DASHI 21/3 – 20/4
Do i kaloni së bashku të gjitha vështirësitë që ju kanë dalë dhe do ndiheni më afër njëri-tjetrit. Në planin financiar parashikohen disa vështirësi.
DEMI 21/4 – 21/5
Pavarësisht se jeni të angazhuar me shumë punë, do të doni që sot ta kaloni pjesën më të madhe të kohës pranë njeriut të zemrës. Financat do dini si t’i menaxhoni.
BINJAKËT 22/5 – 21/6
Të dashuruarit sot do të tregohen të logjikshëm dhe do dini si t’i zgjidhin problemet me anë të komunikimit. Beqarët do kenë veçse njohje ose mundësi për aventura kalimtare. Buxhetin duhet ta mbani gjithë kohës në kontroll.
GAFORRJA 22/6 – 22/7
Emocionet që do përjetoni sot ju te dashuruarit do jenë të jashtëzakonshme. Partneri/ja do ju surprizojë në çdo çast. Në planin financiar do hasni vështirësi.
LUANI 23/7 – 21/8
Probleme në sfond për ju që jeni në një marrëdhënie. Si ju ashtu edhe partneri/ja do debatoni me tone të larta. Financat duhet t’i menaxhoni me shumë kujdes.
VIRGJËRESHΑ 22/8 – 23/9
Sot do zbuloni disa anë të reja të karakterit të partnerit/es tuaj dhe kjo do ju bëjë ta dashuroni me më shumë pasion atë. Financat nuk do jenë aspak të mira.
PESHORJA 24/9 – 23/10
Ditë e qetë dhe pa probleme kjo e sotmja për ju që jeni në një marrëdhënie. Nuk do keni për çfarë te qaheni. Beqarët duhet të mendohen mirë para se të dalin në takime.
AKREPI 24/10 – 22/11
Gjatë kësaj dite priten që ju të dashuruarit të keni momente të lumtura dhe fantastike përkrah partnerit/es suaj. Do merrni edhe një lajm të mirë. Buxheti do jetë shumë herë më i mirë se kohët e fundit.
SHIGJETARI 23/11 – 22/12
Ditë shumë e trazuar kjo e sotmja për ju të dashuruarit. Shpesh do ndiheni keq dhe mund të mendoni të ndaheni për pak kohë. Ditë e përshtatshme për të organizuar edhe buxhetin.
BRICJAPI 23/12 – 20/1
Ditë mjaft pozitive kjo e sotmja për të ata që janë në një marrëdhënie dashurie. Partneri/ja do ju mbajë në pëllëmbë të dorës. Financat do i keni gjithë kohës nën kontroll.
UJORI 21/1 – 19/2
Mos lejoni për asnjë arsye që rutina t’iu pushtoje sot juve që jeni në një lidhje sepse më vonë do fillojnë problemet dhe debatet në çift. Financat do dini si ti menaxhoni.
PESHQIT 20/2 – 20/3
Optimizmi dhe euforia do ju pushtojë në çdo moment ju të dashuruarve dhe marrëdhënia me partnerin/en ka për të qenë e jashtëzakonshme.
Komentet