Me datën 20 Maj, Ditën e Premte u organizua në ne fakultetin ekonomik te Universitetit “Aleksander Xhuvani”, te qytetit te Elbasanit, një leksion teorik dhe aplikativ, praktik nga lektori i psikologjisë së artit Qamil Gjyrezi, në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër dhe studentët e degës së psikologjisë dhe gjuhë-letërsisë të këij universiteti, Valentina Prenga, Paskualina Therqaj, Suada Teta.
Prezantimi u organizua nga profesoreshë Evis Kushi, në fakultetin ekonomik të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, të qytetit të Elbasanit. Qëllimi i prezantimit ishte interpretimi dhe aplikimi i teorisë së financave semiotikisht dhe psikologjikisht, në formë gjuhësore. Gjithashtu ishte edhe prezantimi teorik dhe aplikimi i teorisë së performancës, artit marcial Taichi. Taichi është art marcial që ndikon psikologjikisht në energjitë e brendshme të individit.
Edhe teoria e performancës, arti marcial Taichi, studiohet me teorinë e shenjave, semiotikën e performancës.
Ky prezantim ishte nje bashkepunim shumë i mire teorik dhe praktik i studentëve të universitetit “Aleksander Xhuvani” dhe “Luigj Gurakuqi”, te cilët morën pjesë me shumë vëmendje dhe deshirë në këtë aktivitet, me ide dhe aplikime direkte në këtë leksion.
Leksioni filloi me prezantimin e disa power-pointëve për financat me titull: ‘Semiotika, imagjinata dhe realiteti financiar” dhe vazhdoi me diskutimet e studentëve për këtë temë. Më pas u mbajt leksioni: “Taichi, “Fluksi i energjisë së brendshme dhe vëmendjes ndaj çdo aspekti të lëvizjes “.
Në këtë leksion studetët debatuan teorikisht dhe aplikuan disa lëvizje të artit marcial Taichi. Këto bashkëpunime, janë shumë të rëndësishme për të krjuar së pari lidhje mes universiteteve shqiptare, dhe së dyti për të shkëmbyer ide dhe përvoja bashkëkohore në shërbim të zhvillimit dhe rritjes të ideve të reja në universitete tona.
Psikologjia aplikative dhe zhvillimi ekonomik dhe shoqërorë
Psikologjia aplikative, semiotika ndihmojnë për studime të mëtjejshme shkencore në psikologji si dhe në disa degë të shkencave ekzakte dhe ekonomike.
Psikologjia aplikative përdor forma aplikative për “deshifrimin” e anës psiko-fizike të individit. Psikologjia aplikative përdor gjithashtu forma aplikative për të kuptuar dhe përmirësuar një gjendje të caktuar psikologjike dhe fizike. Piskologjia aplikative i drejtohet “gjuhës” së artit për të arritur në përfundime shkencore praktike në psikologji. “Gjuha” e artit muzikorë, artit pamorë dhe performancës studjohen si gjuha e shkruar dhe e folur. Gjuha e artit është jo-verbale dhe pre-verbale.
Psikologjia tradicionale ka një rol të rëndësishëm në planin teorik dhe ka dalë me përfundime shkencore të cilat ndikojnë tek psikika e individit.
Ndërsa psikologjia aplikative është më praktike dhe mendohet të jetë e ardhmja e piskologjisë, mbasi përdorë elementë aplikativë dhe Subjekti është në qendër të terapisë.
Terapia e artit përdor imazhin dhe “gjuhën e artit” në një seancë terapeutike. Semiotika, shkenca e studimit të shenjave dhe simboleve, përdoret për të kuptuar domethanjet e imazhit muzikorë dhe performancës.
Në terapinë e performancës, ju drejtohemi arteve marciale, Tai-Chi, për të kuptuar imazhin, energjinë e lëvizjes.
Tai-Chi është një art marcial që identifikon energjinë trupore. Energjia trupore është energji mendore. Ky art marcial do të përhapet në të gjitha degët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Tai-Chi i ndihmon studentënt për relaks, fokusim, përqendrim, motivim dhe imagjinatë. Tai-Chi i largon studentët nga “jeta urbane”, kafet, droga dhe të sjellurit e menduarit pa ide. Umberto Galimberti, filozofi antropolog, ka shkruar për “shpirtin urban post-modern”. Është pikërisht Taichi që ndikon në krijimin e një bote më njerëzore dhe imagjinare, për studimin, punën dhe jetën.
Semiotika e financave
Termi semiotik në financa është lidhja reciproke mes vëllimeve të tregtimit dhe cmimeve.
Konceptet shenjë dhe shënjues karakterizojnë me terma semiotike lidhjen reciproke mes vëllimeve të tregtimit dhe cmimeve. Ne përputhje me pikpamjen post-strukturaliste, kjo lidhje varet direkt nga tregu (Marketplace).
Shumë studime sociologjike mbi tregun finaciar theksojnë rendësinë e kontekstit në përcaktimin e ndërveprimeve.
Koncepti “Marketplace” treg nuk është nocioni teorik i (market shitje pazar, shitblerje, treg i cili i referohet vetem blerësve dhe shitësve,).
Tregu (Marketplace) është një mënyrë e organizimit të mundësive të shitblerjeve (market).
Prezantimi dhe studimet shkencore në formë aplikative janë e ardhmja e zhvillimit ekonomik, mendorë dhe shoqërorë në të ardhmen, për kërkimin e energjive të reja mendore dhe fizike.
Komentet