Ajo i thotë se është duke e lënë, ndërsa
ai gatuan një tortë. Tortat e tij janë aq delikate,
koret e tyre si “kafaz” krinoline*.
Ai nuk ndërron rroba, punon
në pantallonat e njëjta, mëngëpërvjelur.
Vera e bën kuzhinën të padurueshme
por dhe ai vuan bukur, me aq butësi
i pret luleshtrydhet, i derdh
ato në kurbën e thellë të enës.
Ajo s’ka vuajtur për duart e tij që nga hera
e fundit kur e tërhoqen për trupin.
Tani i shikon ato duke i ledhatuar skajet
e brumit, duke ia dhënë formën si një xhami
tek ftohet. Kur furra hapet, balli i tij pikon,
ndërsa ai i sjell duart në fytyrën e vet.
* …”kafaz” krinoline – pjesë e të brendshmeve të femrave, si strukturë kompakte bërë për t’i mbajtur fustanet në formën e dëshiruar, përdorur ndër kohë të ndryshme nga mesi i shek. XIX e tutje – Shih grafikat bashkëngjitur: Franz Xaver Winterhalter (1805-1873) – Elisabeth of Bavaria, Empress of Austria, 1865 (piktura e Winterhalter, ndër të tjerat elemente – sipas meje – paraqet një ndër fustanet më të bukura pikturuar ndonjëherë, në të cilin Elisabeta e Austrisë dmth. padyshim ka të veshur dhe një “krinoline” – shih figurën përcjellëse nga Fashion Museum, Antwerp, Belgjikë, që paraqet një shembull “krinoline” të shek. XIX)
© by Arden Levine – Burimi: “Offering” (AGNI Magazine – published at Boston University), 2015
© për përkthimin S. Guraziu, Ars Poetica, 2015
Komentet