për fillimin e bisedimeve për pranim dhe se “tashmë i takonte BE-së të përmbushë detyrimet e saj”, sikurse tha ai.

Ukraina, e cila ka marrë mbështetje të fortë nga shumica e vendeve evropiane që kur Rusia nisi një sulmin ndaj Kievit dy vite më parë, është një vend kandidat për t’iu bashkuar bllokut prej 27-anëtarësh, por procesi pritet të zgjasë me vite.

Mbi hyrjen në aleancën ushtarake të NATO-s, zoti Zelenskiy tha se çdo vend që ndan vlera të përbashkëta dhe është i gatshëm t’i mbrojë ato “meriton një ftesë për në aleancë”.

Ai shprehu optimizëm lidhur mbi perspektivën për paqe, duke iu referuar një takimi të ardhshëm mbi këtë çështje që do të mbahet në Zvicër në data 15 dhe 16 qershor. Rusia nuk është e ftuar në takim e për këtë shkak ka kritikuar çdo takim të kësaj natyre, duke e cilësuar si të pakuptimtë, pa pjesëmarrjen e Moskës në to.

U përkujtua dita kombëtare e të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë

VOA/Edlira Bllaca

Më 27 prill të vitit 1999, në fshatin Mejë të komunës së Gjakovës, rreth 90 kilometra larg Prishtinës, forcat serbe vranë rreth 400 shqiptarë në një nga masakrat më të rënda gjatë luftës në Kosovë. Shumica e trupave të të vrarëve u gjetën në varreza masive ku ishin dërguar nga forcat serbe për të fshehur gjurmët e mizorive të tyre.

Në mesin e të vrarërve ishte edhe Blerim Maloku. E bija, Majlinda, në atë kohë ishte vetëm 2 vjeçe.

“Nuk e di as si ta shpjegoj, është diçka që nuk mund të përshkruhet me fjalë. Krejt fazat e jetës t’i kalosh pa njeriun më të afërt të zemrës është shumë e vështirë, është tepër e vështirë”, thotë Majlinda.

Por sot e kësaj dite disa varreza në fshatin Mejë vazhdojnë të mbesin bosh dhe shumë familje ende nuk dinë asgjë për fatin e familjarëve të tyre. Çdo vit, me 27 prill, në këtë fshat mbahet tubim përkujtimor në nderim të shqiptarëve të vrarë e të zhdukur nga forcat serbe.

“Ne kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare që të bëjë trysni mbi Serbinë për të na i gjetur ata që ende na mungojnë sepse ne e dimë rrugëtimin e tyre, por nuk e dimë vendndodhjen e tyre dhe përfundimin e tyre se ku janë”, tha Ahmet Grajqevci, kryetar i Këshillit të Familjeve të të Zhdukurve në Kosovë.

Familjarët presin ndriçimin e fatit të të afërmëve dhe vënien në vend të drejtësisë.

“Është lehtësim kur e din që dikush ka marrë përgjegjësi për këto krime që janë kryer, por kanë kaluar 25 vjet dhe ende nuk ka asgjë. Ju bëj thirrje që të zbardhet tërësisht ky rast dhe mos të qëndrojmë çdo herë me zemër të ndrydhur, shumë është vështirë”, thotë Majlinda.

25 vjet pas luftës, vetëm 74 persona janë dënuar nga gjykatat vendëse e ndërkombëtare nën akuzat për krime lufte dhe veprimtarët humanitarë thonë se drejtësia duket ende e largët.

Tubim përkujtimor në Mejë në nderim të shqiptarëve të vrarë e të zhdukur nga forcat serbe.

Tubim përkujtimor në Mejë në nderim të shqiptarëve të vrarë e të zhdukur nga forcat serbe.

Udhëheqësit e Kosovës shprehën sot, siç thanë, vendosmërinë e palëkundur për mbrojtjen e së vërtetës dhe vendosjen e drejtësisë, ndërsa theksuan mosbashkëpunimin nga Serbia si sfidën kryesore në këtë proces.

“Ky vend është edhe thirrja jonë më e fuqishme për drejtësi. Është personifikim i rrugës së vështirë dhe sakrificës nëpër të cilën kemi kaluar si popull, por edhe i përkushtimit të vazhdueshëm për ta mbrojtur të vërtetën dhe për ta vendosur drejtësinë. Teksa reflektojmë mbi këtë tragjedi të së kaluarës duhet ta sjellim në vëmendje vendosmërinë e palëkundur për drejtësi sepse vetëm kështu paqja është e mundshme”, tha presidentja Osmani.

“Trashëgimtarët e (Slobodan) Millosheviçit në Beograd, dikur bashkëpunëtorë e sot politikanë e drejtues të shtetit serb, refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive dhe refuzojnë të bashkëpunojnë me drejtësinë ndërkombëtare”, tha kryeministri Albin Kurti.

Ndonëse në maj të vitit të kaluar udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë nënshkruan një deklaratë të përbashkët për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë nëpërmjet së cilës zotohen për “zbatimin e plotë të detyrimeve” për ndriçimin e fatit të tyre, zotimet e kësaj deklarate mbesin ende të papërmbushura.

Kosova doli nga lufta që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s, me mbi 10 mijë të vrarë dhe mbi 5 mijë të zhdukur. Edhe më tej nuk dihet asgjë për fatin e rreth një mijë e 600 personave, pjesa më e madhe e të cilëve janë të përkatësisë kombëtare shqiptare.

Osmani: Serbia po e shkel marrëveshjen për të zhdukurit duke mos i hapur arkivat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka akuzuar Serbinë se po vazhdon ta shkelë një marrëveshje të Brukselit mes dy vendeve për personat e pagjetur, duke i shpërfillur kërkesat e Kosovës për hapjen e arkivave të policisë dhe ushtrisë serbe në lidhje me mijëra personat e zhdukur me forcë gjatë luftës së viteve 1998/1999 në Kosovë.

Duke folur pas homazheve te Memoriali për të Pagjeturit më 27 prill në Prishtinë, Osmani tha se “edhe sot Serbia vazhdon që të bëjë krim të dyfishtë, sepse njëherë e kreu krimin, e pastaj bëri çmos që ta fshehë atë, duke i fshehur gjurmët e krimit edhe 25 vjet më vonë”.

Në Kosovë më 27 prill shënohet Dita Kombëtare e të Zhdukurve me Forcë gjatë luftës. Rreth 6,000 njerëz u zhdukën gjatë luftës së fundit, prej të cilëve mbi 1.600 janë ende të pagjetur.

“Përkundër faktit se kryetari i komisionit qeveritar, Andin Hoti, i ka dërguar letra Serbisë disa herë, duke i kërkuar që…të hapen arkivat për të dhënat e brigadave policore dhe ushtarake, për të cilat ka dëshmi që kanë marrë pjesë në masakra por edhe në operacione pas luftës për fshehjen e trupave – Serbia akoma nuk bëhet e gjallë në përgjigjen e këtyre kërkesave dhe vazhdon ta shkelë këtë marrëveshje të arritur në Bruksel”, tha Osmani.

Kosova dhe Serbia, një vit më parë, u pajtuan për Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Zotimet që u bënë me këtë deklaratë, përfshijnë: qasje të plotë në informacione të besueshme, mes tyre edhe ato me status të klasifikuar; vënie në dispozicion të të gjitha dokumenteve me rendësi për përcaktimin e fatit të personave të zhdukur, si dhe punë të përbashkët përmes një komisioni të kryesuar nga Bashkimi Evropian.

Një vit pas, asgjë prej këtyre në praktikë, të gjitha vetëm në letër.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë ditë më parë se Deklarata e përbashkët, e miratuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në maj të vitit 2023, “nuk po zbatohet ende”.

Stano theksoi se Deklarata nuk është ligjërisht e detyrueshme, por shtoi se BE-ja kërkon nga palët që të angazhohen “në mënyrë konstruktive” në kuadër të dialogut, për të arritur pajtueshmëri për termat e referencës.

Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë rreth 13,000 njerëz, janë zhvendosur mbi 800,000, ndërsa janë zhdukur rreth 6,000, prej të cilëve rreth 1.600 janë ende të pagjetur.

Qindra trupa të shqiptarëve të vrarë të Kosovës janë gjetur në varrezat masive në Serbi. REL

40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës

VOA/Raimond Kola

Rreth 40 studiues shqiptarë dhe të huaj të natyrës kërkuan nga qeveria shqiptare që të përfshijë Deltën e Lumit Vjosa në Parkun Kombëtar të Vjosës dhe të ndalë vizionin për projekte të turizmit masiv.

Në një deklaratë, pas një jave shkencore në Deltën e Vjosës të studiuesve nga Shqipëria, Austria, Bullgaria, Greqia dhe Italia, e cila u shpërnda nga organizatat mjedisore “Euro Natur”, “Riverwatch” dhe “EcoAlbania” thuhet se Delta e Vjosës, përballet me shumë kërcënime prej vizionit të qeverisë shqiptare për turizëm masiv.

“Së fundmi, vijon deklarata, qeveria planifikon ndertimin e nje resorti luksoz me Jared Kushner, dhëndrrin e Donald Trump, në zonën e Zvërnecit, brenda deltës së Vjosës.. Sipas masterplanit të qeverisë për zonën, kjo është vetëm maja e ajsbergut të planeve shkatërruese për këtë ekosistem delikat. Ndërkohë Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, gjithashtu brenda Deltës, është tashmë në ndërtim” thuhet në deklaratë.

Organizatat mjedisore përfshijnë në deklaratën e shpërndarë citime të disa prej studiuesve që morën pjesë në Deltën e lumit Vjosa në mbledhjen e të dhënave të disiplinave të ndryshme, që nga studimi i peshqve, gjitarëve, shpendëve, bimësisë, insekteve dhe deri te monitorimi i cilësisë së ujit dhe mikroplastikës.

“Gjetjet tona në vetëm 5 ditë kërkimi janë më të vërtetë të jashtëzakonshme dhe qëndrojnë si një testament i biodiversitetit të pasur të deltës. Ndaj ne po draftojmë një raport gjithëpërfshirës të të dhënave tona dhe i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të njohë rëndësinë ekologjike të kësaj zone delikate dhe ta përfshijë atë në Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa, në përputhje me standardet e IUCN”, pohoi profesori i shkencave të natyrës në Universitetin e Tiranës, Aleko Miho .

Ndërsa Fritz Shiemer nga Universiteti i Vienës deklaroi se: “Në mes të joshjes së turizmit luksoz, ne duhet të kujtojmë rëndësinë e pakrahasueshme ekologjike të deltës së Vjosës, një thesar unik në të gjithë Europën. Le t’i japim prioritet ruajtjes mbi zhvillimin.”

Një studim i ri tregon siaps organizatave mjedisore që Delta e Vjosës është një nga deltat e pakta të paprekura në Mesdhe. Nga 258 deltat dhe grykëderdhjet e lumenjve të vlerësuara në rajon, vetëm 4% e tyre, siaps studimit, janë në gjendje të mirë.

Studimi thotë se Delta e Vjosës dhe deltat fqinjë të lumenjve Shkumbin dhe Seman në Shqipëri përbëjnë deltat e fundit të mëdha dhe dinamike, të cilat bartin vlerë të pakrahasueshme për të gjithë detin Mesdhe dhe Europën.

Java e Shkencore e Deltës së Vjosës pason ekspedita të ngjashme në pellgun e Vjosës në vitin 2017 dhe dhe 2021, të cilat luajtën sipas organizatave mjedsiore një rol kryesor në nxjerrjen në pah të vlerave ekologjike të Vjosës, duke shmangur projektet hidroenergjetike dhe përfundimisht duke hapur rrugën për mbrojtjen e Vjosës si Parku Kombëtar i Lumit të Egër.


Send this to a friend